Déja vu

Plote here me ka ndodh kjo gje ,shpjegimin se di ..ndoshta kemi jetuar me pare e zoti na e ka prere kujtesen :D
 
se di nuk para besoj ne kte gje ste kthej dot pergjigje
po ndonje rast sme the
 
Plote here me ka ndodh kjo gje ,shpjegimin se di ..ndoshta kemi jetuar me pare e zoti na e ka prere kujtesen

Nuk ma merr mendja s emundte kete nje shpjegim te tille... nje jete te dyte... po pse duhet ta jetojme ne ate lloj menyre qe e kemi jetuar edhe kur na eshte dhene nje her eme pare... nuk me duket llogjike.

per kete e e kam fjalen gjarperesh

e kup sh mire edhe mua me habiti si tem te them te drejten se kam dashur ti jap rendesi por e kam anashkaluar.. nuk e di se cfare shpejgimi mund te kete ishalla na sjellin ndonje materjal.. miqte e f.v
 
Po me ka ndodhur.. edhe jam cuditur shume.. jo nje hre apo nje rast por disa te tila e nuk e di se cfare shpjegimi ka.. NESE DIKUSH ME JEP NJE SHPJEGIM DO TE ISHTE MIRE...

Shembull konkret.. prsh.. duke ecur diku me ka ardhur ne mendje qe kete rruge e kam pas bere apo me dukej sikur e kisha kaluar dicka te tille nje moment nje situate.. dhe me e forta QE E DIJA SE CFARE VINTE PAS SAJ E KJO ME CUDIT ME SHUME E ME LE ME GOJHAPUR...

po,esht e vertet edhe mua mka ndodh para 2 vjetesh ne plazh
kjo esht 1 nga fenomenet qe shkenca ska arrit ti gjej akoma 1 shpjegim..si endrrat pershembull
dhe shum njerez kan arritur te parandalojn ndodhi te papelqyeshme me ane te ktyre vegimeve..nqs mund ti quajm kshu
 
Gjarperesh ishte nje hipotez ajo qe thash jo dicka e vertetuar.

Nje shpjegim qe kam degjuar nga tv e arsyetonte se kjo vjen nga mbingarkesa e trurit ...sa gjera ka qe ne si dime ,vetem pse-te nuk mbarojne ndonjehere.
 
po por cdo pse e ka nje sepse ,vecse do pak mund dhe kohe te qe te vije pergjigjia
jeni dakord?
 
te isha shkenctar do te jepja te pakten nje pergjigje
por per momentin po te them kur te takohemi ne vlore do te te mund te jap 1 pergjigje mbase jo te sakte po deri diku po
:) :) :)
 
Mua personalisht sme ka ndodhur nje situate e till.
Gjithsesi mendoj qe eshte nje kujtim i vjeter qe se mbajme me mend( ose nje pralle qe na e kane thene/foto te para, etj)...ose thjesht nje "loje" e trurit tone.
Me poshte perktheva nje artikull per Déjà vu- ne, shpresoj tju sqaroj sado pak. Kur te mar vesh me shume per kte fenomen do ju them edhe juve.

"Déjà vu" vjen nga frengjishtja dhe dmthn "dicka qe ka qen e pare me perpara". Déjà vu-ja eshte nje sentiment i cuditcem ose iluzioni qe kemi pare ose kemi jetuar ne te kaluaren ne eksperience me te cilen takohemi per here te pare. Nqs supozojme qe eksperienca vjen nga nje eveniment i kujtuar, atehere Déjà vu-ja ndodh sepse eksperienca nuk ka qen e jetuar plotcisht ose nuk ka qen e memorizuar ne detaj. Ne kte rast mund te supozojme qe situacioni prodhon rikujtimin e disa fragmenteve nga jeta e tjeter njeriu. Experienca mund te duket ireale nqs memoria eshte aq e fragmentuar sa nuk mund te behen qart lidhjet midis fragmentit dhe kujtimeve te tjera.

Ne konkluzion sentimenti qe kemi qen atje dikur eshte sepse me te vertet kemi qen. Kemi haruar pjesen me te madhe te eksperiences origjinale sepse nuk i kemi dhene shume vemendje heren e pare. Eksperienca origjinale ka mundesi te ket pasur vend me disa sekonda ose minuta me perpara, ose me vite....

