Copetimi i athershem i Shqiperise dhe pasojat qe solli ai

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Copetimi i atehershem i Shqiperise dhe pasojat qe solli ai

Images.gif

Copëtimi i Shqipërisë ishte procesi i ndarjes së trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit deri në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në 1913.

Lufta Ruso-Turke (1877-1878) i cënoi rëndë zotërimet osmane në Gadishullin Ballkanik, duke e lënë perandorinë vetëm të mbahej në pozicione të pasigurta në Maqedoni dhe në trojet e banuara nga shqiptarët. Në anën tjetë i dha një frymëmarrje shumë të gjërë shteteve dhe popullsive ortodokse, për analogji me Rusinë që tashmë konsolidoheshin ne shtetet fqinje që njëkohësisht e përdorën si një armë propagande edhe kundër kombeve si ai shqiptar. Shqiptarët në atë kohë banonin në katër vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës. Llogaritet se nga 2 500 000 banorë që kishin këto vilajete, 2 milionë ishin shqiptarë, dhe pjesa tjetër vllehë, maqedonas sllavë, grekë dhe romë. Shqiptarët ishin shumica absolute në të katërt vilajetet.

Copëtimi i parë: Kongresi i Berlinit
Copëtimi i parë i trojeve shqiptare u realizua pas vendimeve të Kongresit të Berlinit për të shpërblyer Malin e Zi me Plavën e Gucinë. Gjatë kësaj kohe, iu kaluan Serbisë zonat e Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Nishit, Vranjes dhe Leskovacit. Popullsia shqiptare në këto zona u përzu me dhunë, dhe e gjithë u spastrua etnikisht nga shqiptarët, duke krijuar 70 000 refugjatë shqiptarë nga këto zona që u vendosën në Kosovë e 60 000 të tjerë që u vendosëm në zonën që sot është në Maqedoni. Kongresi i Berlinit i dha Malit të Zi dhe qytetin e Tivarit dhe Podgoricën, ku gjithashtu kishte popullata shqiptare.
Për t'i bërë ballë copëtimit të trojeve shqiptare, u krijua Lidhja e Prizrenit, e cila kundërshtoi me armë aneksimin e trojeve shqiptare. Luftime të rrepta u zhvilluan në Plave e Guci, ku sipas burimeve të kohës "zona kufitare u mbulua me gjak". Forcat malazeze nuk mundën të marrin Plavën e Gucinë dhe kërkuan nga Kongresi i Berlinit një zonë tjetër. Kongresi caktoi Hotin e Grudën, ku sërish pat luftime të përgjakshme dhe forcat malazeze nuk arritën të thyejnë qëndresën shqiptare. Kongresi atëherë i dha Ulqinin Malit të Zi. Forcat e Lidhjes së Prizrenit në Ulqin u ndodhën para sulmeve të ushtrisë malazeze dhe nga lindja nga sulmet e ushtrisë Osmane, e cila u dërgua nga Sulltani për të shtypur Lidhjen dhe për të dorëzuar Ulqinin te malazezët. Shqiptarët u tërhoqën dhe u mundën nga forcat e shumta osmane të udhëhequra nga Dervish Pasha, të cilat shkatërruan Lidhjen e Prizrenit në një sërë betejash.
Gjatë copëtimit të parë, shqiptarët humbën zonat veriore të Toplicës, Pazarit të Ri, Nishit, Ulqinin dhe disa territore në jug të اamërisë.

Copëtimi i dytë: Konferenca e Ambasadorëve në Londër
Kryengritjet e armatosura të shqiptarëve të viteve 1910, 1911, 1912, nxitën shtetet ballkanike që të vepronin me shpejtësi në copëtimin e trojeve shqiptare. Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia lidhën aleanca poltike dhe ushtarake ndërmjet tyre dhe në tetor të vitit 1912, ato i shpallën luftë Perandorisë Osmane duke shënuar kështu fillimin e Luftës së Parë Ballkanike. Shqiptarët mbajtën një qëndrim asnjanës në këtë luftë, por u shqetësuan kur shihnin se shtetet ballkanike synonin ndarjen e territoreve shqiptare. Për pasojë shqiptarët mbajtën një kuvend në Vlorë dhe me 28 Nëntor 1912 shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Pavarësia nuk u njoh nga disa vende kurse Serbia, Mali i Zi dhe Greqia vazhduan t'i mbanin trupat e tyre në territoret shqiptare. Gjatë kësaj kohe u kryen masakra të tmerrshme mbi popullsinë civile shqiptare. Leon Trocki, i dërguar si korrespondent mbi Ballkanin, tregon se si "fshatra të tërë shqiptarë ishin kthyer në grumbuj zjarri. Nga kufiri me Serbine e deri në Shkup shihje vetëm zjarr e plaçkitje...".
Më 17 dhjetor 1912 në Londër u mblodhën Fuqitë e Mëdha të kohës të cilat diskutuan për fatin e Shqipërisë. Më 29 korrik 1913 u mor vendimi që Shqipëria të shpallej principatë autonome, sovrane e trashëgueshme nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Ndërsa kufijtë, pas shumë diskutimesh u caktuan por duke lënë jashtë tyre Kosovën dhe اamërinë,.por duke lënë brenda kufijve territore që sot jane janë jashte kufijve shtetërorë të Shqipërisë si p.sh. Shën Naumi

