Dritëro Agolli

*Mia*

Slave To The Rhythm
Jeta dhe veprat

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjىmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhëDritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. ثshtë fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat".
Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.
Në prozën e tij Agolli solli risi lo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.
 
Poezia

Poezia e Agollit krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë, në shqetësime dhe në mjeshtërinë letrare. Me krijimtarinë e vet Dritëro Agolli ka treguar se di të rrezikojë në letërsi. Dyzet vjet më parë, duke botuar vëllimin e parë poetik "Në rrugë dola" (1958), ai huajti për titull pjesën e parë të një dyvargëshi të mirënjohur të poetit skocez Bërns: "Në rrugë dola / Pas meje porta u mbyll".
Rruga e rritjes së tij poetike shprehet dhe në titujt e librave poetikë: Hapat e mia në asfalt (1961), Shtigje malesh dhe trotuare (1965), Devoll-Devoll (1964), Mesditë (1968), Baballarët (1969), Nënë Shqipëri (1974), Fjala gdhend gurin (1977), Udhëtoj i menduar (1985), Pelegrini i vonuar (1993), Lypësi i kohës (1995), Fletorkat e mesnatës (1999) e libra të tjerë. Me poezinë e tij Dritëro Agolli e çkanonizoi vjershërimin e traditës dhe njëherësh krijoi një traditë të re e çliroi poezinë shqipe nga një frymë monumentalizmi të gënjeshtërt, nga deklarativizmi dhe ngurtësia; ndryshoi përdorimin për "temën e madhe", duke kërkuar madhështi poetike jo vetëm prej luftës dhe heroizmit të jashtëm, por edhe prej përjetimeve të "heroit të dobësisë"; duke zgjeruar shumëfish hapësirën e realitetit në poezi dhe duke i ndryshuar rrënjësisht raportet ndërmjet tyre. Agolli krijoi një poezi antologjike me motive të përditshmërisë së jetës.
Poezia e Agollit ka ndikime të drejtpërdrejta prej poezisë popullore, prej artit të Naim Frashërit e të Lasgushit, prej Bërnsit e autorëve rusë të fillimit të shekullit të 20-të. Kjo poezi emancipoi në tërësi mendimin letrar në Shqipëri dhe futi frymën e konkurrencës për ide të reja dhe cilësi në art. Gjithashtu krijimtaria poetike e Dritëro Agollit mund të cilësohet si liriko-epike. Kjo ishte një shmangie e madhe nga tradita, e cila mbahej kryesisht në lavdinë epike. Agolli e pruri poezinë shqipe prej kozmocentrizmit në homocentrizëm.
Poezia e D. Agollit e ktheu vëmendjen në jetën e njeriut në kohë paqeje. Në kohën kur u botuan librat e parë poetikë të tij, botën e sundonte slogani "t'i ktheimë armët në plugje". Kjo ishte një thirrje e përgjithshme e njerëzimit në gjysmën e planetit. Në këtë kohë Agolli shkroi poezi që përshkohen nga kulti i vendlindjes, i tokës, i bukës, i parmendës, i familjes, i prindit, babait. Ishte një prurie e re në letërsinë shqipe pretendimi i tij për të qenë një "unë" i identifikuar në letërsi. Kjo u shpreh qartë, fillimisht në poemat "Devoll-Devoll", dhe "Poemë për babanë dhe për veten".
Nga ana tjetër në tërësinë e vet poezia e Dritëro Agollit sundohet nga bota e gjallë, shpirtëzimi i mjedisit, shenjtërimi i natyrës, i arës dhe i bagëtisë. Në këtë tipar të poezisë së tij rishfaqen panteizmi i Naimit dhe gjurmë të botëkuptimit bektashian.
Në mënyrën e vet Dritëro Agolli krijoi "një Shqipëri alterna-tive", që mbështetej në një ideal romantik. Kjo është një marrëdhënie e zakonshme poetike me realitetin, e njohur në traditën shqiptare
dhe atë të huaj. Të gjithë e dinë se Naimi e kishte fare mirë të qartë se cila ishte Shqipëria, por ai krijoi Shqipërinë e vet plot bukurira imagjinare. Ismail Kadare e krijoi "Shqipërinë tjetër" duke mërguar në lashtësitë e moçme shqiptare. Ndërsa "Shqipëria tjetër" e Dritëro Agollit, që hyjnizohet tek "Nënë Shqipëri" dhe në vepra të tjera, është kulti i atdheut, përthirrja e krenarisë kombëtare. "Nënë Shqipëri", si duket, u shkrua si një "Bagëti e bujqësi" e kohëve moderne. Fryma naimiane e futurizmit romantik ("Shqipëria, ç'mund të jetë", siç do të shprehej Samiu), ndihet e plotpushtetshme në poemë. Agolli dëshironte të ndërtonte një Shqipëri të lumtur. Poetikيsht kjo mund të arrihej ose në formën e mitit të së shkuarës (nostalgjisë për "motin e madh", si e bënë shumica e rilindësve), ose në formën e utopisë - kultit të së ardhmes, idealizimit të një "vendi që nuk ekziston" (nga greqishtja. "u-topos", "vend që s'është").
Dhe në vëllimet më të fundit poetike, D. Agolli s'ka pushuar së qeni një poet mjaft popullor, që s'mban kurrëfarë distance me lexuesin e thjeshtë; që dhimbjen, gëzimin dhe dobësinë njerëzore i merr si ndjenja universale dhe i shkrin me filozofinë jetësore. Raportet jetë / vdekje, lumturi / hidhërim, tradhti / besë etj. bashkëjetojnë dhe përplasen me njëra-tjetrën sa në realitetin e jashtëm aq edhe në atë të brendshëm.
Dritëro Agolli që nga fillimet e deri më sot mbeti një poet i trishtimeve "të vogla" për një zog të vrarë apo një qen të shtypur dhe poeti i dhimbjeve të mëdha për udhëkryqin e historisë shqiptare. Asnjë poet më shumë se Agolli nuk e ka të shprehur kaq me sinqeritet dobësinë e vet njerëzore.

