E rëndë në Pogradec/ Fëmija i paushqyer për 24 orë gjendet pranë trupit të pajetë të nënës

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
iaiai.jpgNjë grua u gjet e pajetë në Pogradec në banesën e saj. Sipas raportimeve të para se ajo ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Gjendja bëhet akoma më e rëndë pasi gruaja ka lënë pas një vajzë rreth 10 vjeçe me epilepsi. Dyshohet se 10 vjeçarja kishte 24 orë pa ushqim. Pas trajtimit në pediatri ajo e ka rimarrë veten.

Ndërkohë nga institucionet do të njoftohet Shërbimi Social Korçë për të gjetur zgjidhjen se si do vijohet me strehimin e fëmijës. Fëmijës do t’i bëhet edhe test Covidi, pasi është gjetur i pa ngjyrë nga policia, (i nxirë) nga mungesa e ushqimit. Gruaja e cila është me nënshtetësi maqedonase para një muaji ka humbur bashkëshortin.

Ndërkohë në banesë policia ka gjetur edhe ilaçe duke ngritur dyshimet për një vetëvrasje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top