Do një ةdith Piaf apo një Lolitë?

eGo0sTyle

System Engineer
rezart-lahi-300x214.jpg


Imazhin e një jete të plogësht reflektojnë baret e mbushura plot me të rinj në Tiranë në orët e gjata të vegjetimit. ثshtë bërë zakon nga i cili zor të heqin dorë. Nga vjen kjo? Ku janë ambientet e tjera në Tiranë, ku orët mund të kalohen në aktivitet, pa patur frikë se do largohemi prej tyre me ndjesinë e keqe që lë në shpirt bjerrja e kohës? prej këtu e mori idenë për një biznes ndryshe Rrezart Lahi, gazetari 30 vjeçar, kur filloi të ideonte një program aktivitetesh për një bar si “Havana Exclusive Club”.

Ideja e parë ishte e ajo e një klubi social (nga anglishtja “social club”), që i referohet një ambienti të caktuar ku njerëzit mblidhen, fjalosen përpara një gote, luajnë lojëra, shohin filma. I fundit program që u fut te “Havana..” ishte ajo e një kinemaje verore, meqë gjatë stinës së nxehtë, një film shikohet më mirë ambiente të hapura. Rrezarti ka parasysh të rinjtë e huaj e viteve ‘50-’60, që “merrnin makinat dhe i kthenin lëndinat në salla kinemaje”.

Kinemaja gjendet në verandën e katit të dytë të barit që gjendet në krah të shkollës “Petro Nini Luarasi”, në rrugën “Sami Frashëri”. Kolonat në formë U-je rreth e qark verandës nga ku fluturojnë shpesh perdet e bardha, karriget e kashtës, muret e mbuluara me vargje lulesh të thata, e bëjnë “Havanën” një ambient çlodhës dhe të freskët. Në fund të verandës është vendosur bezeja e kinemasë. اdo ditë aty shfaqen dy lloj kategorish filmash, më të fundit që i gjen edhe në kinematë e tjera në Tiranë, por edhe filmat retrospektivë. Pushim është vetëm fundjava, ku planifikohen të tjera aktivitete muzikore dhe të arteve figurative. Shfaqet në këtë kinema një film si “Lolita” (1997) e Adrian Lyne, ashtu edhe një “La vie en rose” filmi që Olivier Dahan krijoi mbi jetën e këngëtarës ةdith Piaf, po ashtu edhe filmat e superheronjve si “X-Man” apo drama aktuale si “The tree of life”. Rrezarti i përzgjedh filmat sipas shijeve të shikueseve të kinemasë, stafit të njerëzve me të cilët punon dhe më e rëndësishmja: ndalet te ata filma të “kohës së artë të kinemasë”, kur flitet për kinemanë retrospektivë.

Programi i filmave është i fundit që u fut në kalendarin e aktiviteve të “Havanës”. Janë 7 ambiente të ndryshme në bar. Tashmë klubi social ka një sallë interneti që mund ta shfrytëzojnë të gjithë, ata që kanë dhe nuk kanë një laptop. Në krah të kësaj dhome është ajo e sportit, ku luhet shah, monopoli, letra. Ka një dhomë muzike, instrumenta muzikorë që mund të vihen në punë edhe nga amatorë. “Një doktor mund të krijojë një bandë të vetën me një informaticien, me një kirurg dhe gazetar”. ثshtë provuar dhe ka funksionuar!

Gjithçka shijohet falas në këtë ambient, ku ideuesit kanë për qëllim kryesor “t’i japin vlerë orëve të lira në kafene”.

Edhe vetë organizatorët nuk kanë shpenzuar edhe aq në arredimin e ambientit. I kanë besuar vetëm aftësive krijuese të tyre. “Kemi marrë një penel dhe kemi lyer gjithçka vetë. اdo gjë e kemi dizenjuar vetë, karriget, tavolinat, nuk është se janë blerë të gatshme. Kemi punuar me laps e letër. Ambienti ka frymëzuar edhe ca miq të mi kubanë, që jetojnë në Tiranë, që të krijojnë një bar “antifashion”, por që t’i përgjigjet emrit që mban”.

Ai që e ka vizituar barin e sheh që kjo është e vërtetë. Nuk ndihet Havana, vetëm në koktejlet Mohito, apo Kubanito, por në çdo ambient. Purove mban në buzë Che Guevara në shumicën e fotografive, të tjera rrinë të mbyllura brenda disa vitrinave. Në mur gjenden mbishkrime të revolucionarit argjentinas, por edhe të panjohura që i lexon me kënaqësi si “Jeta nuk vërtitet rreth njohjes së vetes. Ajo vërtitet rreth krijimit të vetes”. Në krah të Guevara-s, është Kastro që pohon: “Vamos Bien”, e sa e sa të tjerë protagonistë të ngjarjeve në Kubë.

“Havana Exclusive Club” bën përshtypje në Tiranën që në verë harron të marrë frymë, kur institucionet e kulturës i vënë drynin dyerve dhe kur dita shpesh zvarritet nëpër kafenetë e lodhshme për trupin dhe mendjen.


Shekulli.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top