...E megjithatë ajo rrotullohet.

Lauri

Anunnak
“më kokëforti i heretikëve”, gjeniu që nuk u bë dot martir i shkencës

gal1_zps6rwypmhx.jpg

Ai guxoi dhe mbrojti teorinë e Kopernikut dhe sfidoi idetë e Aristotelit.

Ishte 22 qershori i vitit 1633. Një burrë i moshuar që mezi mbahet në këmbë qëndron i gjunjëzuar para gjyqit të inkuizicionit romak. ثshtë njeri i shkencës, njëri nga më të mirënjohurit e kohës së tij. Bindjet e tij shkencore bazohen në vite të tëra kërkimesh dhe studimesh. Por tani, nëse do të shpëtojë jetën, duhet të mohojë gjërat që ai e di se janë të vërteta.

Emri i tij ishte Galileo Galilei. اështja Galileo, siç e quajnë shumë, ka ngjallur shumë dyshime, pyetje dhe polemika, jehona e të cilave ndihet edhe sot. Kjo çështje ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e fesë dhe të shkencës. Pse e gjithë kjo trazirë? Përse çështja Galileo ka zgjuar interesin e medias në kohët tona moderne? A simbolizon ajo vërtet një «të çarë midis shkencës dhe fesë», siç e quajti një shkrimtar?

gal2_zpsnkuu1l5z.jpg

Shumë njerëz e kanë quajtur Galileon «babai i shkencës moderne». Ai ishte matematikan, astronom dhe fizikan. Ishte nga të parët fare që studioi qiellin me anë të teleskopit. Gjërat që pa i shpjegoi për të mbështetur një mendim, i cili vazhdonte të ndizte debate të zjarrta në kohën e tij: toka rrotullohet rreth diellit dhe prandaj planeti ynë nuk është qendra e universit. S’është për t’u habitur që ndonjëherë Galileo Galilei është quajtur edhe themeluesi i metodës moderne eksperimentale.

Cilat ishin disa nga zbulimet dhe shpikjet e Galileos? Si astronom, ndër të tjera, ai zbuloi se Jupiteri ka hëna, se Udha e Qumështit formohet nga yje, se hëna ka male dhe se Afërdita ka faza të ngjashme me hënën. Si fizikan, studioi ligjet që drejtojnë lëkundjen e lavjerrësit dhe rënien e lirë të trupave. Ai shpiku mjete të tilla si kompasin gjeometrik, një lloj vizoreje logaritmike. Duke përdorur të dhëna nga Holanda, ai shpiku teleskopin. Ky mjet bëri që para tij të hapej universi.

Por një konflikt i gjatë midis tij dhe hierarkisë kishtare e ktheu karrierën e këtij shkencëtari të shquar në një dramë—në çështjen Galileo. Si dhe përse filloi ajo?

gal3_zpslfcmcfce.jpg

Konflikti me Romën

Që nga fundi i shekullit të 16-të, Galileo përqafoi teorinë e Kopernikut, sipas së cilës është toka ajo që rrotullohet rreth diellit dhe jo anasjelltas. Ky quhet edhe sistemi heliocentrik (me qendër diellin). Më 1610, pasi përdori teleskopin e tij për të zbuluar trupa qiellorë, të cilët nuk i kishin vëzhguar kurrë më parë, Galileoja u bind se ato që kishte parë vërtetonin tezën e sistemit heliocentrik.

Sipas Grande Dizionario Enciclopedico UTET, Galileoja dëshironte të bënte më shumë sesa thjesht të zbulonte. Ai donte të bindte «personalitetet më të larta të kohës (princër dhe kardinalë)» që teoria e Kopernikut ishte e vërtetë. Ai shpresonte që me ndihmën e miqve me influencë të kapërcente kundërshtimet e kishës dhe madje të fitonte mbështetjen e saj.

Më 1611 Galileoja udhëtoi për në Romë ku takoi klerikë të rangut të lartë. E përdori teleskopin që kishte shpikur vetë për t’u treguar atyre zbulimet e tij në astronomi. Por gjërat nuk shkuan siç shpresonte ai. Rreth vitit 1616, Galileo ishte nën vëzhgimin e rreptë të qeverisë.

Teologët e inkuizicionit romak e quajtën tezën e sistemit heliocentrik «një marrëzi dhe absurditet nga pikëpamja filozofike si edhe herezi nga ana zyrtare, meqë në shumë gjëra ajo bie në kundërshtim të hapur me deklaratat e Shkrimeve të Shenjta, sipas kuptimit të tyre fjalë për fjalë, me interpretimin e përhapur të tyre, si edhe me kuptueshmërinë e etërve të shenjtë dhe doktorëve të teologjisë».

