“E parandjej…”! Fjala standard kur vërtetohet diçka, po a ekzistojnë vërtet parandjenjat

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“E parandjej…”! Fjala standard kur vërtetohet diçka, po a ekzistojnë vërtet parandjenjat

1588858353828.png
Shumë njerëz e lidhin një episod të caktuar në jetë me atë që e quajnë parandjenjë. Universiteti Northwestern dhe ai i Kalifornisë kanë studiuar nëse qeniet njerëzore janë në gjendje të parashikojnë të ardhmen.

Ky studim rrënjësor shkencor, ka treguar se kjo është e mundur falë asaj që njihet si “aktiviteti paraprak anormal”. Nga studimet e bëra mbi një grup njerëzish rezulton se ata, të nënshtruar para stimujve të veçantë “të paparashikueshëm”, prodhonin një aktivitet të ndryshëm biologjik post-stimulues.

Gjëja më kurioze është që aktiviteti në fjalë e paraprinte stimulin dhe ata parashikonin se çfarë do të ndodhte. Sipas studiuesve, reagimet paraprirëse, të cilave u referohet ky studim, janë mjaft të ulëta, por njëri nga aspektet më interesante vjen falë faktit që këto sinjale janë të amplifikuara nëpërmjet algoritmeve të thjeshta.
Kjo gjë do t’u jepte njerëzve vetëdijen për një ngjarje të pashmangshme dhe mundësinë të veprojnë si mendojnë më mirë.
©Copyright Gazeta SHQIP
 
Shqisa e 6 eshte kjo e parandjenjes me duket?

Kam te tilla ..por asnjehere sia ve veshin
 
Shume i cuditshem fakti se si zhvillohen perzjerjet kimike ne trurin e njeriut.
Kam degjuar shume persona te ndryshem te flasin per vizione apo parandjenja. Besoj se cdokush nese gjendet ne raste ekstreme te veshtira per jeten e tij, truri i tij funksionon ne gjendje alarmi duke dhene sinjale kudo te prodhohen hormone te ndryshme per te perballuar situaten.
Problemi im eshte se:
Si veprohet nese dikush betohet se vertet e verteta e tij eshte e vertete, akoma edhe nese per ty nuk duket kaq e vertete... ?Personalisht uroj mos te arrij deri ne ate faze.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top