Cilat jane kompetencat dhe detyrat e PRESIDENTIT?

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Neni 92


Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:


a) i drejton mesazhe Kuvendit;

b) ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit;

c) jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit;

ç) jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;

d) jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit;

dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare;

e) pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë;

ë) lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit;

f) me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit;

g) emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve sipas ligjit;

gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;

h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.

Neni 93
Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete.

Neni 94
Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të.



Neni 96. (Emërimi i Kryeministrit, shpërndarja e Kuvendit)

1.Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.
2.Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.
3.Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
4.Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.


Neni 98.(Emërimi dhe shkarkimi i ministrit)

1.Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.
2.Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.


Neni 99. (Betimi i qeverisë)

Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvëndëskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit të Republikës


Neni 104. (Mocioni i besimit i Kryeministrit)


1.Në rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri refuzohet nga shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 ditëve, zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
2.Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
3....


Neni 105.(Mocioni i mosbesimit i Kryeministrit)


1.Në rast se mocioni i mosbesimit i paraqitur nga një e pesta e deputetëve miratohet nga shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi, brënda 15 ditëve, zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.
2.Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin
3....


Neni 115. (Caktimi i datës së zgjedhjeve të organeve vendore të shkarkuara)

1....
2....
3.Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse.

Neni 125. (Emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese)

1.Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
2....
3....
4.Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë 3 vjetësh.
5....


Neni 127. (Emërimi në rastin e krijimit të vendeve vacant në Gjykatën Kushtetuese)

1....
2....
3.Në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, Presidenti i Republikës emëron, me pëlqimin e Kuvendit, një gjyqtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar.


Neni 129. (Betimi i anëtarve të Gjykatës Kushtetuese)

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën bëtimin para Presidentit të Republikës.


Neni 134. (Vënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese)

1.Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të:
a. Presidentit të Republikës.
b. ...
c. ...


Neni 136.(Emërimi i gjyqtarëve)

1.Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
2.Njeri nga anëtarët emërohet Kryetar sipas procedurës së parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni.
3.Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi.
4.Gjyqtarët e tjerë emërohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
5.Gjyqtarë mund të jenë vetëm shtetasit me arsim të lartë juridik. Kushtet dhe procedura e zgjedhjes caktohen me ligj.


Neni 137. (Imuniteti i gjyqtarëve dhe KLD-ja )

1....
2....
3.Gjyqtarët e tjerë mund të ndiqen penalisht vetëm me miratim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
4.Gjyqtari mund të ndalohet ose të arrestohet vetëm në qoftë se kapet në kryerje e sipër të një krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij. Organi kompetent njofton menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në qoftë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë.


Neni 147. (Kryetar i KLD-së)

1.Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ministri i Drejtësisë, 3 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi, si dhe 9 gjyqtarë të të gjitha niveleve, të cilët zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Anëtarët e zgjedhur qëndrojnë në detyrë për 5 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme.
2.Presidenti i Republikës është Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
3.Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozim të Presidentit, zgjedh nga radhët e tij një zëvëndëskryetar. Zëvëndëskryetari organizon veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe kryeson mbledhjet e tij në mungesë të Presidentit të Republikës.
4.Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos për transferimin e gjyqtarëve, si dhe për përgjegjësinë e tyre disiplinore sipas ligjit.
5.Transferimi i gjyqtarëve nuk mund të bëhet pa pëlqimin e tyre, përvecse kur këtë e diktojnë nevojat e riorganizimit të sistemit gjyqsor.
6.Gjyqtari mund të shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për kryerjen e një krimi, për paaftësi mendore a fizike, për akte sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit ose për pamjaftueshmëri profesionale. Kundër këtij vendimi gjyqtari ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Lartë, e cila në këtë rast, vendos me kolegje të bashkuara.


Neni 149.(Emërimi i Prokurorëve)

1.Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
2.Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e Prokurorit.
3.Prokurorët e tjerë emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm.


Neni 150. (Vlerësimi i kërkesës së popullit për të zhvilluar referendum)

1.Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.
2....
3....


Neni 151. (Shpallja e ligjit të miratuar me referendum)

1.Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i Republikës.
2....
3....

Neni 152. (Caktimi i datës së referendumit)

1....
2....
3.Data e referendumit caktohet nga Presidenti i Republikës brenda 45 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv të Gjykatës Kushtetuese ose pas kalimit të afatit brenda të cilit Gjykata Kushtetuese duhet të shprehej. Gjatë vitit referendumet zhvillohen vetëm në një ditë.


