“Dridhet” Bayerni, Galata-Juve vazhdon të Mërkurën

cent

...Lontano
Juventusi priste nxehtësin e ferrit të tifozëve të Galatasray në “Telekom Turk Arena” në sfidën vendimtare për kalimin në 1/8 e Champions League, por gjeti borën e dendur që kushtëzoi shtyrjen e takimit me turqit e drejtuar nga Mancini.
macu4k.jpg
Pas 31 minutave lojë arbitri kryesor Proenca u detyrua të ndërpresë ndeshjen pasi manteli i bardhë kishte mbuluar fushën ku nuk dukeshin më vizat ndarëse. Kokëfortësia e kushteve atmosferike fitoi ndaj vullnetit të personelit për të krijuar kushtet minimale për rifillimin e takimit dhe në vend të futbollisteve spektaklin e dhurojnë pamjet e flokëve të borës në HD gjithsesi takimi u shty dhe sipas rregullores së UEFA-s do të rifillojë nga minuta e 31 me rezultatin 0-0 në orën 13:00 të Mërkurën. Sfida gjithsesi nuk ndikon në fatet e skuadrave të tjera të grupit B, me Realin e Madridit të kualifikuar si kryesues që fitoi 0-2 ndaj Kopenhagenit në Danimarkë. Në minutën e 25 Luka Modric kaloi merengesit në avantazh me një goditje potente për të sjellë avantazhin dhe një rekord të Realit që shënon në 31 ndeshje radhazi në Champions duke kaluar rivalët e Barçës që kishin gjetur rrjetën në 30 takime radhazi. Nëse flasim për rekordet këtë sezon na ka magjepsur duke i thyer pikërisht ai, Cristiano Ronaldo që kthehej në fushë pas dëmtimit, favoriti për Topin e Artë përfitoi nga një aksion i minutës së 48 për të bërë historinë e Champions League me një rekord absolut. Ronaldo bëhet i pari futbollist që shënon 9 gola në fazën e grupeve dhe ky ishte goli i 800 i Realit në Champions League, shifra që ndoshta tregojnë dhe dashamirësinë e fatit se është ky viti i duhur për Ronaldon në misonin për t’i rrëmbyer fronin e artë rivalit Lionel Messi. E pak rëndësi ka ndoshta dhe penalltia që humbi 1 minutë para fundit të kohës së rregullt,

Në grupin A, 90 minutëshat e fundit në grupe premiojnë Bajer Leverkusen që kualifikohet në 1/8 duke fituar garën në distancë me Shaktar edhe falë Manchester Unitet që mposhti 1-0 në “Old Traford” ukrainasit, me Januzajn që nga fillimi në fushë “djajtë” gjetën golin e fitores falë një goditje spektakolare Phil Jones në minutën e 67, por dhe aspirinat bënë detyrën e tyre duke u imponuar 1-0 në transfertë ndaj Real Sociedad, sukses për të cilin skuadra e Sami Hipia i falet golit të Omer Topjak në minutën e 49-të.

