C'ka dini per prejardhjen tuaj???

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Ngjarjet dhe historia qe na ka percjelle si popull ka qene mjaft e dhimbshme dhe per fatin tone te keq pothuajse ne menyre te vazhdueshme kemi shkuar ne tkurrje.
Si rezultat i kesaj kemi shume shperngulje nga nje vend ne vendin tjeter edhe neper teritoret tona.

- C'ka dini per prejardhjen (gjenezen) tuaj familjare?
- Cfare mbiemri keni?
- C'fare fisi jeni?
- Nga ishin te paret (stergjysherit) tuaj?
- Cilit brez ne familjen tuaj i takoni ju?

- Kane levizur te paret tuaj per ndonje arsye dhe nga ku per ku?
- Cila ishte arsyeja e levizjes se tyre?

Me te mira!!!! :gjujpeshk:
 
Titulli: C'ka dini per prejardhjen tuaj???

Kujtesa e te pareve te mi shkon deri tek ster-ster-stergjyshi dhe bashke me babain tim kemi ndertuar nje peme gjenealogjike te fisit tone.

Pastaj ne menyre individuale kam bere germime neper libra dhe dokumenta te ndryshme dhe nje hipoteze e mundshme eshte qe fshati i te pareve te mi, ka qene nje fshat i krijuar nga dyndjet suliote rreth vitit 1500.

Per mbiemrin me vjen keq qe akoma nuk di dicka me shume, as kuptim etimologjik dhe as perhapje.

Kittra, teme shume interesante !
 
Titulli: C'ka dini per prejardhjen tuaj???

Fillimisht te pergezoj qe ke marre iniciativen te shkruash per dicka kaq thelbesore , per secilin nga ne.

Une nuk di shume per prejardhjen e familjes time vetem di qe jane puro tironc e e kan pasur shpine ne tabakone.
 
Titulli: C'ka dini per prejardhjen tuaj???

Di qe nje nga stergjysherit e bashke me disa te tjere jane spostuar nga Ohri ne nje fshat te Mirdites. Me gjate nuk di,por do interesohem tani qe na dhe input ti.

Kitrra te lumte.
 
Titulli: C'ka dini per prejardhjen tuaj???

di qe zbres nga mali dhe kam ardhe en durres me gomar me shume info skam kur ti gjej do vij te shprehem ketu
 
Titulli: C'ka dini per prejardhjen tuaj???

Ngjarjet dhe historia qe na ka percjelle si popull ka qene mjaft e dhimbshme dhe per fatin tone te keq pothuajse ne menyre te vazhdueshme kemi shkuar ne tkurrje.
Si rezultat i kesaj kemi shume shperngulje nga nje vend ne vendin tjeter edhe neper teritoret tona.

- C'ka dini per prejardhjen (gjenezen) tuaj familjare?
- Cfare mbiemri keni?
- C'fare fisi jeni?
- Nga ishin te paret (stergjysherit) tuaj?
- Cilit brez ne familjen tuaj i takoni ju?

- Kane levizur te paret tuaj per ndonje arsye dhe nga ku per ku?
- Cila ishte arsyeja e levizjes se tyre?

Me te mira!!!! :gjujpeshk:

(1)gjenezen e kemi nga lejleku(pellazgee te hershem),qe me pas u quajten me emertime te reja ,si barbare(revolucionare), ilire,arber,,,etj shqiptare.

(2)mbiemri : IMAJ (NDOSHTA KA LIDHJE ME DITEN E PUNETOREVE- 1 MAJIN,edhe ben vaki )

(3)fara e fisit :miser,soje,grure dhe nje tjeter qe si do qejfi me ardh ndermend...

(4)NE MOS GABOJ:nga ziguri ...lepenices(VLORE) me origjine te hershme nga TIRANA...puro kriefshatare,,,

(5)BREZI I MESEM...

(6)VALLAJ s'u ka nejt tarracilja me i ven or ti,,,mbare harten e SHQIPNISE e kane bredhe...

(7) te kishin arsye do u kish qendrue sumaka me nje vend,por ku bezajshin hicigjo ata me'r ti.
 
Titulli: C'ka dini per prejardhjen tuaj???

Im vella po ben trungun gjeonologjik dhe kemi shkuar goxha mbrapa.....ne perfundim e siper besoj se do kem dicka me konkrete te them di qe jam PURO Shqipetar buahahahahahahahahah
 
Titulli: C'ka dini per prejardhjen tuaj???

Eshte shume interesante puna e trungut te familjes...per fat te keq nga ana e babait se kam te bere ...vetem nga ana e mamase ...