Pasojat
Të gjendur nën pushtimin e ushtrive serbe, malazeze e greke, me qindra mijëra shqiptarë nga troje që sot gjendjen në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Maqedoni e Greqi, more rrugën e u dyndën si refugjatë brenda kufijve të njohur nga Konferenca e Londrës. Në të gjitha trojet shqiptare u kryen masakra të mëdha në popullsinë civile, dhe u krye spastrim etnik me qëllim përzënien ose eliminimin e popullsisë shqiptare. Copëtimi i trojeve shqiptare la jashtë kufijve më shumë se gjysmën e territoreve të banuara nga shqiptarët historikisht, dhe më shumë gjysmën e popullsisë shqiptare të asaj kohe. Në Kosovë, trupat serbe ushtruan terror dhe u munduan ta ndërrojnë përbërjen e popullsisë me anë të shpërnguljeve me dhunë. Gjuha shqipe u ndalua, dhe dhjetëra mijëra serbe kolonë u vendosën në tokat e shqiptarëve të vrarë ose të përzënë. Më shumë se 150 000 shqiptarë u detyruan të lenë Kosovën në vitet 1912-1920. Shumica e tyre u vendosën në Shqipëri, në zonat e Fierit, Lushnjës, Durrësit, e Kukësit. Po ashtu, popullsia çame u spastrua në përmasa të medha, aq sa sot kanë mbetur shumë pak çamë në اamëri. Pasoja e këtij copëtimi ende ndjehen në kombin shqiptar, ku shembujt më të freskët janë Lufta e Kosovës në 1998-1999, dhe rebelimi i armatosur në Maqedoni në 2001-shin.


Historia shqiptare
 
Redaktimi i fundit:
Si u copëtua Shqipëria në vitin 1913




Më 15 janar 1913, mbi tryezën e Eduard Greit, kryetarit të konferencës, qenë vendosur pesë projektet mbi kufijtë në Ballkan, dy projekte bazë, ai rus dhe ai austro-hungarez dhe tri ndihmës. Projekti shqiptar, serbo-malazez dhe projekti grek.

Konica i premtoi Greit një minierë floriri, projekti austro-hungarez me Kosovë e اamëri.

Nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër deri tek vrasja e Gjeneral Telinit. Aventura për vendosjen e kufijve të Shqipërisë dhe humbja e gjysmës së territoreve. Historia e konsullit Haven dhe e mbështetjes që SHBA vendosi t’i japë qeverisë së Tiranës.

Eduard Grei, ministri i Jashtëm i Mbretërisë Britanike dhe kryetar i Konferencës së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha për Ballkanin, kishte caktuar vetëm 15 minuta kohë për takimin me përfaqësuesin shqiptar në Londër, Mehmet Konicën. Mbi tryezën e tij qe shtrirë harta e madhe e Ballkanit dhe ministri e dinte fare mirë se Shqipëria e dobët ishte e humbura e madhe. Kishte pak vullnet për të diskutuar me një shqiptar edhe pse, ndërmjetës të takimit ishin disa miq të përbashkët, aristokratë të vjetër, që kishin ruajtur gjithmonë lidhje me Orientin e largët.

Me fytyrë nga dritarja, Grei nuk denjoi të kthehej, kur ambasadori shqiptar hyri në sallë. I kërkoi atij vetëm të fliste, duke ndenjur gjithmonë me shpinë dhe duke ndjekur lëvizjet në rrugë. Një njohës i vjetër i Londrës dhe mik i disa prej lordëve më të fuqishëm në vend, Konica nuk përmendi asgjë për kufijtë. Me një zë të shtruar i tregoi ministrit që qëndronte me kurriz se, në Shqipëri ishte zbuluar një minierë e pasur floriri dhe se qeveria shqiptare e Ismail Qemalit kërkonte që mbretëria britanike të merrte koncesionin e saj. Grei u kthye dhe me mjaft delikatesë e ftoi të uleshin së bashku në tavolinë.