Më ndodh sikur s'jetoj në vendin tim,
Por në një vend të huaj dhe të largët...
(Sikur s'jetoi në vendin tim)

... Dhe gishtat kërcas si kokrra arrash të forta
ثshtë koha kur mblidhem shuk nën peshën e natës
Dhe pres i friksuar kusarët të vijnë te porta
(ثshtë koha)

Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë,
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur...

... Diku në një skaj të largët do prehem
Me qafën e futur në jakën gri të xhaketës...
( Trishtimi)

Libri poetik "Fletorka e mesnatës" u botua nga Dritëro Agolli në 40-vjetorin e botimit të vëllimit të parë, "Në rrugë dola".
Gjatë 40 vjetëve krijimtari, poezيa e Dritëro Agollit ka ruajtur disa tipare përveçuese, të cilat janë të pranishme vijimisht: kultin e tokës dhe të bukës, shenjtërimin e natyrës dhe të njeriut, raportin vetjak me botën, mitin e dheut të të parëve dhe të historisë së tyre, përmasën e një të ardhmeje optimiste dhe zhgënjimin për humbjet e së shkuarës.
Në vitet '90 Agolli iu paraqit lexuesit të vet me një ringjallje poetike. Kjo qe një sfidë e fuqisë krijuese. Pas "Pelegrinit të vonuar" dhe "Lypësit të kohës", në një periudhe kulturore që erdhi me tronditje të rënda të referencave të shoqërisë, poeti shfaqi një tjetër pjesë të fshehtë të vetes, që ruhej diku në "Fletorkën e mesnatës".
Në këtë libër shpërfaqet po ai Dritëro që prej vitesh "udhëton i menduar", po ai qytetar që mundohet të shohë fatin e vet në fatin e bashkësisë ku jeton, i njëjti poet që e gdhend fjalën sikurse mjeshtri gurin. "Fletorka e mesnatës" është një vëllim me të cilin poeti ka shprehur përjetimet e dhimbshme të një kohe me tronditje të mëdha, prej vitit 1996, kryesisht të vitit 1997, disa edhe të vitit 1998. Me këtë vëllim është paraqitur një hapësirë tjetër e poezisë së tij.
Vjershat e "Fletorkës së mesnatës" janë bisedë e dhimbshme me veten, me miqtë, me aleatët dhe kundërshtarët, me njeriun ashtu siç është. Nata është e ngarkuar me zymtësi dhe njeriu është mirë të mos mendojë gjatë natës. Nata është depresive dhe njeriu është mirë të ruhet prej rënies, sidomos në kohëra të rënda. Mirëpo ndërgjegjja e poetit nuk mundet ta pranojë këtë luks. Dhe është një fat që ndërgjegjja e poetit ka ndenjur zgjuar e ka kthyer në art situata e ndjesi që njeriu i zakonshëm do t'i shmangte lehtë me një qetësues nervash. Poeti ka nyjëtuar në artيn e tيj vuajtjet e njerيut që e di përgjegjësinë e tij para opinionit, që t'i tregojë atij se ç'vlerë ka dhimbja. Po, edhe dhimbja ka vlerë! Eshtë një ndjenjë fisnikëruese.
Ka qenë një fat për njeriun shqiptar, subjektin që pret letërsinë në gjuhën shqipe, që këto dhimbje poeti la sjell atij si një "realitet të dytë", si realitet letrar. Ne dridhemi nga dhimbja e poetit, që vjen prej "realitetit të parë", ngjarjes së ditës, gjëmës së ditës, tronditjes së ditës, të cilin poeti nuk e ka përjetuar si poezi. Përmes dhimbjes letrare që arriti të shprehë Dritëro Agollي ne kemi mundur të kuptojmë vlerën e mahnitshme të gjuhës që flasim e që kanë folur të parët tanë, vlerat e kësaj pasurie që i lidh shqiptarët me burimin e kryehershëm të popujve evropianë e indo-evropianë, finesat e saj të brendshme, që vetëm një mjeshtër i fjalës mund t'i bëjë të ditura.
 
