DnV: Po rritet numri i parregullsive

Love

βeℓℓe â๓e
Sipas Koalicionit të organizatave “Demokracia në Veprim” deri në orën 12:00, në terë Kosovën kanë votuar mbi 14 për qind e qytetarëve, për zgjedhjet lokale. Mirëpo, sipas vëzhguesve të këtij koalicioni ende vazhdon të përcillet me parregullsi procesi zgjedhor nëpër disa komuna

rtklive02450311201345.jpg


Zgjedhjet e sotme po monitorohen nga koalicioni i Organizatave Joqeveritare, “Demokracia në Veprim”. Përfaqësuesi Driton Selmanaj, tha se nga terreni janë raportuar më shumë se 100 raste të votimeve familjare. Vëzhguesit kanë informuar se ka pasur edhe fotografim të votës, ka pasur prezencë të personave të paautorizuar, duke bërë presion mbi votuesit në disa qendra. Disa persona kanë tentuar të votojnë më shumë se një herë.

Sipas vëzhguesve të Demokracisë në Veprim, vazhdon të rritet numri i parregullsive në këto zgjedhje, duke u identifikuar raste të shumta të votimeve familjare, fotografim të votës, presion mbi votuesit, e probleme të tjera.

“Vazhdohet me votime familjare, ku sipas të dhënave të raportuara nga vëzhguesit tanë kemi më shumë se 100 ratse, të evidentuara në Prishtinë, Skenderaj, Prizren, Rahovec, Ferizaj, Suharekë, Lipjan Gjilan. Parregullsi tjera kanë të bëjnë me fotografimin e votës ose dyshimin se persona të caktuar po e votojnë votën e tyre, një rast i tillë është evidentuar në Gjilan, në Lipjan, në Suharekë, Mitrovicë. Parregullsi të tjera, në Prizren në Shkollën “Motrat Qiriazi” dhe “Avdyl Frashri”, ka prezencë të madhe të personave të paautorizuar ku po pengojnë procesin e votimit dhe po ushtrojnë presion mbi votuesit”, tha Driton Selmanaj.

Parregullsitë e tjera, sipas Demokracisë në Veprim, kanë të bëjnë me mos kontrollimin e gishtërinjve të votuesve në disa qendra dhe me praninë e personave të paautorizuar në qendrat e votimeve.

“Në Has, fshati Mazrek është raportuar se votuesve nuk po u kontrollohen gishtat dhe procesi i votimit po zhvillohet pa u kontrolluar gjurmët e gishtërinjve, në Novobërdë tre persona kanë tentuar të votojnë më shumë se një herë, në Rahovec, një person ka asistuar në tre persona të tjerë, në Mitrovicë dyshohet për cilësinë e dobët të sprejit, ku vërehen persona të paautorizuar ne korridore të një qendre të votimit. Në Prizren, prania e personave të vdekur në listë, ku janë evidentuar më shumë se tetë raste. Në Prishtinë në Shkollën Hasan Prishtina, një komisioner ka votuar dy herë”, thaksoi ai.

Sa i përket procesit të votimit në veri të vendit, Selmanaj tha se vëzhguesit raportojnë se rreth qendrave të votimeve ka persona të cilët kërcënojnë votuesit.

“Ka persona ët paautorizuar të cilët po kërcënojnë në mënyrë ët vazhdueshme votuesit potencial, madje në qendra të caktuara edhe anëtarët e këshillave të vendvotimeve. Ndoshta kjo situatë po ndikon që numri i votuesve në atë pjesë të jetë i vogël. Nuk ka ndonjë incident të theksuar apo të veçantë.”

Sipas Selmanajt, në krahasim me zgjedhjet e kaluara, në këto zgjedhje është një trend më i ulët i votuesve për të votuar, por siç tha, në orët e pasdites do të rritet numri i qytetarëve që do të dalin në zgjedhje.
rtklive.com
 
Titulli: DnV: Po rritet numri i parregullsive

Vazhdon të rritet numri i SMS-ve me parregullsi

Qytetarët po vazhdojnë të dërgojnë SMS në numrin falas në të gjithë operatorët telefonik 500 88, me të cilët po i paraqesin parregullsitë që kanë hasur gjatë procesit të votimit. Deri rreth orës 13:00 në këtë numër janë dërguar rreth 2 mijë SMS. Në qendrën ku i pranojnë këta SMS, tregojnë se qytetarët nuk po ndalen duke dërguar SMS dhe për të paraqitur gjithçka që shohin të parregullt në qendrat e votimit në gjithë Kosovën.

rtklive04140311201332.jpg


Visare Aliu nga organizata për Shoqëri të Hapur ka thënë se vazhdon të rritet numri i SMS-ve që po arrijnë në numrin falas në gjithë operatorët.

“Numri është në vazhdimësi në rritje. Deri me tani kanë arritur 1882 dhe ky numër rritet brenda minutave. Kryesisht janë probleme që paraqiten në listën votuese, po ashtu, kemi raste kur janë lajmëruar menaxhime të dobëta në qendrat e votimit, kemi disa raste tjera të shpeshta, që janë fotografimi i votës, votimi familjar, po ashtu, janë problemet që janë të lajmëruara vazhdimisht”, thotë Aliu.

Ajo, thotë se nuk është në mandatin e tyre që këto parregullsi të lajmëruara nga qytetarët t’i vlerësojnë apo t’i zgjidhin ato, por, sipas saj, janë institucionet e vendit, prokuroria, policia që duhet të merren me ato parregullsi.

“Fillimisht, kisha dashur të mos kishte parregullsi, por kjo është mundësia që ua kemi dhënë qytetarëve t’i lajmërojnë këto parregullsi dhe siç po e shohim prej fillimit, numri do të jetë vazhdimisht në rritje. Kampanja e ka bërë të vetën dhe ky ka qenë qëllimi që të gjithë të raportojnë, e jo vetëm vëzhguesit tanë apo edhe partive politike që të raportojnë”, ka thënë ajo.

E, në anën tjetër, Anisa Dibrani, e cila po pranon vazhdimisht SMS nga qytetarët, thotë se votuesit po paraqesin parregullsi të shumta, të natyrave të ndryshme, duke filluar nga problemet me lista, fotografimet, të vdekurit në listat votuese e parregullsi tjera.

“Ka shumë SMS që tregojnë se në listën e votuesve ka shumë persona të vdekur, ka edhe një problem tjetër që në oborret e shkollave ka shumë persona të partive që kërkojnë votën, mirëpo ka edhe SMS pozitive që tregojnë se gjithçka është në rregullt”, thotë Anisa Dibrani.

Sipas, saj ka edhe probleme tjera, ku sipas saj, kanë arritur edhe SMS që tregojnë se në Mitrovicë, persona të caktuar nuk kanë lejuar qytetarët të votojnë. Ajo thotë se në çdo moment po rritet numri i SMS-ve që po i''''u vijnë nga qytetarët, të cilët po tregojnë për parregullsit që kanë parë derisa kanë shkuar për të votuar.
Kosovapress
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top