Një minutë më vonë, me po aq elegancë, Mehmet Konica, i shpjegoi se kjo nuk ishte aspak e vërtetë, porse ai kishte dashur të shihte, se si do të ndryshonin interesat e Britanisë në një rast të tillë. Askush nuk e ka përshkruar më tej bisedën e tyre, por një gjë është e qartë. Grei i ka pranuar Konicës se Shqipëria do të dilte më e humbura në këtë histori, sepse kjo ishte një çështje interesash. Interesa nga ato që përcaktonin politikën afatgjatë të Fuqive të Mëdha dhe balancat midis tyre. Në fakt, ata biseduan gjatë dhe Mehmet Konica, vëllai i Faik Konicës, nuk foli më kurrë për këtë bisedë. Ai e përmendi vetëm vite më vonë, më 1949, në Firence, ndërsa kishte filluar t’i diktonte kujtimet e tij një gazetari italian. Vdekja ia la kujtimet përgjysmë dhe libri nuk u publikua kurrë. Familja e tij mori një kopje për kujtim dhe dorëshkrimi ndodhet sot në Siri, ku gjenden edhe trashëgimtarët e tij.


Mehmet Konica ishte, padyshim, një ndër të paktët dëshmitarë të tragjedisë shqiptare të kufijve. Ai e ndoqi atë nëpër disa etapa. Që nga viti 1913 deri më 1923, kur më së fundi, një delegacion ndërkombëtar, i kryesuar nga një gjeneral italian, vendosi në Shqipërinë e Jugut gurët që shënonin kufijtë shqiptaro-grekë.


Gjenerali quhej Telini dhe ai nuk u kthye kurrë në Itali. E vranë bandat greke në afërsi të Delvinës dhe trupi i tij, i përcjellë çuditërisht nga Mehmet Konica, në emër të qeverisë shqiptare, u dërgua në Romë me nderimet ushtarake. Bashkë me të mori fund edhe aventura e kufijve. Një aventurë e gjatë, e cila ka sunduar vazhdimisht gjatë këtij shekulli gjithë mosmarrëveshjet në këtë anë të Ballkanit.


Konferenca e Ambasadorëve 1913

Kufijtë e Ballkanit ruajtën pothuajse gjatë këtij shekulli trajtën që iu dha atyre Konferenca e Ambasadorëve më 1912-1913, në Londër. Në të gjitha ndërmarrjet për ndryshimin e kufijve ballkanikë, ajo e Londrës, mbetet padyshim me deçizivja. Në të vërtetë, tek kjo flitet për Konferencën e Londrës pa folur më parë për kontekstin në të cilin zhvillohej ajo. Më 1912, perandoria turke, thuajse i kishte humbur të gjitha zonat e saj evropiane. Me përjashtim të Shqipërisë, ajo ruante ende sundimin në disa territore greke, mbi Selanik, të cilat i siguronin një lidhje tokësore me zonat e saj në Shqipëri. Por, nëse ekzistenca e mëtejshme e Turqisë ishte këtu vetëm çështje kohe, ndarja e këtyre territoreve nga fuqitë e reja ballkanike kishte vite që komentohej.


Në të vërtetë, të gjitha fuqitë e reja ballkanike: Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, reflektonin në atë kohë interesat e Fuqive të Mëdha. Interesa, që bëheshin edhe më të mprehta, në prag të luftës së re botërore, që pritej të shpërthente. Vrulli i shteteve të rinj me orientim kryesisht pro rus, ishte ndalur vetëm nga interesat e Austro-Hungarisë dhe më pas të perandorisë gjermane, që nuk ishin dakord me një zgjerim të mëtejshëm të sllavëve në Ballkan. Pikërisht, këtij objektivi Austro-Hungarez ia dedikon ekzistencën e tij shteti i ri shqiptar, i cili pritej të shpallte pavarësinë në vitin 1912.


Vendosmëria e Austro-Hungarisë dhe aleatëve të saj, krijoi kushtet për një pavarësi të mundshme shqiptare. Nuk është aspak e rastit, që Ismail Qemali në udhëtimin e tij drejt Vlorës, mori fillimisht bekimin dhe ndihmën e qeverisë rumune dhe më pas atë të Vjenës. Takimi i tij me ministrin e Jashtëm Berthold, qe akti i fundit që sanksionoi pavarësinë shqiptare. Por, ndërsa Ismail Qemali, lëvizte me vështirësi drejt Durrësit, Fuqitë Ballkanike të lidhura në një aleancë i shpallën luftë Turqisë. Në më pak se një muaj, trupat e tyre korrën fitore të ndjeshme dhe i larguan forcat e sulltanit nga Ballkani Perëndimor. Ato pushtuan pothuaj gjithë territoret shqiptare, duke lënë vetëm një trekendësh Vlorë-Lushnjë-Berat, nën juridiksionin e shtetit të ri shqiptar.