Po ashtu Déjà vu-ja mund te bazohet tek fakti qe kemi pare imazhe, foto, poza ose kemi digjuar duke u folur per kete gje vite perpara. Experienca mund te jet pjese integrante e kujtimeve te turbullta nga feminija.

Gjithashtu eshte e mundur qe Déjà vu-ja te jet e provokuar nga nje reakcion neurokimik ne tru e cila nuk ka lidhje me eksperiencen nga e kaluar. Mund te ndihemi te cuditcem qe mund te identifikojme sentimentin me nje kujtim edhe pse kjo eksperience eshte komplet e re per ne.

Fjala "Déjà vu" ka qe e perdorur per here te pare nga Emile Boirac (1851-1917) i cili ishte teper i interesuar nga fenomenet psihike. Kjo fjale eshte e lidhur me te kaluaren, por nqs rime ta mendojme me mire kjo tregon qe ajo qe eshte unike tek Déjà vu-ja nuk eshte dicka nga e kaluara por nga prezenti, sentimenti i cudicem qe ndjen. Dhe ketu nderhyn ndjenja e memories te turbullt, sepse nuk mund te kujtohemi pikerisht nqs kto gjera kan ndodhur me saktesi ose jo. Nuk eshte asgje e cuditcme mos ju kujtohet nje liber, nqs gjate jetes keni lexuar me qindra....
Kur kemi Déjà vu ndihemi cudicem sepse nuk besojme qe duhet te jemi te familiarizuar me percepcionet prezente.

Si perfundim eshte, mundimi per te shpjeguar experiencen Déjà vu ne baze te humbjes memories, jetes anteriore,klarvizioni, etj, mund te jet komplet e gabuar. Duhet te flasim per ndjenjen Déjà vu, e cila mund te jet e provokuar nga truri, nga faktoret neurokimike qe nderhyn ne procesin e percepcionit dhe te cilet nuk kan asnje lidhje me memorien. Faki qe ndjenja e Déjà vu eshte komune ne rastin e pacientave me probleme psihike nuk eshte konkludente ne kete rast. Ndjenja e Déjà vu-se mund te shfaqet dhe mbas atakeve te epilepsise.

Kur Wilder Penfield realizoj eksperimentin e tij te famshem ne 1955, kur stimoj elektrik lobet temporale te trurit ( te cilat kan lidhje me kujtimet), zbuloj qe 8% nga subiektet kan rijetuar kujtime. Ai supozoj qe ka stimuluar kujtime reale, por mund te ken qen halucinacione ose shembullat e para te Déjà vu-se te prodhuara artificial.
Acestea s-ar putea să fii fost la fel de bine halucinaţii şi primele exemple de déjà vu produs în mod artificial.
 
nje foto ose prralle sbesoj zzinna ndersa nje loje e trurit tone me mbush mendjen deri diku.Cdo njeriut i ndodh dicka e tille si ka mundesi qe ty jo?
je unike???

:) hhh gjithsesi mendoj se dhe ty do te jete kujtuar dikur dicka po thjesht te ka ardhur si vegim i castit dhe se mban mend.Loja e trurit them se eshte pergjigje pothuajse e duhur deri ne kto postime
thnx
 
Me ka ndodhur shpesh... Kur erdha ne amerike per here te pare, kam qene ne shkolle tete vjecare. Hyra ne klase dhe sme dukej aspak e pa njohur. Shihja fytyra te njohura, mesuesen, klasen, ambientin. Asnjehere nuk kisha qene ne ate klase, asnjehere nuk isha perballur me ata nxenes. Por kur hyra u ndjeva sikur kisha qene me pare aty. Cdo gje para me dilte e njohur. Shpjegim skam. Qe ndodh ndodh.
 
Me ka ndodhur shpesh... Kur erdha ne amerike per here te pare, kam qene ne shkolle tete vjecare. Hyra ne klase dhe sme dukej aspak e pa njohur. Shihja fytyra te njohura, mesuesen, klasen, ambientin. Asnjehere nuk kisha qene ne ate klase, asnjehere nuk isha perballur me ata nxenes. Por kur hyra u ndjeva sikur kisha qene me pare aty. Cdo gje para me dilte e njohur. Shpjegim skam. Qe ndodh ndodh.

