E drejta TV mban në "ajër" kampionatin

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Hidhet shorti i sezonit 2009-2010, por datat e ndeshjeve deri në dhjetor janë provizore


Sezoni i ri futbollistik në vend nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo, duke nisur që prej shortit, i cili përcaktoi kalendarin e edicionit 2009-2010 për Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë. Në praninë e përfaqësuesve të të gjitha klubeve profesionistë, gjatë mesditës së djeshme janë përcaktuar provizorisht çiftet e 22 javëve të para të kampionatit (sipas formulës që përdoret, fillimisht mësohen sfidat për dy fazat e para, ndërsa përballjet e fazës së tretë përcaktohen sipas renditjes). Por, ajo që binte në sy ishte mungesa e datave të sakta për zhvillimin e ndeshjeve. E vetmja gjë që dihej me siguri ishte se aktiviteti elitar në vend do të startojë më 23 gusht, ndërsa Kategoria e Parë e hap siparin një javë më pas, më datë 29. Pavarësisht këtij "handikapi", i cili lidhet me faktin se ende nuk është përcaktuar çfarë do të ndodhë me të drejtën televizive të kampionatit, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që gjithçka të vazhdonte si normalisht. Ilir Shulku, shefi i Sektorit të Garave në institucionin që drejton sportin më popullor në vend, la të nënkuptohej se ky problem u shkaktua nga vetë klubet, të cilat si zakonisht i zvarrisin punët. Prej mesit të korrikut, kompania televizive "UFA Group", pjesë e rrjetit të mirënjohur gjerman "RTL Group", ka shprehur interes për të transmetuar ndeshjet e Superiores dhe Kategorisë së Parë: ajo ofronte deri në 2.5 milionë euro, të cilat do t‘u shpërndahen skuadrave për katër vitet e ardhshme. Pas bisedave fillestare u vendos ngritja e një grupi pune, i përbërë nga 6 përfaqësues klubesh, të cilët do të përpilonin detajet e marrëveshjes. Aty do të përcaktohej edhe nëse e drejta televizive do të shitej në grup, apo individualisht. Gjithsesi, kjo akoma nuk ka ndodhur. "Ende nuk është arritur marrëveshja mes klubeve dhe kompanisë që interesohet për transmetimin e kampionatit shqiptar", pohoi Shulku. "Kjo e bën të pamundur imponimin e datave të kalendarit, sepse kompania mund të ketë kërkesat e saj për ‘shpërndarjen‘ e ndeshjeve, si ndodh në çdo vend të botës".

Situata ndryshoi gjatë pasdites, me drejtuesit e federatës që përcaktuan datat provizore të ndeshjeve të Superiores, deri në javën e 17-të, e cila do të luhet më 24 dhjetor. Burime të sigurta pranë FSHF-së pohuan: "Datat janë përcaktuar, por ato mund të ndryshohen në vazhdim në bazë të përfundimeve që do të dalin nga bisedimet ndërmjet klubeve dhe kompanisë ‘UFA Group‘ për të drejtën televizive". Ndeshjet më të forta të javës së parë janë Flamurtari-Tirana, e cila do të luhet vetëm 7 ditë pas finales, ku këto skuadra do të takohen për Superkupën dhe Besa-Vllaznia, dy prej rivaleve për titull. Java e katërt, përkohësisht e përcaktuar të zhvillohet më 13 shtator, sjell dy duele të tjera të mëdha: Tirana-Besa dhe Vllaznia-Dinamo. Derbi i vetëm i këtij sezoni, ai ndërmjet Dinamos dhe Tiranës, do të luhet më 7 tetor, në javën e shtatë të kampionatit.

Ndërkohë, në Kategorinë e Parë, Partizani dhe Elbasani, dy emrat e mëdhenj që do t‘i mungojnë elitës do ta nisin kampionatin përballë Bilisht Sport dhe Besëlidhjes. Shorti vendosi që supersfida ndërmjet tyre të luhet në javën e dhjetë (më 7 nëntor), në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta".


*shqip*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top