Sa per anen e babit e di qe ster-stergjushet kan qen nga Tepelena, dhe andej nga gjyshi erdhen ne Vlore..

Nga ana mamit , babai saj i ka origjinat ne Kruje....
 
Titulli: C'ka dini per prejardhjen tuaj???

te paret e mi (sipas fjaleve te pleqve) prejardhjen e kemi nga nje shkodra...ster-ster-stergjysherit e mi kane jetuar ne nje fshat te drenices te quajtur terpezë (akoma kemi prona ne kete vend)...dhe tani jetojme ne prishtine qe pas luftes se dyte boterore gjyshi eshte shperngulur ne prishtine...
mbiemrin e kam krasniqi fisi po ashtu krasniqi ...arsyeja e levizjes ka qene e thjeshte punesimi i gjyshit :D
 
Titulli: C'ka dini per prejardhjen tuaj???

Ngjarjet dhe historia qe na ka percjelle si popull ka qene mjaft e dhimbshme dhe per fatin tone te keq pothuajse ne menyre te vazhdueshme kemi shkuar ne tkurrje.
Si rezultat i kesaj kemi shume shperngulje nga nje vend ne vendin tjeter edhe neper teritoret tona.

- C'ka dini per prejardhjen (gjenezen) tuaj familjare?
- Cfare mbiemri keni?
- C'fare fisi jeni?
- Nga ishin te paret (stergjysherit) tuaj?
- Cilit brez ne familjen tuaj i takoni ju?

- Kane levizur te paret tuaj per ndonje arsye dhe nga ku per ku?
- Cila ishte arsyeja e levizjes se tyre?

Me te mira!!!! :gjujpeshk:
Interesante si teme....Me pelqen qe vij nga nje familje me reputacion te mire...Familje ballistash :konfuz:
Puro katunare jom ...falenderoj gjithe prindrit e mi per kete...:kiss
 
Titulli: C'ka dini per prejardhjen tuaj???

Unekam arritur deri te stergjyshi i bab gjyshit perfundimi puro (katunar).
 
Titulli: C'ka dini per prejardhjen tuaj???

sdi shum gjera per prejardhjen time ..... di qe te paret e mije vijen nga nje fshat i kosoves i cili mban edhe sot e kesaj dite mbiemrin tim ....nje fshat ne afersi te mitrovices .... nje fshat ku kudo i huaj qe ka hyre nuk ka dale i gjalle .... me ka rene nje dite ne dore nje liber qe flet per fisin tim .... me then drejt nuk kam pas kohen e duhur per ta lexuar .... flitej qe te paret e mi kishin luftuar perkrah isa boletinit ..... pra shkurt i lindur e rritur ne fier me prejardhje nga kosova
 
Titulli: C'ka dini per prejardhjen tuaj???

Prejardhja ime shste nga Malsia e Madhe , ( Bajza e Kastratit.).
Levizur ne Lezhe prej rreth 100 vitesh .. Per arsye Gjakmarrjesh me Malazeste..Gjyshi i babes..
dhe per Mbiemrin di te arrij deri ne 7 brez, sepse pastaj mbiemri eshte i fshatit, edhe pse 90% e visit mbajne po ate mbiemer qe kishin para shume shekujsh.
A
K
L
Z
T
L
V
 
Titulli: C'ka dini per prejardhjen tuaj???

jam nga dedajt e shkrelit ne malsin e madhe.kam 8 breza qe jetoj ne lezhe pasi te paret kane pasur kope te medha me bageti dhe i qonin ne dimer bagetit ne durres dhe nje vend pushim ishte lezha.e pane te arsyeshme qe lezha ishte nje vend qe u jepte shume mundesi ateher qendruan aty.jam dhe nipi i gjon marka gjonit te mirdites.
 
Titulli: C'ka dini per prejardhjen tuaj???