Në grupin C, ku PSG ishte kualifikuar që më parë si kryesues. Kalon Olimpiakos, grekët fituan 2-1 ndaj Anderleht duke i lejuar vetes luksin edhe të humbisnin plot dy 11 metërsha, ishte Javier Saviola ai që hapi serinë e golave në Pire në minutën e 34, pas 5 minutave belgët iu ngirnë buzëqeshjen duke risjellë ekulilibrin me golin e Sacha Kljestan, por të gjendur në disavantazh numerik në minutën e 49 pas përjashtimit me karton të kuq të Cheikhou Koyate që shkaktoi dhe 11-metërshin nuk mundën t’i rezistonin mllefit të Saviolës që pasi gaboi nga pika e bardhë, shënoi golin e fitores në minutën e 58, gjithsesi argjentinasi mund të ngushëllohet me faktin se pas tij gaboi në gjuajtjen e penalltisë dhe Vladimir Wiess, përsa i përket tabusë se penalltive e treta e vërteta vlen për grekët që vulsoën rezultatin sërish nga pika e bardhë me Alehandro Domingez. Kalon Olimpiakos dhe mëkat për Benfikën që realizoi një ndeshje të vështirë duke mposhtur 2-1 në Lisbonë Paris Sent German. Edinson Cavani kaloi francezët në avantazh në minutën e 37 por luzitanët u kundërpërgjigjën në minutën e 45 me anë të Lima që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit ndërsa goli i Gaitan në minutën e 58 edhe pse kaloi në eutrofi të pranishmit në Da Lauz nuk mudni t’iu sigurojë portugezëve kualifikimin pikërisht falë sukseseit të grekëve në Pire.Pas rekordit të 10 fitoreve radhazi në Champions League mposhtet edhe Bajerni i Mynihut. Bavarezët u duk se do ta kishin gjithçka të lehtë përballë Manchester City pasi i ndëshkuan dy herë anglezët brenda 12 minutash, me Tomas Muller që zhbllokoi rezultatin në minutën e pestë të takimit dhe Mario Gotzen që dyfishoi 7 minuta më vonë, por milionat e sheikëve nuk u bënë pluhur kaq shpejt pasi skuadra e Pellegrinit reagoi me David Silvën që rihapi lojën në minutën e 28 ndërsa Kolarov nuk gaboi nga pika e bardhë në minutën e 50 duke rikthyer gjithçka nga e para. Vula e fitores së citizens mban emrin e Xhejms Milner që ndëshkoi Manuel Nuner në minutën e 62-të. Për sa i përket garës për Europa Ligue në grupin D, vijon aventurën evropiane Viktoria Pëlzen që ndëshkoi 2-1 në pragë CSKA e Moscow.
/S.Sport
 
Titulli: “Dridhet” Bayerni, Galata-Juve vazhdon të Mërkurën

Pash golat se neshjen nuk e kam pa ...neshja esht shit normal shkon city rrah nje bayern dhe ne shpi i pa thyshem ..sepse dhe futbolli sot esht ba bisnes :D
 
Titulli: “Dridhet” Bayerni, Galata-Juve vazhdon të Mërkurën

ثndrra e Juventusit për të fituar titullin e tretë në Champions League u ndërpre në "ferrin e bardhë" të Stambollit.

Në një ndeshje të ndërprerë mbrëmë për shkak të rreshjeve të dendura të dëborës dhe të riluajtur të mërkurën në një fushë të mbuluar nga ngrica e balta, vendasit e Gallatasarajit realizuan surprizën e madhe të fazës së grupeve, duke arritur fitoren, rezultati i vetëm që i kualifikonte për më tej.

Për turqit, goli vendimtar u realizua në minutën e 85', me autor Sneijder.

Me këtë sukses, Gallatasaraji shndërrohet në skuadrën e 11-të që ka siguruar kualifikimin në fazën e dytë të Champions, me pesë biletat e mbetura në lojë që do të përcaktohen mbrëmjen e së mërkurës.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ekipet e kualifikuara deri më tani janë Reali i Madridit, Barcelona, Atletico Madrid, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Bayern Munich, Bayer Leverkusen, Paris SG, Olympiakos dhe Galatasaray.

Eliminimi nga Champions League nuk do të thotë përfundim të aventurës europiane për Juventusin, i cili vazhdon më tej në Europa League. / Top Channel
 
Pe: “Dridhet” Bayerni, Galata-Juve vazhdon të Mërkurën

Bajern Munchen 2-1 pjesa e pare , pjesa e dyte na del 2-3 nuk ka dyshim qe kjo ndeshje ashte bixhoz, dhe flasin pastaj per ndeshjet e kampionatit Shqiptare kur po e ben Chempios hashiqare jo me keta bark pa ngopmit te Shqiperise.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top