De-enverizimi i shoqërisë shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri

Bilderberg

Anëtar i ri
De-enverizimi i shoqërisë shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri​

LINK: De-enverizimi i shoqأ«risأ« shqiptare nأ« Kosovأ« dhe Shqipأ«ri « Opinione - Telegrafi


shkaqet e ‘enverofilisë’, recidivizmi totalitar, çrregullimi i stresit post-komunist, sindromi i Enverit apo Stokholmit, analogjia Halil-Baton për enverizmin kosovar, dhe analizë mbi prezantimin e medieve të shkruara një ditë pas jubileut të datëlindjes së E.Hoxhës në Prishtinë -


1. De-enverizimi i shoqërisë shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri

De-komunizimi i shoqërisë shqiptare është proces i vështirë, i dhimbshëm dhe mjaft i ndërlikuar. Procesi si i tillë tani për tani perceptohet ylberisht me nuanca ngjyrash të llojllojshme, nga shtresa e kategori të ndryshme shoqërore. De-komunizimi herë mendohet si kthim i drejtësisë në vend; herë si katarsis shpirtëror i një shoqërie post-komuniste; herë si revansh apo hakmarrje ndaj komunistëve; herë si tendencë e klasës politike dhe liderëve institucionalë për t’u larguar me problemet aktuale reale që ballafaqohen qytetarët shqiptarë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri; herë si presion nga vendet demokratike të cilët kaluan në procesin e de-nacifikimit dhe de-komunizimit; herë si shtytje nga shoqatat e ish të dënuarve politikë shqiptarë, si p.sh. Shoqata Mbarëkombëtare e ish të dënuarve politik në Shqipëri me në krye disidentin Adem Allçin, apo ta zëmë, shembullin që kemi me pikëpamjet e analistit shembullor të Shqipërisë që ishte ish i burgosur politik rreth 17 vite gjatë regjimit politik të ‘xhaxhit’,- intelektuali tashmë i njohur për publikun shqiptar, Fatos Lubonja.

Pavarësisht këtyre konceptimeve, ideja e de-komunizimit përfshin denatyrimin e institucioneve partiake, shtetërore, institucionale-komuniste, regjenerimin e kulturës politike të udhëheqjes dhe menaxhimit shtetëror, minimizimin apo eliminimin e mentalitetit dhe mendësisë komuniste, autoritariste, totalitariste, hapjen e dosjeve për ish-kriminelët e Byros së regjimit, si dhe konstituimin dhe konsolidimin e shtyllave të demokracisë, si të drejtat e njeriut, pjesëmarrjen dhe ngritjen e shanseve qytetare për barazi, drejtësi, liri, forcimin muskulor dhe përmbajtjesor të shoqërisë civile, pavarësinë e medieve nga politika, mbrojtjen e qytetarit kundrejt monopolit shtetëror, etj.

2. Përvjetori i datëlindjes së Enver Hoxhës në ‘’Pallatin e Prishtinës’’ dhe ‘’اrregullimi i stresit post-komunist’’(اSPK)!

Shoqëritë post-komuniste dhe kalimi i tyre në sistemin demokratik dhe kapitalist, me fondament pluralizmin politik, pronën private, të drejtat individuale, marrin kohë që të de-komunizohen edhe përkundër faktit që de jure institucionet vishen me petkun e demokracisë. De fakto shoqëria jonë ende ka mbetje ‘komuniste’, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Kjo i ngjan një çrregullimi psikologjik që quhet çrregullim i stresit postraumatik (اSPT), që nënkupton shfaqjen e simptomave traumatike, anksioze, edhe pas kalimit të ngjarjes traumatike, aksidentit, apo fatkeqësive të ndryshme natyrore apo njerëzore që i’u ka ekspozuar apo nënshtruar individi. Pra, edhe kur kalon ajo që ka traumatizuar personin me اSPT, ai ka ripërsëritje të vazhdueshme të përjetimeve traumatike. E, kur lidhet çështja me komunizim, analogjikisht do ta definoja si ‘’اrregullimi i stresit post-komunist’’(اSPK), individët që edhe pasi kanë përjetuar komunizmin, por që tani më është zhdukur nga vendi i tyre.