Sh interesante historia jote...Mbreslenese. Besoj se me pas ambjentimi me to ka qene sh i lehte.. e ja ke dale sh mbane me to.
 
nje foto ose prralle sbesoj zzinna ndersa nje loje e trurit tone me mbush mendjen deri diku.Cdo njeriut i ndodh dicka e tille si ka mundesi qe ty jo?
je unike???

:) hhh gjithsesi mendoj se dhe ty do te jete kujtuar dikur dicka po thjesht te ka ardhur si vegim i castit dhe se mban mend.Loja e trurit them se eshte pergjigje pothuajse e duhur deri ne kto postime
thnx
Nuk eshte se jam unike por thjesht sme ka ndodhur deri sot...kjo sdo te thot qe sdo me ndodhi qe sot e tutje...
Gjithsesi me duket sh interesant si fenomen, do kerkoj me sh info:)
 
Me ka ndodhur disa here....ketu ne fv kam mesuar qe ekziston si dukuri dhe qe quhet deja vu!!!
Mendoja se me ndodhte vec mua!..:D...
shpjegimin ??...se kam iden !!!!!!
 
Sh interesante historia jote...Mbreslenese. Besoj se me pas ambjentimi me to ka qene sh i lehte.. e ja ke dale sh mbane me to.

Ajo eshte nje prej tyre, me ndodh shpesh. Me vete them mos jane enderra. Enderrat e mija nuk jane me lule (te bukura) ose te errta (te shpifura). Jane gjera qe do me ndodhin ose me kane ndodhur. Nuk e di nese Deja vu vjena nga enderrat... vertete dicka mbi te cilen do doja te lexoja me shume...
 
Déjà vu: nje “shaka” e mendjes
Me siguri keni eksperimentuar nje lloj sensacioni sikur keni jetuar ne te kaluaren nje moment qe po e jetoni ne te tashmen. Ne ate moment keni nje qartesi te plote se kujtoni ta keni jetuar me pare, ose keni impresionin sikur keni patur nje lloj vizioni ne te kaluaren per dicka qe do te ndodhe ne te ardhmen dhe kjo te le nje lloj ndjesie te “cuditshme” apo ankthi. Kjo ndjesi eshte e njohur si déjà vu.
Termi déjà vu eshte krijuar nga investiguesi psiqik francez Emile Boirac (1851-1917). Ai e ka shpjeguar ate ne librin e tij “Lavenir des Sciences Psychiques”.
Déjà vu nuk eshte nje fenomen i ri, por ne kohet e shkuara, njeresit qe kane pasur keto simptoma u jane nenshtruar hetimeve psikologjike dhe neurofiziologjike. Megjithate eshte shume e veshtire per ta shtjelluar si nje studim laboratorik, prandaj edhe ka shume pak pergjigje te mbeshtetura ne studime te detajuara mjekesore.
Nje “shaka” e mendjes
Shkencetaret dhe psikiatret shpjegojne se déjà vu eshte nje lloj para-amnesie. Eshte thjesht nje kujtim fals, domethene, nje lloj “mosfunksionimi mendor” qe te jep nje iluzion sikur kujton nje situate, por ne realitet eshte hera e pare qe po e jeton. Eshte nje shembellim qe shkaktohet kur memorja e shkurter e percepton nje event si dicka qe po ndodh ne te tashmen ndersa memorja e gjate e percepton te njejtin event si dicka qe ka ndodhur ne te kaluaren. Disa e ngaterrojne déjà vu me nje lloj profecie, por neurologet sigurojne qe eshte nje ‘anormali” e memorjes.
Trukim i mendjes
Nese keni keto sensacione te cuditshme, nuk keni perse te shqetesoheni pasi ky “mosfunkionim mendor” eshte shume i ceket dhe shume normal. Nuk eshte simptome e ndonje problemi celebral dhe nuk nderhyn ne jeten e perditshme.
Shtate ne dhjete persona ju ndodh te pakten njehere ne jeten e tyre nje déjà vu, dhe shumica e rasteve jane persona nga 15 deri ne 25 vjec.
 
