Dashuri apo …?

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
DASHURI APO …?​

Kete shkrim e ka bere nje shoqja ime ju lutem lexojni edhe jepni mendimin tuaj. Pres...

Jetojme ne nje kohe ku cdo gje na duket shume reale vetem me ane te fjaleve te shtjelluara ne nje menyre shume te besueshme,por qe ne te vertete nuk arrijme t`I konceptojme aq sa duhet dhe ne menyre te sakte te gjitha.
Jetojme ne nje planet ku teknologjia po ecen pothuajse me hapin e kohes.
Jemi ne dijeni te te gjitha gjerave dhe kjo fale zhvillimit te madh.
Dime c`do gje dhe asgje…!
Por me e veshtira per t`u kuptuar sot kush na qenka?
Kush eshte kjo e veshtire per t`u kuptuar?
Shume pyetje per asgje dhe per c`do gje.
Cili eshte qellimi I njeriut sot?parate,puna,te kesh nje jete luksi dhe shume gjera te tjera te ketij zhanri por harrojme se asgje nga keto nuk e arrijme pa patur Dashuri ne zemrat tona.mund te themi po si valle duhet te kemi dashuri per te patur nje jete luksi?
Ne fakt nuk eshte kjo pyetja qe duhet ti bejme vetes,ajo per te cilen duhet te pyesim mendjen tone eshte>A E DASHUROJ JETEN TIME DHE ATA QE ME RRETHOJNE MUA APO NE PLAN TE PARE GJITHMONE VENDOS MATERJALIZMIN?A E DUA ATE QE UNE KAM NE ZEMER PA INTERESA?SA E VERTETE ESHTE DASHURIA E ATIJ/ASAJ DUKE I PARE KUSHTET E MIA EKONOMIKE OSE E KUNDERTA?
Jane shume pyetje te tjera te ketij lloji te cilat duhet t`ia bejme vetes sone para se te marrim nje iniciative dashurie.
Kjo qe do tregoj eshte nje histori me se reale dhe gjykimin ne fund jepeni ju dhe vereni gishtin ne koke dhe doren ne zemer.
Ngjarja fillon para dy muajsh ne qytetin e Tiranes.
Dy zemra dashurohen me ane te internetit dhe lidhja e tyre dukej shume reale dhe nuk kishte dite qe te mos takoheshin online sepse njeri ishte jashta Shqiperise dhe personi tjeter ishte ne Shqiperi.rrini me ore te tera duke biseduar per gjera te ndryshme dhe per jeten e tyre te mevonshme.shume premtime dhe shume fjale te bukura kishte ne takimet e tyre online.
Vajza nga Tirana I ishte dhene me gjithe shpirt dhe kishte filluar te distancohej edhe nga shoqeria e saj vetem e vetem qe te takohej me personin e zemres.
Keshtu vazhduan ditet plot me passion mes te dyve.nje dite I dashuri I thote se do te vinte ne Shqiperi per tu takuar me te dhe donin te njiheshin me nga afer.
U caktua data se kur do vinte dhe ajo beri shume ndryshime ne shtepine e saj dhe e priste me padurim diten qe do te takohej me njeriun e zemres.ditet kalonin me padurim dhe cdo ore I dukej nje shekull.
Per habi nje dite e mer ne tel I dashuri dhe I thote se nuk vinte dot ne ate date sepse kishte shume pune.vajza u merzit por perseri e la cdo gje te shkonte sipas rrjedhojave.
Nje dite tjeter I dashuri e merr net el dhe I thote se ishte ngritur ne detyre dhe filloi t`I fliste per shume projekte dhe shume e shume gjera te tjera ku epiqendra e gjithe ketyre ishin leket,jeta e tij se si do te ishte ne vitet e ardhshme kur bota do te perballet me krizen ekonomike,por gjeja qe e habiti me shume ate ishte se ne ate telefonate nuk I tha nje here te vetme TE DUA.vazhdonte te fliste pa pushim duke harruar se po fliste me nje vajze e cila asnjehere nuk ishte e interesuar per gjerat materiale sepse e vetmja gje qe donte nga ai ishte Dashuria dhe jo leket.
Pas asaj telefonate ndryshuan shume gjera dhe vajza sa vinte e merzitej cdo dite sepse e dinte se net e gjitha telefonatat qe do te kishte nga I dashuri,tema kryesore ishin leket.
Nje dite e pyet:po ti me do mua apo leket?
Djali I ishte pergjigjur:une te dua por dhe pa leket nuk mund te jetoj.
Kjo ishte pergjigja e tij te cilen vajzen e nervozoi pa mase.eshte e vertete thoshte ajo se dhe pa leke nuk jetohet por nese dy persona duhen mund te duhen dhe pa patur nje ekonomi te shkelqyer.
Nje dite prej ditesh vajza kishte dale per nje shetitje me shoqen e saj dhe ne ate moment e mer net el I dashuri dhe I thote se pse kishte dale duke shtuar me pas ne pyetje se mos kishte dale te gjente ndonje djale me shoqen e saj.
Vajza u betua se kishte dale vetem per kafe por ai nuk e besonte dhe vazhdonte me arsyetimin e vet.
Pas ketij debate ata paten disa dite te distancuara nga njeri tjetri dhe vajza po kalonte ne depression nga merzitja.i dergonte sms dhe I thoshte se nuk kishte dale per djem por per nje kafe dhe pas shume perpjekjesh ribashkohen.ai I kerkon falje dhe I thote se ne nje lidhje ne distance gjithmone ekzistojne te tilla dyshime por vajza I thote se donte vetem ate dhe nuk donte te dinte per ndonje djale tjeter.
