Dritand Zenelaj merr cmimin e "Onufrit 2008"

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Dritand Zenelaj merr cmimin e "Onufrit 2008"

E Enjte, 15 Janar 2009

Ben Andoni

Onufri 2008 ka ardhur dje pasdite me dhenien e Cmimit te tij kryesor. Ne mjediset e Galerise Kombetare, cmimi i pare i ka takuar Driant Zenelit, student ne Itali me dy video-arte; ndersa cmimi i dyte Heldi Pemes me nje diptik dhe nje tjeter, printime ne leter fotografike. Cmimin e ka dorezuar kryetarja e jurise Raya Zommer, drejtoreshe dhe kuratore e Muzeut Janco-Dada ne Ein-Hod (Izrael). Ketu mbyllet pa ndonje histori te vecante edicioni i sivjetem per te pritur surprizat e edicionit te ardhshem.

Caldura, kuratori i saj italian, e ndertoi ekspoziten e sivjetme mbi konceptin e nje vargu te Getes: "A e dini ku limonet lulezojne?" Kuratori u shpreh ne fillim te aktivitetit se e huazoi shprehjen, dhe kete here duke iu referuar jo me Italise si vendi i limoneve, por Shqiperise se paradokseve.

Duket se jurise i beri me shume pershtypje nga pjesemarresit shqiptare (kuratori deri ne fund dha se eshte nderkombetare sepse shume nga artistet shqiptare jane jashte vendit) dy video-projeksionet bardhe e zi: "To Late" dhe "Pazell" te artistit Dritand Zenelaj, te cilat merituan cmimin e pare te edicionit te XV te Konkursit Nderkombetar. Ne njeren prej tyre interpretohet artistikisht hija, kurse tjetra medyshja para nje puzzle. Pas cmimit artisti i emocionuar u shpreh i kenaqur per arritjen ne Konkursin me te njohur te artit pamor shqiptar.

"Onufri 2008" pati nje perzgjedhje te 13 artisteve nga 40 syresh, qe sollen punet e tyre ne pikture, serive fotografik e me se shumti video-projektoreve. Artistet, qe konkurruan per cmimin "Onufri 2008", jane Idlir Koka, Eltjon Valle, Elsa Martini, Dritan Hyska, Heldi Pema, Pleurat Xhafa, Dritand Zenelaj, Gentian Shkurti, Yllka Gjollesha, Shpetim Kercova, Fani Zguro. Ne kete edicion i vetmi i huaj ishte Bert Theis, nga Luksemburgu, i cili nuk konkurronte. Veprat u vleresuan nga nje juri nderkombetare, e perbere nga Nissim Tal, drejtor i pergjithshem i "Muzeut te Artit", ne Halifa, Izrael; Raya Zommer, drejtore dhe kuratore e "Muzeut Janco-Dada", ne Ein-Hod, Izrael; Elizabeth Neilson, kuratore dhe drejtoreshe e Zabludowicz Collection, Angli; Daniele Capra, kritik arti per revisten italiane "Exibart" dhe Parid Teferici, shkrimtar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top