E bukur në 40 gradë!

*deliza*

VIP
V.I.P
E bukur në 40 gradë!



grimi_ne_vere_11_gusht-490x3201.jpg

Vera dhe temperaturat e larta nuk nënkuptojnë që të hiqni dorë nga rutina juaj e grimit. Vetëm duhet që të përshtatni.

Fillimisht përshtatni teksturën dhe ngjyrat me sezonin veror. Kjo do të thotë që kremat e rënda që i përdorni dimrit tash duhet ndërruar me ato të lehtat që s’do ta bëjnë fytyrën edhe më të yndyrshme.
Gjithsesi përdorni krema me faktor mbrojtës. As ngjyrat që zakonisht i përdorni, si për hije ashtu për pudër nuk do t’iu përgjigjen më sepse lëkura juaj është më e mbylltë e rrobat zakonisht me ngjyra të çelura.

Në vend të pudrës më mirë përdorni vetëm korrektor që do ta vendosni me gishta në vendet kritike. Përzieni me pak pudër pluhur dhe me këtë do t’i ikni fytyrës tepër shkëlqyese. E pudrën pluhur vendoseni me brushë.

Edhe hijet për faqe vendoni në mënyrë të njëjtë si korrektorin, me gishta. Hija për faqe do t’iu jap pamje të shëndosh e nëse përcaktoheni për bronzer, do t’i jepni fytyrës pak ngjyrë dielli.

Për sy verorë tërheqës përdorni tush rezistentë ndaj ujit. Kështu do t’i ikni ‘shkrirjes’ së tushit në qerpikë. E në vend të eyeliner përdorni laps për sy.

Vera nuk është kohë për grim të rëndë, andaj as për buzëkuqe. Mjafton të përdorni laps për buzë që do të theksojë skajin e jashtëm. Në buzë vendosni ndonjë shkëlqyes hidratues.

Mos harroni që gjithmonë t’iu gjinden pecetat për fytyrë me të cilat lehtë do të hiqni djersën nga fytyra dhe grimin e tepërt nëse ka rrjedhur.

Edhe një këshillë: grimeri i njohur, kanadezi Eddie Maleterre porosit që nëse dëshironi që grimi juaj t’iu mbijetojë temperaturave të larta të spërkatni pak ujë termal mbi të (nëpër fytyrë) dhe e lini të thahet.

express
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top