Dhjetë termat e pazakontë të afeksionit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Cilat janë fjalët që përdorin njerëzit në të katër anët e botës për të shprehur dashurinë e tyre? Ja një udhëtim i shkurtër te rrënjët e termave që në përkthim të drejtpërdrejtë mund të ngjajnë të çuditshme.

cf0c88d0-38b3-4e9c-a600-b5cb3cc07e2b---0-.jpg

"Chouchou” është termi që përdor Carla Bruni për bashkëshortin e saj, ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy. Samantha Cameron u dëgjua në mikrofon duke thënë “Të dua bebush”, Kryeministrit David Cameron, ndërsa Michelle Obama përshkroi fotografinë më të shpërndarë në “Twitter” në të gjitha kohërat me fjalët: “Ai është mjalti im, duke më dhënë një përqafim.”

Disa terma të përkëdhelisë mund të përdoren në shumë gjuhë – “vogëlush/e”, “engjëll”, “zemërëmbël” për shembull. Por disa terma nuk “udhëtojnë” kaq mirë. Nëse një francezi a francezeje i thua “miel” për “honey” në anglisht apo mjaltë, ai/ajo mund ta marrë këtë për sharje, si një farë rrëmuje ngjitëse.

Po si do të reagonit nëse dikush do ju thërriste lulelakër, plesht apo elefant i vogël? Ja pra një guidë e vogël për gjuhën e dashurisë nëpër botë – të dominuar nga metafora, nga gatimi te mbretëria e kafshëve – me kontribut nga mësuesi i gjuhës Paul Noble.

1. Lulelakër (frëngjisht – petit chou)


“Chou” (d.m.th. lakër) është ekuivalenti frëngjisht i fjalës “sweetheart”, zemërëmbël. “Chou” përmbledh idenë e të qenët i vogël dhe përdoret për të përshkruar brumë sfoliat francez që shijohet si ëmbëlsirë “chou a la creme”. “Chou” thuhet se i ngjan edhe kokës së një foshnje apo fëmije. Përgjatë viteve, shumë fëmijë francezë mësojnë se foshnjat djem lindin në lakra, ndërsa vajzat në trëndafila. Pra ka një arsye shumë të thellë për përdorimin e lakrës si simbol i dashurisë, është si të thuash bebush apo bebushe. Ky term mund të bëhet dyfish, d.m.th. “chouchou” për të shprehur më shumë afeksion.

2. Kungull (Brazil/Portugali – chuchuzinho)

“Chuchu” është fjala për kungullin dhe është e ngjashme me mënyrën e evoluimit të kuptimit të lakrës në frëngjisht. A mundet që një fjalë në thelb franceze të ketë hyrë në gjuhën portugeze si një mënyrë gallatë për t’iu drejtuar të dashurit apo të dashurës (edhe pse në origjinal i referohet një zarzavati tjetër)? Prapashtesa “zinko”, që do të thotë “e vogël”, thekson afeksionin.

3. Vezë me sy (japonisht – tamago gata no kao)

Në Japoni, gratë shpesh thirren me dashuri si “një vezë me sy”. Ky është një kompliment i madh, dhe nënkupton se vajza ka një fytyrë ovale në formë veze dhe që konsiderohet si shumë tërheqëse në kulturën e Japonisë. Kjo gjë dallohet në pikturat japoneze në të gjithë historinë.

4. Kokël sheqeri (spanjisht – terron de azucar)

Njësoj si mjaltë në anglisht, gjërat e ëmbla të një lloji apo një tjetër përbëjnë terma popullorë përkëdheljeje. Në gjuhën spanjolle, “terron de azucar” do të thotë gjithashtu “kub sheqeri”. Dukshëm ky term përdoret shumë shpesh, kështu që mund ta thuash pa kursim.

5. Fruti i zemrës sime (në Indonezi – buah hatiku)

Megjithëse ky term mund të përdoret me romanticitet, duke u shfaqur në këngë dashurie dhe poema, sot është më i përdoruri për të shprehur afeksion për fëmijët. Reklamuesit e përdorin këtë term për t’u bërë thirrje konsumatorëve të orientuar nga familjet, veçanërisht çifteve të reja të shtresës së mesme: “ثshtë dhurata/ushqimi/produkti më i mirë për ‘frutin e zemrës suaj’”.