Titulli: Déja vu

Ne fakt me parashikime ,mund te kete lidhje.Nqs zoter ndervetedijen ,mund te jesh i afte te shikosh,apo ta parashikosh se cndodh.Truri e ka kete aftesi.
Edhe deja vu, mund te kete lidhje me te pandergjegjshmen,sipas mendimit tim .
Them se shpjegimet e tjera ,ne lidhje me jete te tjera qe kemi jetuar nuk qendrojne.

po deja vu nuk te tregon nje parashikim,por nje prapashikim,aq me teper ste tregon me teper se aq sa di...
 
Titulli: Déja vu

Nje term qe tashme ka hyre ne gjuhen e perditshme e ka fituar atribute origjinale ne cdo gjuhe, per nga thjeshtesia e praktikaliteti. Deja Vu (Dezha-Vy) vjen nga frengjishtja, i tille perdoret dhe ne anglisht qe si ekuivalent me te afert ka “already seen” .

Shqip, dicka a nje dukuri te cilen e kemi hasur me pare.

Gati kushdo e ka provuar nje fenomen te tille, nese ndodh rralle, nuk ka vend per shqetesim. Por episodet e shpeshta, mund te kene rendesi. Termi Déjà vu, aplikohet kundrejt nje besimi te menjehershem e te gabuar qe nje eksperience e re e momentit actual, ka ndodhur me pare..

Eshte nje ndjesi e forte dhe e cuditshme familjariteti, zakonisht me kohegjatesi prej disa sekondash, “mbushje e mendjes” ne vertetesine e saj me pas gati gjithnje e zhgenjyer, qe ne e dime se cdo ndodhe me pas.

Nga perkufizimi, déjà vu nuk ka lidhje me eksperiencat aktuale te perseritura apo me kujtesen, pra interesi qendron : se pse vjen kjo ndjenje?

Nje shpjegim mundshem eshte se ky fenomen vjen nga nje “mase- apo lidhje e shkurter” ne nje kohezgjatje teper te shpejte, e lidhjeve neurologjike. Ku informacioni aktual arrin ne ne ‘depon” e Kujteses perpara se te arrije Vetëdijen.

Eksperienca e vetedijshme e nje kujtese te tille do jete teper e forte, pasi eshte aktuale.

Disa eksperte sugjerojne qe Kujtesa nuk eshte thjeshte nje problem lidhur me nje ngjarje fikse, te stabilizuar, por eshte nje proces rikonstruktimi, nga komponente te ruajtur, e cila perfshin elaborime, shtremberime, e lenje jashte te nje pjese ngjarjesh.

Cdo rithirrje e ngjarjeve eshte thjesht rithirja e kujteses se fundit qe kemi per ato ngjarje. Ndjesia e te njohurit perfshin perputhjen ndermjet nje ngjarje aktuale dhe informacionit te ruajtur, por kjo mund te ndryshoje aq shume nga ngjarja origjinale sa qe ju “e dini” qe se keni provuar kurre me pare.

Psikologet akoma po debatojne rreth Déjà vu-se, e do vazhdojne ne te njejten menyre derisa te dihet me shume rreth mekanizmave te trurit.

Déjà vu qe ndodh shpesh, mund te jete nje simptome e shqetesimeve qe vijne nga demtime ne Tru, si, p.sh.epilepsia e lobit temporal. Pra nese kjo ju ndodh shpesh, do ishte ide e mire te shihni mjekun e te sugjeroni nje ekzaminim neurologjik.

Dr. Lec Shiroka
 
Pe: Déja vu

Deja-vu nje dukuri qe me ka ndodhur dhe mua,sa herë qe e kam perjetuar jam ndalur per nje moment dhe kam thënë:Hejj, e kam parë edhe nje her kete skenë unë, kur me binte ndermend thoja ahh DEJA-VU.Esht nje dukuri qe i ndodh qdo kujt...
 
Pe: Déja vu

Mua sme ka ndodh asnjehere dicka e tille...Se di as nuk di ti jap ndonje shpjegim pse ndodh kjo gje,pasi pak e shume eshte thene cdo gje ne infot e parafolesve....
 