Proza

Komisari Memo (1970), ndoshta për shkak të ngjyresës së fjalës "komisar", është një libër që shpesh është gjendur i ekspozuar kritikës. A është "Komisari Memo" një vepër tipike e realizmit socialist, në kuptimin e nënshtrimit ideologjik (ndaj frymës së partisë) dhe artistik (ndaj kanoneve), domethënë një vepër skematike? Vështirë të thuhet po. Së pari, sepse vetë figura qendrore e romanit, komisari Memo, është brenda llojit të "njerëzve të krisur" që përmban në tërësinë e vet letërsia e Dritëro Agollit. Ai nuk është një komisar i ngrirë në rregulla e mendime, si dy paraardhësit e tij, që komandanti Rrapo i kishte përzënë pa e zgjatur. Komisari Memo, "patriot i një kohe të re", e gjen pa vështirësi gjuhën e komunikimit me "shqiptarin e vjetër patriot" komandantin Rrapo, që ngjan si i thirrur prej kohës së komitëve. Ai është një hero që herë-herë e shkel disiplinën, bën gabime, dashuron një vajzë në një kohë kur për cënim të kësaj tabuje, mund të merrje vendimin e pushkatimit nga gjyqi partizan (duhej edhe shumë që Kongresi i Helmësit ta lejonte dashurinë), nuk bën "trimërira sokolash".
Zhurma e erërave të dikurshme (1964), një përmbledhje me tregime, botuar më 1964, u hoq nga qarkullimi për nxirje realiteti Nga pikëpamja letrare, këto tregime, një pjesë e të cilave u ribotuan në librin "Njerëz të krisur", janë të mbushura me personazhe atipike, me karakter e pamje të paskalitura, me individualitete jashtë standartit, gjë që përbënte një largim të hapur nga parimet e metodës skematike zyrtare.
Në romanin Njeriu me top (1975) Dritëro Agolli zbuloi një marrëdhënie tjetër, krejt të ndryshme nga ajo e "Gjeneralit të ushtrisë së vdekur" të Kadaresë, sa i takon raportit të njeriut shqiptar me armën. Zot e rob i pushkës, i magjepsur dhe i marrosur prej saj, ky njeri bën çudira e marrëzira nga më të pabesueshmet. Ky njeri është i denjë të thërrasë me dëshpërim njësoj si Hamleti: "Dynjaja u prish! O hak i madh, ç'pret?!", ndonëse mund të mos e ketë dëgjuar kurrë emrin e Shekspirit. Edhe në këtë roman shfaqen gjurmë të babait patriark në organizimin e bashkësive bektashiane shqiptare.
Romani Trandafil në gotë (1980) u prit nga mendimi letrar si një "libër rozë", por me këtë vepër Dritëro Agolli provoi të bënte një sfidë tjetër në letërsi, duke krijuar një vepër të arrirë me një personazh që gjendet midis dashurish, pa tema epokale; pa epizëm dhe heroizëm. Me këtë roman Agolli krijoi njeriun hero për merita të dobësisë, duke manifestuar një hapësirë lirie vetjake jashtë asaj lirie që ofrohej prej mendimit shoqëror të kohës.
Dritëro Agolli është një shkrimtar i mësuar me "goditje rrufesh". Në vitin 1965, një plenum i posaçëm i Komitetit Qendror të Partisë së Punës për letërsinë dhe artet, e kishte kritikuar në raportin kryesor librin e tij "Zhurma e erërave të dikurshme", i cili pastaj u hoq fare nga qarkullimi. Ndonëse periudha e liberalizmit në kulturë (1972-1974) e gjeti "në pozita të shëndosha" (sapo kishte botuar poemën "Baballarët", që evokonte lidhjen e brezave dhe jo konfliktin e tyre), romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, që botohej pjesë-pjesë në revistën "Hosteni", u ndërpre me porosi nga zyra të larta të shtetit. Në mesin e viteve '70 një teatër vuri në skenë dramën e tij "Baladë për një grua", ku personazhi qendror, një aktiviste e partisë në rreth, anëtare byroje, voton kundër përjashtimit të ish-burrit të saj nga partia, por duke zbritur shkallët pas mbledhjes i thotë: "Ti je i denjë për të qëndruar në parti, por jo për të qenë burri im!". Ishte një "kundravajtje ideologjike" që nuk mund të falej. Sipas vijës duhej të ndodhte e kundërta: marrëdhënia në familje vinte si rrjedhim i mbetjes ose jo në parti. Shfaqja u ndalua dhe drama nuk u botua më. Edhe dramat Fytyra e dytë e Mosha e bardhë nuk u pritën mirë nga kritika zyrtare. Polemikë kritike u zhvillua për romanin "Trandafil në gotë". Vitet '80 vijuan me një varg zymtish të tjera. "Hundëleshi" (i botuar më pas me titullin "Kalorësi lakuriq"), u kritikua ashpër për ironi dhe aludime anti-ideologjjke. Kritikat ndoqën edhe disa tregime dhe cikle poezish të botuara në gazetën "Drita". Ndërsa për romanin "Dështaku", që pruri tek lexuesit një realitet me dramë, u mbajt heshtje.
 
Po i sjell ca poezi (te preferuarat e mia) nga Dritero Agolli

Trishtimi

Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë
Që shtireshin engjej të dashur.

Ku vete s'e di , veç s'dua të kthehem
Sërishmë në rrenat e jetës
Diku në një skaj të largët do prehem
me qafën e futur në jakën gri të xhaketës
.


Letrat

Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njeri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me bicikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thellim.

Kur dashuroheshim në kohën tonë
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nëpër dhoma telefonë
Dhe në ëndërr s'kishte faks dhe internet.


Megjithatë më mirë që nuk kishte
As telefon as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Një dashuri të vjetër për një çast.
..:)


Kur të Jesh Mërzitur Shumë

Këtu s'do të jem, do jem larguar;
Nën tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.

Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë.

Ti do trishtohesh atëherë,
Se s'do më kesh në dhomë të gjallë,
Dhe, kur në xham të fryje erë,
Do qash me erën dalëngadalë.

Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje i fshehur do të jem unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë

Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje.
 
Kur një mëngjes

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"






Vetmija

E vetmuar ti, i vetmuar unë
Nga e diela deri tek e diela.
S'ke ç't'i bësh, nuk dilet tek kjo turmë
Dhe sikur t'i ngjitësh shpirtit vela.

Ja, për shembull, vela shpirti pati,
Do lundrosh me velat nëpër dete,
Përsëri do kthehesh tek krevati,
Po atë vetmi do kesh me vete.

Dhe këputen ditët si tespihe
Nga e diela deri tek e diela.
S'i shpëtojmë aspak kësaj vetmie
Dhe nëse na zgjojnë ne treqind gjela.





