E Verber.. Por te verbon!

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Thuhet se dashuria është e verbër. Por në të vërtetë ajo të bën të verbër. Nëse një person është shumë i dashuruar me partnerin e vet, hedh sytë tek njerëzit që e rrethojnë, por nuk i shikon ata, sepse niveli i vëmendjes ndaj botës së jashtme është më i vogël.
Këtë e ka dëshmuar një kërkim i Florida State University, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën ‘Evolution and Human Behaviour’.

Kërkimi është zhvilluar mbi një grup studentësh, një kompozim personash që janë deklaruar të dashuruar dhe të tjerët, të lirë nga lojërat sentimentale.

Personave të përfshirë në studim janë treguar foto njerëzish simpatikë dhe menjeherë pas imazheve, foto me figura gjeometrike për t’i njohur.
Ky test shërben për të përcaktuar nivelin e përqendrueshmërisë ndaj një subjekti.

Grupi i të dashuruarve njihte më parë dhe me më saktësi figurat gjeometrike, sepse ishin në gjendje të përqendroheshin më mirë. Grupi i të ‘vetmuarve’ shumë i shpërqendruar nga bukuria e fotove ka njohur rrathë dhe katrorë me shumë ngadalësi.

Sipas kërkuesve kjo ndodh sepse të dashuruarit shikon, por nuk përqendrohet tek personat e tjerë. Dashuria e kushtëzuar ndaj një personi të vetëm ul përqendrimin ndaj të tjerëve.

Me fjalë të tjera, truri nuk i kushton vëmendje bukurisë së personave të tjerë, gra, ose burra, që takohen gjatë ditës për të evituar humbjen e energjisë.
 

Thuhet se dashuria është e verbër. Por në të vërtetë ajo të bën të verbër.

Thuhet se dashuria eshte e verber ne kuptim figurativ..dhe nenkuptohet qe nje njeri i dashuruar nuk sheh asgje (pra eshte i verber) po ne kuptim figurativ..:)
 
nuk kemi degjuar deri me sot qe nj enjeri si pasoje e dashurise te kete ngelur i verber :)
 
Shqisa jone e te parit eshte e lidhur drejtperdrejt me perqendrimin dhe pastaj truri e percepton se c'fare jemi duke pare,duke qen se nje i dashuruar nivelin e perqendrimit ndaj atyre gjerave,personave qe nuk i interesojn e ka ne nivel te ulet per shkak se % me te madhe te interesimit e ka vetem te nje person....dmth perqenrdimi eshte i lidhur drejtperdrejt me interesin dhe ne kete rast themi se dashuria eshte e verber se interesimi ndaj te tjerve eshte 0.
Eshte i verber ndaj te tjerve por ndaj personit qe dashuron shikon me sy dhe zemer!
 
Nje dite çmenduria , i dhuroi nje trendafil DASHURISE ..Dashuria çpohet nga gjembat e trendafilit ..Dhe si pasoj verbohet .. !!Që atë ditë .. DASHURIA është e çmendur dhe e verber .. !!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top