Ditari sekret i Federico Fellinit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ditari sekret i Federico Fellinit

ndryshe.jpg


Endrrat e tij nuk mbaronin me lindjen e dritës. Mëngjesi nuk ia largonte imazhet që e kishin torturuar gjithë natën. Federico Fellini , një prej emrave më të njohur të kinematografisë kishte një zakon, hidhte në letër ëndrrat. Endrrat e Felinit janë botuar në një libër të titulluar “Libri i ëndrrave të mia” bashkë me ilustrimet e tij, të cilat ai i kishte përgatitur që para se të vdiste. Endrrat e tij janë të shumta, në një hapësirë kohore të gjatë, nga 1961 në 1981. Por le të lexojmë disa prej tyre.
Endrrat e Felinit 1 janar 1961 Jam veshur si një romak i kohës antike dhe vetja më ngjan si një Ciceron i ngathët, gati për të hyrë në skenë. Zëri im është aq i fortë saqë po të këndoj duket se teatri do të shembet. Dhe vërtet, si në një film tmerri, shoh se teatri fillon të shembet. Puntorët e skenës mbyten nga shembja në rrënoja… Pastaj ëndërroj sikur jam në “via delle Mercede”. Bie shi.

Një prostitutë e njohur dhe e fuqishme afrohet drejt meje me çadër (është një mike e Picciocca-s që aq shumë i pëlqente ajo Rrugaçe e shëndoshë. Përpiqem t’i tërheq vemendjen dhe i fërshellej. Por u bëra pishman që e thirra se kur u afrua ishte një Rrugaçe plakë dhe idea që t’ia fus në gojë, më pështirosi. Ja ku jemi në shtrat në një hotel të vogël të kategorisë së tretë. Dëgjojmë zhurmën e hapave të policëve që kanë kapur vrasësin e kurvës tjetër që është vrarë pardje. E marrin me pranga nëpër shkallë. Pikas që Rrugaçë ime e ka mishin e bardhë, të butë dhe të këndshme. E pamundur ta mbaj veten. Mishi i saj më jep paqe dhe gjumë.
20 dhjetor 1961 Jam i burgosur në një burg kinez ku ka plot Rrugaçë të veshura si gejsha. Ato janë shumë sadike dhe e njohin artin më të rafinuar dhe të egër të seksit. Janë me shumë fantazi. I ndjej rreth meje ashtu të fuqishme dhe të pabesa, ndjej aromën e gojëve të tyre të hapura dhe të urritura. Ato më kafshojnë supet, në krah, duke qeshur me të madhe me sy që u shkëlqejnë. Vallë lozin, tallen? Papritur vjen Leopoldo Trieste, i cili më thotë: – Mbathja! Do të të hanë të gjallë! Por unë vazhdoja të përballesha me ato, i bindur se gjithë kjo ishte një lojë edhe pse e rrezikshme, edhe pse e dhunshme, një luftë e vërtetë, me kamzhikë, shqelma. Arrita të dal me ndjenjën se isha treguar i poshtër pse i kisha trajtuar ashtu ato prostituta.
22 shkurt 1962 Jemi në një delegacion dhe pritemi nga Hitleri. Më kujtohet se në delegacion me ne ishte dhe Gherardi.

Eshtë një dekor fetar, i rëndë, mbytës, si prej morti. Mermerë të ftohtë, kripte, kupola të errta. Hitleri tutje bënte si palaço. Ai imitonte hierarkët fashistë. Na merrte për krahu shumë përzemërsisht. Në veturë me muaështë dhe Titta, i cili i përgjigjet kortezisë së Hitlerit duke imituar Musolinin, Staracen…. – Po në mbrëmje, çfarë bëni? – i them unë këtij gjaksori të çmendur. – Sonte do jem në meshën e një prifti të thjeshtë që do ta pushkatojmë nesër! – përgjigjet Hitleri. – Po prifti do të jetë në meshë? – e pyes unë. Ai tund kokën: – Jo. Ka ngrënë diçka prej orizi dhe s’mund të komunikojë dhe të flasë… 31 mars 1963. Profesor Bernhard i fryn anusit tim dhe pastaj fut një fije bari që të më pastrojë. 15 qershor 1963 Eshtë ag. Xhulieta ime ka hapur barin e saj dhe po pastron para hyrjes. – Si po shkon? – e pyes unë, – ndonjë të re? – Jo, por në vend të datës 4 ato erdhën në 7! Ajo bën aluzion për vonesën e mesturacioneve të saj. Largohem i dëshpëruar, por ku të shkoj. S’kam shtëpi ku të vete. 19 prill. 1965 Isha i dënuar me varje. Në një terren të rëndomtë në periferi të Romës. Dikush më jep një letër të cilën pas 3-4 ditësh, një të dielë, pra ditën e ekzekutimit tim duhet t’ia jap xhelatit. Ishte shkruar numri 69. Sa turp. Edhe për këtë ditë duan të tallen me mua? Të gjithë do të qeshin kur të paraqitem me këtë kartë. Xhelati është Gino Talamo, gjysmë lakuriq, si një lloj kllouni. Po a është i sigurtë se po të mos paraqitem, kjo s’do të bjerë në sy?… 21 korrik 1967 Si zakonisht Giuletta është bërë sa një grusht nga e pira. Unë qaj dhe nuk e mbaj dot veten. Jam në ankth, kam keqardhje dhe klith: “S’do të vij më në shtëpi! Nuk dua të të braktis dashuria ime por s’mund të të shoh më në këtë gjendje. Po iki përgjithmonë!”…Vallë për këtë arësye dua ta lë? Para syve, tani kam një album të fotografive të jetës sonë të përbashkët, fotot e fejesës, të ditës së martesës, etj. Por të gjitha këto i shoh në një tis dëbore. Dëbora ka rënë në të gjitha episodet e jetës sonë. Qaj dhe zgjohem me zemrën tepër të trishtuar.

