Detyrimet po i zbatojmë! Po të drejtat

Virusi Covid-19 është shfaqur për herë të parë në Wuhan – Kinë në nëntor 2019, e që nga ai moment ai është përhapur me ritme të shpejta në 141 shtete të ndryshme të botës me 152,428 raste të konfirmuara të infektuarish dhe 5720 vdekje duke u kthyer kështu në një problem global.

Që prej datës 31 Janar 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur coronavirusin emergjencë shëndetësore globale ndërkohë që në datën 11 Mars 2020 ky virus u shpall zyrtarisht Pandemi nga kjo organizatë.

Në përgjigje të kësaj situate alarmante, duke u mbështetur edhe në opinionin e specialistëve të fushës (në vecanti edhe të Drejtorit të Përgjitshëm të OBSH-së Z. Tedros Adhanom Ghebreysesus) të cilët kërkojnë nga të gjitha shtetet të nxjerrin masa urgjente dhe agresive në parandalim të përhapjes së kësaj pandemie, vende të ndryshme janë përgjigjur me masa të ndryshme në proporcion me rrezikun e përhapjes dhe rasteve të prekura me këtë virus. Kështu Italia[1] e cila ka mbi 20,000 raste të infektimi dhe thuajse 1400 vdekje nga ky virus, ka mbyllur të gjitha shkollat, restorantet, dyqanet, ambientet publike, etj si dhe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke kërkuar karantinimin e detyruar të të gjithë qytetarëve duke limituar kështu të drejtën e tyre për të lëvizur me përjashtim të nevojës për ushqime dhe emergjenca të tjera. Masa të forta janë marrë ndërkohë edhe nga Spanja[2], Belgjika[3]të cilat kanë mbyllur shkollat, kanë anulluar eventet kulturore, sportive, kanë mbyllur baret, kafet, dyqanet etj, megjithatë nuk kanë kërkuar karantinim të detyruar për qytetaret (aktivitetet komerciale vijojnë të jenë të hapura gjatë javës – por të mbyllura gjatë fundjavës). Ndërkohë shtete të tjera si Gjermania[4], Hollanda[5] dhe Franca[6] etj. kanë marrë masa më pak drastike, duke ndaluar kështu vetëm aktivitetet të cilat karakterizohen nga mbledhja e grupeve të shumta njerzish në një vend, si evente sportive, shkollat, baret, diskot etj.

Shqipëria ka qënë një nga ato vende të cilat kanë zgjedhur të marri masa të rrepta dhe drastike përsa i përket mbrojtjes ndaj përhapjes së koronavirusit duke marrë në konsideratë që jemi një vend i vogël me kapacitete të pamjaftueshme për të përballuar një situate të ngjashme me Italinë apo edhe vende të tjera ku ky virus është përhapur me shpejtësi duke sjell në kolaps sistemin mjeksor të këtyre shteteve. Kështu në zbatim të nenit 7, pika 4 e ligjit nr. 15/2016 “për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe mbrojtjen e sëmundjeve infective”, si dhe udhëzimit të Institutit të Shëndetit Publik me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar COVID-19 në Republikën e Shqipërisë dhe me qëllimin mbrojtjen e shëndetit të popullatës, me propozim të Komitetit të Ekspertëve dhe Institutit të Shëndetit Publi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në datën 11 Mars 2020, ka nxjerrë Urdhërin për “Marrjen e masave të vecanta në parandalimin e përhapjes së infekisonit të shkaktuar nga COVID-19”.

Vetëm një ditë më pas, këtyre masave paraprake ju është bashkuar edhe një Urdhër i dytë nëpërmjet të cilit është vendosur: “Mbyllja e të gjitha bareve, lokalet, restorantet dhe klubet, caktimi i një gjobe prej 5 mijë euro për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës,..ndalimi i qarkullimit të mjeteve të transportit publik dhe privat brenda qyteteve si dhe drejtë zonave të tjera në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë e me pas ne gjithe Shqiperine etj etj.”

Cdo dite KM del live nga shtepia e tij para nje “painted concrete wall” dhe shpall masa, gjoba dhe detyrime per qytetaret dhe bisneset. Të gjitha këto masa, janë mbështetur dhe zbatuar gjerësisht nga qytetarët dhe bizneset të cilët cmojnë se mbrojtja e shendetit të qytetarëve është prioriteti numër një, gjatë kësaj periudhe lufte sic e quan qeveria.

