Dasma kthehet në mort; ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Irak

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Dasma kthehet në mort; ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Irak

1472499468isis-irak.jpg


ISIS mori përgjegjësinë për shpërthimin kamikaz në një dasëm në Irak ditën e diel, ku humbën jetën të paktën 15 veta dhe dhjetëra u plagosën.

Në një publikim në agjencinë e tyre të lajmeve Amaq, ISIS tha se 5 kamikazë ishin ata që shënjestruan dasmën Shiite.

Karbala ku ndodhi sulmi shtrihet rreth 100 kilometra në jugperëndim të Bagdadit dhe është një nga qytetet më të shenjta për myslimanët Shiitë.

Autorësia e sulmit kamikaz në dasmën e Irakut, ka bërë autoritetet të mendojnë se grupi terrorist mund të jetë dyshuari kryesor për sulmin në një dasëm në Turqi, ku të paktën 54 persona humben jetën. 22 prej viktimave në Gaziantep ishin fëmijë.

/ Top Channel
 
Titulli: Dasma kthehet në mort; ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Irak

:( Zoti past meshir per njerezit.
 
Titulli: Dasma kthehet në mort; ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Irak

Duken qarte nga ngjarjet se kush eshte ISIS. Mysliman Sunni, Zoti i vrafte besimtaret e djallit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top