15 shkurt 1975 Vazhdoj të ëndërroj se ngado që shkoj bëj «kaka» që qelb me një erë të keqe. I bëj pis brekët, këmishën. Madje dhe gravata më njolloset. Veshur me bizhame, në dorë mbaj një top «kaka» që sapo e kam nxjerrë. 13 tetor 1966 Në një nga valixhet, Xhulieta ka fshehur kufomën e Villalonga-s. Jemi në një hotel të madh duke ndrruar dhomën. Kam frikë se mos punonjësi i hotelit dyshon në diçka. Giulietta është moskokëçarëse, edhe pse është ajo vrasësja e Villalonga-s. Duket sikur e ka harruar këtë histori dhe merret me dhomën e re. Valixhja është vendosur në banjo.
Të nesërmen vjen era e kufomës. Duhet ta zhdukim patjetër. Ndoshta do dal natën, me valixhen në dorë nëpër errësirë e mjegull për ta hedhur në Tamise, apo diku jashtë qytetit. I bie rrotull hotelit për të gjetur aty afër ndonjë urë. Eshtë dhe babai im që do të më ndihmojë. Jam i qetë dhe kjo gjë duket më e lehtë, por kur doja të kthehesha në qytet ngatërrova rrugën. Rrugës pyes dikë dhe ai më thotë se është nga Bolonja. Më duket se kam dy kufoma për të hedhur.
10 dhjetor 1966 Alberto Sordi është akuzuar për një krim të rëndë: 10 vjet burg. Në korridorin e burgut që kundërmon erë të qelbur, e shtrëngoj Sordin për krahësh dhe përpiqem ta ngushëlloj: “Nuk mund t’i shpëtosh fatit. Duhet ta pranosh këtë ngjarje të jetës. Ti s’mund ta shmangje atë…” 28 maj 1967 Xhuljeta është në kuzhinë dhe i thotë Ugo Tonjazit se unë kam ndryshuar mendimin për të dhe se nuk më përshtatet për filmin e ardhshëm. Pak më vonë Tonjazi më telefonon, por unë bëj gjoja se mund të ketë ende shpresë për të, meqë nuk kam kurajo t’i them të vërtetën. Por ai qan. – Pse qan? – i them unë. – Sepse ti s’do të më marrësh në film. Tashmë jam në një avion me motorrë që bëjnë zhurmë. Avioni niset. Ku shkoj? Në Londër, Milano? Ndoshta në Londër. Papritur vendos të mos shkoj. Ju lutem atyre të zbres. Hotesa e avionit më jep valixhen, pallton dhe në portën e hapur është shkallarja, por sapo dal, pasagjerë të tjerë vijnë me vrap pas meje. Hotesa i pengon dhe më bllokon padashur që të dal. Në këtë çast avioni lëviz. Shkallarja largohet.

Vallë kam kohë të hidhem poshtë? Endrra ndalon këtu. Jam në një avion në lëvizje. Po të hidhem mbase e kap shkallaren… 21 korrik 1967 Si zakonisht, Giulietta është bërë sa një grusht nga e pira. Unë qaj dhe nuk e mbaj dot veten. Kam ankth, keqardhje dhe klith: S’do të vij më në shtëpi! Nuk dua të të braktis dashuria ime, por s’mund të të shoh në këtë gjendje të dehur. Po iki përgjithmonë! Vallë për këtë arsye dua ta lë? Para syve tani kam një album me fotot tona të jetës së përbashkët, fotot e fejesës, të ditës së martesës. Por të gjitha janë nën një tis bore. Ka rënë dëborë në gjithë episodet e jetës sonë. Qaj dhe zgjohem në zemrën plot trishtim.

(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top