Ky model i organizimit shoqëror dhe ekonomik, përsëri kanë rishfaqje të nostalgjive, apo enverofilizmave fiktiv dhe obsesivo-kompulsivë. Kjo vërtetohet edhe me manifestimin e sjelljeve dhe qëndrimeve kundrejt të kaluarës enveriste që është duke u shprehur në forma dhe trajta të ndryshme. Dikujt i shkon mendja atje në Gjirokastër të bëj grafite si ‘Enver Hoxha, ti je gjallë’’. Në Kosovë organizohet nga Klubi politik ‘’Afrim Zhitia’’ jubileu me rastin e 100 vjetorit të datëlindjes së Enver Hoxhës, arkitektit dhe inxhinierit kryesor të komunizmit shqiptar, ku ndër të tjera, u bë ftesë publike për rishikimin e rolit dhe kontributit të Enver Hoxhës për çështjen e Kosovës, detyrimi për ta parë pozitivisht fytyrën e Shqipërisë enveriste, e tjerë e tjerë.

Para këtyre gjërave ishte edhe intervista gjysmë e strukturuar e Nexhmije Hoxhës nga gazetarja Rudina Xhunga, që ndezi polemika dhe reagime nga opinioni publik, dhe që të gjitha këto të sipërpërmendura së bashku bëjnë që të krijohet nevoja për të debatuar atë që vërtetë na mundon si shoqëri, si krimet e komunizmit dhe njëherazi që të kuptojmë se sa jemi duke ndërtuar shoqëri tamam demokratike. Në anën tjetër, kemi shoqatat e ish të dënuarve politik gjatë regjimit komunist, të cilët bëjnë thirrje që të largohen nga të gjitha postet publike dhe institucionale të shtetit të gjithë ata që kanë asistuar, inicuar, planifikuar dhe ekzekutuar (pushkatuar) rreth 6000 viktima njerëzore me pretekstin se ishin të etiketuar si ‘’armiq të popullit’’, pastaj afërsisht 17 mijë të burgosur politikë, izolimin nga bota perëndimore për gati 50 vite, monopolin absolut mediatik si për shembull, pamundësia për të pasur antena satelitore për të parë se si të ’tjerët’(lexo shoqëritë demokratike-kapitaliste) po gëzonin lirinë dhe të drejtat qytetare, etj.

Thënë realisht, ‘enverofilizmat’ në Kosovë dhe gjetiu, janë indikator të pakënaqësisë qytetare me nivelin e sotëm të zhvillimit të mirëqenies dhe standardit të ulët ekonomik, energjetik, dhe shoqëror, ani që jemi me institucione demokratike. Pra, jo që po kemi re-komunizimin e shoqërisë shqiptare vërtetë, por rishikim të politikave tona institucionale që të bëjnë më tepër për kushtet ekonomike, në mënyrë që të kemi një demokraci liberale të qëndrueshme, dhe një shtet të së drejtës. Pra, ka një revoltë ndaj dobësimit të demokracisë, e jo dobësimit real të kësaj të parës!

3. Sindromi i Stokholmit apo sindromi i Enverit?!

ثshtë e njohur situata socio-psikologjike kur viktima mund të identifikohet me agresorin, ku ai/ajo që është zënë peng e nuk denoncon pengmarrësin, dhe kjo në literaturën shkencore tani quhet Sindromi i Stokholmit. Dhe në këtë kontekst, shoqëria shqiptare nëse nuk denoncon krimet e komunizmit, nuk i hap dosjet, nuk debaton dhe eksploron gjithë atë që ka ndodhur në kohën e Enverit, që mundohet të klikoj ‘delete’ të asaj çfarë ka ndodhur në regjimin autoritarist, mund të themi se vuan nga Sindromi i Stokholmit, apo thënë më drejtë, Sindromi i Enverit. Viktima dashurohet në dhunuesin.

Populli kujton dhe ndjen mallëngjim e pikëllim me rastin e përvjetorëve të ish-diktatorit Hoxha, e nuk i bie në mendje të kujtoj viktimat e komunizmit shqiptar-enverist. Jo kujtim për viktimën, por për memorimin e vdekjes së xhelatit! Ka shumë shembuj se si viktima mbasi lirohet nga dhunuesi, e harxhon tërë energjinë e tij/saj për të nxjerrë prej burgu, apo për mos ndëshkuar dhunuesin.

