De Biasi i pesti nga 20 përzgjedhësit më të mirë në botë

Aver

.
V.I.P
De Biasi i pesti nga 20 përzgjedhësit më të mirë në botë

20151111175800193646.jpg


Britanikja “Telegraph”, përkatësisht nga gazetari Jonathan Liew, ka zgjedhur 20 përzgjedhësit më të mirë ndërkombëtarë, në bazë të sukseseve që kanë arritur me kombëtaret respektive.

Lista kryesohet nga Joachim Lِw, përzgjedhës i Gjermanisë, i cili fitoi titullin e kampionit botëror, i përcjellë nga Jorge Sampaoli i Kilit, Lars Lagerback dhe Heimir Hallgrimsson të Islandës dhe Vincente del Bosque i Spanjës, transmeton Koha.net.

I pesti që renditet në këtë listë është përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, me suksesin e kualifikimit të Shqipërisë, për herë të parë drejt një kampionati evropian.

Telegraph shkruan se De Biasi është emëruar në vitin 2011, si një zgjedhje e një trajneri që nuk kishte dalë nga Italia asnjëherë për të menaxhuar ndonjë ekip.

“Ai ka marrë një ekip që renditej i 74-ti në botë, dhe për katër vite e ka çuar në prag të 20 më të mirëve, duke fituar ndaj Francës e Portugalisë”, thuhet më tej nga Telegraph.

Ata në fund thonë se gjithkush ka dëshirë të jetë në short me të në Evropian, por ata që e kërojnë duhet të jenë të kujdesshëm se çka dëshirojnë.

© KOHA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top