Dosja Ami

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Dosja Ami

ImageNëse rishfaqja e sezonit të dytë të Dosjes Portokalli, të tjerëve u ka servirur edhe njëherë momentet më pikante të kabaresë të humorit e të qeshura pa fund, neve na ka shërbyer për një tjetër gjë: për të zbuluar strategjinë që Amarda Toska ka ndjekur për të arritur deri këtu. Zbulojeni...

Klaudeta Skënderasi



Përpara fustanit që bashkë me stilisten Enada At’Nikolla kemi përzgjedhur për shërbimin fotografik, Ami përdredh buzët. “Mini? Po mendoja për diçka më serioze. Vërtet jam vajzë spektaklesh, por nuk më pëlqen të luaj shumë”. Kërkon me çdo kusht që imazhi i ndërtuar në gjithë këta vjet të ngelet po ai, pa i ndryshuar as edhe një presje.

Katër vjet më parë, kur sapo kishte shkelur skenën e “Portokalli”-së, sigurisht, gjërat qëndronin ndryshe nga tani. Amarda Toska ishte thjesht një ish-balerinë e panjohur, që kishte fituar audicionin për të qenë prezantuesja e parë e kabaresë “Portokalli”. Gjithçka ishte e qartë. Do të qëndronte një sezon më shumë, nëse të tjerët bindeshin se Ami vlente. E për t’ia arritur kësaj, i pari vinte imazhi. Sigurisht që edhe Ami e dinte mirë se cila ishte gardëroba e duhur në këto raste: Minifunde që të nxirrnin në pah këmbët, bluza me gjatësi të kursyer të ngjitura pas trupit, taka të larta, dekolte… E dinte mirë së nuk ishte as vendi e as koha për të kërkuar më shumë se aq.

Sidomos kur mbi kokë i qëndronte si pikëpyetje e madhe vendimi që kishte marrë për t’i thënë lamtumirë baletit. Sigurisht që e mendoi mirë largimin. Peshoi humbjet, por edhe avantazhet. E në fund zgjodhi të largohej njëherë e përgjithmonë nga trupa e baletit të Albi Nakos në TV Klan për të synuar spektaklin në Top Channel. Pavarësisht se ajo do të ishte thjesht shoqëruesja bukuroshe e Agron Llakës dhe pesha e prezantimit nuk do të binte mbi të. Të gjitha këto i kemi parë prej disa të dielash, kur të gjithë i jemi kthyer edhe një herë arkivit të pjesëve më të mira të “Portokalli”-së. Aty kemi parë një Amardë aspak të ngjashme me këtë të sotmen. ا’ka na ka ngacmuar t’i rikthehemi edhe një herë së shkuarës së saj vetëm për një qëllim: për të zbuluar se cila ka qenë strategjia e saj për t’u shndërruar nga një vajzë e panjohur, në një imazh të qëndrueshëm dhe të pëlqyer në të gjitha herët...



Koha do të tregonte se Amarda Toska nuk ishte aspak vajza që ishte gati të bënte gjithçka për të arritur protagonizmin me çdo kusht. Ata që vinin bast se ajo do të zhdukej po aq shpejt sa edhe u shfaq, tani me siguri kanë ndërruar mendim. Sepse Ami pati një strategji të mirëmenduar, që i vlejti për të kapërcyer një e nga një të gjitha sezonet e “Portokalli”-së. Të sfidonte madje edhe konkurrenten e saj më të fortë, Xhemin, një tjetër prezantuese po aq e bukur, që iu bashkua dyshes Toska-Llaka, por që nuk arriti përtej një sezoni dhe nuk lëkundi pozitat e Amit, që ndërkohë e kishte çimentuar rolin e saj të përhershëm. Po si e kishte bërë këtë? Duke krijuar po aq, pak e nga pak, imazhin e vajzës së mirë. Duke dalë kundër rrymës, në një kohë kur vajzat e tjera kanë treguar se moda është një tjetër. ثshtë ajo e të qenit snobe, e veshjes ekstravagante me sa më shumë lëkurë të zbuluar, e ndonjë skandali të vogël pa zarar, që të katapulton nëpër faqet e para të gazetave, e kërcimit mbi banakun e pub-it, e buzëqeshjes para aparateve të paparacëve dhe e sloganit: “Rëndësi ka që të tjerët të flasin për ty; mirë apo keq, kjo pak rëndësi ka”. Ami kishte tjetër ide në kokë. Pa zgjedhur asnjë prej alternativave të mësipërme. Në vend të tyre, preferoi të rrinte e tërhequr, të vazhdonte jetën e saj. Të rrëfente pak, të mos shfaqej vend e pa vend, të mos ndodhej në mes të zhurmës, e mbi të gjitha të mos bënte lojëra të forta me imazhin. Me të fituar pak terren e me t’u bindur se këtej e tutje skena e “Portokalli”-së ishte e saja, filloi të krijonte pak nga pak figurën e saj, imazhin e një vajze të qetë por shumë të ëmbël, që sapo kishte mbaruar Fakultetin e Psikologjisë, me flokë të gjatë e të zinj pis, që nuk u prenë më asnjëherë, me veshje të matur, e që nuk çmendej befas të merrte mikrofonin e të këndonte për të treguar se “unë di ta bëj edhe këtë”. Preferoi të qëndronte po aty. Të shfaqej vetëm një herë në javë, të mos kërkonte të bënte më shumë sesa mundej, derisa javë pas jave të rrëfente edhe se tani ia kishte marrë dorën mirë, duke mos pasur më frikën se një vajzë tjetër do të vinte befas dhe do t’i zinte vendin. Madje tani mund të pohojë edhe këtë tjetrën: “Unë ndihem e sigurt për çdo projekt që mund të më ofrohet tani, jo vetëm tek “Portokalli”-a. Në një të ardhme mund të gjendem në një projekt tjetër, po kaq impenjativ”.