Ky term mund të gjendet në pothuajse të gjithë librat apo artikujt mbi të qenët prindër dhe shpesh shfaqet si emër organizatash për kujdesin e fëmijëve, përfshirë edhe një spital pranë Xhakartës.

6. Pleshti im (frëngjisht – ma puce)

“Ma puce” është afërsisht e barabartë me “sweetie” në anglisht, “ëmbëlsirë” në shqip. Një teori sugjeron se kjo lidhet me marrëdhënien historike të përbashkët mes njerëzve dhe pleshtit – në kohët e shkuara, heqja e pleshtave bëhej një aktivitet një me një dhe supozohet se ka qenë një proces i këndshëm dhe në disa raste intim.

7. Gazelë (arabisht – ghazal)

Poezia klasike arabe është përplot me imazhet e gazelave të bukura (d.m.th. të vajzave nëse flasim në mënyrë metaforike). Ka shumë referenca për “shigjetat fatale” të shikimit të një vajze të bukur. Nëse u beson gjuetarëve të poetëve (d.m.th. meshkujve), dikush mund të vdesë nga sëmundja e dashurisë pas një vështrimi të vetëm nga një gazelë.

Edhe sot, një djalë mund t’i thotë një vajze “ti ke sytë e një gazele” (laki uyounul ghazal). Kjo nënkupton se ai ka rënë nën magjinë e saj më shpejt nga sa ka rënë ajo nën magjinë e tij.

8. Elefant i vogël (në gjuhën e Tajlandës – chang noi)

Elefantët janë kafshët më të dashura për popullin e Tajlandës. Ata supozohet të sjellin fat të mirë, veçanërisht elefantët e bardhë. Simboli i elefantit mund të ketë ardhur nga Zoti Ganesh në hindu, duke reflektuar ndikimin e madh që kultura e Indisë ka pasur në të gjithë rajonin.

Elefantët e kapën kaq fort zemrën e kombit sa ato një herë u bënë simbol i flamurit të vendit. “Elefanti i vogël” mund të përdoret me dashuri nga një i rritur për një fëmijë, por kur përdoret mes të rriturve, ka një kuptim tjetër.

9. Peshk zhytës (i hutuar) patok që përplaset (në gjuhën kineze – chen yu luo yan)

Kjo është historia përreth bukurisë më të madhe në historinë e Kinës, një gruaje të quajtur Xi Shi. Thuhet se ishte kaq e bukur, sa kur shikonte te një peshk në pellg, peshku hutohej aq shumë nga bukuria e saj sa harronin të notonin dhe gradualisht binin në fund. Në mënyrë të ngjashme, thuhet se kur një patok fluturoi mbi një grua të quajtur Uang Zhaojun, ai u trondit aq shumë sa u përplas në tokë.

Për këtë shkak, edhe në ditët tona, kur një djalë kinez bie në dashuri me një vajzë kineze, ai mund të thotë se për të, ajo është aq e bukur sa Xi Shi apo Uang Zhaojun. Për ta bërë këtë, ai do të thotë katër fjalë: “Peshk që zhytet, patok që përplaset”.

10. Pëllumb i vogël (rusisht – golubchik (mashkullore)/golubushka (femërore)

Pushkini përdori fjalët “pëllumb i vogël” për t’iu referuar me afeksion dados së tij të moshuar në vargjet e një prej poemave të tij më të njohura, por ka gjasa që ajo e ka përdorur këtë term për t’iu drejtuar atij me përkëdheli kur ai ishte fëmijë.