Them te drejten prejardhja e familjes sime gjithmon ka thumbuar mendjen time ne vazhdimesi. Kjo nga arsyeja se ne fshatin ku jeton familja ime jetojne vetem dy familje qe kane lidhje gjaku mes vete. Familja ime ( prindi im dhe anetaret tjere te familjes ) dhe djali i axhes së prindit tim me familjaret e ti. Te dy ishin te vetmit djem ne familjet e tyre. Ne te tjeret jemi shtuar si hithat ( me shaka). Enigma me e madhe e kesaj qednron ne ate se kjo familje nuk eshte vendore ne fshatin ku jetojme por konsiderohet si familje ardhacake. Vendi se nga ka ardhur familja ime ne kete fshat te Suharekes qendron enigme akoma edhe pse une me mundesit e mia jam munduar te zgjedhe kete enigme. Egzistojne dy gojedhena ( te pavertetuara). E para se kemi ardhur diku nga Shqiperia ndersa tjetra nga nje fshat tjeter ne Kosove. Kjo e fundit nga hulumtimet qe kam bere rezulton te jete e pamundur. Ne kete menyre mbetet enigmatike edhe ajo se ku jetojne bashkfamiljaret tjere te familjes sime.
I pari i familjes sone M.G se bashku me me bashkshorten H.G u vendosen ne kete fshat ne gjysmen e shekullit XVIII ( besohet). Ata kishin vetem nje djale ai ishte S.G.lindur me 1856 dhe vdekur 1906, i cili u martua me T.G dhe kishin gjithsejte tre djem: A.G( lindur me 1885 dhe vdekur me1912, nuk ka lene pasardhes), A.G( lindur me 1889dhe vdekur 1968, i martuar tri here dhe nga keto martesa kishte tre femije: 2 vajza dhe 1 djale. Kjo familje perbehet nga diku afer 100 anetar) dhe gjyshi im i ndjere V.G lindur me 1892dhe vdekur me 1986)Gjyshi im ishte i martuar me V.G me mbiemer Kryeziu lindur me 1902 dhe vdekur me 1984. Nga kjo martese rezultojne 2 vajza ( T.G.e lindur me 1930 e martuar ne fisin Sopaj qe akoma jeton dhe familja e saj ka 40 anetar dhe M.G e lindur me 1940 e martuar ne fisin Sopaj( ma dajen tim) qe akoma jeton dhe famija e saj numeron 28 anetar) dhe 2 djem ( B.G i lindur me 1933 dhe vdekur me 1950, i pamartuar) dhe prindi im S.G i lindur me 1938.
Prindi ishte i martuar me H.G nga fisi SOPAJ, lindur me 1938 dhe vdekur me 1998. Nga kjo martese linden 4 djem: A.G, S.G, XH.G dhe B.G dhe nje vajze S.G. dhe kjo familje numeron 28 anetare ( dominon gjina femrore)
Mbimeri i familjes GASHI dhe normalisht fisi GASHI ( GASHI i gurit si me i bukuri fis).
Prejardhja e familjes dhe arsyeja e levizjes se tyre ngelet shume enigmatike. Une kam pritur gjyshin tim dhe jam rritur ne preherin e tij dhe e kam pyetur per kete ceshtje dhe ai me ka dhene nje pergjigje te mjegulluar. Prindi i tij S.G kishte vdekur shume i ri dhe i kishte lene jetim ( qe ne moshen 8 vjecare) dhe asnjeher nuk ju kishte treguar prejardhjen dhe arsyen e kesaj levizje. Gjithashtu edhe gjyshi i tij kishte mbajtur fshehur kete si para fshatareve te fshatit ku jetojme ashtu edhe para familjes. Qe te dy keta kishin vdekur me gjithe enigmen. Nga e tera kjo enigme mjegulluese me linde dyshimi se kjo familje ne gjysmen e shekullit XVIII ishte larguar nga diku me siguri nga ndonje ngaterrese dhe ishte vendosur ne fshatin ku aktualisht jetojme. Ne kete menyre ka ata nuk i komunikuan askujt informaten se nga ku vinin me qellim te humbjes se gjurmeve. Per mua aktualisht ky eshte informacioni me i besuar por nuk do rri rehat per te zbuluar ne te ardhmen se nga erdhem ne te vertete.

Besoj se nuk ju ka lodhur kjo histori e shkurter.
 
Titulli: C'ka dini per prejardhjen tuaj???

se kam shume te qarte por dicka e di mire e kam prejardhjen nga majmuni
 
Titulli: C'ka dini per prejardhjen tuaj???

Prejardhja ime esh nga shkodra
 
Titulli: C'ka dini per prejardhjen tuaj???

Fisi im eshte me origjine nga Kacaniku i Kosoves te ardhur ne Mat para 200 vjetesh (dicka e tille) dhe ngulur ne Macukull te Matit jan dhe dy fise te tjera me origjine nga Kosova por jo nga kacaniku mendohet se jan nga gjakova.

mendohet te jene shtyre nga vershimet sllave ose prej gjakmarrjes,

sipas gojedhenes familjare, stergjysherit ishin dy vellezer , dhe kur vijne nga kosova ndalohen naten ne nje maje mali dhe aty ndezin nje zjarr dhe banoret i shohin dhe shkojne atje dhe i marrin dhe i vendosin ne kete Katund (Macukull)

njeri vlla iken ne Turqi dhe nuk u kthye kurre, ka pasur fjaltor qe binin lajme qe jan gjalle dhe jetojne dikun ne Samsung te Turqise (mbiemri im eshte ne tre vende ne Mat, ne Kacanik, dhe Turqi, dhe skam degjuar me kete mbiemer tjeterkund.

tjetri martohet me nje vendase aty (por nuk lind femije dhe nuk u ndane) atehere martohet ne moshen 60 vjec me nje grua nga Kurbini (dmth me dy gra)qe ka qen me njerin sy kjo e dyta dhe linden kater djem dhe nga ky trung kemi dale dhe ne.
 