Pa një ndëshkim kolektiv të krimeve të ‘’Partisë së Punës’’, shoqëria shqiptare nuk do të çlirohet nga ndjenjat e të qenurit kriminele. Nëse nuk reflektojmë për krimet e të kaluarës dhe ndjejmë përgjegjësi kolektive-shoqërore për të zbardhur ata që fshihen e jetojnë midis nesh(lexo: komunistët që kanë kryer vepra pushkatimi e internimi), nuk ka katarsis të plotë të gjendjes psikologjike dhe emocionale të shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Nëse bëhemi memorist të shkëlqyer për kontributin dhënë Kosovës nga E.Hoxha, atëherë a mos po harrojmë edhe ‘kontributet’ që i ka dhënë ky i përmenduri për likuidimin e gjithë atyre qytetarëve shqiptarë të asaj periudhe totalitariste dhe diktaturiale?!

Solidarizimi me viktimat nga i ‘’Kuqi Enver’’, ngritja e ndonjë memoriali për viktimat e komunizmit (Kujto: kongresi amerikan ka miratuar një ligj në vitin 2006 për ndërtimin e një memoriali në ثashington për nder të më shumë se 100 milionë viktimave të komunizmit), integrimi shoqëror dhe institucional i ish-të dënuarve politik, përkujdesja ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan për një shoqëri të lirë dhe të hapur, do të duhej të ishte ndër agjenda e shtetit të Shqipërisë, Kosovës, dhe të gjithë qytetarëve. E aq më pak që institucionet tona shtetërore të japin shenja dhe simptome inkoshiente apo të vetëdijshme se kanë ‘enverofili’, frymëzohen e inspirohen nga modeli politiko-enverist, sepse brezave tonë të rinjë duhet t’i forcojmë bindjen që të ngrenë zërin e tyre për pjesëmarrje; edukimin dhe fuqizimin e kulturës politike të votës; motivimin për të qenë pjesë aktive e shoqërisë civile; dhënien e shembujve të personaliteteve që kanë shpenzuar jetën e tyre për liri, barazi dhe drejtësi; të vihen nëpër muret e institucioneve apo shkollave më mirë fotografitë e Martin Luter Kingut, Mandelës, Xhorxh Washingtonit, Nënës Terezë, etj., sesa të Enver Hoxhës, që rrezaton vallen e destruktivitetit, homicidit, nekrofilit, paranoikut.

Shoqëritë totalitariste vërtetë nëse do të diagnostifikoheshin nga psikiatritë, do të merrnin diagnozën me termin ‘’shoqëri paranoike’’, që janë dyshuese se ‘dikush’ është kundër tyre, dikush po tenton t’i bëj atentat, t’i vras e rrëzoj, që secilin qytetar duhet kontrolluar totalisht, dhe identifikimi absolut i liderit komunist me popullin, sinonimizohet me vetë popullin, duke internalizuar atributet e popullit, dhe për atë oponentët politikë i quan ‘armiq të popullit’, e që në fakt janë vetëm opozitë e mendimit monopol të autoritaristit (Lexo: Enverit).

4. Recidivizmi komunist-enverist

Autori i famshëm bashkëkohorë, Ralf Dahrendortf, në librin e tij ‘’Konflikti shoqëror modern’’, kap. ‘’Tundimet e totalitarizmit’’, citon Herbert Spiron që kishte shkruar: ,,Hitleri ka vdekur, po kështu edhe Stalini (edhe Enveri shën.im).Shtrohet pyetja: a mund të ndodhë përsëri ajo që ndodhi? A mund ta vizitojë totalitarizmi dy herë të njëjtin vend?Pasi një regjim totalitar e ka përshkruar rrugën e tij të shkatërrimit, kushtet për shfaqjen e tij zhduken njëherë e përgjithmonë’’.(D.Ralf: ‘’Konflikti shoqëror modern’’, Shtëpia botuese Dituria-Ceu, fq.106).

Nëse kjo shoqëri dhe ky vend është në baza të shëndosha dhe rrugës së palëkundur moderne dhe demokratike atëherë gjasat janë të vogla, do të përgjigjej Dahrendorf. Duke vazhduar më tej, ai sikur edhe disa sociologë e analistë të tjerë, totalitarizmin dhe modernitetin i percepton si të ndara, si disonancë dhe diskrepancë. Një lloj demarkacioni, sepse siç beson edhe sociologu modern Ralf, ‘’tundimi totalitarist ka në vetvete një damar antimodern, një revoltë kundër modernitetit’’.(po aty, fq.99).Nga kjo kuptojmë që shoqëritë me mbeturina feudale, aristokratike, me kanune fisnore, me një shoqëri civile të dërmuar apo të pa qenë fare, me struktura shoqërore paramoderne, tradicionale, do të kishin mundësi më tepër për t’u kthyer në recidivizëm totalitar.’’Rruga e modernitetit është rruga nga autoritarizmi në demokraci, ndonëse kjo të çon ndonjëherë përmes purgatorit totalitarist’’.(po aty, fq.107)

