Dritëro Agolli

Titulli: Dritëro Agolli

UNث

Zili ma kanë ata lavdinë,
Ndaj pëshpërisin dhe më shajnë;
As ndaj talentit tim, - zilinë
S'e fshehin dot dhe s'e përmbajnë.

Më nëmin papushim armiqtë,
Po tigër jam, s'lëshoj ''pushtetin''
Lavdinë e kam të dykuptimtë,
Të njëkuptimtë e kam talentin
 
Titulli: Dritëro Agolli

E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!
 
Titulli: Dritëro Agolli

I huaj jam ne vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerez
Kjo me lendon dhe shpirtin ma gervish
me ben te qaj si nxenes prapa deres.
 
Titulli: Dritëro Agolli

Ta mburrim njëri-tjetrin

Pa ejani ta mburrim njeri-tjetrin
Dhe mos kursejmë as fjalë lavdërimi,
T'ia bëjmë shoku-shokut komplimentin
Në caste dashurie dhe pendimi.

Pa ejani dhe ciltërisht të qajmë
Kur vec e vec dhe ku me shoqërinë,
Mëri për fjalët sharëse mos mbajmë,
Se dashuria fqinje ka mërinë.

Pa ejani, dhe gjysmë fjale qoftë
Për ne pendim, pajtim dhe marrëveshje:
Që kush gaboi, më tutje mos gaboftë,
Nese kupton se jeta ka një vdekje.
 
Titulli: Dritëro Agolli

Dritëro Agolli boton vargjet për dashurinë

jhfn9e.jpg


Si asnjëherë më parë, libri vjen i shoqëruar me një CD e regjistruar me poezi të recituara nga vetë shkrimtari...

Dritëro Agolli vazhdon të shkruajë vargje dashurie. Vitet nuk e kanë penguar të hedhë në letër, gjithçka që i vjen nga zemra. Ka vetëm pak ditë që ka dalë nga shtypi libri i tij më i ri me poezi “I përndjekuri i dashurisë”. Libri është një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë të shkruara që nga viti 1960 e në vijim nga shkrimtari Dritëro Agolli. Ky libër erdhi jo vetëm si mungesë e një përmbledhjeje të tillë, por si një dëshmi se poeti ka shkruar më shumë poezi dashurie se cilido tjetër poet bashkëkohor shqiptar. Libri u botua si një dhuratë e fëmijëve dhe bashkëshortes për 82-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, 82 vite të kaluara mes poezisë, prozës, gazetarisë e mbi të gjitha mes dashurisë së pamasë të familjes dhe të të gjithë lexuesve të tij besnikë. Në poezitë e dashurisë së Dritëro Agolli gjen të ndërthurura: përmasat e emocionit; dashurinë e pafat që përjeton drama dhimbjesh; zbërthimin e gjendjes shpirtërore; përplasje emocionesh në momente të kundërta; gjuhën e ironisë në përshkrimin emocionues të dashurisë e mbi të gjitha, ndërthurjen e dhembshurisë dhe himnizimit të figurës së femrës, si qenia më hyjnore në këtë botë. Janë mbi 50 vjet poezi dashurie, të cilat tregojnë dhimbjen, gëzimin, emocionin e shkrimtarit Dritëro Agolli. Të gjitha këto të përmbledhura, si asnjëherë më parë në një botim të vetëm, ku cilido e gjen veten mes rreshtave të poezive. Si asnjëherë më parë, libri “I përndjekuri i dashurisë” vjen i shoqëruar me një CD në të cilën janë të regjistruara poezi të recituara nga vetë shkrimtari Dritëro Agolli. /g.shqip
 

Attachments

  • jhfn9e.jpg
    jhfn9e.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Dritëro Agolli

VEاSE NJث ثNDثRR



Ja kështu, ti erdhe, ndenje, ike

Dhe sikur këtu nuk ishe kurrë

S’erdhe si e dashur, po si mike

Thjesht si vizitore tek një burrë.



Për takimin, tjetër ëndrra kisha,

Tjetër doli, siç u ndodh në botë

ثndrrave në kulm të trëndafilta

Si një verë a trëndafil në gotë.



Dhe megjithatë them faleminderit,

Ti më dhe një fluturim mbi ëndërr

Nëpër portën hapur prej ylberit

Dhe s’ka gjë se ëndrra ishte zhgjëndërr.
 
