Chesllav Millosh - I syrgjynosuri i vetvetes !

Gurrakociani

Gurrakociani
Shkruan: Remzi Fetahaj

“E reja lufton për ta mposhtur të vjetrën, mirëpo e vjetra nuk mund të asgjësohet më një të goditur „
(Chesllav Millosh )

Një shkrimtar tipik kontradiktor, një vizionar tepër semantik, një eseist tepër modest brendapërbrenda parashikimit të tij ideologjik.
Lufta e njeriut me vetveten, budallallëku klasik i hegjemoneve, ngritja dhe rënia e kulturës perëndimore etj...i japin lexuesit të sotëm vërtet një botëkuptim të madh filozofik...
Tek autori vërehet një lloj trishtimi intelektual i brishtë, një denoncim i vetvetes përballë meje si lexues, përballë një shoqërie vërtet të pacenueshme në valët e sotme kohore.
Mendja, ideologjia, botëkuptimi ose virtyti i tij, assesi nuk do të kishte vlerë të veçantë po qe se pasioni i ndezur subjektiv të mos shfaqej me një vizion të tillë, me një çiltërsi dhe modesti të këtillë...

Sa do të doja ta lexoni !
Gurrakociani,
Prishtinë, 2009
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top