Dashuria lind pas tre tremujorëve

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.1113064135928_m.gif


Nëntë muaj nevojiten që të lindë foshnja, e sipas ekspertëve po aq muaj i nevojiten edhe një lidhjeje stabile, për të jetuar të lumtur dhe në përqafim të partnerit ideal të jetës.
Tremujori i parë
Tre muajt e parë të secilës lidhje janë të mbushura me eufori dhe pasion për personin tjetër, kështu që gjithë ditët mendojmë për takimin e sërishëm dhe simpatinë tonë.
Gjatë kësaj kohe nuk shohim asgjë negative, madje edhe shprehitë e tij jo të mira na duken të ëmbla. ****i dhe argëtimi i mirë na shtyn të mendojmë se përfundimisht e kemi gjetur personin e duhur.

Tremujori i dytë
Gjatë kësaj periudhe kohore fillojmë ta vërejmë se si partneri, të cilin e kemi zgjedhur nuk është edhe aq i përsosur sa dukej në fillim. Edhe pse provojmë ta injorojmë këtë fakt, mangësitë e tij gjithnjë e më shumë na tërheqin vëmendjen. Gjërat e vogla që në tremujorin e parë nuk përbënin problem, tash kanë filluar të pengojnë dhe në mënyrë automatike i kujtojmë pluset dhe minuset, duke i peshuar dhe menduar nëse ia vlen të jemi me një person si ky.

Tremujori i tretë
Gjatë kësaj faze më seriozisht zhvillohet komunikimi, e me vetë këtë ato probleme të vogla bëhen të zgjidhshme dhe fillojmë të fokusohemi në anët pozitive të personit që dashuroj më. Po ashtu, kjo është koha e duhur për ta vlerësuar nëse duam apo nuk duam ta vazhdojmë lidhjen. /Telegrafi/
 
Titulli: Dashuria lind pas tre tremujorëve

Dhe si perfundim dalim ne konkulzionin se njeriu ndryshon
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top