Nje dite djali I thote se do ti dergonte leke por vajza e refuzoi duke I thene se nuk I interesonin leket por vetem dashuria e tij.pas shume perpjekjesh per te mos I pranuar leket ,ne fund djali e bind dhe ja dergon.cdo dite ai I thoshte se I kishte blere gjera te ndryshme dhe do ja sillte kur te takoheshin.vajzes nuk I pelqenin keto gjera qe ai te shpenzonte dite per dite.
Caktuan nje date tjetr kur do te takoheshin.
Ditet kalonin me padurim.
Nje dite prej ditesh ai I kerkon takim ne internet dhe I tha se donte te fliste me te per nje gje serjoze.
U takuan online dhe filluan te flisnin.ne nje moment djali I tha se nuk ishte e momentit qe ai te vinte sepse kishte nevoje te mendohej mire para se te merte nje iniciative serjoze.vajza u shtang nga habia dhe e pyeti se per cfare kishte nevoje te mendohej pas dy muaj njohjeje?
Ai I tha se ne zemren e tij kishte akoma nje dashuri dhe nje vajze tjeter me te cilen kishte patur lidhje me pare.ajo u nervozua dhe I tha se gjithe ke te kohe dhe ti akoma mendon per nje person tjeter?po une atehere cfare jam per ty?mos ndoshta nje object per te kaluar kohen e tij?mos ndoshta per te plotesuar mungesen e dikujt tjeter?
Ai I tha se me kane the se Shqiptaret kane qene gjithmone materjaliste dhe se kishte dyshime se dhe vajza e donte vetem per pasurine e tij.ajo u betonte se nuk kishte asnje interes nga ai.
Djali vazhdonte me te veten dhe vajza nuk e la te fliste me sepse e la diskutimin ne mes.
Ai e mori ne telefon dhe I tha se pse u largua.vajza iu pergjigj:ndoshta nuk ke kuptuar mire nje gje se une nuk te dua per pasurine tende por sepse ndjej per ty dhe me e forta eshte se ti me thua se ne zemren tend eke nje tjeter akoma.mos te dukem lode rune ty?mos te kam kerkuar ndonjehere ndonje gje?ato q eke dashur tit e mi japesh mi ke dhene vete pa te kerkuar gje une dhe te kam kundershtuar.ai I tha se kishte dyshim te ajo se mund te ishte materjaliste.vajza ju pergjigj duke I thene se do ishte mire qe te vazhdonin secili jeten e vet duke u munduar te harronin cdo gje mes tyre.ai I tha se mund te ishin dy miq te mire por vajza nuk pranoi sepse te gjithe dashurine e kishte konvertuar ne urrejtje kundrejt tij dhe refuzoj dhe ne fund shtoi:vetm per nje gje pendohem,se te kam dashur me gjithe shpirt dhe tu dhashe e gjitha pa vene ne plan te pare materjalizmin.aq sa te kam dashur aq dhe do te te urrej per gjithe jeten time dhe te lutem te me harrosh dhe te me lesh te qete.ate dite vajza shkoi ne shtepi dhe merzitja e kishte plagosur ne shpirt.por ne fund I thirri arsyes se nuk ishte e nevojshme te merzitej per nje person te atille.nuk ishte e nevojshme qe te derdhte qofte dhe nje pike loti te vetem.i dha kurajo vetes dhe u mundua ta harronte ate dashuri dhe pse e kishte te veshtire.sot kur takohem me te duket se net e kane ndryshuar shume gjera dhe nje experjence e tille e ka bere me te pjekur.
Vetem per nje gje mallkon veten:qe e dashuroi me gjithe shpirt ate djalin dhe me ghithe forcen e saj por ama eshte e sigurte se aq sa e ka dashur aq dhe e ureen sot.
Kjo ishte pak a shume historia e nje dashurie.
Ju si mendoni?
Cfare duhet tit hemi kesaj vajze?
Po djali cfare meriton?
MENDOHUNI MIRE PARA SE TE DASHURONI DHE PRANOJENI DASHURINE EDHE NE VARFERI SE ESHTE AJO QE JU PASURON…
 
Titulli: Dashuri apo …?

vajzes i them nuk te meritonte
djalit i them paske qen i cop kaqoli :)
urrej personat qe fiksohen tek dicka qe nuk eksiston :(
 
Titulli: Dashuri apo …?

Pyetjet qe vajza duhet tu pergjigjet.

1.A mundesh te urresh dike qe dashuron me gjithe forcen e qenies tende dhe pse.?

2.A mundesh ta njohesh vet-veten nese e sheh si do, e jo si duhet.?

3.A mundesh ta thuash te verteten dhe nese ajo eshte kundra teje.?


Pasi tu jesh pergjigjur ketyre pyetjeve si duhet, atehere do kuptosh vertete dicka persa i perket kesaj historije virtuale.

Ju pershendes.
 
Titulli: Dashuri apo …?

dashuri platonike me origjine aerodinamike.deshmi e unit-katil,,,

mendoj se ajo femra tjeter qe ka pushtuar zemren e djalit è nena e tij.dhe s'ka hapesire per xhelozira,,,
e rendesishme è qe sejcilit t'iu perkushtohesh ne menyren e duhur.
dashuria è gjithcka.partneri/a nje pjese e gjithckasè.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top