Dhjetë kafshët më të zgjuara .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Shkenca dhe praktika ka arritur të tregojë me fakte se, jo vetëm njeriu mbart disa karakteristika të veçanta të inteligjencës, por edhe kafshët kanë evoluar me dëshirën për të njohur më shumë nga bota që i rrethon.

Njerëzit kanë aftësinë për të mësuar, arsyetuar dhe për të zgjidhur probleme. Karakteristikat kryesore të njeriut janë ndërgjegjja, logjika dhe ndjeshmëria. اdo ditë e më shumë bota ku jetojmë përsoset dhe të gjitha këto falë dëshirës humane për evoluim të vazhdueshëm. Nga ana tjetër, monopolin e zgjuarsisë nuk e kanë vetëm njerëzit, por edhe kafshët, të cilat vazhdojnë çdo ditë e më shumë të na habisin me inteligjencën e tyre. Ja 10 kafshët më të zgjuara.

1. Shimpanzeja ka aftësi befasuese të intelektit. Shimpanzetë dinë të krijojnë dhe përdorin vegla, dinë të shkojnë për gjueti në mënyrë kolektive dhe janë të aftë të zgjidhin probleme të vështira. Shimpanzetë dinë të mësojnë shenja komunikimi për t’u marrë vesh me njerëzit dhe mund të kujtojnë emrat e mësuara nëpërmjet shenjave të njerëzve që kanë vite pa i parë.
timthumb-1-370x290.jpg


2. Elefanti ka një tru që peshon afërsisht 5 kilogramë. Shkencëtarët kanë vërtetuar se elefantët kanë aftësinë të përdorin objekte të ndryshme për të krijuar lirisht gjëra që nuk i janë udhëzuar. Ata dinë sesi ta pastrojnë ushqimin dhe si të përdorin mjete të caktuara në natyrë. Janë të aftë të kuptojnë komandat njerëzore.
3lBS1JtsPJWwuz1EHlGaWz1hycG0j2jAwvUMq2HyatTgSm9wAA.jpg

3. Delfini është një kafshë shumë e shoqërueshme. Delfinët mund të njohin kushërinjtë e tyre, edhe pse jetojnë shumë larg tyre për një kohë të gjatë. Arsyeja e kësaj besohet të jetë aftësia e delfinëve për të komunikuar me gjuhën e tyre specifike. Delfinët kuptojnë konceptet numerike dhe janë në gjendje të kuptojnë pyetje që u bëhen për sende jo të pranishme. Ata e marrin informacionin nga të dëgjuarit dhe të parit, kështu që janë gjendje të kuptojnë teksa shohin televizor.
Qm6OGM_ygAIfs4sFJfRACq3xIiCYw---eWyL2oK9r4mAn1Suqg.jpg

4. Delja është cilësuar nga shkencëtarët britanikë si një kafshë me aftësi instinktive të pabesueshme dhe me një inteligjencë që shkon përtej imagjinatës sonë. Kur janë në kërcënim, delet formojnë grupe të mëdha dhe vrapojnë së bashku larg rrezikut. Delet mund të kujtojnë dhe identifikojnë fytyra të njerëzve dhe kafshëve.
VAj6H7gNXVZUGpTjOUNUsw-Bh8vGiiu8cEOLvsx8zwcSEubK4g.jpg

5. Miu është i shquar dhe i përfolur për inteligjencën e tij në kulturat perëndimore. Për shkak se është shumë i ngjashëm psikologjikisht me njeriun, ai përdoret gjerësisht në studime dhe eksperimente shkencore. Minjtë e laboratorit njihen për aftësinë e tyre për t’u arratisur nga kafaze laboratorësh të ideuara nga shkencëtarët më të mirë. Ata mund të përdorin sensin e tyre të mprehtë të nuhatjes dhe dëgjimit për të zbuluar mina dhe bomba. Minjtë mund edhe të identifikojnë mostra njerëzore të pështymës që kanë përmbajtje të bakterit të tuberkulozit. Minjtë tregojnë shenja të eksitimit, humbjes, stresit, madje edhe keqardhjes.
Pct6rtT43K0Cmg3IqHS43Jq-xEh_mFNUFvbHpsNW2y9usdOYyQ.jpg

6. Papagalli njihet gjerësisht si shpendi më i zgjuar. Sipas studimeve të fundit, papagajtë Cacadu kanë 90 për qind aftësitë e zogjve. Një papagall mund të imitojë fjalët njerëzore, të kuptojë domethënien, të kujtojë shumë fjalë dhe të bëjë fjali.
zoZPDjP0ePgyhrSLT3W8jel9WJX1ghs5Pix8sFDzFS0ks_15UA.jpg

7. Qeni është miku më i mirë i njeriut, shumë i lehtë për t’u trajtuar, shumë miqësor dhe arrin të kuptojë komanda. Qentë mund të identifikojnë dhe kujtojnë fytyra njerëzish dhe kafshësh që kanë takuar. Kanë ndjeshmëri, bëhen xhelozë dhe nuk i harrojnë personat që u bëjnë keq.
Ti5bmUjuODJJuT1A1pCr4Fo2_yrbcl-3FDJFvx1WxY-smdQlXO.jpg