Por Shqiperia ende nuk ka shpallur gjendjen e Emergjences Civile, ashtu sic e ka shpallur USA apo vendet rreth nesh. Nuk ka ngritur ende nje Komitet te Mbrojtjes Civile sic e ka dhe Italia. Kryeministri, eshte “Intitucioni” i vetem qe na tregon se cfare atij i thone ne vesh ekspertet dhe se KM na thote se i percjell pa fshehur asgje.(!!) Qytetareve u eshte kerkuar te lajne duart dhe ata po i lajne. I eshte kerkuar te qendrojne ne shtepi dhe po qendrojne. I eshte kerkuar te mos levizin me makina dhe nuk po levizin. Ju kerkua mos dilnin as nga parku i liqenit dhe ata nuk po dalin, etj.etj

Pra e thene shkurt: qytetaret po i zbatojne detyrimet. Po te drejta a kane?. Njerezit me aftesi te kufizuara psh qe nuk degjojne, do donin te kuptonin se cfare po thote KM para “painted concrete wall”, lidhur me emergjencen, masat, informacionin mbi numrat e te prekureve apo ecurine; njerezit me aftesi te kufizuara duan te dine sesi do ta mundesojne vijimin e jetes, si do i blejne ilacet, ushqimet. E pastaj te gjithe ata qe jane ne pune duan te dine nese do paguhen edhe pse do qendrojne ne shtepi?

Te drejtat e detyrimet jane nje togfjalesh i pandare prej dites se pare qe eshte krijuar shteti dhe mesohen ne vitin e pare te fakultetit. Ndaj qellimi i ketij shkrimi eshte ta shoh kete situate në kontekstin ligjor, në referim të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, praktikës së GJEDNJ por edhe praktikës së Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

* Lirite vetjake dhe e drejta e lëvizjes

E drejta e lëvizjes mund të kushtëzohet në raste të cilat lidhen me sigurinë dhe shëndetin publik.[7] Kështu po të marrim për shembull nenin 21 të TFEU, ky artikull themeloi të drejtën e lëvizjes së lirë në Bashkimin Europian, ku citoj: “Cdo qytetar i Bashkimit Europian, ka të drejtë të lëvizë dhe jetojë në mënyrë të lirë në të gjitha shtetet anëtare, duke marrë në konsideratë përjashtimet dhe kufizimet e vendosura nga kjo marrëveshje”.Në një sërë cëshjtes, ku mund të përmend Case C-221/12 Belgacom [2013] not published yet§37,38; Case C-531/06 Commission v Italy [2009]ECR I-4103 §52; Case C-161/07 Commission v Austria [20081 ECR I-10671 §35, 36; Case C-326/07 Commission v Italy [2009] ECR I-2291 §69,70 etj. Gjykata ka vendosur që kjo e drejtë mund të kushtëzohet për shkaqe të cilat lidhen me ekzistencën e një rreziku serioz të shëndetit publik (sic është edhe rasti konkret).[8]

Edhe Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 38 të saj njeh këtë liri themeorë të njeriut, pra lëvizjen e lirë në cdo pjesë të territorit të shtetit. Ndërkohë në nenin 27 të Kushtetutës përcaktohet se askujt nuk mund t’i hiqen liritë, përvecse në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara me ligj kur personi është përhapës i një sëmundje ngjitëse.

Përsa më lartë, është e qartë se masat e marra, në parim, (duke respektuar opinionet e ndryshme lidhur me natyrën dhe proporcionalitetin e këtyre masave drastike) janë të mbështetura nga opinion publik, biznesi, specialistët e fushës, janë të mbështetura në normat morale të shoqërisë sonë si dhe gjejnë mbështetje dhe në ligj dhe në praktikën gjyqësore.

  • Lirite dhe te drejtat ekonomike
Ajo cka nuk është diskutuar mjaftueshëm pothuajse ne te gjithe vendet e BE por që në fakt është detyrim i gjithsecilit ta vendosë në vëmendje të opinionit publik, është se ndërkohë që qytetarët dhe bizneset zbatojnë me përpikmëri detyrat e vendosura nga qeveria dhe specialistët e fushës, qeverite duhet te marrin masa të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe bizneseve.

