Ditar në pluhur

parim

Antar Aktiv

Shumë persona hyjnë e dalin nga jeta jote
Por vetëm Miqtë e vërtet lënë një gjurmë në zemren tënde.
Për të menaxhuar veten, përdor kokën tënde;
Zemërimi është vetëm një shkronjë e vogël rreziku.
Nëse dikush të tradhton dy herë, është faji yt
Mëndjet e mëdha, Diskutojne ide;
Mëndjet e mesme Diskutojne persona.
Kush humbet një mik, humbet më shumë;
Kush humbet besimin e tij, humbet gjithçka.
Të rinj e të bukur, janë incidente të natyrës.
Por të vjetër dhe persona të bukur janë vepra arti.
Mëso nga gabimet e të tjerëve.
Nuk mund të jetosh mjaftueshëm gjatë për ti bërë të tuat.
Shok, unë dhe ti...
Ke sjell një mik tjetër...
Dhe jemi 3...
Fillojmë grupin tonë...
Rrethin e miqve tanë...
Nuk ka as fillim, as fund.
Dje është histori
Sot është një dhuratë.
Ja përse quhet e tashme.
 
Last edited by a moderator:
Vdekja nuk është asgjë,
unë kam shkuar vetëm në dhomën ngjitur.
Unë jam unë.
Ju jeni ju.
اka isha për ju do jem gjithmonë.
Folmëni si më keni folur gjithmonë.
Mos përdorni një tjetër ton.
Mos mbani sjellje solemne e as të trishtë.
Vazhdoni të qeshni për ato që na bënin të qeshnim bashkë.
Buzëqeshni, mendoni për mua, lutuni për mua.
Që emri im të thuhet në shtëpi si është bërë gjithmonë.
Pa asnjë egzagjerim, pa asnjë hije trishtimi.
Jeta ka domethënien e gjithnjëse.
Fija nuk është këputur.
Përse duhet të jem jashtë nga mendimet tuaja?
Thjesht sepse jam jashtë nga jeta juaj?
Unë nuk jam larg, jam vetëm në anën tjetër te rrugës.

 
Last edited by a moderator:
Keto krijime qenkan perla....sikur te egzistonte akoma konkursi per poezine apo essen me te bukur, vota ime do ishte jotja parim (e)....te pergezoj.

p.s DO E KRIJOJME SE SHPEJTI KONKURSIN QE LAME PERGJYSEM TE DASHUR STAFISTE...SI THONI ? :D
 
Bella.. iku ai muhabet :D

Parim.. nuk di c'te them. Thjesht m'u drodh mishi kur i lexova!
Urime!!
 
Dhe momentet kalojnë e kalojnë

Momentet kalojnë e kalojnë,
e regjistrohen mbi lëkurën e re të memorjes,
e re dhe e bukur memorje.
Krahërori gëzon në çdo frymëmarrje të diellit,
barku pret përkëdhelje jete,
duart kërcejnë mbi kurrizin e dashurisë,
goja thërret gjithmonë burrin e saj,
sytë nuk janë kurrë vetëm.
Udhëtime ëndrrash dhe emocionesh të reja
trazohen me ngjyra të bukura,
krijojnë forma pa fund,
dhurojnë aroma syve tanë të dashurura.
Aeroplane që vijnë, aeroplanë që shkojnë
për tu kthyer përsëri.
Vende të magjishme
e simbole të gdhenduara sipër mureve të historive tona.
Momentet kalojnë, e kalojnë, dhe gjithë kjo
regjistrohet mbi lëkurën e re të memorjes tonë.
 
Last edited by a moderator:
اfarë është ?

اfarë është ?
Nuk e di pse alegria e miqve të mi të gjithmonshëm nuk më argëton më.
Larg zemrës, larg syve, dhe ti je larg, larg meje.
Për një që kthehet, dhe të sjell një trëndafil, mijra të kanë harruar ty...
Tani e di, se çfarë është kjo shije e hidhur që mbetet kur ti je larg,
dhe nuk e di ku je, çfarë bën, ku shkon.
Dhe e di pse nuk di më të imagjinoj buzëqeshjen që kanë sytë e tu, kur nuk jë me mua.
Për mua që të sjell një trëndafil....mijra të kanë harruar ty.
 
Të dashurohesh mbrapa një dritareje, pas një krize melankolie,
Si qielli i qetë pas një stuhie, që të karikon baterite, dhe si një fiksim në kokë të lidh ngushtë si më një spango, kur ecën dukesh si i dehur, njerzit përreth nuk i sheh më.
Gris fotot e të tjerëve, fillon të vësh leke mënjanë...të dashurohesh është një xhest
irracional...që e njeh vetëm ti.
Dhe bën xhiro nëpër rrugë, pa kuptuar atë që ndodh.
është të dashurohesh ....pa kufij.
Të dashurosh është sëmundja jonë, që na bën keq brënda,
një dridhje të dhunshme që nuk ikën më.
Të dashurohesh është, kudo që të shkosh, një telefon që nuk fiket kurrë... Të dashurohesh është, shpjegome si është, që të bën të heqësh dorën nga duhani,
Që të bën të mos shëndoshesh ...
Të dashurohesh kështu, me boten jashtë mendimeve të tua, dhe në cdo qosh është prezenca e tij, që është gjithcka ti do,
puna jote nuk ka më rëndësi , dhe nëse të shohin mos i vë re,
koha kalon, por nuk i jep rëndësi, sepse minutat flasin për të.
Faleminderit ....edhe per vetëm se më bëre të besoj.
 

Shumë persona hyjnë e dalin nga jeta jote
Por vetëm Miqtë e vërtet lënë një gjurmë në zemren tënde.
Për të menaxhuar veten, përdor kokën tënde;
Zemërimi është vetëm një shkronjë e vogël rreziku.
Nëse dikush të tradhton dy herë, është faji yt
Mëndjet e mëdha, Diskutojne ide;
Mëndjet e mesme Diskutojne persona.
Kush humbet një mik, humbet më shumë;
Kush humbet besimin e tij, humbet gjithçka.
Të rinj e të bukur, janë incidente të natyrës.
Por të vjetër dhe persona të bukur janë vepra arti.
Mëso nga gabimet e të tjerëve.
Nuk mund të jetosh mjaftueshëm gjatë për ti bërë të tuat.

Shok, unë dhe ti...
Ke sjell një mik tjetër...
Dhe jemi 3...
Fillojmë grupin tonë...
Rrethin e miqve tanë...
Nuk ka as fillim, as fund.
Dje është histori
Sot është një dhuratë.
Ja përse quhet e tashme.

Pjesa me te kuqe jane te gjitha citate te njohura, pjesa e meposhtme, te pakten per mua jane te palexuara me pare.
Urime !
 
Titulli: Ditar në pluhur

Kam lindur duke qar kur te gjith po qeshnin
do vdes duke qeshur kur tgjith do qajn per mua
do ik nga kjo bot e percmuar
pa asnje te bukur kujtim
pa asnje dhurat apo nje cmim
jetojm ne nje bot mizore bot e vuajtur
vdekja esht e bukur kur jeta esht ferr
tjetojsh nmes tkujtimeve esht ferr
ditar i mjeri ditar
sa koh ka qe qendron ende ne at sirtar
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top