Pe: Déja vu

Me ka ndodh disa here te perjetoj Déja vu..Me jep nje emocion qe nuk e pelqej..Me krijon konfuzion :D
 
Pe: Déja vu

Me ka ndodh shpesh te kem deja vu dhe i mbaj mend edhe vendet se ku dhe e kujtoj me qejf, sepse eshte nje ndjesi nga me te pazakontat eshte nje dimension tjeter ..... e pelqej ....por nuk gjej dot pergjigje per kete
 
Titulli: Déja vu

[h=2]‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar[/h]
“Déjà vu” përshkruan ndjenjën e individit i cili është dëshmitar i një skene ose përjeton një situatë të ngjashme nga ajo prezente.Dr. Bujar Berisha
Psikiatër me qasje psikoterapeutike


“Më duket se kam qenë në këtë vend, këtë moment tashmë e kam përjetuar, këtë njeri tashmë e kam parë...”. Pothuajse të gjithë e kemi përjetuar këtë ndjenjë të çuditshme. Lojë e memories? Vjen nga pavetëdija, apo emocionet? Si shpjegohen këto përshtypje kalimtare? Kur dy persona tregojnë një ngjarje të njëjtë, konstatojmë që nuk mund të kujtohen detajet e njëjtat të ngjarjes duke u përshkruar ndryshe nga të dyja palët, ngase është memorizuar ndryshe. Të dy bashkëfolësit janë të bindur që kujtimet e tyre janë më afër realitetit në krahasim me tjetrin. Fenomeni ‘deja vu’ në të kundërtën është eksperiencë krejtësisht personale dhe impresionuese. Konsiston për ta dëshmuar ndjenjën e çuditshme të një ngjarjeje ose situate që është duke u përjetuar për herë të parë, është shumë e familjarizuar ose e përjetuar me parë.
Një dreke mes shokësh dhe papritmas krijohet përshtypja si të kishim jetuar tashmë këtë skenë dhe pothuajse e njohim çdo detaj. Por çfarë do të kishim bërë kur ndjenja ‘deja vu’ paraqitet në një vend krejtësisht të panjohur dhe me njerëz të panjohur? Vendi, njerëzit, ngjarjet na duken të familjarizuara. Sensacion i çuditshëm! Kemi një përzierje emocionesh; befasia, hezitimi, ndjenja e frikës, kurioziteti na kaplojnë...një mendim për magji apo të kalimit në kohë ose për të parë ardhmërinë ose edhe diçka paranormale po ndodh, sikur po kapërcejmë nëpër kohë për të parë të ardhmen ose përjetuar të kaluarën. Për disa sekonda të kaluara na bëhet e njohur e tashmja e pasigurt, ndërsa e ardhmja misterioze. ا’po ndodh! Shumë njerëz dëshmojnë për këto ndryshime dhe, afërsisht 7 në 10 persona, preken nga ky fenomen që nuk mund ta harrojnë lehtë. Pyetjet e shumta të bëra kanë zgjuar kureshtjen e shumë filozofëve, psikologëve e mjekëve që nga antikiteti e në ditët e sotme për të gjetur një përgjigje të fenomenit misterioz.
1bb.jpg
Filozofët antikë, platonistët dhe pitagoristët e shihnin këtë fenomen si kujtim i jetës së mëparshme. Stoicistët e shihnin si rikthim nga jeta e amshuar, ndërsa, Aristoti, i njohur me idetë e tija praktike mbronte idenë për një çrregullim të lehtë psikik. Në Mesjetë, kisha dyshonte në këtë përshtypje të çuditshme dhe ia atribuonte djallit. Disa vizionarë (falltorë) përmes këtij fenomeni shohin ekzistencën e një jete tjetër që lidhet me shëtitjet në kohë apo edhe me ringjalljen.
Psikanalistët mendojnë që ‘deja vu’ manifeston dëshirën për të përsëritur një eksperiencë të kaluar, por kësaj radhe me një përshtypje pozitive. Të tjerë mendojnë se ky fenomen është kujtim i ëndrrës paralajmëruese. Aktualisht mendohet se neuropsikologjia jep përgjigjen më të saktë. Sipas neuropsikologjisë, truri memorizon kujtimet në atë formë që çdo detaji, siç janë aroma, zëri, ngjyra, etj., të një situate të përjetuar. P.sh. në një eksperiencë të re truri identifikon një detal që shoqërohet nga një eksperiencë e kaluar. D.m.th. truri, mbivendos ndjenjat e përjetuara gjatë eksperiencës së parë me ato që jemi duke përjetuar…dhe na bën të besojmë që këtë situatë jemi duke e jetuar për të dytën herë. Ky shpjegim mund të jetë më pak atraktiv krahasuar me ëndrrat paralajmëruese apo me kalimet në kohë, gjë që shpjegon se truri njerëzor është organ i mrekullueshëm dhe plot surpriza.
2bb.jpg
Kërkimet në shkencat kognitive janë shumëfishuar me qëllim të kuptimit sa më praktik të fenomenit ‘deja vu’. Eksperienca e ‘deja vu’ do te rezultonte nga takimi i një ëndrre të harruar dhe një situate të përjetuar reale. Lidhjet eventuale në mes elementeve që vijnë nga ëndrra dhe kontekstit real do të jepnin përshtypjen e fenomenit. Truri ka kapacitete të determinojë në mënyrë të pavetëdijshme për një kohë të shkurtër se çfarëdo që ndodh në rrethin e personit do të përputhej me eksperiencat tashmë të përjetuara. Këto kapacitete kanë për funksion që t’i lejojnë personit të përcaktoj nëse situata e përjetuar tashmë ka ekzistuar apo jo, ose ka qenë përjetuar nga paraardhësit tanë për të reaguar në një rrezik eventual.
Zona parahipokampe e trurit është burimi i ndjenjave të përjetuara nga një përshtypje e fenomenit ‘deja vu’. Parahipokampi funksionon zakonisht si plotësues i hipokampit, i cili është selia e memories dhe determinon përputhshmëritë mes përvojës së fenomenit të përjetuar në situatën aktuale. Pra, fenomeni ‘deja vu’ përjetohet nga funksionimi i parahipokampit duke mos hyrë në funksion hipokampi. Do të thotë, parahipokampi e zëvendëson hipokampin vetëm në situata të veçanta karakteristike siç është ‘deja vu’. Kjo ndodh më së shpeshti tek personat që vuajnë nga epilepsia, gjithashtu është vërejtur edhe tek personat e stresuar dhe në lodhje, gjë që tregon se origjina e fenomenit ‘deja vu’ është shumë faktoriale.
Termi ‘deja vu’ është përdorur nga Emile Boirac (1851-1917) në librin e tij “E ardhmja e Shkencave Psikike”(L’Avenir des Sciences Psychiques)
/Telegrafi/
 

