Dokumenti/ Zbardhet marrëveshja me 12 pika për reformën zgjedhore

Gazeta Mapo zbardh marrëveshjen e arritur nga Këshilli Politik, për reformën zgjedhore.
lg.php
1- Identifikimi elektronik ODIHR sugjeron se nisjen me një projekt pilot në jo më shumë se 20% të votuesve. Megjithatë partitë u shprehën të vendosura të mbështesin identifikimin elektronik 100% në zgjedhjet e ardhshme. Zbatueshmëria do të vendoset nga KQZ me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë. Qeveria garanton fondet për implementimin.
2 – KQZ KQZ do të ketë nënkomisioner që do të merret me procesin e identifikimit elektronik dhe do të ndihmohet nga ekspertët ndërkombëtarë.
lg.php
3 KQZ Struktura e KQZ do të përbëhet nga 5 anëtarë.
4 – Komisionet e Numërimit- Dy zyrtarë jo politikë. 2 do të jenë të maxhorancës e dy të opozitës, ose 3 vëzhgues , ose një monitories për secilën nga 4 partitë parlamentare fituese në zgjedhjet e 2017.
5- Qendrat e votimit: Dy anëtarë të komisionit janë të zgjedhur nga maxhoranca dhe minoranca ndërsa 3 përzgjidhen me lotari nga KQZ. Vetëm njëri prej tyre do të ketë rolin e vendimarrësit, dy të tjerët do të asistojnë.
6- Zonat e Administrimit Zgjedhor do të jetë e njëjta strukturë si ajo e qendrave të votimit
7- Kolegji Zgjedhor duhet të përbëhet nga gjyqtarë që më përpara kanë kaluar vetingun
8 – Procesi i apelimit – Kolegji Zgjedhor mbetet i pandryshuar. Nuk do të jetë Gjykata Kushtetuese.
9 -Depolitizimi: Nuk do të ketë ndryshime në administratën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme. Punonjës të sektorit publik do të kenë mundësi të jenë pjesë e administratës zgjedhore
10 Adoptimi – të gjitha propozimet e dakordësuara do të draftohen në një amendament ligjor që do të rishikohet nga Këshilli Politik. Çdo korigjim nëse do të propozohet duhet të kalojë më parë në këshillin politik.
11- Këshilli Politik do të vjijojë diskutimet për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR sa i takon blerjes së votave.
12- Kur do të hyjnë në fuqi – Pikat 1,2 , 3, 7, 8, 9, 10 dhe 11 dhe dy shënimet më poshtë do të hyjnë në fuqi në zgjedhjet e ardhshme. Pikat 4, 5, 6 do të hyjnë në fuqi zgjedhjet e tjera
zbardhet-marreveshja.jpg
Zbardhet-marreveshjaa.jpg
 
Attachments

  • zbardhet-marreveshja.jpg
    zbardhet-marreveshja.jpg
    94.5 KB · Shikime: 0
  • Zbardhet-marreveshjaa.jpg
    Zbardhet-marreveshjaa.jpg
    91.7 KB · Shikime: 0
  • zbardhet-marreveshja.jpg
    zbardhet-marreveshja.jpg
    94.5 KB · Shikime: 0
  • Zbardhet-marreveshjaa.jpg
    Zbardhet-marreveshjaa.jpg
    91.7 KB · Shikime: 0
Shekulli 21 :unsure:

Njerezia po blejne troje ndertimi ne Mars
Ne akoma diskutojme per sigurine e votes (vullnetit tone)
 
Oooo vdiqa... Rudina Hajdari thjesht ka shkruar emrin - ka harruar te vendosi edhe firmen si nenshkruesit e tjere! lool lool lool lool lool lool lool lool
 
Attachments

  • zbardhet-marreveshja.jpg
    zbardhet-marreveshja.jpg
    94.5 KB · Shikime: 0
  • Zbardhet-marreveshjaa.jpg
    Zbardhet-marreveshjaa.jpg
    91.7 KB · Shikime: 0
  • zbardhet-marreveshja.jpg
    zbardhet-marreveshja.jpg
    94.5 KB · Shikime: 0
  • Zbardhet-marreveshjaa.jpg
    Zbardhet-marreveshjaa.jpg
    91.7 KB · Shikime: 0
Ne boten e civilizuar te shkruash emer mbiemer me shkrim dore nenkupton firme.(nenshkrim)

Perdoret edhe firma, edhe pse nuk eshte gjithmon e nevojshme. Gjithsesi, mire eshte te ndiqet praktika e vendit ku nenshkrohet dokumenti.
 
Nese ka diçka qe jam i lumtur nga kjo marreveshje, eshte djegia e sahanlepirsve te ashtuquajtur opozita parlamentare. Verma te tille nuk i bejne mire shoqerise Shqiptare, pavaresisht perkatesise.
Çfare ndodhi?!
Asgje e re, perveçse nje show mediatiko ambasadoresh.
 
Po Luli?
 