Galileoja u takua me kardinalin Roberto Belarmino. Ky kardinal, që mbahej si teologu më i shquar katolik i asaj kohe, e quajti Galileon si «më kokëfortin e heretikëve». Kardinali Belarmino e paralajmëroi zyrtarisht Galileon që të mos i përhapte më tej idetë e tij rreth sistemit me qendër diellin.

gal4_zpsrkb3opq2.jpg

Përballë gjyqit të inkuizicionit

Galilei u përpoq të vepronte me kujdes, por nuk hoqi dorë nga mbështetja e tezës së Kopernikut. Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, më 1633, Galilei doli para gjyqit të inkuizicionit. Kardinali Belarmino kishte vdekur, por tani kundërshtari më i madh i Galileos ishte papa Urbano VIII, i cili në të kaluarën e kishte përkrahur. Shkrimtarët e kanë quajtur këtë gjyq një nga më të famshmit dhe më të padrejtët e lashtësisë, madje e kanë vënë në të njëjtin rang me gjyqin e Sokratit dhe gjyqin e Jezuit.

ا’gjë çoi në këtë gjyq? Galileo shkroi një libër të quajtur Dialog mbi dy sistemet kryesore të botës. Në fakt, ai mbronte tezën heliocentrike. Shkrimtarit i thanë të paraqitej para gjykatës më 1632, por ai nuk u paraqit dot në kohë, sepse ishte i sëmurë dhe pothuajse 70 vjeç. Ai udhëtoi për në Romë vitin pasues, pasi e kishin kërcënuar se do ta çonin me forcë dhe të lidhur me pranga. Me urdhër të papës, atë e morën në pyetje, madje e kërcënuan se do ta torturonin.

Nëse e torturuan apo jo këtë burrë të moshuar e të sëmurë, kjo është një çështje e debatuar. Siç shkruhet në vendimin e dënimit të tij, Galileo do t’i nënshtrohej «shqyrtimit të rreptë». Sipas Italo Mereut, një historiani të ligjit italian, kjo frazë ishte një shprehje e posaçme që përdorej në atë kohë për të përshkruar torturën. Një sërë studiuesish pajtohen me këtë shpjegim.

gal5_zpsdxyqfzuh.jpg

Sido që të jetë, Galileo u dënua më 22 qershor 1633, në një sallë të zymtë para anëtarëve të gjyqit të inkuizicionit. U shpall fajtor sepse «kishte mbështetur dhe kishte besuar doktrinën e rreme që ishte në kundërshtim me Shkrimet Hyjnore e të Shenjta, sipas së cilës Dielli . . . nuk lëviz nga lindja në perëndim dhe se Toka lëviz dhe nuk është qendra e botës».

Galileoja nuk donte të bëhej martir, kështu që u detyrua të tërhiqej. Pasi u lexua vendimi, shkencëtari i moshuar, i ulur në gjunjë dhe i veshur si i penduar, tha solemnisht: «Mohoj, mallkoj dhe përbuz gabimet dhe herezitë që u përmendën [teoria e Kopernikut], e në përgjithësi të gjitha, dhe çdo gabim tjetër, herezi ose sekt në kundërshtim me Kishën e Shenjtë.»

Sipas një legjende—të pakonfirmuar nga ndonjë dëshmi e sigurt—thuhet se pasi i mohoi bindjet e veta, ai përplasi këmbën në shenjë proteste dhe tha me zë të lartë: «E megjithatë ajo rrotullohet!» Komentuesit thonë se poshtërimi që ndiente, sepse kishte mohuar zbulimet e tij, e torturoi shkencëtarin derisa vdiq. Atë e dënuan me burgim, por ia ndryshuan dënimin me një arrest shtëpie të përjetshëm. Jetoi pothuajse në izolim të plotë, ndërkohë që gradualisht humbi shikimin.
/A. Vataj
 

Attachments

  • gal1_zps6rwypmhx.jpg
    gal1_zps6rwypmhx.jpg
    78.3 KB · Shikime: 0
  • gal2_zpsnkuu1l5z.jpg
    gal2_zpsnkuu1l5z.jpg
    120.4 KB · Shikime: 0
  • gal3_zpslfcmcfce.jpg
    gal3_zpslfcmcfce.jpg
    80.7 KB · Shikime: 0
  • gal4_zpsrkb3opq2.jpg
    gal4_zpsrkb3opq2.jpg
    91.9 KB · Shikime: 0
  • gal5_zpsdxyqfzuh.jpg
    gal5_zpsdxyqfzuh.jpg
    33.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top