Dijetarët islam për pavarësinë e Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Aude: "Kërkoj nga Organizata e Konferencës Islamike dhe Liga Arabe që të nxisin shtetet anëtare në këto organizata ta pranojnë Kosovën ..."

Shejh Selman Aude parasheh një të ardhme të mirë për Kosovën, dhe se arabët e muslimanët duhet ta përkrahin politikisht dhe ekonomikisht, si dhe me shkëmbimin e dijes dhe të kulturës.

Në çastin kur u shpall pavarësia e Kosovës pati një deklaratë të përgjithshme nga Konferenca Islamike për pranimin e pavarësisë së Kosovës, mirëpo kjo nuk u pasua me konkretizimin e saj nga shtetet anëtare në këtë konferencë. Për këtë shkak pati reagime konkrete nga shumë dijetarë musliman, që kanë emisione të ndryshme në kanale satelitore, për vonesën e shteteve arabe në pranimin e shtetit të Kosovës. Prej tyre ishte edhe shejh Selman Aude, i cili është një dijetar shumë i njohur në botën islame, i cili në emisionin e tij "Jeta është fjalë" në kanalin shumë të njohur MBC foli për këtë gjë dhe kërkoi nga qeveritë arabe njohjen sa më të shpejtë të Kosovës. Ai mes të tjerash tha: "Kërkoj nga Organizata e Konferencës Islamike dhe Liga Arabe që të nxisin shtetet anëtare në këto organizata ta pranojnë këtë shtet, të krijojnë raporte politike, ekonomike, kulturore dhe shkencore. Muslimanët duhet ta përkrahin këtë shtet të ri / Mesohu.oRg /
 
Popagande hesapi! :lexim:

Nguliteni mir ne koke te gjith: asnje shtet arabo-islamik nuk ka interesa ta njohe Kosoven, pasi interesat eonomike te tyre jane te lidhura ngushte me ato Ruse dhe Serbe!!

Te hidhen perpjete sa te duan arabo-filet shqiptar, koha po e tregon dhe do e tregoje edhe ne te ardhmen!!
 
Aude: "Kërkoj nga Organizata e Konferencës Islamike dhe Liga Arabe që të nxisin shtetet anëtare në këto organizata ta pranojnë Kosovën ..."


Vendet Islamike kane probleme me veten dhe besoj se nuk kemi nevoj per njohjen nga to. Miku i armikut tim eshte armiku im.
Per cudin e te gjitheve keto vendet Islamike i bene nje pritje madheshtore nje misnitri serb keto dite. Pritja ishte aq madheshtore dhe pompoze sa nuk ishte pare koheve te fundit. Kane harruar keto vendet Islamike se mu vendi i ketij serbi kishte shkatrruar deri ne gjenez nje popull te tere musliman mu ne zemer te Evropes, pra Bosnjen. Per cudi edhe kjo Bosnje akoma nuk na ka njohur. Per te shkuar edhe me larg kjo Bosnje nuk kishte njohur as pasaportat e UNMIK-ut. Pra njihte vetem pasaportet serbe. Po ky serb muti para dyerve te BE-se qane e vajton per ndikimet fundamentale islame ne Ballkan dhe per rrezikun e perhapjes se Islamit ne EU dhe pas 2 ore pritet nga vendet Islamike sikur te ishte mbret Bote. Ore kan mendje keto vendet Islamike apo skane fare.
Une them se nje njohje nga to as qe na vyen fare, andaj diksutimi mbi kete ceshtje duhet anashkaluar.
 
Vendet Islamike kane probleme me veten dhe besoj se nuk kemi nevoj per njohjen nga to. Miku i armikut tim eshte armiku im.
Per cudin e te gjitheve keto vendet Islamike i bene nje pritje madheshtore nje misnitri serb keto dite. Pritja ishte aq madheshtore dhe pompoze sa nuk ishte pare koheve te fundit. Kane harruar keto vendet Islamike se mu vendi i ketij serbi kishte shkatrruar deri ne gjenez nje popull te tere musliman mu ne zemer te Evropes, pra Bosnjen. Per cudi edhe kjo Bosnje akoma nuk na ka njohur. Per te shkuar edhe me larg kjo Bosnje nuk kishte njohur as pasaportat e UNMIK-ut. Pra njihte vetem pasaportet serbe. Po ky serb muti para dyerve te BE-se qane e vajton per ndikimet fundamentale islame ne Ballkan dhe per rrezikun e perhapjes se Islamit ne EU dhe pas 2 ore pritet nga vendet Islamike sikur te ishte mbret Bote. Ore kan mendje keto vendet Islamike apo skane fare.
Une them se nje njohje nga to as qe na vyen fare, andaj diksutimi mbi kete ceshtje duhet anashkaluar.


gjdo vend qe na njeh PAVARSIN osht nfavor tonin .. kshto qe nese ty nuk te vyn ... neve na vyn :D
 
Kysmet n'emer te Allahut na njohin edhe ato kadal dale. Qysh te ka shkru i madhi Zot !(A)
 