Me hartat e reja ushtarake dhe me pretendimet e tyre historike dhe ekonomike, fuqitë ballkanike zbarkuan në dhjetor 1912 në Londër, ku qe mbledhur Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha për caktimin e kufijve të Ballkanit. Delegacioni shqiptar ishte i fundit që mbërriti në Londër. Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi dhe të tjerë arritën të kalojnë bllokadën detare greke vetëm falë këmbënguljes së Dukës së Orleanit, i cili i mori në jahtin e tij. Me t’u vendosur në Hotel “York”, Mehmet Konica, ambasadori shqiptar në Londër i informoi për konferencën dhe zhvillimin e saj. Ai tregoi se gjithë vendet ballkanike kishin paraqitur projektet e tyre dhe i ftoi që brenda 48 orësh të përgatisnin projektin shqiptar. Më 15 janar 1913, mbi tryezën e Eduard Greit, kryetarit të Konferencës, qenë vendosur pesë projektet mbi kufijtë në Ballkan, dy projekte bazë, ai rus dhe ai austro-hungarez dhe tre ndihmës. Projekti shqiptar, serbo-malazez dhe projekti grek.


Konferencës së Ambasadorëve iu deshën më shumë se tetë muaj diskutime për të vendosur mbi projektet dhe për të bërë rregullimet e nevojshme. Vështirësia qëndronte se projektet bazë qëndronin shumë larg njëri-tjetrit dhe kompromisi ishte kështu mjaft i vështirë. Ambasadori rus paraqiti një hartë të madhe ushtarake, në të cilën kufijtë e Shqipërisë përcaktoheshin në një hapësirë midis lumenjve Mat dhe Vjosë, duke i lënë dalje në det në Shëngjin ose në Durrës serbëve. Shkodra dhe rrethi i saj i jepeshin Malit të Zi; Dibra dhe një pjesë e madhe e Shqipërisë së Jugut, përfshirë dhe Pogradecin dhe Ohrin, Serbisë; ndërsa Korça, Gjirokastra, Delvina, Greqisë. Mbi të gjitha, projekti parashikonte që Shqipëria të mos ishte një vend i pavarur, por një provincë autonome, nën kujdesin e Turqisë.


Projekti Austro-Hungarez ishte krejt i ndryshëm. Ai linte jashtë Shqipërisë vetëm tokat që i kishin kaluar Malit të Zi në Kongresin e Berlinit, më 1878, por përfshinte brenda kufijve shqiptarë pjesën më të madhe të Kosovës, Ohrin, rrethinat e Shkupit, Manastirin, Janinën, اamërinë deri në Prevezë. Projekti i Vjenës qe ndërtuar mbi parimin e vendosjes së kufijve në ato vende që banoheshin nga kombësi të ndryshme dhe duke pasur parasysh ndalimin e një shtrirjeje të sllavëve drejt Adriatikut. Ky projekt, veç Gjermanisë, u mbështet edhe nga Italia.


Projektet ndihmëse, që u shqyrtuan, qenë derivate të projekteve bazë. Serbët pretendonin gjithë tokat që mbanin ndërkohë të pushtuara, përfshi edhe Durrësin. Ata argumentonin se në këto vende qenë ngritur kisha të vjetra serbe dhe se banorët myslimanë të tyre qenë turq të shqiptarizuar. Mali i Zi pretendonte Shkodrën dhe sqaronte se toka e bukës rreth saj ishte jetike për ekzistencën e mbretërisë së vogël ballkanike. Sipas projektit të tyre, Shqipëria mund të shtrihej nga Vlora deri në Tiranë, duke lënë jashtë Durrësin dhe gjithë vijën bregdetare atje.


Projekti grek ishte më i sofistikuar. Veç argumenteve historike ai ngrinte edhe argumente ekonomike. Sipas planit të tyre: Thesalia, Janina, اamëria duhej t’i bashkëngjiteshin Greqisë si toka të qytetërimit të vjetër grek. Por, delegacioni shtonte se brenda Greqisë duhej të përfshiheshin edhe Himara e Gjirokastra, pasi logjikisht këto zona ishin të lidhura ekonomikisht me Janinën dhe Korfuzin dhe furnizoheshin prej tyre. Po kështu, këto mund të shërbenin edhe si mburoja të dy zonave të para, në rast të një sulmi nga shqiptarët. I njëjti pretendim edhe në Juglindje, ku kërkohej Korça, si një vijim logjik i Follorinës.