Ama, pavarësisht strategjisë së saj, një gjë nuk mundi dot ta shmangte: vëmendjen e faqeve rozë të gazetave. Sidomos në kohën kur lidhja e saj me Ermal Mamaqin ishte zbuluar prej të gjithëve. Mund të quhet pa frikë një ndër lidhjet më të përfolura. Fillimisht prej atyre që i njihnin dhe pastaj dalëngadalë kudo ku ishin ata, një shkrepje aparati do t’u jepte sinjalin e qartë se të nesërmen do të gjenin foton e tyre në ndonjë gazetë bashkë me komentin përkatës, që nuk do të kalonte pa shkaktuar zhurmën e radhës edhe në publik. Por që do të pritej fare qetësisht nga ata të dy. Edhe për shumë kohë pas kësaj zhurme, ata do t’i qëndronin stoikë vendimit që kishin marrë: për të mos dhënë asnjë lloj rrëfimi në lidhje me këtë histori. “Ne nuk bëjmë show të shtirur vetëm për të kapur ndonjë faqe reviste, sepse jemi të velur nga daljet e tepërta në media”, tregon Ami. E sa më indiferentë qëndronin ata, aq më të interesuar bëheshin të tjerët përreth tyre, sidomos shtypi, duke qenë të bindur se imazhi i Amit përkthehet me shumë kopje të shitura. Ndaj disa herë Ami e ka gjetur veten nëpër kopertina revistash pa e ditur as vetë. Ndërkohë që bashkë me Ermalin preferuan të zgjidhnin me kujdes revistën ku do të shfaqeshin për herë të parë menjëherë pas fejesës (ishte pikërisht revista “One”), duke realizuar shërbime fotografike në të cilat Ami u shfaq përherë e njëjta: një vajzë me buzëqeshje të ëmbël dhe flokë të zinj me onde të mëdha, që i derdhen mbi supe. Jo vetëm që nuk tentoi kurrë të ndryshonte pamjen e saj me modele e ngjyra flokësh (nuk kishte pse t’i shkonte ndërmend të modelonte buzët apo hundën; janë perfekte ashtu siç janë), por pikërisht atë imazhin e saj të përhershëm diti ta shfrytëzonte më së miri në favor të sipërmarrjes që para një viti ndërmori bashkë me Ermalin. Në një nga pallatet e zonës së “21 Dhjetorit”, në katin e dytë, pas fasadës së xhamtë, ku dallojnë disa manekinë veshur me fustane nusërie, Ami ka shtrirë mbretërinë e saj: një agjenci e specializuar në organizimin e ceremonive, duke filluar që nga një ditëlindje e thjeshtë, duke vazhduar me konferencat e duke mbaruar me dasmat. E sigurisht që edhe për këtë Ami ka se kujt t’ia dijë për faleminderit: imazhit, që pasi i siguroi njohjen, e shfrytëzoi edhe për biznesin. “Në fakt, ky ka qenë një nga qëllimet. Duke qenë të dy figura të njohura, nuk kishim pse të mos e vinim këtë në funksion të biznesit tonë. Jo më kot është vendosur që emri im të jetë i dukshëm që në logon e agjencisë, ndërsa ai i Ermalit disi pas kuintave. Menduam se imazhi femëror është më tërheqës, ndaj edhe agjencia u quajt “Ami Special Events””, tregon Ami. Sigurisht që në hyrje i kanë parë të gjithë fotot gjigante ku Ami ka pozuar e veshur nuse. Nuk e ndryshoi pamjen as kur vendosi të merrej me biznes. Përkundrazi, u mbështet pikërisht tek imazhi. Në këtë pikë është e vendosur. “Më pëlqen të thuhet: si flokët e Amit, si stili i Amit. Në fund të fundit, çfarëdo që të bëj, unë mund të ndryshoj pamjen, por jo thelbin”. Në fakt, as pamjen nuk e ka ndryshuar. ثshtë veshur në të bardha dhe ka lëshuar flokët e zinj me onde të mëdha mbi supe. Ka vendosur se kështu është më mirë. Ashtu siç vendos në fund që të veshë fustanin e shkurtër që ka krijuar Enada At’Nikolla. E bindur se kjo nuk ia dëmton imazhin. Tashmë nuk është më koha kur ajo u shfaq më së pari në ekran dhe duhej të bindej për gjithçka. Tani vendos ajo se çfarë është mirë për të dhe çfarë jo. Që të përkëdhelet pak ndërsa pozon, sigurisht që nuk është ide e keqe.



