‘’Drejtesia shtepiake’’-punet e shtepise

*deliza*

VIP
V.I.P
'’Drejtesia shtepiake’’-punet e shtepise

Mendoni se shtepia eshte vendi ku pabarazia dhe mungesa e drejtesisë gjinore dhe sociale, shfaqet më hapur se kudo?

Jeni dakord me mendimin e ca sociologeve qe pa “drejtesi shtepiake” nuk ka drejtësi sociale?

Mendoni se reziston ende ideja ne familjet shqiptare se femrat jane te destinuara te pergjigjen per mirembajtjen e shtepise, ndersa burrat per sigurimin e te ardhurave te familjes?

E thene troc ( se ketu dua te dal :D ) si qendron puna e ‘’drejtesise shtepiake’’ ne familjet tuaja? S jane te ndara keto pune tek ju dhe cilat pune shtepiake me teper preferohen dhe behen me me shume qejf nga femrat dhe cilat me teper nga meshkujt?
 
Redaktimi i fundit:
Mami i ben punet e shpis,me mua (nganjeher..:D ),babi ka raste qe dhe gatuan...si kemi te ndara punet dhe arrijme te merremi vesh..
Ne pergjithsi sjam per faktin qe punet e shtepise duhet ti beje mashkulli,te pakten jo te gjitha..do sihte dicka shum e rendomte ta shikoje nje mashkull duke lare pjatat,apo duke hekurosur,ne nje kohe qe shtepia ka nje femer...
 
Mendoj se ajo ndarja e vjeter e puneve brenda ambientit familjar (rendit shtepiake) tanime ka perjetuar transformime te medha. Me punesimin dhe emancipimin e femres si domosdoshmeri jane zvogluar ne mase te konsiderueshme ndarja e roleve brenda mureve familjare. Pastaj ne kete ka ndikuar mjafte edhe ndryshimi i menyres se jeteses (kalimi nga familjet e medha ne familjet e vogla). Mendoj se jane te rralla familjet ku burri heziton ti ndihmoj gruas ne punet apo ne ndonjeren nga punet e shtepise, sidomos ne rastet kur te dy kthehen nga puna ditore. Tani mvaret edhe nga menyra e ndertimit te familjes por une nuk dua te besoj se ka mashkull qe heziton ti beje ndihme gruas se ti te lodhur.
Une, nuk ja them aq shume rreth puneve te shtepise por nuk pertoje fare te perzihem rreth tyre duke filluar nga kuzhina e deri ke oborri. Me deshire dhe kujdes te veqant e beje kujdesin ndaj cupes: pastrimin, veshjen, te ushqyerit etj.
Disi nganjehere me mbushet mendja se keto punet me bejne burre me dy R-ja dhe do isha ndier i turperuar nese do isha shtrire mes shtepise ne vezhgim te plakes e cila edhe ashtu e lodhur nga puna u futet puneve te shtepise te cilat per mendimin tim jan punet me te lodhshme ne bote.
E nganjehere behemi asi burri me JO te madhe :dance::dance:, dhe kur me ndjek gruaja te me rrahe futem nen krevat:
Dil se dua te te rrahe me thote -plaka
Nuk dal, njeher kam thene JO. Jam burre apo jo, njehere flet burri- ja kthej. :dance::dance:
Si perfundim mundohem te tregohem i kujdesshem rreth puneve te shtepise. Nuk ka nevoje te marre urdhera :D:eek:hh::gjujpeshk:
 
mua me pelqen te bej pune shpie.....s'dua t'i preke njeri se s'besoj t'i beje njeri si dora ime :p
 
Mami me kishte thene njehere se deri sa une dhe motra ime kemi qene te vogla, dhe ata te dy kane qene ne pune, babi im e kishte ndihmuar shume. Me kishte be pershtypje shume kjo gje, se nuk e mendoja ndonjehre se babi im mund te kete bere pune shtepie :D. Tani kuptohet qe nuk ka pregadit dreken apo te fshi dyer e dritare, po se paku veshjet qe ka mbath per ne pune i ka lare dhe i ka hekuros vete :). Ne kete kohe tani kur jemi tre femra ne shtepi, babin e mbajme si mbret, nuk e lejme te prek ndonje gje me dore. :D. Mirepo, punen e tregut apo pagesen e faturave vazhdon ta ben ai.

Gjithsesi, mendoj se dhe sot ne shume vende rurale vazhdon te jete rezistente ideja se burri qe mund te ndihmoje gruan ne ndonje pune shtepie humb nje pjese nga krenaria dhe burreria e vet. :26: Do ishte mire sikur te varosej me ky mendim dhe kjo bindje dhe secili te jepte kontributin e vet shtepiak ne perputhje me aftesite dhe pelqimet e tyre.
 
Në momentin që të dy bashkëshortët jan në marrdhënie pune është e drejt që mirbajtja e higjenës se shtepis dhe rregulli të vij nga të gjith komponentet e shtepis.
Nuk eshte çeshtje ndihme, eshte detyre per te gjith, burri gruaja dhe nese femijet jan aq te rritur per te ndihmuar, sikur dhe vetem marrjen e pluhurave.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top