Edhe kujtimet për Enver Hoxhën, festimet dhe kremtimet për ditëlindjet e diktatorit të Shqipërisë së viteve 1945-1985, vendosja e imazheve dhe ikonave komuniste në muret e zyrave personale të individëve institucionalistë (si ajo nga i pari i Parlamentit të Kosovës!) nuk janë metaforë dhe alegori e shëndetshme për intensitetin dhe kualitetin e demokracisë që po ndërtojmë. Në dhomat dhe korridoret institucionale-etatiste të botës demokratike, të vendosësh diçka komuniste është fyerje dhe djallëzi për vetë shtyllat e demokracisë dhe liberalizimit! Mirëpo, ndalimi i individëve për të jetësuar nostalgjitë e tyre enveriste apo titiste, nuk bëhet nëse përdorim rrugën diktatoriale edhe përkundër faktit që bëhen manifestime për figura komuniste, siç ishte ajo e organizuar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, as që jam për vendosjen e policisë për të stopuar mbledhjet e simpatizantëve të ‘’xhaxhit Enver’’, por me një zhvillim permanent dhe konsistent të institucioneve të fjalës së lirë, transparencës, llogaridhënies, reduktimin e korrupsionit, ngritjen e mirëqenies së përgjithshme socio-ekonimike, dhënien e infuzionit për shoqëri civile, krijim i infrastrukturës institucionale për media të lira, etj.

Gjykoj dhe vlerësoj se ky jubile për datëlindjen e diktatorit, është signifikancë jo për rritjen e komunistëve shqiptarë apo zgjimin e tyre, por më tepër nga një pakënaqësi ndaj klasës politike të shoqërisë shqiptare dhe asaj në Kosovë, nga një situatë e mjerë ekonomike, nga mungesa e kushteve bazike, si reduktimet e rrymës elektrike, ujit të pijshëm, nepotizmit, papunësisë, e tjerë e tjerë.

5.1. Enveri për shqiptarët në Kosovë

Enverofilët në Kosovë e mbështesin simpatinë dhe dashurinë e tyre ndaj personazhit të Enver Hoxhës në faktin që ai ka kontribuar për çështjen e Kosovës, nuk na ka harruar asnjëherë që jemi pjesë e Shqipërisë Nënë, ka qene pikë referencë në atë kohë për idealet dhe motivet kombëtare, etj. Poashtu, edhe të mos ishte ontologjikisht Enver Hoxha, nuk është personaliteti i tij që i ka yshtur kosovarët ta kenë afër zemrës atë, por vet fakti se ka qenë në krye të Shqipërisë, qendrës gravitacionale të gjithë shqiptarëve anekënd Ballkanit dhe më gjerë.

Pra, kushdo që do të ishte kryetar, president, udhëheqës, lider i Shqipërisë, shqiptarët në Kosovë do ta donin, o komunist, o demokrat. Kështu disa mendojnë(shkrimi i Baton Haxhiu mëton këtë justifikim të enverofilëve kosovarë!) Dhe jo vetëm kaq!Shqiptarëve në Kosovë sa ma shumë që i shtohej presioni, dhuna sistematike nga politika institucionale serbe, aq më tepër rritej edhe idealizimi dhe mitizimi i Shqipërisë dhe bashkëkombësve andej kufirit.Ka shumë shqiptarë të Kosovës që kur shkuan për vizitë personale apo arsye tjera në Shqipëri, arritën të de-iluzionohen për moralin politik të E.Hoxhës, dhe sistemin të cilin e zbatonte ai bashkë me vartësit e tij.Ata atje panë filmin horror real.

5.2. Enveri për shqiptarët në Shqipëri

Regjimi enverist i të kontrolluarit të çdo gjëje, ‘’Big brother-i’’ shqiptar institucional, shpallja lehtësisht ‘armik të popullit’, internimet, pushkatimet e kundërshtarëve apo opozitarëve të pa organizuar në parti sepse dihet që në sistemin komunist ka vetëm monoparti, etj., kanë bërë që shqiptarët të kërkojnë dhe të veprojnë të dalin nga zgjedha diktatoriale dhe komuniste, të mos mundin më të durojnë totalitarizmin shtetëror, dhe dihet sjelljen e demokracisë në Shqipëri e kanë kushtëzuar edhe një sërë ndryshimesh sociale që ndodhën në përgjithësi në Evropën Lindore dhe gjetiu, në mënyrë që, të shembnin rrugën e izolimit, diktaturën, dhe të konsolidojnë demokracinë.

