Dërgoni një kartolinë, si dikur!

weihnachtskarten-905x395.jpg


Entela Resuli



Atëherë nuk kishte celular, rrjete sociale, Whatsapp apo Viber për të uruar njëri- tjetrin.

Ishte koha kur edhe telefonat ishin të rrallë në qarkullim për të shpërndarë urimet.

“Mjeti” më i përdorur ishte kartolina. Në mendjet tona janë fiksuar kartolina standarde, ku shihej “Shqipëria socialiste”, gra dhe vajza “të lumtura” apo imazhe të partisë në pushtet e të udhëheqësit të kohës.

Në fakt, sot kemi “zbuluar” një grimcë realiteti tjetër, të paktën në pjesën e kartolinave që qarkullonin në Shqipëri në vitin 1973.

Ishte prag ndërrimi i viteve- 1972 po i linte vendin 1973, plot 46 vjet më parë. Një baba i uronte ditëlindjen djalit të vet. Ajo që bie në sy është pamja e kartolinës, ku duket një nga personazhet e famshme të filmave me kartona si miushi Xherri (Jerry).
kartolina-dikur-768x432.jpg

Ai tërheq një karrocë ku është ngarkuar pema e vitit të ri dhe poshtë tyre urimi tradicional “Gëzuar vitin e ri”.

Në pjesën e pasme të kartolinës, lexohet N.SH. Botime Naim Frashëri Tiranë.
kartolina-beni-2-768x526.jpg
I veçantë është edhe urimi i shkruar mbi të, i cili është shkruar me dorë, ndryshe nga sot… Sot, kur të gjithë kemi harruar të shkruajmë me lapës, duke përdorur vetëm tastierën e celularit dhe kompjuterit.

Çdo vend ka traditën e tij me kartolinat. Që me shpikjen e tyre ato kanë përfaqësuar një kulturë të caktuar. Para viteve ’90, ato ishin forma e vetme përmes së cilave mund të dërgohej nga larg një urim për fetat e fundvitit. Nuk kishte ndjesi më të bukur sesa kur postieri ndalonte dhe linte poshtë derës së shtëpisë, kartolinat e pafund të ardhura nga shumë larg. Ato dukeshin sikur na sillnin shumë pranë kushërinjtë apo miqtë që kishim vite pa i parë.

Kartolinat sot

Po sot? Cilat janë raportet që kemi me kartolinat? Në një botë e cila po ecën me shpejtësi drejt elektronikës, duket se kartolinat elektronike apo mesazhet telefonike kanë zëvendësuar kartolinat e thjeshta.

Ndryshe nga vite më parë, dhe pse kartolinat nëpër dyqane janë shumë herë më të bukura e më të kuruara, shumë pak janë ata që shkojnë t’i blejnë për t’i dërguar diku. Kjo, pasi një kartolinë elektronike së cilës mund t’i bashkëngjitësh fjalët që dëshiron ose që mund të ketë gati dhe tekstin, mund të jetë një zgjedhje e thjeshtë për ta dërguar diku. Këto ditë, para dhe pas Krishtlindjeve, duhet të kenë mbërritur të tilla në postën tuaj elektronike. Imazhe me bredhin më të bukur ose nga vendet më fantastike me borë, janë disa prej atyre që interneti ua afron për t’i zgjedhur.

SMS-të dhe “Whatsapp” apo “Facebook” është një tjetër zgjedhje që ka zëvendësuar kartolinat tradicionale.

Mjafton një mesazh në celular për ta nisur te të gjithë miqtë tuaj dhe ju nuk keni pse të angazhoheni me një proces që kërkon blerjen e kartolinës, zarfeve, zgjedhjen e fjalëve… Por ndërsa ky duket se është një trend gjithnjë e në rritje, sidomos nga të rinjtë, ka nga ata që mbeten tradicionalë në shije dhe vëmendjen ndaj dikujt e tregojnë duke dërguar kartolina. Ne do t’ju sugjeronim të blinit kartolina. Jo thjesht për të mbajtur gjallë një traditë të bukur tonën, por si një gjest, i cili na bën të vlerësojmë më shumë miqësitë apo njëri-tjetrin, duke u menduar të zgjedhim fjalët e duhura që do t’ia çonim dikujt në këto prag festash. E shoqëruar pse jo me një buqetë me lule, një kartolinë do të ishte dhurata më e bukur e një fundviti.

Dita
 
Dikur....... na ishte nje kohe dikur kur dukja e postierit ne rrugen e lagjes sjellte gezim. Ne cunat e cupat thuajse kembezbathur ne bore vraponim pas tij per te pare mos na kishte ardhur leter nga babai, vellau, motra, nipi, gjyshi, daja, tezja, madje madje nganjeher postieri sillte edhe letra pa adres shkrues qe i dedikohej ndonje te dashuruari. Shperndaheshim pastaj secili ne familjet tona me gezimin dhe zhurmen se kush do e lexoj letren/kartolinen.

Shkonin keshtu festa, ditelindje, fundvite e postieri sillte dhe merrte letra :gjujpeshk:
Madje ne shkolla jo rrall benim gara se kush shkruante nje leter me bukur :) Ti thuash gara po them te drejten se po te ruheshin e te botoheshin sot do dilnin me me vlere, estetike dhe domethenese se ca nga veprat qe shkruhen sot.
Sot kemi nje: Klm, Ntm, Klb, Rrggjyzzh :rolleyes: :p
 
Ehhh sikur te ishte e mundur...
I kushtonim kaq shume rendesi..menyres se si shkruan nje kartoline..urimit qe dergonim..dhe dukej sikur permes fjalave qe shkruanim..derdhej natyrshem sinqeriteti...shpirti..dhe lumturia qe ndjenim kur ajo do te arrinte ne destinacion..
Sado qe kohet kane ndryshuar..sido qe te jete..ne kartoline ose jo..nje shkrim urimi..nje deshire...nje dhurat per njerezit..duhet te kete brenda vec fjaleve..shpirtin...
Nese fjalet i shkruan me zemer...pak rendesi ka nese i shkruan ne nje leter..ne email..apo ne whatsapp...
Ndonse emocionin qe te dhuron nje fjale e shkruar ne leter..nuk ngjason me asgje tjeter...
 
Yyy sa qejf ishte kur ja fusje kartolinen posht deres dikujt ose ja u mcefje tek canta e shkolles shokeve dhe shoqeve te klases. Kohe te arta me verte!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top