Dashuria nuk posedon e as nuk mund të posedohet

Lauri

Anunnak
Kahlil Gibran, “Profeti”

“Dashuria nuk posedon e as nuk mund të posedohet; sepse ajo është e mjaftueshme për veten. Dhe mos mendoni se ju mund ta drejtoni kursin e dashurisë; nëse asaj i dukeni i vlefshëm, ajo e drejton kursin tuaj. Dashuria nuk asnjë dëshirë tjetër përveç se ta përbush vetveten.

Por nëse dashuroni dhe keni nevojë patjetër për dëshira, atëherë le të jenë këto dëshirat e juaja: të tretesh e të bëhesh si një përrua që e këngon melodin e vet gjatë natës. Ta njohësh dhimbjen e butësisë së tepërt. Të plagosesh nga kuptimi i yt për dashurinë; dhe të rrjedhësh gjak vullnetarisht dhe me kënaqësi.”

IMG_20200203_125323.jpg

Stefan Zweig, “Beware of Pity”

“I tronditur në thellësit e shpirtit tuaj, e dini që dikush është duke pritur për ju ditë dhe netë, duke menduar për ju, duke u përgjëruar me psherëtim për ju – një grua, një e huaj. Ajo të kërkon, ajo të dëshiron me secilën fije të qënies së saj, me trupin e saj, me gjakun e saj. Ajo i dëshiron duart e tua, flokët e tu, buzët e tua, natën dhe ditën tënde, emocionet e tua, ndjenjat e tua dhe gjithë mendimet dhe ëndërrat e tua. Ajo dëshiron të ndajë çdo gjë me ju, të marrë gjithçka nga ti, dhe ta tërheq atë brenda me frymën e saj.

Prandaj, që këtej e tutje, ditën dhe natën, pavarësisht nëse jeni i fjetur apo i zgjuar, ekziston diku në botë, një qënie që është zgjuar për ju, dhe ju jeni qendra e zgjimit dhe ëndrrës së saj. Është i kotë tentimi i juaj për të mos menduar për të, për atë që mendon gjithmonë për ju. Më kotë ju tentoni të arratiseni, sepse ju nuk rroni më tek vetja e juaj, por tek ajo.”

Paulo Coelho, “By the River Piedra I Sat Down and Wept”

“Kam qenë i dashuruar më parë, është si narkotik. Në fillim, ajo e sjell euforinë e nënshtrimit të plotë. Ditën tjetër ju dëshironi edhe më shumë. Ju ende nuk jeni i varur, por e pëlqeni atë ndjesi dhe mendoni se ende mund t’i kontrolloni gjërat. Ju mendoni 2 minuta për personin që e dashuroni dhe pastaj e harroni atë për 3 orë. Por pastaj ju mësoheni me atë përson dhe filloni të jeni plotësisht i varur nga ai. Tani ju për atë mendoni 3 orë dhe e harroni vetëm 2 minuta. Nëse ajo nuk është atje, ju e ndjeni një varësi e cila nuk ka shërim. Dhe ashtu sikurse varësit të cilat ua vjedhin veten tuaj dhe ju poshtërojnë për ta arritur atë që kanë nevojë, edhe ju jeni në gjendje të bëni çdo gjë për dashurinë.”
_Filozofia.al
 
“Dashuria nuk posedon e as nuk mund të posedohet; sepse ajo është e mjaftueshme për veten. Dhe mos mendoni se ju mund ta drejtoni kursin e dashurisë; nëse asaj i dukeni i vlefshëm, ajo e drejton kursin tuaj. Dashuria nuk asnjë dëshirë tjetër përveç se ta përbush vetveten.

Vertet nuk posedohet, as mund te kete dhe duhet te kete pretendime te tilla.
Ama kur kupton se nuk je ajo qe mund te besh cdo gje per dashuri, atehere me e mira eshte te largohesh ne heshtje :)
Dashuria nuk mund te jete kurre nje kompromis midis dy njerezve ....
Nuk mund te ndryshojme askend , por mund te zgjedhim te qendrojme ose te shkojme...
Ama Dashuria ploteson posi.. ohh sa ploteson , por kurre nuk mjafton.....me sa duket
 
Nuk e di si e shikoni ju dashurine. Une jam mbrenda saje e nuk shof asigjo, jam verbu :love:
 
Redaktimi i fundit:
Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o njeri , ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë…!
 
Dashuria,eshte e embel,pa dashuri nuk jetohet asnje dite.
thjesht shpesh ne jetojme me dashurine ,por nuk marrim kohen e duhur per ta njohur ate,e per te na njohur ajo ne.
 
jo po thuaji ktyre femrave te sotshme thuaji se na hengren shpirtin :(
 
Dashuria?
Nje hic gje!
Aty vjen dhe aty iken, saqe ti as nk e kupton sesi te behet ai lemshi ne stomak.
Mos e genjeni veten duke menduar se dikush iu dashuron, e as ju duke menduar qe dashuroni dikend.
Nisni njehere dashuroni vetveten tuaj me dashuri te paster, e pastaj ate reflektojeni te dikush tjeter!

Une dhe filozofia ime lol
 
Dashuri është të kalosh mirë me dikë, por dhe të mërzitesh.

Dashuri është të flasësh për gjithçka dhe të kuptosh dhe kur heshtet.

Dashuri është të mbeshtesësh më shumë se sa të durosh.

Dashuria është të ja duash të mirën tjetrit dhe të sillesh në bazë të kësaj dashurie.

Dashuria është të bësh dashuri,por dhe seks. Është të humbasësh veten dhe ndjenjat te tjetri, duke patur besimin që çdo gjë është në vendin e duhur. Pikërisht aty ku donte natyra që të ishte. Në atë vend, në atë moment.