I Përndjekuri i Dashurisë

Unë jam i burgosuri yt
Rroj me prangat që ti më ke vënë
Po çudi as qelia s'më mbyt
Dhe s'më mbyt as dritarja e zezë

Kur ti prangat m'i hodhe në mish
Unë i putha duart e tua
ثshtë rast i pashembullt ta dish
Që xhelatin ta puth a ta dua

I përndjekuri yt erotik
I përndjekur të mbetet gjithmonë
Erotim i mirë a i lig
Hidhmi duart në fyt, torturomë

Ky burgim sa do zgjasë s'e di
I përjetshëm do kisha dëshirë
Veç ti eja më shih në qeli
Të perndjekurit tënd i vjen mirë
 
Poeti im i preferuar

E dashur "Mia", të faleminderit që ke hapur këtë temë për poetin tonë të madh, Dritëro Agolli. اdo fjalë tjetër që do të thosha do të ishte e tëpërt nga ato që ke thënë për Agollin, prandaj unë as po i përsëris as po i definoj.

E dashur "inushja2", të falënderoj për këto poezi kaq të bukura që ke sjellë. Besoj se dalëngadalë do të sjellim bashkërisht edhe poezi të tjera dhe pse jo edhe unë herërasherë do të hedh nga një "gur" të vogël në themelet e kësaj kalaje të madhe që keni nisur ju.

Edhe unë po sjell një poezi të Dritëroit, e cila ka një simbolikë të caktuar. Edhe 2 orë dhe ora po arrin 24. Dhe vetëm një sekondë më vonë ndërrohet data - 8 Mars. Ndaj shfrytëzoj rastin që me poezinë që po sjell t'ju uroj 8 Marsin, në radhë të parë ju ( Mia dhe injush2 ), si dhe gjithë botës femërore shqiptare që lexojnë këtë poezi.


Dritëro Agolli

MUNDJA E LEKث DUKAGJINIT

1.
Grua, për ty u zura me Lekë Dukagjinin
E fjalë këmbeva në malet me fletë,
Po Lekë Dukagjini ishte trim e bir trimi
Dhe s’mundej dot lehtë...
Po Lekë Dukagjini nuk ishte Leka i Lecit,
Që bën njëqind lëshime në punë;
Lekë Dukagjini i rrepti i të rreptit
Ma tundte para syve kanunë
Dhe gjëmën lëshonte si shkëmbi kur bie në përrua:
“O mbaje gruan kështë si them unë,
O lëre gruan, se s’je për grua!”

2.
Grua, për ty u zura me Lekë Dukagjinin
Me gjyshin tim të nderuar;
Dhe pritë njëri-tjetrit i zinim
Në malet me shkrepa mbuluar…
Dhe unë here-herë i bëja lëshime
Dhe ty të mundoja dhe brënda të mbaja
Dhe jetën ta mbushja plot hidhërime
Sus!
Me zërin e egër të shaja
Se Lekë Dukagjini ma tundte kanunë
Dhe gjëmën lëshonte si shkëmbi kur bie në përrua:
“O mbaje gruan kështë si them unë,
O lëre gruan, se s’je për grua!”

3.
Grua, për ty u zura me Lekë Dukagjinin,
Se donte lëshime nga unë.
Pritë në male njëri-tjetrit i zinim,
Ai mburrte kanunë, unë shaja kanunë.
“Eh, gjysh, ti je hedhur për gratë në flakë,
Po pse në kanun i ke sharë?
Eh, gjysh, ti gruan tënde s’e ke dasht pakë,
Pse mua që e dua më quan të marrë?”



4.
Një ditë kanunin ja mora nga dora
Dhe copë ja bëra mes malesh të lartë.
Iu drodh ajo mjekër e bardhë dëborë
Pas çetinës së lashtë…
Dhe unë thirra:
E munda Lekë Dakagjinë!
(Natyrisht e munda kanunë;
I heq kapelën për trimërnë;
Ka qenë trim si furtunë…)
Ti, grua, më pyete e sytë të ndrinin,
Më pyete ngadalë mënjanë:
“Vërtetë e munde Lekë Dukagjinin?“
Dhe unë të thash: e munda, po sytë ç’më panë!

(Shkruar me 1967)

Duke ju uruar,
Gëzuar 8 Marsin
ju përshëndes përzemërsisht.

Adem Gashi, Danimarkë
 
Titulli: Dritëro Agolli

Fragment nga "NENE SHQIPERI"

Lerme te bie ne prehrin tend te ngrohte
o hallemadhja ime shekullore
te puth duart e tua me te mirat ne bote,
i ngazellyer te hesht ne heshtje foshnjore

Eh xhubleta jote
eh fustanella jote moj loke
vertitej ne skenat tragjike ne amfiteatrin e madh te Ballkanit

-nje cope, nje cope,
nje cike nje cike-

ulerinin ujqit mes zhegut kallkanit
dilnin nga shpellat si ne perrallat e vjetra
veshur me mburoja kaloresie
fshehur frak e turi ne helmeta
zbutur me frak diplomacie
zgjatnin kemben si ne perrallen e dhise e kecave
-tuk-tuk, hape jam une!
po nena e dinte gjuhen e genjeshtrave
lokja rrinte pa gjume
-tuk tuk, hape jam une
vij nga kongresi i Berlinit, vij nga Traktati i Londres, vij nga Mbledhja e Versajes
Jam gjyshja, jam gjyshi, jam cuni i dajes.
tuk tuk
ia hiq llozin portes
kemben e kam te bardhe, kemben e kam te mbare
-tuk tuk, hape jam une
po NENA rrinte pa gjume...!

