Dritëro Agolli merr çmimin “Carlo Levi”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Sot 82-vjetori i lindjes

Dritëro Agolli, një prej personazheve më të dashura të letrave shqipe sot mbush 82 vjeç. Vetëm pak ditë më parë, ai u vlerësua me اmimin Kombëtar për Letërsinë që jepet në vendin fqinj, Itali, “Carlo Levi”. Ky vlerësim i është dhënë shkrimtarit shqiptar për forcën magjike të letërsisë së tij. Ky është edicioni i 16-të i çmimit kombëtar për letërsinë që mban emrin e një artisti të njohur të artit italian, “Carlo Levi”. Bashkë me Agollin me këtë çmim u nderuan shkrimtarët italianë Guido Conti dhe Enzo Vinicio Alliegro dhe shkrimtari francez Andre Vauchez. اmimi u shoqërua me motivacionin “Poet, gazetar dhe shkrimtar, ngushtësisht i lidhur me traditën dhe rrënjët e tij nga vendlindja, duke venë gjithnjë në pah me krenari origjinën e tij. Vargjet e tij i japin jetë një thirrjeje prekëse, në të cilën të gjithë elementet e jetës gërshetohen e shkrihen te njëri-tjetri për të ravijëzuar një identitet i cili është fëmijëri, punë, dhimbje, beteja, dashuri, përhumbje dhe shpëtim”. Ceremonia e dhënies së اmimit për fituesit u mbajt në datën 5 tetor në Aliano, pranë Auditoriumit të Komunës në Aliano në Itali, në praninë e kryebashkiakut të Alianos, Luigi De Lorenzo, Presidentit të Parkut Letrar “Carlo Levi” Antonio Colaiacovo, Presidentit të Këshillit Krahinor të Bazilikatës, Vincenzo Për shkak të moshës Agolli nuk ka udhëtuar për ta marrë çmimin, por ka dërguar të bijën e cila ka lexuar një fjalë përshëndetëse të tij.
“Unë ndiej një kënaqësi të madhe të marr një çmim me emrin e Carlo Levit, piktorit, publicistit dhe shkrimtarit të shquar, luftëtarit Antifashist dhe ëndërrimtarit për një botë të re pa varfëri, padrejtësi shoqërore dhe pa luftëra. Sikur të ndodhte një mrekulli që Carlo Levi të më shtrëngonte dorën, vetëm kjo gjë do të ishte çmimi më i madh që do të merrja ndonjëherë. Letërsia shqiptare që në fillimet e saj është ushqyer nga letërsia, arti dhe kultura italiane, sepse jemi fqinj dhe, siç thonë, na ndan vetëm një mur uji dhe mbi këtë mur uji siç fluturojnë pulëbardhat në brigjet tona, ashtu fluturon poezia, proza, muzika dhe të gjitha artet e tjera”, ka shkruar në fjalën përshëndetëse Agolli.
اmimi Kombëtar Italian për Letërsinë “Carlo Levi” konsiderohet sot si një takim i rëndësishëm në lëmin e kulturës italiane dhe është padyshim së bashku me Parkun Letrar kushtuar autorit piemontez, një tribut që komuniteti i Alianos i njeh Carlo Levit, i cili është një piktor, publicist, si dhe shkrimtar shumë i njohur italian. Në 1931, i bashkohet lëvizjes antifashiste “Drejtësi dhe Liri”. Për veprimtari antifashiste, në vitin 1934, Levi arrestohet dhe një vit më pas, pas një arrestimi të dytë, dënohet me internim në fshatin Lukez të Grassanos, e më tej transferohet në Aliano. Nga kjo përvojë do të lindë dhe romani i tij më i famshëm “Krishti u ndal në Eboli” (në roman, fshati quhet Gagliano duke imituar shqiptimin e vendasve). Ky roman, në 1979 përshtatet edhe për kinema dhe televizion nga Gillo Pontercorvo dhe Francesco Rosi
G.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top