Dasma kthehet në tragjedi, 22 të vdekur pas sulmit kamikaz

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Dasma kthehet në tragjedi, 22 të vdekur pas sulmit kamikaz

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Një tjetër dasmë është vënë në epiqendrën e sulmeve të ISIS. Grupi militant ka marrë përgjegjësinë për një sulm kamikaz në verilindje të Sirisë, duke rënduar akoma më tepër bilancin tragjik të sulmeve të shumëfishuara ditët e fundit.

Nga ky incidenti në afërsi të fshatit Tal Tawil, të paktën 22 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra janë plagosur rëndë.

Mes viktimave ishte edhe djali që po martohej. Zona ku ndodhi incidenti, është nën kontrollin e forcave kurde siriane, të cilët luajnë një rol kyç në luftën kundër ISIS në Siri dhe Irak.

ISIS e mori përgjegjësinë nëpërmjet një deklarate në “Twitter”. Sulmi ndodhi në të njëjtën ditë kur Shtetet e Bashkuara njoftuan pezullimin e bisedimeve dypalëshe me Rusinë.

Duke përmendur një varg sulmesh nga ana e Rusisë dhe qeverisë siriane, ditët e fundit në Alepo, Uashingtoni ka akuzuar Moskën se ka dështuar në mbarëvajtjen e armëpushimit, duke bombarduar popullatën civile.

Kjo ka bërë që grupet terroriste, sikurse ISIS, të përfitojnë nga paqëndrueshmëria e vendit, për të realizuar sulmet e tyre.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top