Titulli: Dritëro Agolli

“I përndjekuri i dashurisë” i Agollit, ilaç për shpirtrat e trazuar
Botohet libri “I përndjekuri i dashurisë”, në të cilin janë 50 vjet poezi dashurie, që tregojnë dhimbjen, gëzimin dhe emocionin e shkrimtarit Dritëro Agolli
Publikuar më 28.11.2013 | 10:29
3 0
I përndjekuri i dashurisë” është libri më i fundit i shtëpisë botuese “Dritëro”. Ky libër është një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë, të shkruara që nga viti 1960 e në vijim nga shkrimtari Dritëro Agolli. Ky libër erdhi jo vetëm si mungesë e një përmbledhjeje të tillë, por si një dëshmi se, poeti i madh Dritëro Agolli ka shkruar më shumë poezi dashuri se cilido tjetër poet bashkëkohor shqiptar. Libri u botua si një dhuratë e fëmijëve dhe bashkëshortes për 8- vjetorin e lindjes së shkrimtarit, 82 vite të kaluara mes poezisë, prozës, gazetarisë e mbi të gjitha mes dashurisë së pamasë të familjes dhe të të gjithë lexuesve të tij besnikë. Në poezitë e dashurisë së Dritëro Agolli gjen të ndërthurura: përmasat e emocionit, dashurinë e pafat që përjeton drama dhimbjesh, zbërthimin e gjendjes shpirtërore, përplasje emocionesh në momente të kundërta, gjuhën e ironisë në përshkrimin emocionues të dashurisë e mbi të gjitha, ndërthurjen e dhembshurisë dhe himnizimit të figurës së femrës, si qenia më hyjnore në këtë botë.

Janë mbi 50 vjet poezi dashurie, të cilat tregojnë dhimbjen, gëzimin, emocionin e shkrimtarit Dritëro Agolli. Të gjitha këto të përmbledhura, si asnjëherë më parë në një botim të vetëm, ku cilido e gjen veten mes rreshtave të poezive. Libri “I përnd- jekuri i dashurisë” vjen i shoqëruar me një CD në të cilën janë të regjistruara poezi të recituara nga vet shkrimtari Dritëro Agolli. Libri vjen pikërisht në një kohë kur zënkat, debatet, mërzia, inatet e mëritë kanë zënë rrënjë të forta në shoqërinë tonë. E në këtë kohë kur njerëzit janë bërë më të distancuar nga njëri – tjetri, përmbledhja “I përndjekuri i dashurisë” është ilaçi më i mirë për të kuruar shpirtrat e trazuar dhe për të risjellë tek to, ndjenjën më të bukur: dashurinë, të cilës Dritëro Agolli nuk do lodhet asnjëherë së shkruari. Krijimtaria letrare e poetit të shquar Dritëro Agolli është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.

Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’ 60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhembjes njerëzore. Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Agolli filloi të shkruajë vjershat e para i frymëzuar nga Naimi dhe اajupi, vjersha të cilat u botuan në 1947 në gazetën “Rinia”. Për poezinë e parë të botuar ai është shprehur: “Im atë e kish prerë pjesën e gazetës ku ishte botuar poezia, e kish vënë në kutinë e duhanit dhe mburrej në fshat: Ja ky është poeti im”. ثshtë cilësuar si novator i poezisë shqiptare në gërshetimin që i ka bërë folklorit me poezinë moderne, duke sjellë perla lirike. Poezitë më të njohura të Dritëro Agollit janë, “Kur të jesh mërzitur shumë”, “Kur një mëngjes”, “ثndërr e prerë”, të cilat dihen përmendësh nga shumë vetë. Ndërsa poemat më të vlerësuara janë: “Poemë për babanë dhe për vete” dhe “Devoll-Devoll”. Ndërkohë risi jo pak të rëndësishme Agolli solli dhe në metrikën e vargut. Në poezitë e tij është ndikuar dhe nga poetët rusë si Lermontov, Esenini, Pushkini etj. Kjo pas studimeve që bëri në Shën Petërburg, ku mori dhe bazat e letërsisë bashkëkohore.

Tre poezi, që gjenden në libër dhe në CD

DASHURI E VثSHTIRث

Ti në kanape tani dremit

Ndofta gjumi ende s’të ka zënë,

Abazhuri mbi qerpikët ndrit

Libri nga gishtërinjtë të ka rënë



Para teje ndal mendimi im:

Jemi dashuruar edhe sharë

Jam i ndarë hidhur në udhëtim,

Por drejt njëri-tjetrit kemi ngarë.



Dhoma hesht e rruga larg gjëmon,

Ti sheh ëndrra kaltëroshe shumë,

Unë, ndonëse pi dhe mogadon,

Mezi fle, se jam njeri pa gjumë.



