De Biazi publikon listën: Nuk kam frikë aspak nga Serbia!

Love

βeℓℓe â๓e
Emri i ri është Alban Meha, i cili rikthehet në kombëtare nga trajneri i Shqipërisë pas paraqitjeve mbresëlënëse në kampionatin turk, me Konyasporin.

Bie në sy se, mes të ftuarve të De Biazit, është edhe Burim Kukeli, pavarësisht se i dëmtuar. Ndoshta De Biazi do ta shikojë vetë, që të kuptojë shkallën e lëndimit të mesfushorit shkatërrues dhe të provojë hap pas hapi mundësinë e riaftësimit.

Trajneri De Biazi ka publikuar listën e lojtarëve kuqezinj, që do t’i ketë në dispozicion për dy kualifikueset e fundit në grup, në kuadrin e “Euro 2016”. Janë plot 26 emra, një më shumë se herën e kaluar, për eliminatoret e shtatorit. Emri i ri është Alban Meha, i cili rikthehet në kombëtare nga trajneri i Shqipërisë pas paraqitjeve mbresëlënëse në kampionatin turk, me Konyasporin.

kombetarja-para-portugalise-660x500.jpg


Të tjerët janë të njëjtët, që “ishin në armë” edhe për ndeshjen e 4 shtatorit në Kopenhagë, ndaj Danimarkës, e cila doli në barazim 0-0, dhe më 7 shtator në “Elbasan Arena”, ndaj Portugalisë, të cilën e humbën në kohën shtesë, 1-0. Bie në sy se, mes të ftuarve të De Biazit, është edhe Burim Kukeli, pavarësisht se i dëmtuar. Ndoshta De Biazi do ta shikojë vetë, që të kuptojë shkallën e lëndimit të mesfushorit shkatërrues dhe të provojë hap pas hapi mundësinë e riaftësimit.

meha.jpg


Ja emrat e lojtarqëve për dy kualifikueset e radhës:
E.Berisha, Hoxha, Shehi, Agolli, Ajeti, Aliji, Cana, Djimsiti, Hysaj, Lila, Rrahmani, Abrashi, Basha, Kace, Kukeli, Memushaj, Shala, Xhaka, Balaj, Cikalleshi, Gashi, Lenjani, Roshi, Sadiku, Salihi, Meha

Lista-375x500.jpg


Pasi ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet me Serbinë dhe Armeninë, De Biazi ka folur edhe për kualifikuesen e radhës, atë me Serbinë, e cila ka ngërthyer emocionalisht të gjithë shqiptarët. Një derbi ballkanik ky, që pritet të jetë i nxehtë, por edhe me shumë rëndësi për kuqezinjtë tanë.

“Ndeshja e kthimit ndaj Serbisë do të jetë shumë e rëndësishme, ndaj duhet ta luajmë me shumë kujdes dhe përqendrim. Serbia është skuadra më e fortë në nivelin teknik e të gjithë grupit.
Duhet të luajmë me kujdesin më të madh ndaj tyre. Për ne kjo ndeshje është e rëndësishme vetëm për rezultatin, sepse shpesh thuhet që do të jetë një ndeshje për të evituar situata jo të mira. Ne do të kërkojmë të bëjmë lojën tonë. Kemi 26 lojtarë në dispozicion për të dyja ndeshjet e fundit kualifikuese në grup. Nuk kam frikë aspak nga Serbia. Kemi shumë pak kohë për ta përgatitur këtë ndeshje. E përsëris, kundërshtari është mjaft cilësor. 3 lojtarë të saj luajnë në skuadra shumë të mira europiane.

Do t’i luajmë shanset tona për të shkuar në Europian. Shpresoj të jetë një ndeshje inteligjente dhe të japim atë që duhet të japin në atë fushë. Për këtë kemi mbledhur lojtarë që janë në formë të mirë fizike dhe sigurisht që do të japin zemrën, siç e kanë dhënë deri tani. E rëndësishme është që të qëndrojmë dhe luajmë të bashkuar, pasi kemi vetëm dy ditë kohë për t’u stërvitur, të martën dhe të mërkuren. Përsa u përket lojtarëve, ato që kam zgjedhur janë të sigurtë që luajnë mirë.”
Ne do luajmë me shumë zgjuarsi, duke u përpjekur të shfrytëzojmë dobësitë e tyre. Ju e keni konsideruar si ndeshja e shekullit? Për mua si trajner, çdo ndeshje është më e rëndësishmja e jetës sime. Objektivi ynë dihet tashmë, të shkojmë në finalet e “Euro 2016”. Jemi pranë këtij synimi, por ka edhe mundësi gabimi, ndaj duhet doza e nevojshme e inteligjencës në lojën që do të bëjmë dy kualifikueset e tetorit. Nuk jam i kënaqur me lojën që zhvilluam me Portugalinë. Ishte një gabim, por sot jemi këtu për të folur për tjetër gjë, futbolli kështu është, me humbje e fitore. Por duhet të përqëndrohemi tek minutat e fundit, sduhet ti harrojmë siç bëmë me Portugalinë”.

telesport.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top