______________________________

Kam qene ne klase te trete kur e kam mesuar permendesh kete fragment. Ma dha nje dite mesuesja ta merrja nga libri, dhe ta mesoja por nuk ma dha arsyen. Atehere nuk e kisha idene se cfare kuptimi kishin keto fjale, por sot qe kuptoj se si ka funksionuar pak a shume politika ne Ballkan, e shoh se cilet jane Ujqerit qe kerkojne "NJE COPE, NJE CIKE" nga Nena Shqiperi...dhe cilet zbuten me frak dipllomacie.

O hallemadhja ime shekullore...Nene Shqiperi!
 
Titulli: Dritëro Agolli

Fragment nga "NENE SHQIPERI"

Lerme te bie ne prehrin tend te ngrohte
o hallemadhja ime shekullore
te puth duart e tua me te mirat ne bote,
i ngazellyer te hesht ne heshtje foshnjore

Eh xhubleta jote
eh fustanella jote moj loke
vertitej ne skenat tragjike ne amfiteatrin e madh te Ballkanit

-nje cope, nje cope,
nje cike nje cike-

ulerinin ujqit mes zhegut kallkanit
dilnin nga shpellat si ne perrallat e vjetra
veshur me mburoja kaloresie
fshehur frak e turi ne helmeta
zbutur me frak diplomacie
zgjatnin kemben si ne perrallen e dhise e kecave
-tuk-tuk, hape jam une!
po nena e dinte gjuhen e genjeshtrave
lokja rrinte pa gjume
-tuk tuk, hape jam une
vij nga kongresi i Berlinit, vij nga Traktati i Londres, vij nga Mbledhja e Versajes
Jam gjyshja, jam gjyshi, jam cuni i dajes.
tuk tuk
ia hiq llozin portes
kemben e kam te bardhe, kemben e kam te mbare
-tuk tuk, hape jam une
po NENA rrinte pa gjume...!

______________________________

Kam qene ne klase te trete kur e kam mesuar permendesh kete fragment. Ma dha nje dite mesuesja ta merrja nga libri, dhe ta mesoja por nuk ma dha arsyen. Atehere nuk e kisha idene se cfare kuptimi kishin keto fjale, por sot qe kuptoj se si ka funksionuar pak a shume politika ne Ballkan, e shoh se cilet jane Ujqerit qe kerkojne "NJE COPE, NJE CIKE" nga Nena Shqiperi...dhe cilet zbuten me frak dipllomacie.

O hallemadhja ime shekullore...Nene Shqiperi!

Mirë ma kujtove krutane edhe mua, se dhe unë kam pas mësuar përmendësh një poezi të Dritëro Agollit:

LISI BLERON VONث

Blerojnë gjithë pemët tjera në fusha e kreshta
dhe në fund bleron lisi dhe vesh malë,
pastaj ikën pranvera, vera, vjeshta
pemët zhvishen, po lisi zhvishet ngadalë.

Ai i shëmbëllen atij që dashuron vonë
po zjarrin e dahsurisë e mban të ndezur furrë
dhe njerëzit tundin kokën e thonë:
- I çuditshëm, s'u mplak kurrë!
 
Titulli: Dritëro Agolli

me e mira pa dyshim per mendimin tim Poqari
 
Titulli: Dritëro Agolli

Vajta ne Stamboll
Te bej pazar
dhe per kujtim ta blej nje vazo balte
paqe dhe selam
ustah poqar dhe vazen me te mire
per mua ne e pate

vazoja nga dora sec me ra
dhe mu be 25 cope
me erdhi rrotull deti marmara
dhe duqani turk mu hap si grop

Pa me shau poqari rend turqisht,
une e shava shqip dhe mend i lash
per cudi poqari nuk u ligsht
vec dy pika lot ne sy i pash

mos u cmend ky turk e musliman
une e shaj ai me dur ne qaf
vazo tjeter mori ne dyqan
dhe me tha me shaj per bese prap

cer ti si une tha jam shqiptar
shqip vella ti sham edhe nje here
fjala shqipe z'blihet ne pazar
ne dyqan ka kohe qe se kam ndjere

vazoja nga dora sec me ra
dhe mu be 25 cope
me erdhi rrotull deti marmara
dhe duqani turk mu hap si grop

Pa me shau poqari rend turqisht,
une e shava shqip dhe mend i lash
per cudi poqari nuk u ligsht
vec dy pika lot ne sy i pash

mos u cmend ky turk e musliman
une e shaj ai me dur ne qaf
vazo tjeter mori ne dyqan
dhe me tha me shaj per bese prap

cer ti si une tha jam shqiptar
shqip vella ti sham edhe nje here
fjala shqipe z'blihet ne pazar
ne dyqan ka kohe qe se kam ndjere
 
Pe: Dritëro Agolli

Kjo grua
nga Dritero Agolli


Kjo grua qe bie ere cokollate,
Me mua ra dikur ne dashuri,
Tani jeton me burrin ne pallatet,
Qe ngritem vjet ne bulevard te ri.

Dhe nuk e di, e lumtur eshte valle ,
me burrin zemerbardhe e shtatelarte,
Qendroj ta pershendes , ti them ca fjale,
Si kalimtar, si mik e shok i larget.

Por koken nuk e kthen ajo nga une,
Trak- trukun e sandaleve le pas,
Ate ne djaleri e desha shume,
Betoheshim te ishim perhere bashke...

Por bashke s'patem fat te lidhnim jeten,
Se donte apartament te ri e telefona,
Une beja vec artikuj per gazeten,
Dhe flija redaksive ne poltrona..

Por une e di, akoma naten ne enderr,
I shfaqem, e hap deren boje hiri,
I shfaqem dhe i futem drejt ne zemer,
Megjithse prane saj fle zemermiri.