8. Derri është një nga surprizat e këtij grupimi. Mendohet se derrat kanë emocione, ndjeshmëri dhe mërziten shumë shpejt. Disa thonë se derrat trajnohen më shumë sesa qentë. Një shenjë e zgjuarsisë së derrave doli në pah në një eksperiment të kryer në vitin 1990. Derrat u trajnuan që të lëviznin kursorin e një projektori videoje sa herë që ata shihnin një imazh të përsëritur dhe rezultoi se ata e bënë po aq mirë këtë detyrë sa shimpanzetë. Derrat ëndërrojnë dhe njohin emrat e tyre.
eTkIAcxZXmT6I-zpNPZe3KDWzks8XysobeUdneHBvTypA9f6Hg.jpg

9. Pëllumbi ka një aftësi të shkëlqyer për të njohur veten në pasqyrë, mund të kujtojë shumë pamje dhe arrin të rikthehet në shtëpi pavarësisht distancave të largëta. Dihet se pëllumbat janë përdorur gjatë luftës si postierë të çmuar për aftësinë e tyre për të kujtuar njerëz dhe vende pas shumë vitesh. Pëllumbat gjithashtu e ndajnë vëmendjen mes stimujve të shumtë në të njëjtën kohë, për të kryer detyra të ndryshme në një periudhë të shkurtër kohe.
QuIgTL0yP7mL-cyJOiAAm2zFCdRsTDOIUxDZSK-ZyvBMIx1wmX.jpg

10. Oktapodi është një nga kafshët më të zgjuara të detit. Edhe pse është një kafshë shumë pak e kuptuar nga studiuesit, këta vazhdimisht zbulojnë të reja rreth aftësive mahnitëse të oktapodit. Oktapodët luajnë, arrijnë të zgjidhin probleme dhe kanë një memorie jo shumë të shkurtër./ballkanweb/
images
 
Titulli: Dhjetë kafshët më të zgjuara .

Per majmunin dhe delfinin e dija po qe paska kaq shum kafsh te mençura kete se dija interesante, dhe mui qenka i mençur kshu.
 
Titulli: Dhjetë kafshët më të zgjuara .

Gjysmat e ketyre kafsheve i dija qe kishin zgjuarsi por per miun dhe derrin sma merrte mendja.
Sec me japin nje ndjesi sikur jane cik budallenj,lol.
 
Titulli: Dhjetë kafshët më të zgjuara .

po cfar kan ber keto se jan te zgjuara!!
 
Titulli: Dhjetë kafshët më të zgjuara .

po cfar kan ber keto se jan te zgjuara!!

Oj arfe po lexoje mi se cfare thote tek cdo kafshe se aty shpjegohet per cfare jane te zgjuar
si poston pa lexuar temen ti ehh. Turp. lol
 
Titulli: Dhjetë kafshët më të zgjuara .

Do dru ti... Ky oktopodi qenka hata fare shume i zhjuar. Po e desha si antipasiti u dashka te mbaroj 2 Uni per ta kap lol
 
Titulli: Dhjetë kafshët më të zgjuara .

Do dru ti... Ky oktopodi qenka hata fare shume i zhjuar. Po e desha si antipasiti u dashka te mbaroj 2 Uni per ta kap lol




Ca ke qe mer vrull e? Avash njehere meren me qetesi gjerat e jo direkt me dhune! Se mora pecin une e.
Naah se do rri oktapodi pronto sa te vesh ti e ta kapesh, lol. Gjithsesi eshte i mire dreqi kshu i pjekur ne zgare.:D
 
Titulli: Dhjetë kafshët më të zgjuara .

humor delesh ky siper . :eek:le:

sa per tëmën , rinoceronti (hundëbriri) ka nje instikt te papar per te fikur zjarrin.
 
Titulli: Dhjetë kafshët më të zgjuara .

humor delesh ky siper . :eek:le:

sa per tëmën , rinoceronti (hundëbriri) ka nje instikt te papar per te fikur zjarrin.

Ti na nxore dy kafshe te mencura edhe rinocerontin, edhe delen qe ben humor :p

Ky oktapodi qe nga ai Paul (qe na ka fut zizi ne qejfe :p) me duket sh interesant!
 
Titulli: Dhjetë kafshët më të zgjuara .

ik moj goc e keqe aty, perrallave ju beson ti , aty thot papagalli mund ti imitoj fjalorin e njerzve , un kam ne shpi papagallin dhe gati e mesova un gjuhen e tyre!e keta ase qe merziten cfar i them un.
 
Titulli: Dhjetë kafshët më të zgjuara .

ik moj goc e keqe aty, perrallave ju beson ti , aty thot papagalli mund ti imitoj fjalorin e njerzve , un kam ne shpi papagallin dhe gati e mesova un gjuhen e tyre!e keta ase qe merziten cfar i them un.

Oj arfe duhet ta maresh me te mire moj, kushedi ca gjuhe i flet ti qe skupton ai. Mos i fol arabisht moj.lol
 
Titulli: Dhjetë kafshët më të zgjuara .

Me beso kam provu gjith gjuhet e botes , tani kohen fundit mu deshe te ik ne kurs per te mesu dhe gjuhen it! po kot nuk ja kap truri, mbase eshte problemi se ne i vlersojm me shum kafshet se njerzit prandaj
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dhjetë kafshët më të zgjuara .

Dhelpren si do e quajm dinake apo te zgjuar se ktu as qe e paska permend.

Papagalli i preferuari im,kemi qen shum shoke... deri kur macja na ndau.
 
Titulli: Dhjetë kafshët më të zgjuara .

Postimet jasht teme do te fshihen....!!
 
Titulli: Dhjetë kafshët më të zgjuara .

Kur t'ju shajn 'o dele' ose 'o derr' merreni si kompliment tashti :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top