Deputetja e vetme shqiptare në Kroaci: Do hapim qendrën për kulturë në Zagreb

legjenda

Tetova
Ermina Përlaskaj është shqiptarja e parë që bëhet deputete në parlamentin kroat, duke qenë shpresë e madhe për shumë shqiptarë atje, se do bëhet zëri i tyre i përfaqësimit dhe shembullit të integrimit në insitutucionet e Zagrebit.

Ajo vjen nga Zymi i Hasit, Kosovë, ndërsa ka diplomuar për drejtësi në Rijekë, një vend i rëndësishëm i diasporës shqiptare në Ballkan.

Në një intervistë për portalin albinfo.ch, ajo ka premtuar si angazhim kryesor, hapjen e Qendrës Kulturore të shqiptarëve në Zagreb, pasi deri tani kombi i saj ka punuar për zhvillimin e ekonomisë kroate dhe pavarësisë e saj, ndërsa tani është koha që të integrohen.

“Puna e parë është që të bëhemi një institucion më i fortë, të hapim një qendër kulturore në Zagreb, që është ëndërr e shqiptarëve, të hapim Zyrën për këshilla juridike dhe ajo çka është më rëndësi të punojmë në drejtim që të rinjtë tanë të punësohen në institucionet shtetërore,” tha Ermina Përlaskaj në intervistën e saj.

“Do të përqendrohem më shumë në integrimin e shqiptarëve në shoqërinë kroate, mirëpo duke e ruajtur identitetin, kulturën e traditën. E di që kjo ështe një punë e vështirë, mirëpo shpresoj se do t’ia arrijmë,” thotë Përlaskaj për albinfo, përcjell Bota sot. Ajo ka shtuar se qëllim i saj do jetë që edhe shqiptarët të cilët nuk paraqiten si shqiptarë në Kroaci, në të ardhmen ta bëjnë një gjë të tillë.

Zadari është njëri ndër regjionet e njohura kroate për popullatën etnike shqiptare, të quajtur ndryshe edhe arbanasët. Shumica e tyre vijnë nga regjioni i Shkodrës, ndërsa personalitete të saj janë shumë si Ivan Prenda, Josip Gjergja, Bozidar Kalmeta dhe Agron Preteni. Numri i tyre i saktë nuk dihet./Bota sot
largea_10511361_10153054381676786_773870751256636629_n1448103749.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top