‘E vrava se kishte filluar të vishej…’/ Letra e burrit që vrau gruan në Durrës

Hera

Έτερος εγώ
‘E vrava se kishte filluar të vishej…’/ Letra e burrit që vrau gruan në Durrës




Policia ka arritur të sigurojë një letër në makinën e Ardian Kukës, 37 vjeçarit, që një ditë më parë vrau me 6 thika në zemër bashkëshorten e tij, ndërsa sot u gjet i mbytur në plazhin e Sektorit ‘Rinia’ në Durrës.
Në të ai shkruan se e vrau bashkëshorten pasi ajo kishte filluar të vishej bukur dhe me klas, duke dyshuar për ndonjë lidhje jashtëmartesore.
Ky është thelbi i letrës që është gjetur në sediljen e makinës së autorit, ndërkohë Policia tashmë e ka të qartë edhe motivin e krimit. Xhelozia mendohet të jetë arsyeja kryesore e krimit që ndodhi në Durrës.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në prezencë të djalit 8-vjeçar të çiftit. Gruaja, e cila fillimisht mbeti e plagosur rëndë, u transportua drejt Spitalit të Durrësit nga dy vëllezërit dhe djali i saj, por, fatkeqësisht, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Ajo ndërroi jetë pak çaste pasi mbërriti në duart e bluzave të bardha. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 16:20, në Lagjen nr.15 të Durrësit, në banesën e çiftit Kuka.
Menjëherë pas krimit, burri u largua nga vendi i ngjarjes, teksa u gjet sot i mbytur. Sipas Policisë, i dyshuari Ardian Kuka pas një debati për motive xhelozie, ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij, Hazbie Kuka.
auto_hazbijaaa-576x10241563615499.jpg
Ngjarja e rëndë ka nisur menjëherë pasi kryefamiljari ishte kthyer në shtëpi nga puna, ku angazhohej në pozicionin e shoferit pranë OSHEE-së.
Kohët e fundit, që nga momenti që bashkëshortja e tij kishte nisur të punonte si edukatore në një kopsht në Durrës, mes çiftit kishin nisur debatet që kishin si pikënisje xhelozinë. Ardiani, edhe pse ia kishte siguruar vetë vendin e punës, ishte shumë xheloz për bashkëshorten, pasi ajo kishte filluar të vishej më mirë se zakonisht kur shkonte në punë. Ky fakt ka bërë që ai të dyshonte për ndonjë lidhje jashtëmartesore të Hazbies.
Debatet mes Ardianit dhe Hazbies kishin nisur të shtoheshin, ndërsa mesditën e djeshme degjeneruan deri në përdorimin e thikës. Në debat e sipër, ku i pranishëm ishte edhe djali i tyre 8- vjeçar, Ardiani e qëlloi disa herë me thikë bashkëshorten dhe më pas u largua me shpejtësi me makinën e punës në drejtim të paditur.
Ndërkohë, i mituri, që është edhe fëmija i vetëm i çiftit, lajmëroi menjëherë dajat, të cilët jetojnë pranë banesës së familjes Kuka. Dy vëllezërit e Hazbies mbërritën për pak minuta dhe e transportuan drejt spitalit, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Një prej goditjeve i kishte prekur zemrën, plagë që rezultoi fatale për 36-vjeçaren. /GazetaShqip
 

Attachments

  • auto_hazbijaaa-576x10241563615499.jpg
    auto_hazbijaaa-576x10241563615499.jpg
    119.3 KB · Shikime: 0
  • auto_hazbijaaa-576x10241563615499.jpg
    auto_hazbijaaa-576x10241563615499.jpg
    119.3 KB · Shikime: 0
Ca te thush e ca te molloisesh....po filje gollomesh mi non se bo vaki te zgjatej ymri...pfff historira pa bythe
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top