Vvetoni
Antarë i Respektuar
TIRANE- Ndërsa denoncimi i probleme me procesin zgjedhor ka nisur që në orët e para të mëngjesit, LSI vetëm në mesditë ka dhënë deklaratën e saj të parë mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Ka qenë një deklaratë mjaft e thatë, nuk është folur farë për plagosjen e komisionerit në Korçë, nuk është përmendur fare nga kjo forcë politike debate PS- PD për stilolapsat. Shqetësimet që kjo parti ka ngritur ishin vetëm denoncimi I disa rasteve sporadike të fotografimit të votës me aparat celular dhe fshirja lehtësisht e bojës në gishta. LSI është shprehur se do të dalë përsëri ne një deklaratë për mediat, pasi ka informacion të vazdhueshëm nga vëzhguesit e tyre në terren. shekulli.com.al