Si një term përkëdheljeje ky i ka rrënjët te së paku “Kënga e këngëve” në Testamentin e Vjetër. (“O pëllumbi im… më lër të shoh fytyrën tënde”), në origjinal e shkruar në gjuhën hebraike. Përkthimi sllavonik i Biblës ka pasur një ndikim të madh në formëzimin e gjuhës së Rusisë, pra edhe përdorimi i këtij termi mund të ketë rrënjë biblike.ikub.al
 
Titulli: Dhjetë termat e pazakontë të afeksionit

Ua cjane mo tere keto toponime ( a mundemi mi quajt kshu), topinime shpirterore, erotike :ser:Sa mire kshu te mundohesh e ti gjesh nje emer perkedheles vendit, livadhit apo hijes ku ne bejme hije e kullosim :hmm::hmm::hmm:

Kur u martuam e quaja: Oj plake :fee:kshu per inat :fee:

Tash varet nga momenti, qasja, nderhyrja dhe nderthurja :hmm:me shpesh: Oj fisnike :buqete:pastaj Oj nuse, :lov por ne ca raste e momente edhe ndonje toponim me delikat e me subtil :peshkim:
 
Titulli: Dhjetë termat e pazakontë të afeksionit

Chuchuzinho qenka me e embla lol

Chouchou dhe ma puce tingellojne bukur, ama si pershtaten te gjitheve:p
 
Titulli: Dhjetë termat e pazakontë të afeksionit

Uuu sa interesant ky informacioni...artikulli me i bukur ne FV...chouchou tingellon shum bukur.:)
 
Titulli: Dhjetë termat e pazakontë të afeksionit

shume funny.... ne fakt eshte vertet per tu cuditur... para nja 3 vjetesh po flisja me ca shoqe e shoke ktu e po mpyesnin cfjale perdorni ju andej per perkedheli ndaj partnereve,, dhe une nder te tjera i them fjalen leperoshe, lol, dhe ato qe pyesin cdo te thote dhe une ja perkthej: Rabbit, hahaha.... ato hapen syte.. whaaaaaaat??? u call ur lover rabbit??? what the hell?? lol, lol, dhe tani mvje te qesh kur e kujtoj...

nga kto qe ka sjell nevi me pelqen me se shumti 2-5-7.. ndoshta ngaqe i kam degjuar dhe me para kto terma dhe eshte me e lehte te pertypen...
 
Titulli: Dhjetë termat e pazakontë të afeksionit

Terron de azucarr . . . Po si tingelloka ky mo, ky tingelloka si paralajmerim per lufte . Me pelqeka shume gjithsesi :)
 
Titulli: Dhjetë termat e pazakontë të afeksionit

shume funny.... ne fakt eshte vertet per tu cuditur... para nja 3 vjetesh po flisja me ca shoqe e shoke ktu e po mpyesnin cfjale perdorni ju andej per perkedheli ndaj partnereve,, dhe une nder te tjera i them fjalen leperoshe, lol, dhe ato qe pyesin cdo te thote dhe une ja perkthej: Rabbit, hahaha.... ato hapen syte.. whaaaaaaat??? u call ur lover rabbit??? what the hell?? lol, lol, dhe tani mvje te qesh kur e kujtoj...

nga kto qe ka sjell nevi me pelqen me se shumti 2-5-7.. ndoshta ngaqe i kam degjuar dhe me para kto terma dhe eshte me e lehte te pertypen...
I thoje dhe ti little sweet rabbit:p
Pastaj lepurushat jane aq bukurosh sa qe mund te kuptohet leht pse perdoret si perkedheli:)

E sa per temen, besoj qe secili duhet te kete imagjinate te gjej dicka te personalizuar per perkedhelje, dicka qe i pershtatet partnerit.
 
Titulli: Dhjetë termat e pazakontë të afeksionit

Duke i perkthyer ne shqip normal qe e humbasin paksa vleren si ne gjuhen origjinale dhe duken
si qesharake por ne fund te fundit gjithmon fjale epr te shprehur dashurin jane!

Keto gjuhet e ngrohta si spanjishtja, portugalishtja por edhe gjuhet nga Azia kane tingull te bukur.
 
2. Kungull (Brazil/Portugali – chuchuzinho)

“Chuchu” është fjala për kungullin dhe është e ngjashme me mënyrën e evoluimit të kuptimit të lakrës në frëngjisht. A mundet që një fjalë në thelb franceze të ketë hyrë në gjuhën portugeze si një mënyrë gallatë për t’iu drejtuar të dashurit apo të dashurës (edhe pse në origjinal i referohet një zarzavati tjetër)? Prapashtesa “zinko”, që do të thotë “e vogël”, thekson afeksionin.
Ohhhh sha ❤️
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top