Del Piero, zyrtarisht te FC Sydeny: Ja pse zgjodha

cent

...Lontano
2zs7d77.jpg

sh-ylli i Juventusit nënshkroi një kontratë 2-vjeçare

Ish-kapiteni i Juventusit, Alesandro del Piero, është zyrtarisht lojtar i FC Sydney në Australi. Në fakt përflitej prej ditësh në mediat botërore, por ish-ylli bardhezi hodhi më në fund firmën mbi kontratë, duke u bërë pjesë e klubit australian për dy vitet e ardhshme. Nga kjo marrëveshje, Del Piero do të përfitojë 1.6 milionë euro në sezon, duke u shndërruar kështu edhe në lojtarin më të paguar në “A-League”. Aleksi vendosi të ndjekë gjurmët e bashkëkombësit të tij, Benito Karbones, i cili në vitin 2006 nisi të njëjtën aventurë me klubin e FC Sydney. Në konferencën për shtyp të prezantimit, Del Piero zbuloi arsyet që e shtynë të marrë një vendim të tillë. “Sot (dje) është një ditë e veçantë për mua. Jam shumë i emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën time profesionale. Falënderoj të gjitha ekipet që u interesuan muajt e fundit për mua, por mendoj se FC Sydney ishte zgjedhja më e mirë që mund të bëja. Australia është larg si vend, por filozofia dhe idetë që ka ky ekip nuk ndryshojnë shumë nga të miat. Dëshiroj të përballem me diçka të re, të ndiej emocione të reja dhe për këtë arsye mora këtë vendim. Kam besim tek projekti i ri që do të nisim së bashku si skuadër. Dëshiroj të falënderoj Juventusin për të gjitha vitet dhe gjithçka kam përjetuar me këtë fanellë. Juve do të jetë gjithmonë në zemrën time. Do të vazhdoj të bëj tifo për këtë ekip, ndërsa kam dhënë çdo gjë për Juventusin”.



Numri 10

Del Piero do të mbajë fanellën me numër 10 tek FC Sydney
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top