Ata që flasin me plot mall për kohën e ‘’xhaxhi Enverit’’ envero-nostalgjikët, mund të jenë kategoria shoqërore e të paintegruarëve në rrjedhat shoqërore, institucionale të kohës së demokracisë së sotme; që kanë kryer krimet gjatë komunizmit dhe e dinë ku e kanë vendin; pastaj ata që nuk janë të kënaqur me klasën politike institucionale aktuale, korruptimi, ngjarja e Gërdecit, vrasja e Kosta Trebickës, mungesa e kushteve elementare, si reduktimet e rrymës elektrike, varfëria, papunësia, ekonomia e pazhvilluar, etj.; ata që krahasojnë periudhën kur ka sunduar Enver hoxha si komunist, dhe analogjitë që nxjerrin me kohën e tanishme që udhëheqin demokratët.

6. Analogji e shkrimit të Baton Haxhiut dhe Halil Matoshit për ‘enverizmin’ kosovar dhe atë në Shqipëri, - të botuara këto ditë në gazetën ‘’Express’’!

Batoni shpjegon arsyet e dashurisë së kosovarëve ndaj Enver Hoxhës, ndërsa Matoshi flet për dënimin e kësaj ‘romance’.Ai thërret për ndëshkim shoqëror, penal dhe institucional të këtij çiftimi jo-njerëzor. Haxhiu avokaton enverofilinë e shqiptarëve në Kosovë duke justifikuar dhe gjetur kauzalitetin mendor të ‘pse-së’ së enverofilisë kosovare, ndërsa Halili këtë mbrojtje batoniane e transferon në avokati ndaj të gjithë viktimave nga ‘’duart e Enverit’’. I pari flet për justifikimin e kësaj shfaqjeje të simpatisë ndaj Enver Hoxhës, ndërsa z.Halili tregon moralin e humbur të shoqërisë sonë për të pasur ndjesi dhe empati për viktimat e regjimit komunist dhe enverist.

Baton Haxhiu në shkrimin e tij bën ndarjen simbolike të Enverave, e z.Halili aq e urren sistemin persekutues të Enverit sa që nuk dëshiron t’i jap figurativitet dhe alegori diktatorit Enver. I tërë shkrimi i Batonit sikur zgjon rehabilitimin tonë për të mos u zemëruar pse shqiptarët në Kosovë ende mbajnë foton e Enverit në dhomat e tyre shtëpiake, që organizojnë edhe simpoziume akademike-politike (lexo: organizimi i ditëlindjes së 100 vjetorit nga Klubi politik’’Afrim zhitia’’). Halili frikësohet dhe pezmatohet me qitjen krye të akneve komuniste në shoqërinë demokratike, zgjimi i komunistëve shqiptarë, ngjallja e tyre. Halili fton për dënim dhe nuk kërkon të negociohet me krimin e komunistëve për arsye morale. Ky shqetësohet për atë që do ta quaja recidivizëm totalitarist, një përsëritje e krimeve të komunizmit. Të dytë e kanë të drejtë! E unë?!

7. Indiferenca mediatike e paraqitjes së ngjarjes së 100 vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës në Prishtinë

Shënimin e 100 vjetorit të Enver Hoxhës të organizuar nga Klubi politik ‘’Afrim Zhitia’, u prezentua në mënyra të ndryshme nga mediat e shkruara. Një vështrim të thjeshtë krahasues dhe analizues që kam bërë ndaj medieve të shkruara lidhur me njoftimin dhe indiferencën për ngjarjen e sipërpërmendur tregon qartë që edhe vetë shoqëria jonë dhe mediet kanë kompleksin e të etiketuarit si ‘komuniste’, dhe është e natyrshme. Mirëpo, pavarësisht këtij përceptimi dhe lloji të të menduarit, njoftimi gazetaresk është i dobishëm për de-komunizimin e shoqërisë sonë, sepse të mos pasurit informacione se sa kemi ende sot enverofilë, ka mundësi të na varfëroj edhe qasjen e veprimeve që duhet marrë për të mënjanuar elementet komuniste që na sillen vërdallë neve, dhe largimin nga të qenurit të përkushtuar për të ndërtuar shtet të fuqishëm demokratik e pluralist.

