Copeza nga Miku im

Monique

With or Without u
Dashuria dhe Interesi


Jetojme kohe te veshtira sot
Me ndjenjat nuk luhet dot

Eshte veshtire te duash nje njeri
Pyetja e pare eshte "A je i pasur ti"

Ndjenja nuk blihet me para
Te tilla ne asnje treg nuk ka

Po si mund ti ngaterrosh gjera te tilla
Nga zemra burojne vetem ndjenjat e lira

Ka nga ata qe e kane provuar
Ta dini ne vetvete jane te vetmuar

Pasuria me e shrenjte
Eshte dashuria e vertete

Shume vargje jane thurur per dashuri
Tashme ajo ka dale ne treg te zi

Mjafton te kesh nje mjet lluksoz
Dhe dyert s'kane nevoje per lloz

Te gjitha te afrohen menjehere
Dhe Sheksipiri duket tashme i mjere

Mjafton te kesh nje dore me pare
Se fjalet e bukura nuk duhen fare

Sedi si mund te ky lloj njeriu
Do jet pa ndjenja vetvetiu

Jetesa jone shume ka ndryshuar
Bashke me te dhe menyra per te dashuruar

Vetem dashuri nuk quhet kjo
Shpirti paret nuk i do

Kur ne mes dy njerezve ndjenja nuk ka
Sado te shtiren ata te dashur nuk jan

Pema e dashurise nuk rritet nga mashtrimi
Por me fjale zemre, ngrohtesi dhe lote gezimi.



Nga Ujku i Epirit
 
Nje mikes time

Shkruaj e thuaj c'te duash ti
Shpirtin e ke si stuhi

Gjithmone e qeshur je ti
Nuk te pash asnjehere zi

Me pelqen kur ti flet
Fjalet i ke per lezet

Ti me te gjithe kur flet i lumturon
Zemra jote nga gezimi fluturon

Keshtu qofsh ne jete ngahera
Je vertete njeri me vlera

Nga Ujku i Epirit
 
Te jesh apo te mos jesh


Kam plot gjera per te treguar
Por veten kurre se kam leshuar

Se di pse gjithe kjo zbrazeti
Mbase kam rene ne merzi

Asnjehere nuk jam perkulur
Dhe kur hallet me jane sulur

Sa duroka I shkreti njeri
Kush e beri kete zallamahi

Vertete jemi nje qenie e ngaterruar
Mos erdhem ne kete bote si te paftuar

Nuk mund ta pranoj kete llogjke
Te jetosh nuk eshte frike

Ndoshta diku e kemi te shkruar
Kollaj eshte per ta besuar

Jeten secili e nderton vete
Fatin po se kerkove nuk te gjen vete

Te mbijetosh ne kete bote
Sacrifice e madhe eshte sot

Mos duhet ta kthejme koken mbrapa
Si te paret tane i bene ato hapa

Mbase ishin me te zote se ne per te jetuar
Por sekretin na i trasheguan

C'do gje me djerse e ndertuan
S'duhet me e humb toruan

Te luftosh ne kete bote
Nuk do thote t'ja fusesh kot

Jetojme ne shoqeri te paragjykuar
Kush rri eshte i harruar

Secili te bej ate qe ndjen
Nga e mira e keqja nuk vjen

Dikush mund te jete me i zgjuar
Te keqen e ka pranuar

Po kush eshte e mira dhe e keqja ne kete bote
Te jeni te sigurt asnje si del per zot

Mbase jam i gabuar
Ne keto vargje te verteten kam shkruar

Gjithcka qe bejme e bejme pervete
Njeriu qenka bote me vete


Nga Ujku i Epirit
 
Dy fjale per miken time

Me pelqen kur bisedoj me te
Jam i qete dhe teper i thjeshte
Se di pse me gjithe boten jam i komplikuar
Kur flas me te nuk ndjehem aspak i nervozuar
Gjithcka me duket shume e thjeshte kur me te diskutoj
As vete se kuptoj si nje gje e tille me ndodh
Jane biseda te sinqerta
Ne vetvete qendron e verteta
Nuk e kuptoj se pse ndodh dicka e tille
Vetem shpirti mund ta kete nje pergjigje
Kush hyri atje brenda dhe e pa
Mbase kete te drejte njeri se ka
S'eshte nevoja te pyes te tjere
Duket qarte gjeja qe ka vlere
Asnjehere se kam kuptuar
Cfare ne kete jete me ka munguar
Nuk eshte e lehte ta thuash vete
Por gjithkush ka nevoje per Zerin e vertete
Pse ky ze me ka munguar
Mos diku e kam degjuar
Si ka mundesi te mos njoh zerin qe vjen nga shpirti im
Shume kush e quan deshperim
Une jam njeri qe nuk njoh trishtim
Nuk mund ta pranoj kete fakt te pavertete
Kur me ty flas gjithcka kthehet ne jete
Gjerat me te parendesishme per mua
Prej teje kane zene vend dhe serish jane vleresuar
Ndaj te kam idhullin e mohuar
Por kete gje vone e kam kuptuar
Se di pse kur me ty bisedoj
Gjerat me lehte i shikoj
Mos dikush ty tek une te ka derguar
Dhimbjet mua per te mi lehtesuar
Cdokush kete e quan dashuri
Por per mua eshte vec nje miqesi
Nuk pres nga ty perkedhele perqafime
Ato jane vetem justifikime
Mbeshtetja e sinqerte qe ti me jep ne mendimet e mia
Vlen me teper se bota e eger dhe vetmia
Shikoj per qark dhe mendohem ne perhumbesi
Kjo bote eshte xhungel e jo bashkesi