Neni 154. (Zgjedhja e anëtarëve të KQZ)

1.Komisioni (Qëndror i Zgjedhjeve) përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët zgjidhen për një mandat 7 vjeçar. Dy anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, 2 nga Presidenti i Republikës dhe 3 anëtarë të tjerë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
2....
3....
4....
5....
6....


Neni 161. (Propozimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë)

1....
2.Banka e Shqipërisë drejtohet nga një këshill, i cili kryesohet nga Guvernatori. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.


Neni162. (Propozimi i emërimit dhe shkarkimit të Kryetarit të KLSH)

1....
2.Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës. Ai qëndron në detyrë për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.


Neni 168. (Komandant i Përgjithshëm i FA.Këshilli i Sigurimit Kombëtar)

1....
2.Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
3.Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit të Republikës.


Neni 169. (Drejtimi i FA, emërimi dhe shkarkimi i Shefit të Shtabit, Komandantëve)

1.Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.
2.Presidenti i Republikës, në kohë lufte, emëron dhe shkarkon Komandantin e Forcave të Armatosura me propozim të Kryeministrit.
3.Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore.
4.Kompetencat e Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe ato të Komandantit të Forcave të Armatosura, varësia e tyre nga organet kushtetuese, caktohen me ligj.


Neni 171. (Shpallja e gjëndjes së luftës)

1.Në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, shpall gjendjen e luftës.
2.Në rast kërcënimesh të jashtme ose kur detyrimi për mbrojtje të përbashkët buron nga një marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, shpall gjendjen e luftës, vendos gjendjen e mobilizimit dhe të çmobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm.


Neni 172. (Paraqitja në Kuvend e dekretit të vendosjes së gjendjes së luftës)

1.Në rastin e nenit 171, paragrafi 1, Presidenti i Republikës i paraqet Kuvendit dekretin për vendosjen e gjendjes së luftës brenda 48 orëve nga nënshkrimi i tij, duke specifikuar të drejtat që kufizohen.
2.Kuvendi merr në shqyrtim menjëherë dhe vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve për dekretin e Presidentit.


Neni 176. (Nxjerr dekrete normativë në gjëndjen e luftës)

Kur Kuvendi nuk mund të mblidhet gjatë gjendjes së luftës, Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Ministrave, ka të drejtë të nxjerrë akte që kanë fuqinë e ligjit, të cilat duhet të miratohen nga Kuvendi në mbledhjen e tij të parë.


Neni 177.(Shpallja e ligjit për amendimin e kushtetutës)

1....
2....
3....
4....
5....
6.Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.
7.Ligji i miratuar në referendum shpallet nga Presidenti i Republikës dhe hyn në fuqi në datën e parashikuar në këtë ligj.
8....
 
Redaktimi i fundit:
Rektoret e universiteteve nuk e di une ti emeroje Napolitano...
Presidenti therret dy dhomat ate te deputeteve e ate te senatoreve.
Mund te fale nje te denuar..
Etj etj se tani s'po me kujtohen te gjitha.


Presindeti i Italise eshte dhe pergjegjesi i Ushtrise italiane??(apo e kujtoj ganim)
 
Titulli: Cilat jane kompetencat dhe detyrat e PRESIDENTIT?


Presindeti i Italise eshte dhe pergjegjesi i Ushtrise italiane??(apo e kujtoj ganim)


Po, è vertete dhe deklaron gjendjen e luftes kur eshte vertete e tille.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Cilat jane kompetencat dhe detyrat e PRESIDENTIT?

Qenkan çik ndryshe nga detyrat qe ka presidenti i Italise....

Jane te njohura 3 sisteme qeverisese ne demokraci: sistemi presidencial, sistemi gjysem parlamentar (gjysem presidencial) dhe sistemi parlamentar. Ne sistemin e pare presidenti zgjedhet direkt nga populli dhe ka kompetenca shume me te gjera, si shembull mund te merret rasti i SHBA. Ne dy sistemet tjera presidentin e zgjedh parlamenti dhe ka kompetenca me te rezervuara, varesisht sa i lejon kushtetuta. Dmth funksioni i presidentit ndryshon nga shteti ne shtet dhe nuk ekziston nje shabllon i vetem per te gjitha shtetet.

P.s. Tani e pash qe komenti qenka para 8 viteve por nejse, ndoshta te bjen rruga ketej.
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top