TAKIME JO Tث RASTIT BAKOJANIS - JEREMIا, NAIM TERNAVA - DIMITROS MOSCHOPOULOS

Shkruar nga Isuf B. Bajrami

Takimi i dy Ministrave Jeremiq dhe Bakojanis në Athinë na sinjalizojnë se boshti serbo - grek po funksionon në të njëjtat koordinata si në shekullin XIX. Dhe me këtë rast u deklaruan se "Korridori 10-të që lidh Beogradin me Athinën është prioritet i politikës serbo - greke".
Pas takimeve jo të rastësishme midis Ministrave të Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Greqisë, Jeremiq dhe Bakojanis në Athinë, duke ia shtuar edhe Takimin e kryetarit të Bashkësisë Islame, Myftiut Naim Ternava dhe të shefint të Zyrës greke në Prishtinë, Dimitros Moschopoulos dhe duke e ditur se Serbia dhe Greqia, të nxitura prej Rusisë po vazhdojnë planet e tyre të vjetra, hegjemone në Ballkan , në raport me shqiptarët, jo vetëm të ndalojnë çlirimin e trojeve shqiptare, por të vejnë prapë nën tutelë Kosovën dhe Shqipërinë, duke ia përgatitur kështu asimilimin dhe zhdukjen. Të bënë të mendosh mos vallë, qenka e vërtet fjala e një Filozofi, kur Thotë : “Njeriu i mençur nuk duhet të jetë pa fe, ndërsa njeriu me fe nuk duhet të jetë pa mend “.
Myftiu e siguroi shefin e Zyrës greke në Prishtinë, Dimitros Moschopoulos, për angazhimin e përhershëm të BI. të Kosovës për kultivimin e raporteve të mira e tolerante me të gjitha bashkësitë fetare në rajon.Kurse emocionet e shefit të Zyrës greke Dimitros Moschopoulos ishin ; “Do të dëshiroj që ta falënderoj edhe njëherë Myftiun e Bashkësisë Islame për nderin e veçantë, për rrespektin e veçantë që ma bëri që më pranoi sot. Jam i gëzuar dhe shumë i lumtur që kam pasuar rastin që të takoj një figurë publike që ka një tolerancë të veçantë dhe që punon në drejtim të bashkëjetesës me të gjithë etnitetet dhe popujt, dhe natyrisht që t’i shmanget të gjitha atyre forcave që dëshirojë të krijojnë armiqësi.”

Pas kthimit të Ministrit të punëve të jashtëm të Serbisë Jeremiq, nga Konferenca e fundit të Shteteve të Painkuadruara , ai, arriti që nëpërmes autoritetit të dikurshëm të Jugosllavisë, të cilën e ka trashëguar Serbia, të ndikoj në shtetet Arabe për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Ky është fakt se shtetet Arabe nuk përfaqësojnë fenë Islame, por fenë islame e shfritëzojnë për ta marrë përkrahjen e myslimanëve në Botë. Shtetet arabe po të kishte qenë se ata janë myslimanë, do t’i kishte prekë pak ndërgjegja Islame pas gjithë atij gjenocidi, vrasjeve, masakrave, djegijeve, dhunimeve, shkatërrimeve të mijëra e mira tempujve fetarë, për t’i bë aq respekt nga shumë shtetet myslimane, ministëritë të asaj Serbie, që para botës perendimore sa herë deklarohet kinse në Bosne e Kosovë po ia ndalë hovin Islamizimit të evropës, nuk ka kuptim?!

Janë po këto shtete Arabe, të cilët në emër të islamizmit a me direktiva të Rusisë kanë ekzekutuar me helme biokimike fëmijë e të pambrojtur dhe i kanë kalbur nëpër burgje gjer në vdekje, me mijëra dijatarë të fesë Islame për ta siguruar ndikimin Rus në shtetet e tyre. Sadami me mijëra dijetarë Islamë i ekzekutoi, mandej për të mbrojtur vetën nga humnera, ai kërkonte ndihmë nga myslimanët e botës, thirrte për Xhihat, po ashtu është edhe rasti i Bin Ladenin. Këta farë partizanë nuk kan lidhje me fenë burimore Islame, por nëpërmes Islamit bëjnë rrëmujë dhe shkatërrojnë nëpër Botë. Andaj, nuk duhet futur në një kallëp, Bota Islame dhe Bota Arabe (Feja dhe Kombi ). Feja është e rrugës të jet e ndarë nga Shteti.

Arabët jenë fajtorë, të cilët ende nuk reformohen, dhe nuk i ngrisin zërat kundër pushtetarëve të tyre prorus. Prandaj, nuk është për tu habitur se shtetet Arabe nuk e pranojnë ende pavarsinë e Kosovës, edhe pse Myftiu i Kosovë i nxitur nga rrethana të paqarta për opinionin, e ka përshpejtuar ritmin për ta “lobuar” Pavarsinë e Kosovës jo vetëm nga Bota Arabo-islame, por edhe nga Greqia (Grua e Perëndimit dhe Rrugaçe e Lindjes), po kjo Greqi e cila na i rikujton masakrat ndaj اamëve, dëbimin nga tokat e tyre me dhunë të maqedonëve, bugarëve , turqëve, etj. Pra, ai, në vend se të kontriboj për institucionalizimin e shtetit të Kosovës, si prijës fetarë, po e shfrytëzon deri në fund mungesën dhe zbraztirën e ligjit, edhe pse bie në kundërshtim me vlerat e fesë Islame, si dhe e dëmtojnë procesin politik të zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve.
 
Hmmmm, cik e komplikuar kjo pune...edhe pse se marr vesh (por kam nje ide) pse njohjen e Kosoves si shtet nga vendet Arabe duhet ta bejne institucionet fetare dhe jo ato shteterore?
Ndoshta sepse qeveria e Kosoves i trembet prishjes se mardhenieve me SHBA duke u lidhur me vende islamike ( me te cilat SHBA nuk ka mardhenie aq te mira)...:mahh
Besoj Serbet po perfitojne nga kjo frike e shtetit te Kosoves (deri diku e kuptueshme)...

PS: Mendimi im. :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top