Kjo grua qe bie era cokollate,
Qe desh nga une apartament te ri,
Tani jeton me burrin zemerbardhe,
Jeton e lumtur ?
Nuk e di !
 
Titulli: Dritëro Agolli

''Dashuri e veshtire"

Ti ne kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende s'te ka zene,
Abazhuri mbi qerpike ndrit
...Libri nga gishtrinjte te ka rene.

Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe share
Jemi ndare shpesh ne udhetim,
Por drejt njeri tjetrit kemi ngare.

Dhoma hesht e rruga larg gjemon
Ti sheh endrra kalteroshe shume
Une, ndonse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjume.

Te kam pasur enderr cast e ore,
Enderr te trishtuar dhe te mire
Po te jem vertete nje Pitagore
Ti je teorema me e veshtire....
 
Pe: Dritëro Agolli

I Pa turp jam...

S'i kam dashur kurre gjerat e bujshme
Dhe shpesh jam menduar duhan duke pire;
Ka gjera lakuriqe qe s'jane te turpshme,
Sic ka dhe gjera te c'ndershme te veshura mire.
Ja,e verteta rri lakuriqe ngahere,
Ja, dhe genjeshtra me petka rri veshur!
Me thoni: cila ka turpin dhe cila ka ndere?
Kjo qe ju thashe s'ka gje per te qeshur!
Ja thone se ime bije miliona fiton
Prej hateresh qe i bejne e dyer qe i hapen
Si shperblim per poezine qe ujdisa
Tash dyzet vjet per kte qerrata Parti
Qe nuk me harron e nderin ma di
Le te thone sa te duan se dhendri im
Mijra dollare merr fitim
Ne tendera qe i ben me policine
E nga firma te huaja merr leverdine
Ama mua nuk ma ndan Rakine
E un si bilbil kendoj per Partine
Une Poeti nga Devolli
Qe vetura e kolltuku muk mu ndan
Qe kur depuetet u be Dritero Agolli
Packa se nen hunden time u arrestuan
Dynja me Poet e shkrimtare
Disa dhe per dy fjale van ne litar
E pun e madhe lumi le ti marre
Kush b.ythen drejt nuk di te mbaje
Kur penen te marrin partin mos ta shaj
Se gjemen i bej e hater su mbaj
Le te qajne nenat e tyre le te qajne
Rakin me rruaza nuk dua t'ma ndajne
As qepen e bozhigradit e mishin e qengjit
Mos guxoj kush ne tryez t'ma mungoje
Se dyfek nxjerr e derdh plumb ne goje
Jam Poet monument kulture
Packa se im at ish fshatar me poture
Une vetur falas kisha nga Shteti
E sot miliona mi fiton Elon Muhameti
Jam krenar e i bute me shok Partie
Dallkauk e kopuk me kelysh demokracie
Nderi e Parimi jan pun boshe
Rakia dhe e dashura me cica ne qoshe
Jane kuptim i vertet i jetes
Prandaj nuk ju ndava hudhrave dhe qepes.
 
Pe: Dritëro Agolli

Mjegulli i dashurise

Kur ikja larg, drejt teje vija;
Kur vija afer, ikja larg,
Per dreq me trembte largesia
Dhe afersia behej çark

As e kuptoja si te desha,
Nje mjegull pus, nje cmenduri,
Si nje poet qe shkruan vjersha
Dhe ndez nje shkrepse, i ben hi.

Dhe ndofta kjo ish dashuria:
E çakerdisur, kuturu...
Per dreq me trembte largesia
Dhe afersia gjithashtu.
 
Pe: Dritëro Agolli

Idhulli i rene

Vdiq dhe lypsari me i madh i Tiranes,
Qe mbante Tre Qente e zinj si gorrilla
Ne qoshen e lumit te turbullt te Lanes,
Ku hidhen kutira LM-je, DASH-i, prezervativa.

Tani s'do mblidhen se bashku Tre Qente,
S'do flasin me gjuhen qenore rreth tij duke ngrene,
Mbaroi uniteti i çelikte perjete,
Njeheresh te tre s'do lehin ne hene.

Lypsari, idhulli i tyre, ka rene!...
(1995)

Njerëzit

Ka njerëz që ecin me këmbë,
Ka që me këmbë shtypën;
Ka njerëz qe hanë bukë me dhëmbë,
Ka që me dhëmbë mbytën.

Ka njerëz që puthen me buzë,
Ka që me buze pështyjnë;
Ka njerëz që flasin me gjuhë,
Ka që me gjuhë ndyjnë.


Dyert

Sa ngrihemi heret nga shtrati
Fillojme e hapim kaq dyer,
I hap i lumturi, i hap i ngrati,
I hap i heshtur, i hap i rrembyer...

I hapim tere diten, i hapim tere jeten,
Mos rrime brenda te ndrydhur,
Dhe cuditerisht e shohim veten
Ende te mbyllur...

Ne pritje

Ne rruge eshte vone e ngrin heshtja
Zverdh hena ne perden e qiellit si buka e misrit
Ne guven e duarve te mia ndrit shkrepsja
Te ndizet cigarja me filter...

Ne guven e gjoksit me digjet ngadale
Kandili i shpirtit
Pres nje grua nga porta te dale
Si dita e fundit te vitit...

Ta pijme tok nga cigarja helmin e hidhur
Dhe vrerin e verdhe nga hena
Mbase keshtu di behemi me pak te ditur
Ne boten e çmendur me shpresa si flete te rena...

Heshtja

Cigarja u dogj gjer ne fund
Mbi tryeze gjumi me mori
Ne xhame era perdet s'i tund
Dhe hesht korridori.