ImageShtëpia jonë

Tani që ka kaluar një vit nga krijimi i biznesit dhe tre vjet e gjysmë nga lidhja me Ermalin, gjërat duket se shkojnë vaj. Ami po pret të fillojë sezonin e ri të “Portokalli”-së, ku prezantuesja do të jetë sigurisht ajo dhe ndërkohë po i përkushtohet biznesit, bashkë me Ermalin, lidhja me të cilin tani është bërë edhe më e fortë, sepse së shpejti do të kenë një shtëpi të tyren dhe do të jetojnë më në fund nën një çati. “Kemi filluar prej kohësh që ta mobilojmë. E kemi marrë me qetësi zgjedhjen e një stili të veçantë, ashtu siç kemi marrë me qetësi edhe bashkëjetesën; nuk kemi pse të nxitohemi”, tregon Ami ndërsa rrëfen se në atë shtëpi të madhe nuk është menduar ende një dhomë për bebin. “Unë mendoj se edhe kjo duhet marrë me qetësi dhe do të vijë më vonë, pasi unë dhe Ermali të kemi menduar t’i dedikohemi seriozisht personit të tretë që do t’i shtohet familjes sonë”.



Copëza pushimesh

I kanë shfrytëzuar shumë dhe pak ditët e verës. Shumë për agjencinë, sepse vera ka qenë një sezon i ngarkuar dasmash dhe pak për të pushuar. “Jemi shkëputur nga pak dhe kemi bërë pushime të pjesshme. Pese ditë në Turqi dhe në fund të gushtit 8 ditë në Spanjë, që në fakt (këto të fundit) ishin udhëtim pune për biznesin tonë, por që ne i shfrytëzuam edhe për pushime”. Sigurisht që bashkë me përkushtimin ndaj biznesit kanë gjetur pak kohë edhe për njëri-tjetrin larg Tiranës. Udhëtimet do të mbyllen vetëm në shtator, me koncertin e Madonës në Budva, dhe me disa plane të reja në kokë, por që Ami preferon të mos i zbulojë për momentin. Kur të vijë koha, me siguri që do të na i rrëfejë.



Toska ishte thjesht një ish-balerinë e panjohur, që kishte fituar audicionin për të qenë prezantuesja e parë e kabaresë “Portokalli”. Gjithçka ishte e qartë. Do të qëndronte një sezon më shumë, nëse të tjerët bindeshin se Ami vlente.



Ami pati një strategji të mirëmenduar, që i vlejti për të kapërcyer një e nga një të gjitha sezonet e “Portokalli”-së. Të sfidonte madje edhe konkurrenten e saj më të fortë, Xhemin, një tjetër prezantuese po aq e bukur, që iu bashkua dyshes Toska-Llaka, por që nuk arriti përtej një sezoni dhe nuk lëkundi pozitat e Amit, që ndërkohë e kishte çimentuar rolin e saj të përhershëm.




Revista One
 
te na trashegohet cifit i lumtur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top