Duhet ta respektoni afatin e qëndrueshmërisë së grimit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Vetëm një në katër femra bën kujdes për afatin e sugjeruar të skadimit të produkteve kozmetike dhe të grimit, ka treguar një studim i agjencisë për hulumtimin e tregut ‘Mintel International Group’. Shumica e femrave këto prodhime vazhdojnë t’i përdorin një kohë të gjatë pas skadimit të afatit të qëndrueshmërisë. Përveç që grimi i tillë vështirë se mund të japë pamje të përkryer, mund të jetë edhe shumë i dëmshëm për lëkurë. “Në mënyrë që bakteret më me vështirësi të shumohen, shumicës së prodhimeve për grim u shtohen shumë konservanse. Kështu, grimit që i ka skaduar afati, në skenarin më të keq mund të shkaktojë të kruar. Prapë, për shkak të konservanseve, kjo ndodh shumë rrallë”, thotë eksperti i njohur britanik për lëkurë dr. Patrik Bouler. Grimi i vjetër në shumicën e rasteve vetëm duket keq dhe ka aromë të pakëndshme, shton ai.

- Buzëkuqi i skaduar shumë lehtë mund të njihet në bazë të aromës së tij. Pasi u skadon afati, buzëkuqi ka aromë pasteli.
- Afati optimal i qëndrueshmërisë së buzëkuqit është 12 muaj, thotë Ema Gregori, kimistja kryesore në kompaninë për studimin e lëkurës ‘Medik8’.
- Pasi i skadon afati, pudra merr aromë të butë të kimikateve. Për këtë arsye është mirë t’i merrni erë pas blerjes, thotë Ema. Në këtë mënyrë, pasi t’i skadojë afati, do ta vëreni lehtë.
- Lapsat për sy dhe buzë sugjerohet të hidhen pasi bëhen të thyeshëm. Zakonisht mund të përdoren dy vjet.KS
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top