Projekti i fundit ishte ai shqiptar, përgatitur me ngut nga delegacioni, por që kërkonte të hidhte poshtë argumentet e fqinjëve. Ideja e tij ishte ndarja e kufijve në bazë të kombësive dhe marrja parasysh e faktorëve gjeografikë dhe ekonomikë. Delegacioni shqiptar hidhte poshtë pretendimet se të krishterët e Jugut ishin grekë dhe shtonte se po të zbatohej varianti rus, Shqipëria mbetej e cunguar dhe pa asnjë burim ekonomik.


noa AL



Konferenca e Londr
 
Redaktimi i fundit:
Copëtimi i Shqipërisë


Copëtimi i Shqipërisë ishte procesi i ndarjes së trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit deri në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në 1913.


Copëtimi i 1913-ës la pasojë të rënda në kombin shqiptar dhe ishte tragjedia më e madhe kombëtare deri më sot, me pasoja që vazhdojnë të rëndojnë mbi kombin shqiptar i cili është në tkurrje e sipër si pasojë e këtij copëtimi edhe në ditët e sotme.

Katër vilajetet shqiptare të Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës që u propozuan për autonomi nga Lidhja e Prizrenit


Lufta Ruso-Turke (1877-1878) i cënoi rëndë zotërimet osmane në Gadishullin Ballkanik, duke e lënë perandorinë vetëm të mbahej në pozicione të pasigurta në Maqedoni dhe në trojet e banuara nga shqiptarët. Në anën tjetë i dha një frymëmarrje shumë të gjërë shteteve dhe popullsive ortodokse, për analogji me Rusinë që tashmë konsolidoheshin ne shtetet fqinje që njëkohësisht e përdorën si një armë propagande edhe kundër kombeve si ai shqiptar. Shqiptarët në atë kohë banonin në katër vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës. Llogaritet se nga 2 500 000 banorë që kishin këto vilajete, 2 milionë ishin shqiptarë, dhe pjesa tjetër vllehë, maqedonas sllavë, grekë dhe romë. Shqiptarët ishin shumica absolute në të katërt vilajetet.


Copëtimi i parë: Kongresi i Berlinit

Copëtimi i parë i trojeve shqiptare u realizua pas vendimeve të Kongresit të Berlinit për të shpërblyer Malin e Zi me Plavën e Gucinë. Gjatë kësaj kohe, iu kaluan Serbisë zonat e Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Nishit, Vranjes dhe Leskovacit. Popullsia shqiptare në këto zona u përzu me dhunë, dhe e gjithë u spastrua etnikisht nga shqiptarët, duke krijuar 70 000 refugjatë shqiptarë nga këto zona që u vendosën në Kosovë e 60 000 të tjerë që u vendosëm në zonën që sot është në Maqedoni.[5] Kongresi i Berlinit i dha Malit të Zi dhe qytetin e Tivarit dhe Podgoricën, ku gjithashtu kishte popullata shqiptare.

Për t'i bërë ballë copëtimit të trojeve shqiptare, u krijua Lidhja e Prizrenit, e cila kundërshtoi me armë aneksimin e trojeve shqiptare. Luftime të rrepta u zhvilluan në Plave e Guci, ku sipas burimeve të kohës "zona kufitare u mbulua me gjak". Forcat malazeze nuk mundën të marrin Plavën e Gucinë dhe kërkuan nga Kongresi i Berlinit një zonë tjetër. Kongresi caktoi Hotin e Grudën, ku sërish pat luftime të përgjakshme dhe forcat malazeze nuk arritën të thyejnë qëndresën shqiptare. Kongresi atëherë i dha Ulqinin Malit të Zi. Forcat e Lidhjes së Prizrenit në Ulqin u ndodhën para sulmeve të ushtrisë malazeze dhe nga lindja nga sulmet e ushtrisë Osmane, e cila u dërgua nga Sulltani për të shtypur Lidhjen dhe për të dorëzuar Ulqinin te malazezët. Shqiptarët u tërhoqën dhe u mundën nga forcat e shumta osmane të udhëhequra nga Dervish Pasha, të cilat shkatërruan Lidhjen e Prizrenit në një sërë betejash.

Gjatë copëtimit të parë, shqiptarët humbën zonat veriore të Toplicës, Pazarit të Ri, Nishit, Ulqinin dhe disa territore në jug të اamërisë.


Copëtimi i dytë: Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Kryengritjet e armatosura të shqiptarëve të viteve 1910, 1911, 1912, nxitën shtetet ballkanike që të vepronin me shpejtësi në copëtimin e trojeve shqiptare. Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia lidhën aleanca poltike dhe ushtarake ndërmjet tyre dhe në tetor të vitit 1912, ato i shpallën luftë Perandorisë Osmane duke shënuar kështu fillimin e Luftës së Parë Ballkanike.