Me koke mbi tryeze te flesh
Te shohesh endrra te blerta...
Sa ndot!... Te zgjohesh e prape te gjesh
Ne qoshe te vjellat e lena nga jeta!
(1990)

Ligjërimi i ujkut plak

Mua ujkun më ndjekin me britma e sharje,
Mua që botës i dhashë vërtet nje kulturë,
Mua heronë e përrallave me kurthe, kanosje e hakmarrje,
Në vatha dhënsh e ahurë.

Sikur mos të isha unë, as gjysma e përrallave s'do te ishte,
Dhe ndofta s'do të ishte as gjysmë e folklorit,
Se mendja poetëve aspak s'do t'ua priste,
Të bënin rrëfime pa bëmat e mua te gjorit.

Ju pyes, a nuk vlejnë përrallat e mia,
Një dele të zgjebur që marr diku në një vathë,
Apo një gomar që pëllet nga uria,
Me miza në veshët e gjatë?

Po ju, të thinjur në librat e trashë,
Ju, folkloristë, kritikë, poetë e shkrimtarë,
Me honoraret që merrni nga bëmat e mia brenda dhe jashtë,
A nuk gëlltitni më tepër se unë mijëra viçër, dele e gomarë?


Majtas dreqër, djathtas djaj

Më gjurmon dikush patjetër
Dhe vërtet s'di nga t'ia mbaj;
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj.

Nga dollapi nxjerr një pjepër,
Thela-thela nis ta caj:
Gjysmë e pjeprit plot me dreqër,
Gjysma tjetër mbushur djaj.

Mbreh një laps e hap një letër,
Sytë e mi nga letra s'ndaj:
Sipër letrës shtrihen dreqër,
Përmbi lapsin hipën djaj.

Ku të futëm, s'gjej vend tjetër,
Ku të qesh e ku të qaj?
Majtas vrap më dalin dreqër,
Djathtas vijnë e presin djaj...


U çmenda, po lidhmëni

U çmenda, po lidhmëni,
Tek mikesha shpimëni;
Ajo di e bën magji,
Me mollët në ka në gji.

Tek dy mollët zgjidhmëni,
Sipër mikes shtrimëni,
Të më kthejë me magji
Nga të çmendur në njeri...
(1976)

 
Pe: Dritëro Agolli

Tre nga te preferuarat e mia :

ثndërra të Turpshme
E dedikoj diku

Njeriu sheh ëndrra të tmerrshme në gjumë,
Po sheh dhe ëndrra të turpshme vetmuar në dhomë,
Të tmerrshmet durohen më shumë
Të turpshmet vërtet të tmerrojnë.
Dhe zgjohesh sikur po mbytesh në lumë,
Në lumë të ndytë me gjëra gjirizi e blozë,
Ky turp ka qenë veç turpi i një ëndrre në gjumë,
Megjithatë ta fshish nga ndërgjegja s'ke forcë.
Të mbetet një shenjëz turpi, një gjumë.

Sikur S'jetoj në Vendin Tim

Më ndodh sikur s'jetoj në vendin tim
Po në një vend të huaj dhe të largët
Në një qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve të rrjepur dhe të lagët.
اuditem pse kështu më duket shpesh
Kur s'ka njeri shtëpia, kur jam vetëm
Kur shiu në dimër flluska ngre në shesh
Dhe mua flluska flluska ma bën jetënmë ngjan sikur dhe strehët derdhin helm
Helmohemi ato çaste me njëri-tjetrin
s'e di nga vjen ky helm se s'kam ç'të them
Veç shoh se rrobat tona helm na rrjedhinKy vend më duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimash në themelet
Pastaj do tundet toka në tërmet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgërdheshetI huaj jam në vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerëz
Kjo më lëndon dhe shpirtin ma gërvish
më bën të qaj si nxënës prapa derës.

Trishtimi
Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë
Që shtireshin engjej të dashur.
Ku vete s'e di , veç s'dua të kthehem
Sërishmë në rrenat e jetës
Diku në një skaj të largët do prehem
me qafën e futur në jakën gri të xhaketës.

Dhe Kur te jesh merzitur shume por e preferoj ne kenge nga A.GJ
 
Last edited by a moderator:
Pe: Dritëro Agolli

Më Mirë të Kujtosh të Bukurën

Të mori malli për mua një ditë në paqe?
Ah, lëre mallin e varfër të qetë!
Të vjen në mend në qytet ajo kafè
Ku hynin artistë e poetë.

Ti kishe këmbë të bukura shumë
Nga këmbët e tua poetët lajthitnin
S'do mend që lajthitja dhe unë
Si gjithë ata që të pritnin

Vërtet të mori malli për mua
Mos eja!....Lëre mallin të fjetur
Tani unë u plaka dhe kafet e vjetëra s'i dua më
Pastaj as e di se nga këmbët e tua ç'ka mbetur...
 
Titulli: Dritëro Agolli

[h=6]Një i çmendur, një vend e çmënd.

Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakrën, i hedhin mënd.

Në vendin tim e në vendin tënd
Ty të kruhet, tjetrit i dhëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmënd.
[/h]
 
Titulli: Dritëro Agolli

Shkrime origjinale të Dritëro Agolli-t..