Nga Ujku i Epirit
 
Redaktimi i fundit:
Dardani


Dardani e shkrete ku je
Politika te ka fut nen dhe

Ka pas burra ky DHE i shenjte
Dikur gjakun e dhane si perrenjte

Shume trima jane flijuar
Lirine per ta shijuar

Ty per emer te kane adhuruar
Se ke qene vend i bekuar

Pa Dardani nuk do kishte Shqiperi
Por kete nuk e di ky brez i ri

Sa lot e gjak eshte derdhur per ta shpetuar
Aq dhimje dhe tmerr ka per tu treguar

Valle kaq te pajete te jene keta politikane
Sa akoma s'dine kujt i thone vatane

Se di pse i kemi nxerre per te pare
Na kane shitur si mercenare

S'do kete denim me te madh per keta derra
Kur ky populli ti bej kurban si berra

E nuk eshte e larget ajo dite e bekuar
Ndergjegja jone kombetatare nga frenat eshte cliruar

Ti heqim qafe keta felliqesira njehere e mire
Qe ky komb i shenjte ta shijoje lirine

S'ka vend per tolerance, dita e gjykimit eshte afruar
Vetem ndershkimi i popullit i pret keta te mallkuar

Dardani e shtrenjta ti
Ne per ty behemi fli

Nuk ka dallime ne vise e ne krahina
Ceshtja kombetare eshte nder ngrehina

Ka ardhur koha e shqiptarise
Jemi zote te shqiperise

Kush kufijte na i ka caktuar
Shpirtin e ka te cunguar

Kemi luftuar per kete Europe
Sa vete kemi rene ne grope

Sot kur me teper se kurre kemi nevoje
Por eshte Europa ajo qe po na ve ne loje

Kete te paret tane kurre se kane lejuar
Nga erdhem ne? kaq shpejt e harruam!

Nuk kish dallime njehere e njekohe
Burrat e vendit ishin njelloj

Si ne jug e ne veri
Dikur quheshim pellazgji

Simbolet tona gjithmone e kane treguar
Se ky vend me dinjitet ka jetuar

Nje Shqiponje ne gjak noton
S'ka burre e zot qe e mohon

Gjakun pa hezitim e kemi derdhur
Si shqiponja mbi hasmin jemi hedhur

Ndaj per kete jemi krenar
Te paret i thonin Epopeja e popullit Shqiptar

S'ka hapa mbrapa ne kete histori
Kush guxon eshte i shitur e i paburreri

Asnje s'na zevendeson dot ne kete truall
Jemi te lindur e te bekuar si dielli ne te aguar.


Nga Ujku i Epirit
 
KRENARIA


Të jesh krenar nuk është mëkat
Kushdo qe thotë kështu e ka hak

Pse koken ulur duhet ta mbaj
Kur për shumë gjëra jam i par

Pse duhet denuar krenaria
Mos valle jemi si delet e tija

Unë koken poshte se ul dhe kur me urdherojne
Jam krenar për kohën qe jetojme

Kujt duhet ti bindemi ne këtë botë
arsyes apo zotit te kotë

Kemi lindur nga diçka tjetër
E jo nga përrallat e bibles se vjetër

Jemi njerëz me personalitet
Jo kafshte te bindura vete

Gjithçka qe bëjmë e arsyetojme
Packa se ka raste qe gabojme

E kjo s'do thotë se i dimë te tera
Dhe te paret tanë bene te pabera

E qe atëherë ka kaluar kohe e gjatë
Ne sot jemi shumë me lart

Ndaj dhe sot jemi krenare
Se nuk i harruam te paret tanë

Ata nuk bindeshin por adhuronin
Ndaj dhe me ne harmoni kalonin

Pse mos bëjmë dhe ne si ta
Kush është me i zgjuar ne këtë dynja

Zeusi, Poseidoni e Aferdita
Apo Zoti kisha djalli apo frika.


Nga Ujku i Epirit
 
Lamtumira eshte per vdekjen
Dashuria eshte per jeten

Lamtumire thuhet kur vdes fizikisht
E njejta gje nuk mund te thuhet menderisht

Vdekja dhe jeta duken sikur jane njesoj

Por ne vetvete cuditerisht te dyja i dashuroj

Nga Ujku dhe kjo !

Te kam lexuar
 
Te mohuar………………………

Kjo eshte natyra jone njerezore
Ate qe me teper duam e ben mizore

Ate qe me teper kerkojme
Na shtyn ta anashkalojme

Ate qe me teper enderrojme
Na ben me shume ta vajtojme

Ate qe mes nesh e kemi
E harrojme e s'dime ku jemi

Keshtu ndodh rendomte ne jeten e perditshme
Te gjithe jemi viktima te botes se tanishtme

Nga Ujku i Epirit
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top