Shqiptarët mbajtën një qëndrim asnjanës në këtë luftë, por u shqetësuan kur shihnin se shtetet ballkanike synonin ndarjen e territoreve shqiptare. Për pasojë shqiptarët mbajtën një kuvend në Vlorë dhe me 28 nëntor 1912 shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Pavarësia nuk u njoh nga disa vende kurse Serbia, Mali i Zi dhe Greqia vazhduan t'i mbanin trupat e tyre në territoret shqiptare. Gjatë kësaj kohe u kryen masakra të tmerrshme mbi popullsinë civile shqiptare. Leon Trocki, i dërguar si korrespondent mbi Ballkanin, tregon se si "fshatra të tërë shqiptarë ishin kthyer në grumbuj zjarri. Nga kufiri me Serbine e deri në Shkup shihje vetëm zjarr e plaçkitje...". Sipas burimeve të huaja, rreth 25 mijë shqiptarë u vranë vetëm në Kosovë në muajt nëntor 1912-janar 1913.

Më 17 dhjetor 1912 në Londër u mblodhën Fuqitë e Mëdha të kohës të cilat diskutuan për fatin e Shqipërisë. Më 29 korrik 1913 u mor vendimi që Shqipëria të shpallej principatë autonome, sovrane e trashëgueshme nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Ndërsa kufijtë, pas shumë diskutimesh u caktuan por duke lënë jashtë tyre Kosovën dhe اamërinë,.por duke lënë brenda kufijve territore që sot jane janë jashte kufijve shtetërorë të Shqipërisë si p.sh. Shën Naumi


Pasojat

Të gjendur nën pushtimin e ushtrive serbe, malazeze e greke, me qindra mijëra shqiptarë nga troje që sot gjendjen në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Maqedoni e Greqi, more rrugën e u dyndën si refugjatë brenda kufijve të njohur nga Konferenca e Londrës. Në të gjitha trojet shqiptare u kryen masakra të mëdha në popullsinë civile, dhe u krye spastrim etnik me qëllim përzënien ose eliminimin e popullsisë shqiptare. Copëtimi i trojeve shqiptare la jashtë kufijve më shumë se gjysmën e territoreve të banuara nga shqiptarët historikisht, dhe më shumë gjysmën e popullsisë shqiptare të asaj kohe.

Në Kosovë, trupat serbe ushtruan Terror të rëndë dhe u munduan ta ndërrojnë përbërjen e popullsisë me anë të shpërnguljeve me dhunë. Gjuha shqipe u ndalua, dhe dhjetëra mijëra serbe kolonë u vendosën në tokat e shqiptarëve të vrarë ose të përzënë. Më shumë se 150 000 shqiptarë u detyruan të lenë Kosovën në vitet 1912-1920.



COPثTIMI I SHQIPثRISث
 
Konferenca e Londrës, në të cilën u vendos për ndarjen e trojeve shqiptare


Konferenca e Ambasadorëve i filloi punimet në dhjetor të 1912-tës, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913.


Ajo Konferencë mund të ketë qenë përcaktuese e të ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga këtu Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Kjo konferencë u diktua prej shpërthimit të Luftës së parë ballkanike. Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe të Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin).


Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë perandorisë osmane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre. Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë. Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria.


Në këtë konferencë Shqipëria u njoh si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë.


Në këto kushte Ismail Qemali u detyrua të jepte dorëheqjen, qoftë për t’i hapur rrugën një princi të huaj, ksenokracisë; qoftë për t’u mbrojtur nga akuzat për t’u shpallur vetë sovran i vendit. Ky është quajtur edhe viti i mbrapshtë i Shqipërisë, nga filluan shumica e fatkeqësive të saj: paqëndrueshmëria e sistemit politik, varësia prej së jashtmi, forca e madhe e ndikimit të të huajve dhe mbi të gjitha ndarja për gjysmën e territoreve të saj.


Shembja e sundimit turk në Ballkan do të bënte që fati i mëtejshëm i Shqipërisë të hynte në planet e reja të politikës së tyre ballkanike. Aleatët ballkanikë i trajtonin krahinat shqiptare si trofe lufte. Ata treguan kështu se ishin të vendosur të vepronin sipas marrëveshjeve të fshehta që kishin lidhur më parë me njëri-tjetrin, se ishin kundër një Shqipërie më vete.


