DEVIS & ERMELA: Si i përjetuam çmenduritë e paimagjinuara në shfaqjen “Dashnori”

eGo0sTyle

System Engineer
devis-ermela-175x300.jpg

Dy të martuar që jetojnë në monotoni ndonjëherë kanë nevojë për një person të tretë. Devis Muka dhe Ermela Ruri kanë provuar të gjitha ndjesitë e mundshme të aventurës me tradhti, ndërsa kanë vënë në skenën e “Teatrit të Metropolit” shfaqjen “Dashnori” të nobelistit anglez Harold Pinter. Aktorët e shfaqjes me regji të Madi Selimit dhe Bora Kullës, tregojnë se në kohët moderne nuk mjafton që në një lidhje të jesh thjesht burri dhe gruaja. Nëse jeni çift në krizë, zgjidhja është një dashnor për gruan ose një dashnore për burrin. U kemi drejtuar të njëjtën pyetje, për të zbërthyer intrigën e njëjtë të një femre dhe një mashkulli në krizë:
Si ndihesh në një shfaqje të tillë, çfarë tipi dashnori je në këtë shfaqje?
Devis: Të jesh një dashnor është gjëja më e mirë përsa i përket kënaqësisë, anës ekonomike, aventurave, dhe mbi të gjitha është gjëja më e mirë të kesh femra rrotull teje dhe jo trafik – politik, papunësi, taksa pa fund. Sikur të gjithë të ishim nga pak dashnorë në shpirt do ta shijonim ndryshe jetën.
Ermela: Jam ndier shumë mirë sepse është privilegj të luash në këtë pjesë me këtë autor. Ne interpretojmë ndodhitë mes një çifti që rrinë bashkë për inerci. Gruaja që luaj unë duke ndjerë këtë boshllëk te madh ne te perditeshmen e saj, e reflekton tek i shoqi dhe keshtu arrijne qe te krijone persona te tjere,te behen ndryshe.
Shfaqja kishte intrigë, mendon se i përshtatet realitetit shqiptar?
Devis: Në fakt ka qenë zgjedhja e regjisorëve pasi veprat kualitative të autorëve si Harold Pinter i mungojne skenës sonë. Dhe një vepër e tillë nuk ka nevoje fare për përshtatje pasi si shoqëria jonë ashtu edhe ajo botërore, dashnorin e ka brenda “krevatit”. Nuk ka kontinent pa dashnor, nuk ka shtet pa dashnor, nuk ka qytet pa dashnor dhe nuk ka femër që nuk do ta donte një dashnor nëqoftëse burri do e trajtonte si lodër.
Ermela: Mendoj se i përshtatet realitetit tonë, dhe këtë e ndjeva që në momentin që m’u ofrua roli. Tingëllon aktuale sepse shume çifte kanë të njëjtat probleme si personazhet tanë. Mënyra e jetesës, gruaja që rri në shtëpi e vetmuar, martesa që bëhet thjesht për të pasur një grua në shtëpi, gruaja që konsiderohet si një kukull, dhe njerëzit që e ndërtojnë jetën duke bërë të njëjtat gjëra përditë.
Cilat janë statuset e “dashnorëve” në këtë pjesë, dhe tradhëtojnë persona të tjerë ndërkohë që janë dashnorë me njërit tjerin?
Devis: Pjesa i flet shumë vetmisë që kap një çift, dhe pasojat që rrjedhin nga kjo vetmi. Në momentin që kjo vetmi nuk thyhet atëherë del në pah prostituta dhe dashnori. Tradhëtitë, intrigat, pasioni janë armët që dashnorët përdorin për t’iu larguar vetmisë. Ata realisht e tradhëtojnë njëri-tjetrin me persona të tjerë por në fund del që ata vetëm sa kishin tradhtuar vetveten.
Ermela: Ata janë vetëm dy, burri dhe gruaja. Krijonë personazhe te rinj, ajo bëhet prositutë dhe ai shitësi i kosit dhe dashnori. Ka më shumë adrenalinë për ta në momentin që takohen si prostituta dhe dashnori, e në këtë mënyrë flasin dhe për burrin dhe gruan që janë po ata, kjo e bën më pasionante këtë marrëdhënie. Më pas kur janë burri dhe gruaja flasin për dashnorët e tyre.
Cilat janë çmenduritë që dy ish të marturit bëjnë si dy dashnorë?
Devis: Në fakt çmenduritë është më bukur kur shikohen sesa kur tregohen Ndodhin shumë çmenduri brenda dashnorëve përndryshe nuk do ishin të tillë.
Ermela: اmenduritë e tyre? Në fakt ata duke krijuar këto personazhe bëjnë teatër, dhe kjo është një formë e teatrit brenda teatrit. Kërcejnë tango, flasin spanjisht, krijone konflikt, dhe bëjnë sjellje që për publikun besoj se janë të paimagjinuara…besoj.
Ideja e autorit është ta ironizojë këtë fenomen apo ta lartësojë?
Devis: Autori ka krijuar një vepër të tillë që as nuk e ka ironizuar as nuk e ka lartësuar dëshirën njerëzore për të pasur dashnor. Ai thjesht do të pasqyrojë një fenomen mbarëbotëror të materializuar në një çift. Pastaj mënyra sesi një histori kaq e thjeshtë rezonon në mendjen dhe në shpirtin e publikut është stili dhe mënyra sesi autori e servir këtë fenomen.
Ermela: Sigurisht autori e ngre në piedestal këtë fenomen duke ironizuar këto fallsitete që bën shoqëria. Ai e ironizon realitetin me idenë që dy personazhet mund të kenë një jetë seksuale pa pasur nevojën që të transformohen në dashnorë, pra më mirë të jenë burri dhe gruaja dhe ta bëjnë gjithçka si të tillë.
Mania për të pasur dashnor dhe dashnore jashtë martese e ngatërron botën apo e bën më të bukur?
Devis: Të kesh dashnore është gjëja më e lehtë, por të krijosh një lidhje të fortë dhe dinamike që t’i rezistojë kohës nuk është kaq e lehtë. Ndaj duhet të përpiqemi që t’ia mbyllim derën dashnorit dhe t’i hapim derën pasionit dhe larmishmërisë në një lidhje, përndryshe mos harroni se dashnori mund të hyjë dhe nga dritarja.
Ermela: Për mendimin tim mania për të pasur dashnor e ngatërron botën dhe e bën më të bukur.

Panorama.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top