Dhe jetuan pergjithmone.....

baby doll

Sw33t d0LL
Do ishte e mundur të jesh xheloze dhe e lumtur në të njëjtën kohë? Ja 7 rregullat për të shndërruar një ndjenjë të kategorizuar “negative” në çelësin e lumturisë

“Xhelozia bën keq!” nuk është gjithmonë e vërtetë. Ose, të paktën, është e mundur të jesh edhe xheloze, edhe e lumtur. Ja një eptalog (epta – shtatë) këshillash si ta kthesh xhelozinë në diçka që, në vend që t’i bëj keq dashurisë, e rigjallëron dhe e ndez.



1. Prano xhelozinë tënde në vend që të mendosh: “O Zot, mos, jam xheloze!” dhe pranoje këtë emocion si shenjë dashurie.



2. Konsidero faktin që xhelozia shënjon një rrezik për marrëdhënien, i cili mund të jetë thjesht imagjinar ose i vërtetë. Në rastin e parë mundohu ta kontrollosh, në të dytin, nëse je vërtet e sigurt, përballe argumentin me partnerin, pa e lënë veten të biesh në panik ose inat.



3. Para se të derdhësh një rrebesh sulmesh xhelozie mbi partnerin, reflekto mbi atë që ndjen. Bëje ndërkohë që u përgjigjesh këtyre pyetjeve: xhelozia ime është e vërtetë apo jo? është faji i pasigurive të mia apo e sjelljes së tij? ثshtë vërtet dikush që i vjen rrotull? Më ka tradhtuar vërtet apo jam unë që e teproj?



4. Në rast se je ti xhelozja, fol me partnerin për ndjenjat e tua. Por jo për xhelozinë: diskuto për ato që ndjen, frikërat dhe ankthet që shpërthejnë te ty në disa situata dhe për nevojën për t’u ndier e sigurt, pa e kaluar theksin pastaj te mangësitë e tij ose tradhtitë e dyshuara.



5. Në rast se xhelozi është ai, përballë një skene xhelozie të shfrenuar mos u përgatit për zënkë, pra mos reago ligësisht, po përpiqu ta bësh të reflektojë partnerin me një sens të shëndoshë humori (po që nuk duhet të jetë kurrë i tepruar) dhe pa treguar haptas atë që ndjen. Jepi përshtypjen se ndjenjat e tij janë të rëndësishme për ty, po thekso fort që ankthet dhe shqetësimet e tij janë të panevojshme. Ndalo te dashuria jote dhe siguria për këtë që ndjen.



6. Si në njërin, ashtu dhe në rastin tjetër, pas një përballje në të cilën ndjenjat e secilit janë shfaqur qartë, do kuptosh që ndoshta prej kohësh nuk kishe folur në këtë mënyrë, që ndonjëherë s’i ke llogaritur ndjenjat e tjetrit dhe që vetëm ideja se mund ta humbasësh të ka futur në krizë: kjo do të thotë që duheni.



7. Mos harro se në ditët tona mundësitë për të tradhtuar janë shumëfishuar, prandaj është e pamundur ta mbash partnerin të lidhur me pranga. Strategjia e vetme e vlefshme për të shmangur tradhtitë dhe xhelozinë është të mos lejosh që tjetri të lodhet me ty. Pra shmang rutinën dhe përdor fantazinë në marrëdhënien në çift.




Saturday, 22 November 2008 revista Jeta
 
dhe xhelozia duhet te ket nje limit, sepse nje xhelozi e semure nuk ka si te bej nje lidhje te funksionoj!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top