Nga ana sime meje e kam shume te qarte pasi daja im (njeri nga ata) ishte i fiksuar mbi historine ne teresi.
Gjyshja nga mami ka nje histori paksa te vecante , greke e mbetur bashke me nje vella e moter ketu pas lufte.
Prinderit ne selanik me gjithe djalin tjeter. I jati nje tregtsr floriri kishte nje shtepi ne dropull dhe femijet e medhej mbeten aty .
I mori nen vete yzmeqarja qe kishin dhe per me teper i ndryshoi rdhe emrat e mbiemrat.
Gjithsesi cdo gje u rilidh pas ardhjes se demokracise ku femijet e vllait te mbetur andej u bene te gjalle.
Gjyshja s'pranoi te shkonte duke qene se i vllai nuk jrtonte me.
Plus qe ata vune kushte....ejani merrni mbiemer e pasuri por me kusht ndryshoni emra e mos pranoni qe jeni shqoptar.
E ky cikel u mbyll.
Gjyshi nga mami Gjirokastra
Gjyshi pas martese me gjyshen u zhvendosen ne Durres duke qene se ndikimi i partise po behej i frikshem mbi bejleret e asokohe.

Nga im ate gjyshja nga Permeti. Gjyshi Saranda!
Zhvendosur ne Tirane kur im ate ishte 2 vjec..si i shetisnin ato kohe ushtaraket sa andej ketej ku partia kish nevoje.

Me i llaf jugore 100% dhe krenare per kete!
 
fisi ime esht nga mati i shkodres para 200 vjete pastaj baba me kan lindur ne kaqaniku te kosoves nena ime esht mbesa heroit karadiku idriz seferi
 
Fisi im nga ana mamit jan me origjin nga Kosova,u largua nga aty per shkak te Serbeve.
Nga Kosova,u shperngulen ne Shkoder aty kryen nje vrasje,dhe per te penguar gjakmarrjen u shperngulen ne Burrel.
Fisi nga ana babit,jan nga Dibra.
Stergjysherit,dhe katragjysherit kan qen ushtarak ne kohen e "Ahmet Zogut"(mbretit).
Nuk esht se di shum,por dij se besnikerin e kemi te trasheguar :p :D....
 
Ngjarjet dhe historia qe na ka percjelle si popull ka qene mjaft e dhimbshme dhe per fatin tone te keq pothuajse ne menyre te vazhdueshme kemi shkuar ne tkurrje.
Si rezultat i kesaj kemi shume shperngulje nga nje vend ne vendin tjeter edhe neper teritoret tona.

- C'ka dini per prejardhjen (gjenezen) tuaj familjare?
- Cfare mbiemri keni?
- C'fare fisi jeni?
- Nga ishin te paret (stergjysherit) tuaj?
- Cilit brez ne familjen tuaj i takoni ju?
- Kane levizur te paret tuaj per ndonje arsye dhe nga ku per ku?
- Cila ishte arsyeja e levizjes se tyre?

Me te mira!!!! :gjujpeshk:

Mbiemri - Misimi
Nënfis krahinor Desa nga fisi Berishë.
Njëri nga Burreli.
Brezit të tetë.
Arsyet e sakta të lëvizjes nuk i di, vetëm se nga gojëdhënat brezore, i pari që lëvizi kishte dhjetë fëmijë, të gjithë gjinia mashkullore.
Nga Shqipëria në Maqedoni.
 
Di qe origjinen e hershme e jam nga krasniqja ne kosove ku dhe e mbaj kte mbiemer....
Stergjyshi im abdullah abazi leviz e shkon ne vushtrri te kosoves ne ate kohe.... e cila ishte qyteti me i madh e i civilizuar ne ate e asaj kohe...... sot eshte me i vjetri e i prapambeturi
Gjyshi im gjate luftes me serbet ne 1922 vjen ne fier te te shqiperise.... ne kte qytet lindi babi im
Por dhe une.
:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top