Attachments

  • 1bb.jpg
    1bb.jpg
    25.1 KB · Shikime: 0
  • 2bb.jpg
    2bb.jpg
    26.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Déja vu

Nuk e Di Se Cfar Esht, por e gjith Jeta ime Duket nje deja vu.
kto 19 vite jet mu mduken deja vu
 
Titulli: Déja vu

Nuk e Di Se Cfar Esht, por e gjith Jeta ime Duket nje deja vu.
kto 19 vite jet mu mduken deja vu

Nuk e di cf eshte ama gjithe jeten e ke ashtu?

Hmmm nganjehere ndodh me kenget...kenge qe si kam degjuar asnjehere
sikur i di se si do vazhdojne ( dhe jo pse kane mje ritem te kapshem)
Ose nganjehere ndonje vend i ro me duket sikur nje here e kam enderruar
Mbase duhet te besojme tek teoria e misherimit :p
 
Titulli: Déja vu

Nuk e di cf eshte ama gjithe jeten e ke ashtu?

Hmmm nganjehere ndodh me kenget...kenge qe si kam degjuar asnjehere
sikur i di se si do vazhdojne ( dhe jo pse kane mje ritem te kapshem)
Ose nganjehere ndonje vend i ro me duket sikur nje here e kam enderruar
Mbase duhet te besojme tek teoria e misherimit :p
e kam serjozisht asnje smbeson se jeta ime esht deja vu,
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top