Linde pyetje: Pas ketij dokumenti famoz do votojme ne apo ata qe numerojne vota? :p
 
Luli, ti beje listat jo me kunatin por me bazen, ka mundesine ta vendosi veten e tij ne pozicionin e Kryeministrit te ardhshem. Nese do ti beje listat me kunatin, te zbythet ne Hollande pas zgjedhjeve.
 
Do me besh mua kryetare partie?

Luli ka kohe qe ben lojen e Rames.
 
Po ce do nje post te tille, besome, nuk ia vlen!
Me mire, nje post € se sa nje manikin.
 
Sa per permbajtjen e marreveshjes, me duket se asgje nuk ka fituar opozita!

Kerkoi me kembengulje qeveri teknike dhe deshtoi!

Pretendoi shqetesim per vjedhje vote por cuditerisht nuk kerkoi fare ashpersim te ligjit kur dikush vjedh/blen/shet voten. Kete gje e sugjeroi Rama, por me sa duket ra ne vesh te shurdher dhe arsyeja kuptohet lehtesisht.

Dhe dicka tjeter: mos u beni pesimist pse nuk u be ndonje marreveshje transformuese. Themelet e zgjedhjeve te lira nuk qendrojn ne marreveshjet e biseduara dhe nenshkruara si kjo me siper. Themelet jane te reforma ne drejtesi. Te nje prokurori e fuqishme dhe te gjykata te pavarura. Ato po krijohen, dhe Shqiperia eshte ne drejtimin e duhur.

p.s. opozita pati gjysmen e qeverise nen drejtimin e saj ne 2017, si edhe zyrat e rendesishme te hipotekes(?), dhe perseri deshtoi. Kote kerkonte qeveri teknike. Kote kerkon pretekste per aq kohe sa drejtohet nga tradhetare, vrases dhe te paafte si Berisha, Basha, Meta dhe Kryemadhi.
 
Po mi shoqe po ne endrra ? Shqiperia, do edhe shume vite, te behet, popull i mbrapsht.
 
Firma(nenshkrimi) dhe shkrimi me dore i Emer mbiemer percaktojne kaligrafine e nje personi e cila eshte unike per secilin prej nesh si dhe eshte ajo(pra njera ose tjetra) e cila tregon autenticitetin e atij dokumenti te nenshkruar.
Same thing.

Teknikisht ke te drejt. Por e kisha me shume me humor, ku premisa ishte praktika tradicionale e vendit (ku hidhet firma).
 
Marla, e rendesishme per Lulin nuk eshte se cfare mendon elektorati per marreveshjen e tij ne zgjedhje. E rendesishme per te eshte fitorja sa me e thelle ne zgjedhjet e ardhshme qe jane vetem muaj larg. Mjetet dhe menyrat se si behen keto, nuk kane rendesi. E rendesishme eshte qe opozita ti fitoje keto zgjedhje.

Perendimi keto zgjedhje do ti ndjeki me nje interes dhe monitorim te jashtezakonshem dhe do te vezhgoje dy gjera:
- nese partia ne pushtet perpiqet te rikrijoje skenarin e 2017.
- sa e organizuar dhe e vendosur eshte opozita per ta nxjerre vendin nga kriza.

Nje opozite e bashkuar ne keto zgjedhje do te thote nje PS e izoluar jo vetem perballe opinionit nderkombetar, por edhe atij vendas. Nje fushate e perbashket e opozites, do te percoje mesazhin e duhur tek elektorati shqiptar dhe do ti shtyje ata qe te shkojne e votojne per opoziten, ashtu sic votuan edhe ne 1992. Shqiptaret gezojne nje kulture te ulet politike dhe ajo qe i prin ata nuk eshte llogjika por emocionet.

Voten ne Shqiperi e nxjerr emocioni dhe nje opozite e bashkuar ne zgjedhje do te krijoje nje klime te duhur emocionale ne elektoratin shqiptar.
 
Miratimi i marveshjes keto dite tregoi qe gjithe faktori politik ne vend u tall me popullin per 3 vjet rrjesht thjesht per te vonuar procesin e reformes ne drejtesi.

Mendoj qe PD-ja nuk eshte ne momentet e saj me te mira me lidershipin qe ka momentalisht.

Kur shoh parlamentin tani dhe shof ato nenprodukte lista deputetesh PD-je mbushem me trishtim me thene te drejten. PD ka humbur kredibilitet ne elektoratin shqiptar. Gjithesesi ka dhe te pakenaqur nga ana e te majteve per qeverisjen e te majtes.

Mendoj qe faktor kyc per zgjedhjet e ardhshme eshte serish faktori nderkombetar. Ke do perkrahin ata qe do rrije ne pushtet mbas zgjedhjeve. Analiza ne mendjen time me thote qe do zgjedhin Ramen, per faktin se PD do reformim ne strukturen drejtuese dhe organizative te saj, si dhe Rama eshte good team player me nderkombetaret, permbush cdo kerkese te tyre dhe per kete mendoj qe ata do e perkrahin serish.
 
