Champions, Ronaldo mposht Juventusin

cent

...Lontano
Nuk ka mjaftuar një ndeshje sakrifice për Juventusin, në mënyrë që të dilte me pikë nga transferta e Champions League në shtëpinë e Real Madrid.
dnk0ao.jpg
Bardhezinjtë pësojnë menjëherë gol, që në minutën e 4, nga Cristiano Ronaldo, por arrijnë të reagojnë, madje gjejnë edhe golin e barazimit me anë të Llorente-s, në të 22-tën.

Megjithatë, vetëm pak minuta më pas Chiellini i dhuron një tjetër mundësi Ronaldos për të shënuar, këtë herë nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke përcaktuar edhe rezultatin përfundimtar 2-1.

Për të kompletuar këtë ditë të errët për italianët, mbrojtësi i bardhebluve ndëshkohet edhe me karton të kuq sapo kishte nisur pjesa e dytë, pas një goditjeje ndaj portugezit.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Galatasaray ka mposhtur 3-1 Kopenhagen, duke u ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit, e duke zbritur Juven në të tretin. Një ndeshje pa shumë histori kjo për turqit, teksa Felipe Melo, Sneijder dhe Drogba mbyllën llogaritë që në pjesën e parë.

Në grupin C, Ibrahimovic shpërthen me një “poker” për Paris SG, teksa francezët shkatërrojnë 5-0 Anderlecht-in në Belgjikë. Një natë e artë për suedezin, golave të të cilit iu shtua edhe ai i shënuar nga Cavani. Parizienët janë thuajse të kualifikuar në raundin e 1/8-ave.

Sa për kuriozitet, kjo është hera e parë që suedezi dhe “il Matador” shënojnë gol në të njëjtën ndeshje.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Benfika nuk ka mundur të shkojë më shumë se barazimi 1-1 me Olympiacos, duke shënuar një tjetër natë të dobët për ekipet portugeze, pas dështimit të Portos një ditë më parë. Edhe ekipi nga Lisbona ndodhej në disavantazh deri në momentet e fundit të takimit, por Cardozo i shpëton nga humbja.

Kampionët në fuqi të Bayern Munchen zhvillojnë një ndeshje “miqësore” ndaj Viktoria Plzen, në fund të së cilës gjermanët triumfojnë 5-0, falë dopietës së Ribery dhe golave të Alaba e Schweinsteiger. Bavarezët ndodhen me pikë të plota në grupin D, aty ku vetëm pak orë më parë Manchester City arriti të fitonte 2-1 ndaj CSKA-së së Moskës në Rusi.

Më delikate ishte sfida në “Old Trafford”, ku Manchester United siguron një fitore të vuajtur ndaj Real Sociedad, 1-0, edhe kjo e arritur falë një autogoli të Inigo Martinez në minutën e 2.

Në të njëjtin grup, Leverkusen ka shpërthyer ndaj Shakhtar Donetsk, duke shënuar plot 4 gola, nga të cilat 2 janë të Kiessling.
/Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top