Dashuri është të dish se çfarë mendon tjetri, pa nevojë shpjegimi.

Dashuria është të shpjegosh dhe atë që është e vështirë dhe të mundohesh të kuptosh dhe atë që nuk të pëlqen. Dashuri është të diskutosh, bisedosh apo të gjesh kompromis.

Dashuria është të angazhohesh, të jesh më i/e miri/a, jo i/e vetmi apo e vetmja.

Dashuri është t’i japësh tjetrit atë që ka nevojë pa patur nevojë të ta kërkojë.

Dashuria është kur ndan suksese dhe dështim.

Dashuria është kur kujdesesh dhe kur nuk e përdhos tjetrin.

Dashuria është të rritesh, piqesh, ndërtosh, prishësh, riparosh, investosh, përmirësosh.

Dashuria është të punosh bashkë për një objektiv të përbashkët, të ndash fuqinë dhe optimizosh resurset.

Dashuria pra është një punë.

Dashuria kërkon kohë, angazhim, energji, pasion, dedikim, sinqeritet, aftësi për zgjidhje problemi, aktivizim, angazhim në team work, aftësi në menazhim projektesh, fleksibilitet, kurse azhornimi të vazhdueshme etj etj. Sepse dashuria është një sektor ku ka shumë konkurrencë, provime, feedback, orë të gjata, dhe më e bukura e kësaj është që me dashurinë nuk paguan as faturën e ujit.

Ndoshta është pikërisht këtu që kuptohet dashuria: kur pavarësisht vetëdijësimit se sa është e vështirë të duash, nuk ke dyshime.

Të kuptosh që je aty.

e ka shkrujt Zhaklina kete.
 
Sa te gjatë e paska kjo Zhaklina Marla lol
 
Gjendjen emocionale psikologjike fizike mendore ? Mire lol

Nuk te kisha pare te hapesh tema with love love dhe vetem love ndaj thashe lol
Je re në katundin tonë, s'ke faj lol
 
Me mbushni nje gote
sepse sonte do ju flas per dashurine.....
-per cilen dashuri zoti profesor?
per ate ne katin e dyte!
 
Me thoni cili nga ne (perjashto @Nicktjeter) nuk ka provuar te heqi petalet e nje luleje per te kerkuar dhe luftuar kunder dyshimit te tmerrshem per dashurine ose personin qe dashurojme...!
Cili nga ne nuk e mban mend puthjen e tij te pare?
Si eshte e mundur qe vetem nje mendim per dike qe do mund te na pelqente, na bente te lumturoheshim dhe enderronim me ore te tera pavaresisht se nuk kishim fare muhabet me te?
Dikush e manifeston pak, dikush me passion, dikush çmendurisht (darius) ?

Per mua dashuria eshte nje oqean i pafundme. Vetem njerzit qe hyjne ne thellesi te ketij oqeani zbulojne bukurite dhe misteret qe fshihen aty.
 
Nese duam ... do te thote qe e pervetesojme dashurine e nese e kemi pervetesuar ne nje far kuptimi e possedojme ose na possedon.. mund te jene kufijte qe lejojme apo na lejojne ama vete faktin qe duam te na duan sic i duam apo sic duam te na duan eshte nje kusht me fjal apo pa fjale qofte ne fund eshte nje kushtezim...
Cdo deshire e jona qe deshirojme kundrejt atij personit tjeter seshte asgje me pak se nje ndryshim i te perditeshmes se tije/saj pra nje modifikim i te tashmes e koha qe i marri apo i japim jan po posedim ...
Me vjen keq qe kam ide te ndryshme nga ju por asgje ne kete bote nuk eshte e pacmuar me nje cmim pervecse jetes dhe kohes!
Ps. Eshte gje tjeter qe ai lloj posedimi na deh apo na ben te enderrojme apo ja vlen te posedohemi....
 
Me thoni cili nga ne (perjashto @Nicktjeter) nuk ka provuar te heqi petalet e nje luleje per te kerkuar dhe luftuar kunder dyshimit te tmerrshem per dashurine ose personin qe dashurojme...!
Cili nga ne nuk e mban mend puthjen e tij te pare?
Si eshte e mundur qe vetem nje mendim per dike qe do mund te na pelqente, na bente te lumturoheshim dhe enderronim me ore te tera pavaresisht se nuk kishim fare muhabet me te?
Dikush e manifeston pak, dikush me passion, dikush çmendurisht (darius) ?

Per mua dashuria eshte nje oqean i pafundme. Vetem njerzit qe hyjne ne thellesi te ketij oqeani zbulojne bukurite dhe misteret qe fshihen aty.
Jo domosdoshmerisht puthja pare ka qene ajo per te cilen flet ti
Psh mua ma vodhen te loja me shishe ne gjimnaz.
Ai kafsha nga i puthje te lehte ,ja mshoi me gjithe gjuhe mrena
E mu me erdhi me vjell
Puthjet e mia deri ne ate kohe ishin me pasqyren ose doren
E urreva ate legen lol
Pavaresisht se e mbaj mend ,nuk ishte nga ato qe te dritheronte na qejfi
Ja kshu posi
 
Redaktimi i fundit:
Jo mor se ja fut kot ai , ku ka mo konviktore qe rrehen me aq
Ehaaa ishte kur ishte lol
Epo te gjesh dike
qe ti blesh nje sufllaqe
me pretendimin qe kur ajo te mbaroj sufllaqen ti do ta kapesh, kjo eshte e pa imagjinushme!
po sevap keni ber naiher o njeres?
ne kemi problem si shoqeri mendoj une
akoma nuk jemi çliruar menderisht nga seksi!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top