Te kerkosh qe Luli te kandidoje kunder Edi Rames, per mua do te thote te jesh i te njejtit kallepi si Edi Rama. Rama eshte nje psikopat klinik i tipit Uc Karavastaja qe nuk e ka vendin ne Kryeministri por ne psikiatri.

Ne plan te pare, "pakti i mirekuptimit" mes PD-PS te le nje shije pozitive. Por po ta mendosh pak thelle, fakti qe nje "pakt politik" i tille behet nen kujdesin e nderkombetareve ne “shtepine” e tyre eshte nje garanci me shume per Opoziten dhe jo per poziten e Kuvendit.

Marla, duam apo nuk duam, ka shume mundesi qe kryeministri i ardhshem te jete Basha.
 
Pakti ishte thjesht presion i nderkombetareve. Merruni vesh dhe finalizoni reformen ne drejtesi. Une keshtu e kuptova.

E kena ndonje bast qe zgjedhjet vitin tjeter i fiton e majta serish?
 
Kur te duash me sa te duash.
Kete e kam info, ti e di kur te them info ?
Kapitull i mbyllur, ne tetor behen zgjedhjet lokale, ne pranvere ato te pergjithshme.
 
ne tetor tani? jo ska shanse

ndoshta mund te kete qeveri teknike 2-3 muaj para zgjedhjeve te qershorit 2021 por lokale nuk e besoj.

Gjithesesi logjika ime mendon qe PS do fitoje dhe 1 mandat tjeter 4 vjecar.
 
Qeveria teknike ka rene poshte. Ajo thjeshte ishte ceshtje ngritje steke.
Ne tetor ke zgjedhje lokale.
Pas shm vitesh PD do te rimarre bashkine e Tiranes. Teatri, ishte lufte e brendshme ne PS (VeliajvsRama), me kalimin tek bashkia e Tiranes, dhe me shembjen e tij, kedo kandidat te vendose opozita, e rrezon Veliajn (fale Rames).
Lufta e brendshme eshte shume me e keq se sa ajo me kundershtarin historik.
 
S'ma merr mendja se shqiptaret jane aq budallenj sa te votojn Lulin per kryeminister, sado emocionale t'a bej fushaten PD-ja. Ka shume njolla historku i tij politik.

U vrane 4 protestues ne 21 Janar kur Luli ishte minister i brendshem. Menaxhim katastrof i protestes. Mos te flasim pastaj per menaxhimin politik te Berishes pas protestes, duke i'a faturuar vrasjet opozites, duke fshire serverat e kryeministrise, dhe duke akuzuar per grusht shteti kedo qe nuk ishte me PD-ne (kryetarin e opozites, kryeprokuroren, presidentin dhe Top Channel nese s'gaboj).

Si minister i jashtem, nenshkroi tradheti kombetare. Edhe Enver Hoxha qe ishte diktator dhe nuk vendoste asgje siper interesit personal nuk e shiti Shqiperine sic beri Luli/Berisha me marreveshjen e detit.

Si minister i transportit thuhet se shkaktoi deme kolosale financiare me parregullsi ne Rrugen e Kombit, dhe i shpetoi gjyqit me raporte mjekesore.

Si kryetar i opozites s'ka paraqitur kurre platform bindese, por eshte perpjekur t'a marri pushtetin 'me cdo kusht', me skandale te montuara si Babale, me protesta me shishe molotov dhe me kercenime per lufte civile. U perpoq edhe te bllokonte reformen ne drejtesi. E vetmja arsye pse opozita votoi reformen ishte sepse ambasada e SHBA-ve i beri presion te drejtperdrejt cdo deputeti (kush nuk voton futet ne liste te zeze te SHBA-ve).

Poashtu, gjasat jane qe LSI do shembet rende vitin e ardhshem. LSI s'ka ideologji, nuk ngjall respekt te askush. Eshte thjesht nje koorporate e cila tani s'ka asnje pushtet... E VETMJA menyre per mbijetese per LSI eshte te blej vota. S'besoj se do blej dot aq shume sa i duhet per te ruajtur nivelin e zgjedhjeve te 2017-es. PD s'ka shanc te vij ne pushtet nese LSI derrmohet.
 
Redaktimi i fundit:
Ai ishte ministri i transportit qe beri te mundur rrugen Durres-Kukes. Ai ishte ministri i jashtem qe beri te mundur liberalizimin e vizave me BE per shqiptaret. Ai ishte edhe ministri i rendit qe beri te mundur mbrojtjen e institucioneve dhe rendit kushtetues ne vend ne 21 janar 2011. Ai ishte edhe njeriu qe beri fushaten elektorale me moderne dhe te qyteteruar qe ka pare Shqiperia ne keto 30 vjet pluralizem, ne garen per Bashkine Tirane duke mundur e zhveshur nga pushteti psikopatin dhe majmunin e cirkut Edi Rama.

Nje te mete ka ai, ne fakt nuk eshte e vogel per partine, degjon dhe ndikohet nga “kunati”!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top