Në Shqiperi neni 11 i Kushtetutës i njeh gjithsecilit të drejtën e lirisë së veprimtarisë ekonomike e cila mund të kufizohet vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publik. Neni 49 i Kushtetutës gjithashtu shprehet se secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme. Neni 59 nga ana tjeter e detyron shtetin qe ti garantoje qytetareve objektivat sociale dhe konomike per te moshuarit, invalidet, jetimet etj.

Masat e marra nga qeveria të cilat lidhen me bllokimin e lëvizjes së qytetarëve, mbylljen e bizneseve, aktiviteteve ekonomike etj kanë një ndikim tejet negativ në ekonominë e brishtë shqipëtare por rrezikojnë edhe vetë sigurinë e jetës dhe mbrojtjes ekonomike dhe sociale të familjeve të cilat nuk kanë mënyrë tjetër të fitimit të të ardhurave financiare vecse ushtrimi i një aktivitetit ekonomik i cili është mbyllur (pa afat) nga masat e vendosura nga qeveria.

Ajo qe dua te theksoj është rendesia që së bashku me detyrimet ndaj qytetarëve, qeveria duhet të mbrojë të drejtat e tyre, duke planifikuar dhe implementuar mekanizma social-ekonomik në mbrojtje të jetës, bizneseve shqipëtare, punësimit, dhe ekonomisë në tërësi.

Ligji nr. 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infective”, i cili është përafrim i Vendimit nr.1082/2013/BE të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 22 tetor 2013, “Mbi kërcënimet serioze ndërkufitare për shëndetin, i cili shfuqizon vendimin nr. 2119/98/KE”, dhe Vendimit të Komisionit (2000/96/KE), datë 22 dhjetor 1999, “Mbi sëmundjet e transmetueshme që do të mbulohen në mënyrë progresive nga rrjeti i Komunitetit, sipas vendimit nr.2119/98/KE të Parlamentit Europian dhe Këshillit”, rregullon trajtimin e këtyre rasteve në aspektin mjeksor dhe teknik, ndërkaq është ligji nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile” ai që ka për qëllim zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe realizimin e mbrojtjes civile për të garantuar jetën e njerëzve, gjësë së gjallë etj.

Sipas nenit 19 të këtij ligji është Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, organi i cili koordinon burimet materiale dhe financiare për përballimin e krizave si dhe vendos për mënyrë dhe procedurën e përdorimit të këtyre burimeve materiale dhe financiare. Por ne akoma nuk kemi nje Komitet per kete rast. Ndërkohë në referim të neni 22 të ligjit, ministria përgjegjëse për mbrojtjen civile ka për detyrë të krijojë sasi të nevojshme me mallra ushqimore e industriale për zonat e prekura. Neni 41 i këtij ligji “e drejta e kompesimit” citon se: Shteti shqiptar përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie. 2.

Krahas, masave që lidhen me shëndetin dhe jetën e qytetarëve, qeveria duhet të ndërmarrë dhe masa për sigurimin e mallrave ushqimor e industrial të nevojshëm për përballimin e karantinimit të popullsisë si dhe në gjendjen e emergjencës civile, shteti shqiptar përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqesie ku ky term definohet nga neni 3 i ligjit si “ndërprerja serioze e cfarëdolloj shkalle e funksionimit të një komuniteti ose shoqërie për shkak të ngjarjeve të rrezikshme që ndërveprojnë me kushtet e ekspozimit, cënueshmërisë dhe kapacitetit përballues, duke cuar në humbje të mundshme njerëzore materiale, ekonomike dhe njedisore.”

Pra Shqiperia e ka legjislacionin e plote si per te detyrimet ashtu dhe per te drejtat e qytetareve. Dëmet financiare të shkaktuara në bizneset dhe familjet shqiptare të ardhura si rrjedhojë e masave të qeverisë për parandalimin e COVID-19, janë të larta por ajo cka është e rëndësishme është që shteti të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës dhe të përgatisë paralelisht një program masash socialo-ekonomike për përballimin e kësaj krize të rëndë.