Je për mua ëndërr çast e orë,

Teoremë e turbullt dhe dilemë...

Po të jem vërtet një Pitagorë,

Ti je më e vështira teoremë...



VEاSE NJث ثNDثRR



Ja kështu, ti erdhe, ndenje, ike

Dhe sikur këtu nuk ishe kurrë

S’erdhe si e dashur, po si mike

Thjesht si vizitore tek një burrë.



Për takimin, tjetër ëndrra kisha,

Tjetër doli, siç u ndodh në botë

ثndrrave në kulm të trëndafilta

Si një verë a trëndafil në gotë.



Dhe megjithatë them faleminderit,

Ti më dhe një fluturim mbi ëndërr

Nëpër portën hapur prej ylberit

Dhe s’ka gjë se ëndrra ishte zhgjëndërr.



E PARثNDثSISHMJA



Vërtet çka s’është e rëndësishme

Në ty e dua pa kufi,

Sikur një gjë madhore të ishte,

Sikur të kishte rëndësi:

Për shembull, palën e fustanit

Dhe kopsën varur në një pe,

Apo tri qimet e nishanit,

Që për të tirja bëj një be...



Ti qesh me mua shumë e hijshme,

Kur them: ta dua si fidan

Atë çka s’është e rëndësishme,



Se vetë i rëndësishëm jam...
 
Titulli: Dritëro Agolli

Kesaj Nate Me Hene Te Vjeshtes


Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.

D.Agolli
 
Titulli: Dritëro Agolli

Kur shkruheshim ne nuk kishte celulare ,as internet

se nje leter e nisur shpejt

mund ta griste miqesine pak nga pak
 
Titulli: Dritëro Agolli

NJE CAST I PAGJUME

Cdo gje ngarkohet-shkarkohet ne jete,
Ngarkohet-shkarkohet toka e madhe
Mbushet qielli nga rete e shkarkohet nga rete,
Mbushen pemet me flete e shkarkohen ne vjeshte.

Ngarkohen me bore malet e larte
E bora shkrihet ne vere,
Ngarkohet ajri me tym e me vape
E vapa shkarkohet ne dimer prape.

Ngarkohen lumenjte me uje nga shirat,
Lumenjte zbrazen ne motin e thate,
Ngarkohen arat me grure e vijne shirat
Dhe zbrazen e mbeten te lira.

E prape ngarkohen te gjitha, te gjitha,
Te gjitha c'jane mbi toke
Shkarkohen me gaz, me dhimbje e britma,
nga rrapi e madh e deri te hithra.

Ngarkohet njeriu me dhimbjen e rralle,
Nga dhimbja e rralle shkarkohet,
Por ndryshe cdo gjeje, mundohet, mundohet
Por ndryshe cdo gjeje shkarkohet ngadale
Dhe mbeten rrudhat e thella ne balle.
 
Titulli: Dritëro Agolli

Heshtje

Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri
Pushteti i fjalës është i veçantë
Gatuan male dhe kakërdhi.

Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë
Pikojnë çezma me helm të zi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Nga fjala humbën Judë e Pilatë
Strategë e mbretër me mbretëri
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Kur fjala nxiret nga buzët jashtë
Si dallëndyshja s'vjen në shtëpi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Unë fjalën vetë e shtroj në kartë
Dhe brenda syve se ç'është e di...
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!
 
Titulli: Dritëro Agolli

Kundershtareve te mi

Ju aq balte po hidhni mbi mua
Sa ne balten qe kam permbi trup
Mund te mbije nje dardhe a nje ftua
Nje korije e madhe me dushk.

Ne korije dhe dru mund te mbani
Mund te shkoni per gjah me langonj
Mund te ngjiti ne peme te hani...
po te doni dhe dardha dhe ftonj.

Balta ngrihet mbi mua e pasur
sa mbi balten korija bleron...
Trupin tim ma bleruat pa dashur
Dhe ma bete vertet platacion.



ME NDERSHMERI

Nese njeriu nuk ndien as kenaqesi as dhimbje,
Nuk ndien as gaz, as hidherim, as shprese...
Nje gje po jua them me ndershmeri dhe bindje,
Lereni te vdese...
 
Titulli: Dritëro Agolli


Sikur s'jetoj ne vendin tim

Me ndodh sikur s'jetoj ne vendin tim
Po ne nje vend te huaj dhe te larget
Ne nje qytet me buba dhe me minj
Mes mureve te rrjepur dhe te laget.