Ja si duket pasqyra e informimit nga të gjitha mediet e shkruara për jubileun e 100 vjetorit të Enver Hoxhës në Pallatin e Prishtinës, pra të shtypura një ditë pas kësaj vakie:

Jubileu: ‘’100 vjetori i ditëlindjes së Enver Hoxhës’’, organizuar nga Klubi politik ‘’Afrim Zhitia’’, vendi: Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, dt.10 tetor 2008

Shtypi ditor për këtë ngjarje: dt.11 tetor 2008

Kosova Sot: Asnjë informatë apo informacion lidhur me organizimin e shënimit të 100 vjetorit të datëlindjës së Enver Hoxhës në Prishtinë.

Infopress: Asgjë përkitazi me këtë jubile.

Zëri: Indiferencë për këtë ngjarje.Asnjë lajm për këtë përvjetor të E.Hoxhës të organizuar nga Klubi politik ‘’Afrim Zhitia’’, por që ka pasur dy shkrime në faqen 17-të dhe 19-të përkitazi me komunizmin, gjegjësisht për grafitet që janë shkruar në muret e qytetit të Gjirokastrës me rastin e ‘in memoriam of Enver Hoxha’, si dhe një artikull studimi të botuar në New York Time për Stalinin, që po u konsideruaka si ‘’biri më i famshëm i Gjeorgjisë’’.

Lajm: Vetëm një format të vockël të portretit të E.Hoxhës, dhe informimi i shkurtër në një kënd të saj se ‘’u shënua dita e…’’.Faqe 5.

Koha Ditore: Titulli: ‘’Kosova mbledh majtistët shqiptarë’’ nga gazetari B. Krasniqi. Diku 1/3 e faqes ishte me informimin e kësaj ngjarjeje. Faqe 7.
Epoka e re: Titulli:‘’Alia: Enver Hoxha na mësoi ta duam Kosovën’’ shkruar nga gazetari J. Zyberaj. Kësaj ngjarje i ka kushtuar një faqe të plotë. Faqe 8.

Express: Titulli: ‘’Ditëlindja e diktatorit’’.Një portret në ballinën e faqes së parë.S hkrimi i shkruar me një kritikë dhe rikujtim për të mos riviktimizuar viktimat edhe njëherë me këtë entuziazëm dhe kremtim. Nga A.Behrami. Faqe 8-9.

Bota Sot: Asgjë nuk raporton për këtë që ka ngjarë në këtë ditë, por që ka një artikull të shkruar në faqen dhjetë, se si Shoqata Mbarëkombëtare e ish të dënuarve politikë me në krye Adem Allçin (ish i dënuar politik me 28 vjet burgime dhe 2 herë I dënuar me pushkatim)do të organizoj protesta masive me dy kërkesa kryesore: dënimin e krimeve të komunizmit, dhe suspendimin e të gjithë komunistëve që gëzojnë sot poste publike, zyrtare dhe shtetërore. Shkruar nga K.Shehdadi.

Nga kjo panoramë mund të themi që disa medie të shkruara kanë injoruar tërësisht ngjarjen në fjalë, nuk ka informuar opinionin e gjerë publik për shkaqe të ndryshme, por që nuk konsiston me zgjedhjen e metodës dhe mënyrës adekuate për të zhbërë nuancat komuniste në shoqërinë kosovare, sepse informimi dhe ballafaqimi direkt me atë që ndodhë në shoqërinë tonë ndihmon mjaft shumë për të përcaktuar kuantitetin dhe kualitetin e ‘enveristëve’ kosovarë në kohën e sotme.

Pra, indiferenca ndaj informimit nuk është zgjidhje e duhur. Mirë ka bërë gazeta Ekspress që ka qitur në ballinën e faqes së parë këtë jubile, sepse shoqëria jonë lëngon dhe e mundon akoma enverizmi, e brengat na mësojnë psikologët nuk duhet t’i fshehim apo të ikim nga to apo jo (edhe të dhimbshme qofshin ato!)?! Pra, ballafaqim direkt! Sy më sy! Nuk është e vërtetë se e vërteta dhemb, por ajo vërtetë shëron! Rroftë ‘xhaxhi Enver’ (kuptohet në ferr)!

(Autori është bachelor i Psikologjisë dhe Sociologjisë, dhe aktualisht master në Sociologji)

Nga Avni Rudaku
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top