Kështu po të marrim si shembull, Italia ka injektuar 3.6 bilion dollar në ekonomi si përgjigje për këtë krizë financiare në formën e (tax cuts and tax credits) nga të cilat do të përfitojnë të gjitha ato biznese të cilat raportojnë ulje të xhiros si rrjedhojë e COVID-19.[9] Gjermani do të aplikojë një plan të ngjashëm (Cash squeeze plan) për të mbrojtur kompanitë gjermane nga kriza financiare si rrjedhojë e COVID-19[10] me nje shume qe mund te shkoje deri ne 500 miliard eur. Të njëjta masa po nërrmarrin Anglia[11], Amerika[12] dhe thuajse të gjitha shtetet e tjera të prekura nga ky virus.

Situata është serioze. Kryeministri thote se jemi ne lufte. Masat qe ai urdheron jane masa lufte. Detyimet qe i ngarkohen qytetareve, bisnesve jane po ashtu me te ashprat. Por ama gjendje emergjence nuk eshte shpallur, gjendje lufte jo e jo. Njerezit dhe bisneset po i zbatojne me perpikmeri detyrimet por nderkohe zgjohen cdo ditë me stresin per kostot e pagesave të punonjësve, demin ekonomik si rrjedhojë e pezullimit të veprimtarisë së tyre financiare, pagesen e qirave, tatimeve, dritave, ujit, telefonise.. Familjet shqiptare të cilat sigurojnë të ardhura nga biznese të vogla të cilat janë mbyllur rrezikojnë të mos plotësojnë edhe nevojat bazë të jetesës. Te drejtat e tyre ekonomike jane ne krize te plote. E megjithatë shteti per te cilin ata paguajne taksa i ka lënë pa përgjigje se si do të përballohet kjo krizë, a do të pezullohen pagesat e sigurimeve shoqërore, a do të paguajë shteti kostot e pezullimit të aktivitetit financiar, a do pezullohen pagessat e qirave, cfare do behet me ushqimet, ilacet, sherbimet etj..

Të gjitha këto pyetje kërkojnë përgjigje sa më shpejtë që krahas detyrave për të larë duart, për tu vetë-karantiruar, për të bërë joga etj, qytetarëve dhe bizneseve shqiptare t’ju garantohen edhe të drejtat në këtë situatë krize globale.

Detyrimet po e po, por edhe te drejtat!

[1]Coronavirus, the italian decree: “I stay home” enforced from today to April 3

[2] Subscribe to read | Financial Times

[3]Belgium activates emergency measures to contain coronavirus outbreak

[4] Coronavirus begins shutting down public life across Germany | DW | 12.03.2020

[5]Tackling new coronavirus in the Netherlands

[6] Coronavirus: France Bans Gatherings Of More Than 100 People; Cinemas Expected To Remain Open With Reduced Capacity Screenings

[7] Algis Juvenicius, Rasa Daugeline “Restrictions on European Union Citizens freedom of movement and residence in the country on grounds of public policy, public security and public health” Kaunas University of technology; <Restrictions on European Union Citizens’ Freedom of Movement and Residence in the Country on Grounds of Public Policy, Public Security and Public Health in: Baltic Journal of European Studies Volume 6 Issue 1 (2016)>;

[8] Disa shtete kanë kufizuar lëvizjen e lirë duke mos lejuar hyrjen në shtet të qytetarëve të shteteve të tjera qofshin këto të BE ose jo si dhe kanë kufizuar të drejtën e tregëtisë së lirë (një nga të drejtat themelore të BE-së ku mund të vecojmë rastin e Gjermanisë e cila ndali eksportin e produkteve si maska dhe doreza si rrjedhojë e nevojës së tregut vendas për përballimin e krizës.

<'Do not let this fire burn': WHO warns Europe over Covid-19>

[9] https://www.ft.com/content/a6f59348-5bae-11ea-b0ab-339c2307bcd4

[10]https://www.bloomberg.com/news/arti...p-loans-guarantees-to-ease-virus-cash-squeeze

[11] https://www.ft.com/content/4102d7f4-5edc-11ea-b0ab-339c2307bcd4

[12] https://www.cnbc.com/2020/03/09/tru...elp-us-workers-amid-coronavirus-outbreak.html



Panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top