Cila nga këto shtazë mund të jetojë më së gjati pa kokë?

Kresha

A pretty face can never trick me


A: Pula, B: Skraja e shiut, C: Furrtarja e zezë, D: Salamanderi meksikan

Furrtarja e zezë mund të jetojë deri nëntë ditë pa kokë, mund të ecë e të shumohet. Qëndrueshmëria e saj marramendëse qëndron mbi faktin se ky insekt ka sistem të decentralizuar nervor. Në secilën pjesë të trupit ka nga një “tru” të vogël. Sistemi nervor në pjesën e gjoksit e drejton lëvizjen e këmbëve dhe krahëve; nga pjesa e prapme e barkut e kontrollon tretjen. Prandaj, këto pjesë të trupit funksionojnë relativisht të pavarura nga truri kryesor. Gjëja më e rëndësishme, që ky insekt e humbë me heqjen e kokës, është goja. Për arsye se ky insekt nuk mund të ushqehet më tutje, vdes nga uria dhe etja.

Salamanderi meksikan (Ambystoma mexicanum) është i njohur për aftësinë e tij për t’u rigjeneruar. Pa marrë parasysh se a i hiqen atij këmbët, organe të brendshme apo pjesë të zemrës, ai i rigjeneron ato me funksionalitet të plotë. Në ndërkohë është vërtetuar se ai mund ta rigjenerojë pjesërisht edhe trurin. Ripërtëritja e tërë trurit është për salamanderin e pamundshme – pa kokë vdes brenda minutave.

Skraja e shiut (Lumbricus terrestris), ende qarkullon përralla, nëse ajo këputet në mes, secila gjysmë e saj vazhdon të jetojë. Kjo është e stërmadhuar, mirëpo prapë se prapë skraja njihet për aftësinë e saj ripërtëritëse. Katër segmentet e para mund t’i priten dhe i ripërtërin plotësisht, gjithashtu edhe pjesa e prapme të saj. Me rëndësi është që skraja nga segmenti i nëntë deri te segmenti i pesëmbëdhjetë të mbetet e palënduar: Aty qëndrojnë organet vitale edhe kryesore për jetë, dhe zëvendësimi i tyre është i pamundshëm. Pjesa e prapme e ndarë ia arrin ta formon edhe një bisht, gjë që e mbështetë teorinë që të dy pjesët mbijetojnë, mirëpo kjo pjesë me dy bishta nuk ka gojë dhe vdes nga uria – më shpejt sesa furrtarja e zezë.

Pula qëndron në vendin e fundit që mbetet duke u përplasur nëpër oborr pasi t’i pritet koka. Kjo nuk tregon aspak ndonjë shenjë jete, janë vetëm sinjale motorike që dërgohen nga palca kurrizore në muskuj dhe shkaktojnë dridhje e përpëlitje: Pula kërcen dhe rrahë me krahë dhe pas maksimalisht dhjetë minutave qetësohet. Megjithatë një ngjarje u përhap në vitin 1940 nëpër botë: Mike, pula pa kokë, jetoi edhe 18 muaj pasi iu pre koka. Pronari i saj e kishte goditur rastësisht në atë mënyrë me sëpatë, sa që nuk e kishte prerë venën kryesore të kokës dhe pjesa dërmuese e trurit kryesor i kishte mbetur në trup. Pasi që kjo pjesë e trurit i kontrollon funksionet ekzistenciale, tretja dhe qarkullimi i gjakut funksiononin pa problem, ajo vraponte dhe përpiqej t’i pastronte pendlat e saj dhe t’i rrihte krahët. Ekspertët e vërtetuan që pula në të vërtetë ishte e gjallë dhe koagulimi i gjakut e kishte penguar gjakderdhjen nga qafa. Sidoqoftë ky rast mbetet përjashtues, për shkak se koka nuk ishte plotësisht e ndarë dhe radhitet pas furrtares së zezë.


spektrumdirekt
 
Pe: Cila nga këto shtazë mund të jetojë më së gjati pa kokë?

UUUUe un gjelin kam pa pa kok si hidhej pupu
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top