Cuditem pse keshtu me duket shpesh
Kur s'ka njeri shtepia, kur jam vetem
Kur shiu ne dimer flluska ngre ne shesh
Dhe mua flluska flluska ma ben jeten

Me ngjan sikur dhe strehet derdhin helm
Helmohemi cdo cast me njeri tjetrin
s'e di nga vjen ky helm se s'kam c'te them
Vec shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend me duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimash ne themelet
Pastaj do tundet toka ne termet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgerdheshet

I huaj jam ne vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerez
Kjo me lendon dhe shpirtin ma gervish
me ben te qaj si nxenes prapa deres.
 
Titulli: Dritëro Agolli

Vajta ne Stamboll
Te bej pazar
dhe per kujtim ta blej nje vazo balte
paqe dhe selam
ustah poqar dhe vazen me te mire
per mua ne e pate

vazoja nga dora sec me ra
dhe mu be 25 cope
me erdhi rrotull deti marmara
dhe duqani turk mu hap si grop

Pa me shau poqari rend turqisht,
une e shava shqip dhe mend i lash
per cudi poqari nuk u ligsht
vec dy pika lot ne sy i pash

mos u cmend ky turk e musliman
une e shaj ai me dur ne qaf
vazo tjeter mori ne dyqan
dhe me tha me shaj per bese prap

cer ti si une tha jam shqiptar
shqip vella ti sham edhe nje here
fjala shqipe z'blihet ne pazar
ne dyqan ka kohe qe se kam ndjere

vazoja nga dora sec me ra
dhe mu be 25 cope
me erdhi rrotull deti marmara
dhe duqani turk mu hap si grop

Pa me shau poqari rend turqisht,
une e shava shqip dhe mend i lash
per cudi poqari nuk u ligsht
vec dy pika lot ne sy i pash

mos u cmend ky turk e musliman
une e shaj ai me dur ne qaf
vazo tjeter mori ne dyqan
dhe me tha me shaj per bese prap

cer ti si une tha jam shqiptar
shqip vella ti sham edhe nje here
fjala shqipe z'blihet ne pazar
ne dyqan ka kohe qe se kam ndjere

Ende vazhdoj me e dasht ketë tekst, të mrekullon .
 
Titulli: Dritëro Agolli

Ketu s’do jem

Këtu s'do jem do jem larguar
Ne tokë I tretur si te tjerët
Ne kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarieret

Dhe nëpër udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thatë
Mbi varrin tim do të rrijë I heshtur
Nje qipariz si murg I ngratë

Ti do trishtohesh ateherë
Se s'do me kesh ne dhome te gjallë
Dhe kur ne xham te fryje erë
Do qash me erën dalengadale

Por kur te jesh merzitur shumë
Ne raft te librave kerkomë
Aty do jem I fshehur unë
Ne ndonje fjalë a ndonjë shkronjë

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshësh
Si nje blerim pas nje rëkeje.
 
Titulli: Dritëro Agolli

“Ja di dhembjes të gjitha shkallët,
Ja njoh peshën, artit, bukës dhe hekurit.
Por më shumë më dhemb loti i ndarjes me te gjallët
Se sa loti i ndarjes me te vdekurit.”
| Dritëro Agolli |
 
Pe: Dritëro Agolli

LETRAT

Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,
...
Kalonte dhe një muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me bicikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thëllim.

Kur dashuroheshim në kohën tonë
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nëpër dhomë telefonë
Dhe në ëndërr s'kishte faks dhe internet.

Megjithatë më mirë që nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Një dashuri të vjetër për një cast.

####################################

Ne vendin tim!

Ne vendin tim dhe ne vendin tend
e çpojne lakren, i hedhin mend.
Ne vendin tim dhe ne vendin tend
Njerit i kruhet, tjetrit i dhemb.
Ne vendin tim dhe ne vendin tend
Henen si petull e pjekin ne shkemb.
Ne vendin tim dhe ne vendin tend
Nje koke e cmendur, ….. nje vend e cmend!
 
Pe: Dritëro Agolli

Enderr e prere

1.
Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit
Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.

2.
Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejme as nallbanin e marre.

Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...

3.
Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet ne driza.

4.
Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.
 
Ngaherë në pritje

Sërish të pres të vish:
Na qënka jeta pritje
Në shpirt, në gjak, në mish,
Në gaz e në mërzitje.

Dhe unë e them ta dish:
Sa dukesh ti në derë
Pranvera hyn në shpirt
Dhe shpirti në pranverë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top