562870_534999426546686_1427722716_n_zpsc314d943.jpg

555048_534999413213354_2040322585_n_zps639ab0c0.jpg

429754_534999443213351_1297779636_n_zpsa10dcb84.jpg
 

Attachments

  • 562870_534999426546686_1427722716_n_zpsc314d943.jpg
    562870_534999426546686_1427722716_n_zpsc314d943.jpg
    66.4 KB · Shikime: 0
  • 555048_534999413213354_2040322585_n_zps639ab0c0.jpg
    555048_534999413213354_2040322585_n_zps639ab0c0.jpg
    60.7 KB · Shikime: 0
  • 429754_534999443213351_1297779636_n_zpsa10dcb84.jpg
    429754_534999443213351_1297779636_n_zpsa10dcb84.jpg
    73.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Dritëro Agolli

64367_534999489880013_2024207959_n_zps4b81c39e.jpg

60405_534999423213353_355829130_n_zps84ba4cca.jpg

6578_534999509880011_416650641_n_zps8388f5d2.jpg
 

Attachments

  • 64367_534999489880013_2024207959_n_zps4b81c39e.jpg
    64367_534999489880013_2024207959_n_zps4b81c39e.jpg
    59.9 KB · Shikime: 0
  • 60405_534999423213353_355829130_n_zps84ba4cca.jpg
    60405_534999423213353_355829130_n_zps84ba4cca.jpg
    63.9 KB · Shikime: 0
  • 6578_534999509880011_416650641_n_zps8388f5d2.jpg
    6578_534999509880011_416650641_n_zps8388f5d2.jpg
    58.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Dritëro Agolli

Kur ikja larg ,drejt teje vija
Kur vija afër ,ikja larg
Për dreq më trembte largësia Dhe afërsia bëhej çark.

As e kuptoja si të desha
Një mjegull pus ,një çmenduri Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse ,
i bën hi

Dhe ndoshta kjo ish dashuria E çakërdisur kuturu…
Për dreq më trembte largësia Dhe afërsia gjithashtu...

|Dritero Agolli|
 
Titulli: Dritëro Agolli

Shiu i marrë

Dikur na bridhte qiejve një shi,
Që veç poetët çmendte po t'i lagte.
Dhe ra ky shi pa pritur mbi njerëzi,
Poetët u lajthitën pas një nate.

Filluan të kopjonin veç një varg,
Të kishin të përbashkët veç një metaforë,
Për shembull: "Jam Homeri, jam bust në park,
Jam Sofokli, Eskil e Pitagorë.

Jam rrugë vetëtimash e rrufè,
Jam dhe kostelacion në qiell,
Jam rrap me rrënjët pleksur nëpër dhè,
Jam udhëtar që kam në sup një diell…"

Po nga ky shi s'u lag veç një poet,
Se ishte fshehur në një pyll të dendur,
Poetët e lajthitur në qytet
E qeshnin dhe i thoshin: "Je i çmendur!"

Dhe u mërzit poeti në vetmi,
Se talleshin të çmendurit, poetët,
Dhe luste zotin që të binte prapë ky shi,
Që dhe ai të çmendej si të tjerët.
 
Titulli: Dritëro Agolli

Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar, dhe
shpesh të heshtësh në një gotë, t'i
flasësh gotës nëpër duar: "Sa pak të
mira ka kjo botë"
 
Titulli: Dritëro Agolli

E BUKURA

E bukur, tokesore, e thjeshte, lozonjare,
e tille per mua je ti.
Une ve koken e zeze, si ugar, ne supet e tua ledhatare

Dhe rri.

Une rritem kur jam me ty, si Anteu,
e gjaku muret e aortes godet.
Te dy jemi bere nga lulet, nga dheu,
te dy njeri-tjetrit i duhemi me dite, me net.
E bukura, tokesorja, e thjeshta grua!
 
Titulli: Dritëro Agolli

Si shiu

Më prit se një ditë do të vij,
Në shkretirën tënde atje,
Do të vij si një shi,
Veç pa gjëmim e rrufe.

Do të vij dhe barin tënd do ta lag,
Barin e vyshkur ne shpirt,
Po duhet ta dish që jam larg,
Ndaj pakëz më prit...
 
Titulli: Dritëro Agolli

Kenga e larget

Tek ecja nen gjunjet e malit me re,
Me ndiqte nje kenge si dje ne rini:
"Pellembet e mia te behen folé
Te rriten thelleza si ti"...

Permallur nga kenga u ula ne shesh
Dhe koken mbeshteta ne gur vetmitar,
Po vargjet e kenges m'i sillte ne vesh
Nje gur i harruar ne bar.
 
Titulli: Dritëro Agolli

E dashur vetja ime, me shume respekt te them se ke te mira e te meta, por e meta jote me e madhe eshte sinqeriteti i tepert ne kete bote me hipokrizi te tepert..!
 
Titulli: Dritëro Agolli

ANTI-MONUMENT

I mbetur në vetmi në apartament
M'u shfaq në gjumë i vrenjtur një skulptor,
Më la pa shpirt, më ktheu në monument,
Në shesh më bëri zot e madheshtor.

Dërguan një polic me revolver
Të ruante mos më vinin dinamit...
U zgjova dhe me duar nëpër terr
E preka trupin. S'isha bronx, po mish.

Vërtet u lehtësova krejt në shpirt...
 
Titulli: Dritëro Agolli

Ka njerëz që ecin me këmbë,
Ka që me këmbë shtypën;
Ka njerëz që hanë bukë me dhëmbë,
Ka që me dhëmbë mbytën... ......

Ka njerëz që puthen me buzë,
Ka që me buzë peshtyjnë;
Ka njerëz që flasin me gjuhë,
Ka që me gjuhë ndyjnë.
 
Titulli: Dritëro Agolli

Heshtje

Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri
Pushteti i fjalës është i veçantë
Gatuan male dhe kakërdhi.

Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë
Pikojnë çezma me helm të zi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Nga fjala humbën Judë e Pilatë
Strategë e mbretër me mbretëri
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Kur fjala nxiret nga buzët jashtë
Si dallëndyshja s'vjen në shtëpi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Unë fjalën vetë e shtroj në kartë
Dhe brenda syve se ç'është e di...
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top