Pjesëmarrës në këtë konference ishin ambasadorët e Fuqive të Mëdha, ai i Austrisë, i Gjermanisë, i Italisë, i Francës dhe i Rusisë. Si përfaqësues dhe ministër i Jashtëm i vendit pritës, Eduard Grei, ishte njeriu që u zgjodh kryetar i përhershëm i Konferencës. Pra, 22 marsi i vitit 1913 është datë e vendimit të turpshëm dhe arbitrar i Fuqive të Mëdha, për copëtimin e Shqipërisë Etnike në dy pjesë.


Ky është një vendim i një kronike të zezë në historinë e popullit shqiptar. Kjo datë është pikënisje e të gjitha protestave dhe luftërave të pandërprera tëshqiptarëve.Nga kjo datë, më shumë se gjysma e territorit shqiptar hyri nën sundimin e shteteve të Ballkanit: Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë.

Me copëtimin e katër vilajeteve shqiptare përfituan: Serbia dhe Mali i Zi 62 500 km2, Bullgaria 55 000 km2, ndërsa Greqia 30 000 km2.”


Kundër këtij vendimi të Fuqive të Mëdha protestoi Isa Boletini, në takimin që pati me diplomatin e njohur anglez, Eduard Grei, në Londër, ku i thotë: “Shqiptarët kurrë nuk do t’i njohin këta kufij artificialë që i ka caktuar Evropa, me diktatin e Rusisë”. Kjo ishte vetëm fillimi i luftërave të pandërprera të një pjese të popullit të robëruar shqiptar, për çlirim nacional dhe bashkim kombëtar, deri në zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje.


Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, edhe pse shënoi një ngjarje me rëndësi të madhe historike për tërë kombin shqiptar kudo që ndodhej, ajo e gjeti popullsinë të nënshtruar nën sundimin serbo–sllav me një revoltë të pa përshkruar.



//rtklive
 

Copëtimi i Shqipërisë


Copëtimi i Shqipërisë ishte procesi i ndarjes së trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit deri në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në 1913.


Copëtimi i 1913-ës la pasojë të rënda në kombin shqiptar dhe ishte tragjedia më e madhe kombëtare deri më sot, me pasoja që vazhdojnë të rëndojnë mbi kombin shqiptar i cili është në tkurrje e sipër si pasojë e këtij copëtimi edhe në ditët e sotme.

Katër vilajetet shqiptare të Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës që u propozuan për autonomi nga Lidhja e Prizrenit


Lufta Ruso-Turke (1877-1878) i cënoi rëndë zotërimet osmane në Gadishullin Ballkanik, duke e lënë perandorinë vetëm të mbahej në pozicione të pasigurta në Maqedoni dhe në trojet e banuara nga shqiptarët. Në anën tjetë i dha një frymëmarrje shumë të gjërë shteteve dhe popullsive ortodokse, për analogji me Rusinë që tashmë konsolidoheshin ne shtetet fqinje që njëkohësisht e përdorën si një armë propagande edhe kundër kombeve si ai shqiptar. Shqiptarët në atë kohë banonin në katër vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës. Llogaritet se nga 2 500 000 banorë që kishin këto vilajete, 2 milionë ishin shqiptarë, dhe pjesa tjetër vllehë, maqedonas sllavë, grekë dhe romë. Shqiptarët ishin shumica absolute në të katërt vilajetet.


Copëtimi i parë: Kongresi i Berlinit

Copëtimi i parë i trojeve shqiptare u realizua pas vendimeve të Kongresit të Berlinit për të shpërblyer Malin e Zi me Plavën e Gucinë. Gjatë kësaj kohe, iu kaluan Serbisë zonat e Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Nishit, Vranjes dhe Leskovacit. Popullsia shqiptare në këto zona u përzu me dhunë, dhe e gjithë u spastrua etnikisht nga shqiptarët, duke krijuar 70 000 refugjatë shqiptarë nga këto zona që u vendosën në Kosovë e 60 000 të tjerë që u vendosëm në zonën që sot është në Maqedoni.[5] Kongresi i Berlinit i dha Malit të Zi dhe qytetin e Tivarit dhe Podgoricën, ku gjithashtu kishte popullata shqiptare.

Për t'i bërë ballë copëtimit të trojeve shqiptare, u krijua Lidhja e Prizrenit, e cila kundërshtoi me armë aneksimin e trojeve shqiptare. Luftime të rrepta u zhvilluan në Plave e Guci, ku sipas burimeve të kohës "zona kufitare u mbulua me gjak". Forcat malazeze nuk mundën të marrin Plavën e Gucinë dhe kërkuan nga Kongresi i Berlinit një zonë tjetër. Kongresi caktoi Hotin e Grudën, ku sërish pat luftime të përgjakshme dhe forcat malazeze nuk arritën të thyejnë qëndresën shqiptare. Kongresi atëherë i dha Ulqinin Malit të Zi. Forcat e Lidhjes së Prizrenit në Ulqin u ndodhën para sulmeve të ushtrisë malazeze dhe nga lindja nga sulmet e ushtrisë Osmane, e cila u dërgua nga Sulltani për të shtypur Lidhjen dhe për të dorëzuar Ulqinin te malazezët. Shqiptarët u tërhoqën dhe u mundën nga forcat e shumta osmane të udhëhequra nga Dervish Pasha, të cilat shkatërruan Lidhjen e Prizrenit në një sërë betejash.

