Disa ushqime që kanë vlera shëruese.

Indola

Adiafori otan prepei
Shiko fotografinë 1424573

Birra mbron më mirë se aspirina
Alkooli ka efektet pozitive nëqoftëse pihet në sasi të vogël, që do të ishte shkatërruese në sasi të madhe, është mbështetur së fundmi edhe mjekësia, jo vetëm për verën por edhe për pijet e tjera alkoolike si birra. Përveç kësaj, sinteza e studimeve dhjetëvjeçare ka treguar se e pirë në mënyrë të rregullt e të moderuar, birra ndihmon në parandalimin e një sërë sëmundjesh koronare apo kardiovaskulare, në saj të vitaminave të grupit B, B6, B12; në uljen e nivelit të kolesterolit, në sajë të fibrave të mureve të qelizave të elbit, etj. Një tjetër efekt pozitiv i birrës është pikërisht veprimi anti-oksidant i maltos dhe ai parandalues i osteoporozës. Pra, mbron më mirë se aspirina. Nëse e pirë në mënyrë të moderuar nënkupton deri në 2 gota në ditë nga 20اl secila, në mënyrë të rregullt nënkupton pirjen e birrës gjatë vakteve dhe aplikimin e kësaj doze çdo ditë.



Vaji i ullirit, “shoku më i mirë për gruan”

Vaji i ullirit është shumë i dobishëm për zemrën dhe ndikon në mirëfunksionimin e saj. Ky vaj ndikon në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak si dhe ul rrezikun e shfaqjes së kancerit te femrat. Të gjitha llojet e yndyrnave, si gjalpi,margarina dhe vajrat përmbajnë kalori të shumta, por që nga organizmi i njeriut perceptohen në mënyra të ndryshme. Grekët e duan dhe janë përdoruesit e parë të vajit të ullirit dhe përdorin shumë- pak gjalpin dhe margarinën. Vaji i ullirit është quajtur ndryshe nga mjekësia “Shoku më i mirë për gruan”, pasi luan një ndikim shumë pozitiv në mbrojtjen nga kanceri i gjirit. Përmbajtja kryesore në vajin e ullirit është Vitamina E, e cila ka vetinë e rigjenerimit. Në përgjithësi vaji i ullirit, rron gjatë, si dhe duhet të mbahet në ambiente të freskëta dhe të thata, të mbrojtura nga drita.



Ananasi, një aleat i kockave
Ananasi është fruti që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Edhe pse është pak e vështirë ta ndash frutin nga lëkura, rëndësia qëndron të përbërësit që ky frut përmban. Ananasi ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut, sidomos për forcimin e kockave, pasi është një frut shumë i pasur me vitaminë C. Sidomos një ndikim të dobishëm, ky frut ka për të gjithë ata njerëz, që kanë probleme me jashtëqitjen. ثshtë e këshillueshme, që fruti të jetë i freskët dhe kjo gjë dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet të jenë aspak të zverdhura, por në një jeshile sa më të errët. Më të mirët janë ananaset e kultivuar në Costa Rica, sepse përmbajnë më shumë vitamina, në krahasim me të vendeve te tjera.




Peshku pastron infeksionet e laringut
Vlerat e peshkut janë të padiskutueshme. Ato ulin rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, mjaft vlera ka për ata që pinë duhanin, pasi bën pastrimin e infeksioneve në laring. Një vlerë të madhe ka vaji i Peshkut, i cili është i pasur me omega 3, shumë i nevojshëm për organizmin. Eskimezët janë njerëzit që përdorin peshkun më shumë nga çdo popull në botë dhe sëmundjet e zemrës për ta janë pothuajse të panjohura. Sipas studiuesve Omega 3 që përmban peshku, ka ndikimin më pozitiv në organizmin e njeriut. Përdorimi i shpeshtë i peshkut është shumë me vlera për njerëzit që kanë vështirësi frymëmarrjeje, për ata që vuajnë nga astma ose për përdoruesit e rregullt të duhanit. Peshkun rekomandohet ta përdorim patjetër çdo javë, madje më mirë akoma, dy herë në javë.

Botashqip
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Disa ushqime që kanë vlera shëruese.

Ka lezet 1 shishe birr ne dite dhe ste ze gripi ne bote , kte sju a garantoj me 2 litra ne dite ju a garantoj qe jeni perfekt .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top