E kap OFL a SPAK?/ Me urdhër të Ramës, u zhduk “Dosja nr.2409/7” e noteres Eva Blushi, për “pastrim të parave të zeza në grup”

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
E kap OFL a SPAK?/ Me urdhër të Ramës, u zhduk “Dosja nr.2409/7” e noteres Eva Blushi, për “pastrim të parave të zeza në grup”
E kap OFL a SPAK?/ Me urdhër të Ramës, u zhduk “Dosja nr.2409/7” e noteres Eva Blushi, për “pastrim të parave të zeza në grup”


Tre drejtorët e DPPP, Gent Gazheli, Alket Hyseni e Agim Ismaliaj; e kanë mbajtur këtë dosje, si “fishek presioni” në kasafortë/ Gruaja e Ben Blushit, u investigua prej 2 vitesh nga Policia Anti-Krim SHISH dhe agjencitë e specializuara ndërkombëtare; të cilat i referuan Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, provat konkrete me 254 faqe raport; në bazë të të cilave, në muajin nëntor 2012, iu bllokuan llogaritë bankare, iu vendos gjobë e çua për ndjekje penalePas plasjes së skandalit faktik me dokumente, se gruaja e Ben Blushit, noterja Eva Abaz Blushi, qenka futur në “tepsinë” e 3 landfilleve në Tiranë, Elbasan e Fier; si ortake me Klodian Zoton e Klodian (Mirel) Mërtirin të “shef” Arben Ahmetajt, në redaksinë “Pamfleti” ka ardhur një informacion, për “histori milionash të pista” të saj.PROMOTED CONTENT
Bëhet fjalë, për veprimtarinë e noteres Eva Blushi, si “lavatriçe” e parave të pista të krimit e korrupsionit, kryer lirshëm deri në muajin nëntor 2012 kur u zbulua, denoncua e ndëshkua nga agjencitë ligjzbatuese, me dosje të çuar dhe për ndjekje penale.

Pas ardhjes së “rilindjes” në pushtet më 2013-ën, dosja “Eva Blushi”, u fut për t’u pastruar në “lavatriçen” e drejtësisë, mirëpo shoqet e saj dhe shokët e burrit deputet i PS; vërtetë nuk e thirrën në hetim, por mundën t’i heqin vetëm dënimin administrativ me gjobë, që i vendosi Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Ndërsa “njollën” penale, nuk mundën t’ia heqin, për shkak se kishte lënë gjurmë në disa protokolle insitucionesh anti-korrupsion e drejtësie, si çështje e regjistruar për ndjekje.
Mirëpo sot, 7 vite pas bllokimit të llogarive bankare dhe procedimit penal, rezulton se në raftet e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave; mungon “Dosja nr.2409/7” e noteres Eva Blushi, me objekt “Pastrim i parave të veprimtarive të paligjshme, në vlera të mëdha e në grup”.
Informacioni i ardhur nga burime brenda Ministrisë së Financave, ku është strukturë Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave; bën me dije, se “dosja e zezë” e gruas notere të Ben Blushit, është hequr me urdhër të Edi Ramës, dhe është mbajtur si “fishekë” në kasafortë nga ish-drejtorët Gent Gazheli, Alket Hyseni e Agim Ismaliaj.
Sipas Dosjes nr. 2409/7 prot., datë 21.12.2012, noterja Eva Blushi, është konstatuar e faktuar, se ka qenë “lavatriçe” milionash të zeza, me Akt-Ekspertimi Nr. 12, datë 23.11.2012 të specialistëve A. Hoxha e P. Gjika, të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Katër muaj pas ardhjes së partisë së burrit në pushtet, ajo iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë-Tiranë, por vendimi
nr. 12261 datë 09.12.2013, nuk i dha të drejtë.
Më datë 1 shtator 2014, më Kërkesë-Padi nr. 6695; gruaja e Ben Blushit, iu drejtua Gjykatës Administrative të Apelit, për të pastruar njollën e mbetur në dosjet e parave të pista; dhe më datë 12.11.2015, me Vendim të Dhomës së Këshillimit, u shfuqizua vendimi i Shkallës së Parë, me të drejtë rigjykimi.
Çudia është, se për këtë dosje nuk u fol më as në gjykata e as në prokurori; ndërsa noterja Eva Blushi, vazhdon punën si “e pastër” pa qenë objekt i ligjit “Anti-KÇK”, madje edhe ortake në 3 landfille pastrimi e përpunimi plehrash, me “pupacin”
Klodian Zoto. Kaq për sot/Pamfleti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top