Gjatë copëtimit të parë, shqiptarët humbën zonat veriore të Toplicës, Pazarit të Ri, Nishit, Ulqinin dhe disa territore në jug të اamërisë.


Copëtimi i dytë: Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Kryengritjet e armatosura të shqiptarëve të viteve 1910, 1911, 1912, nxitën shtetet ballkanike që të vepronin me shpejtësi në copëtimin e trojeve shqiptare. Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia lidhën aleanca poltike dhe ushtarake ndërmjet tyre dhe në tetor të vitit 1912, ato i shpallën luftë Perandorisë Osmane duke shënuar kështu fillimin e Luftës së Parë Ballkanike.

Shqiptarët mbajtën një qëndrim asnjanës në këtë luftë, por u shqetësuan kur shihnin se shtetet ballkanike synonin ndarjen e territoreve shqiptare. Për pasojë shqiptarët mbajtën një kuvend në Vlorë dhe me 28 nëntor 1912 shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Pavarësia nuk u njoh nga disa vende kurse Serbia, Mali i Zi dhe Greqia vazhduan t'i mbanin trupat e tyre në territoret shqiptare. Gjatë kësaj kohe u kryen masakra të tmerrshme mbi popullsinë civile shqiptare. Leon Trocki, i dërguar si korrespondent mbi Ballkanin, tregon se si "fshatra të tërë shqiptarë ishin kthyer në grumbuj zjarri. Nga kufiri me Serbine e deri në Shkup shihje vetëm zjarr e plaçkitje...". Sipas burimeve të huaja, rreth 25 mijë shqiptarë u vranë vetëm në Kosovë në muajt nëntor 1912-janar 1913.

Më 17 dhjetor 1912 në Londër u mblodhën Fuqitë e Mëdha të kohës të cilat diskutuan për fatin e Shqipërisë. Më 29 korrik 1913 u mor vendimi që Shqipëria të shpallej principatë autonome, sovrane e trashëgueshme nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Ndërsa kufijtë, pas shumë diskutimesh u caktuan por duke lënë jashtë tyre Kosovën dhe اamërinë,.por duke lënë brenda kufijve territore që sot jane janë jashte kufijve shtetërorë të Shqipërisë si p.sh. Shën Naumi


Pasojat

Të gjendur nën pushtimin e ushtrive serbe, malazeze e greke, me qindra mijëra shqiptarë nga troje që sot gjendjen në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Maqedoni e Greqi, more rrugën e u dyndën si refugjatë brenda kufijve të njohur nga Konferenca e Londrës. Në të gjitha trojet shqiptare u kryen masakra të mëdha në popullsinë civile, dhe u krye spastrim etnik me qëllim përzënien ose eliminimin e popullsisë shqiptare. Copëtimi i trojeve shqiptare la jashtë kufijve më shumë se gjysmën e territoreve të banuara nga shqiptarët historikisht, dhe më shumë gjysmën e popullsisë shqiptare të asaj kohe.

Në Kosovë, trupat serbe ushtruan Terror të rëndë dhe u munduan ta ndërrojnë përbërjen e popullsisë me anë të shpërnguljeve me dhunë. Gjuha shqipe u ndalua, dhe dhjetëra mijëra serbe kolonë u vendosën në tokat e shqiptarëve të vrarë ose të përzënë. Më shumë se 150 000 shqiptarë u detyruan të lenë Kosovën në vitet 1912-1920.



COPثTIMI I SHQIPثRISث


 
Artikull me vlere, por qe i mungon thelbit...

-Pse nuk e njohi Europa Pavaresine e Shqiperise ne kohen e Skenderbeut?
...sepse i interesonte Perandoria Osmane deri ne dyert e Europes, ne Adriatik?

500 vjet te rroberruarr nga interesi i Europes dhe sot te copetuarr po nga ai interes...

-Ndodhi lufta ruso-turke, dhe turqet na moren me qaf...
...nese i jepej Pavaresia Shqiperise para kesaj lufte, as turqet nuk do ta humbisnin luften...

Po cfare te thuash dhe me cfare te merresh, me turq budallenj apo me europiane trradhetarre e interresaxhinj...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top