Ch. League, Barça e nis mbarë, zhgënjen Chelsea

cent

...Lontano
Barcelona mbetet Barcelona, ashtu si Lionel Messi mbetet po ai. Argjentinasi udhëhoqi katalanasit drejt suksesit ndaj Ajax-it, duke shënuar fillimisht golin e mbrëmjes në minutën e 20-të, përpara se të dyfishonte shifrat dhe në fraksionin e dytë, në të 55-tën, pas një inkursioni brenda në zonë. Me ngjitjen e tij në katedër, Messi la lavdi dhe për të tjerët, teksa Pique shënoi dhe të tretin në minutën e 69-të, përpara se argjentinasi të jepte përgjigjen e tij për Ronaldon duke shënuar dhe golin e tretë personal dhe të katërtin për Barçën. Milani buzëqeshi në fund përballë Celtic ndaj të cilit triumfoi 2-0, pas një 90-minutëshi ku djersiti shtatë këmisha për të arritur te fitorja. Zapata dhe Sulley Muntari i dhanë tre pikët kuqezinjve, që në Champions tregojnë tjetër stof nga ai i kampionatit.
30xga2x.jpg
Napoli ka stofin e të madhes dhe në Europë ku arrin të thyejë Borussian e Dortmundit brenda në “San Paolo” dhe pse një dorë ja japin dhe këta të fundit, ose më ekzaktëisht Weidenfeller që la fushën në minutën e 45-të pasi doli me karton të kuq. Skuadra italiane fitoi krejt takimin me rezultatin 2-1 ku Gonzalo Higuain i afruar këtë verë për të gjetur rrugën e rrjetës, bëri pikërisht këtë duke shënuar golin e avantazhit në pjesën e parë, përpara se në të dytin Insigne të çonte shifrat në 2-0. Ndërkohë që reston e dhuratës së pjesës së parë e ktheu Zuniga, në të 87-tën kur devijoi topin në rrjetën e tij. Topcinjtë e Arsenalit thyejnë Marseille në Veledrom në takimin tjetër të grupit F duke fituar 2-1. skuadra e Wenger ju fal realizimeve të Walcott dhe Ramsey në pjesën e dytë duke e nisur me tre pikë rrugëtimin e tyre në grupin e ferrit, pavarsisht se Ayew shënoi golin e flamurit me penallti në fundin e ndeshjes.

Në Grupin E, Chelsea ishte surpriza e mbrëmjes. Gjithçka u duk ok për skuadrën e Mourinhos, pas realizimit të Oscar në pjesën e parë, por “Stamford Bridge” heshti plot dy herë në fraksionin e dytë kur Salah dhe Streller lanë me gisht në gojë të besuarit e Mourinhos, duke marrë fitoren në Londër. Në takimin tjetër të grupit, Schalke 04 e pati gjithçka të thjeshtë ndaj Steaua Bucuresti, teksa fitoi 3-0 me gola të Uchidas, Draxler dhe ganezit Kevin Prince Boateng, që duket se është integruar shumë mirë në skemat e bluve mbretëror.

Atletiko Madridit konfirmon se këtë vit po xhiron me ritme marramendëse teksa likuidoi 3-1 në shtëpi Zenitin. Los colconeros i prishën gjumit shifrave të bardha në minutën e 40-të kur kaluan përpara me Mirandën. Hulk i dha shpresë miqve në fraksionin e dytë, me golin e barazimit por Arda Turan dhe Baptistao i dhanë goditjen përfundimtare miqve. Nuk bëri asnjë surprizë dhe Porto që doli fitimtar nga Vjena përballë Austrias, ku triumfoi falë golit lojtarit më me eksperiencë të saj të Lucho Gonzales, që shënoi në minutën e 55-të.
/S.Sport
 
Titulli: Ch. League, Barça e nis mbarë, zhgënjen Chelsea

Mir shum Napoli dhe mendoj se ka goxha shpresa te medha kte vit te dal nga grupi dhe te heci me shum kte vit :D
 
Titulli: Ch. League, Barça e nis mbarë, zhgënjen Chelsea

Barca oshte e madhe sa ta kete Messin gjalle ska me lon rekord pa thy ketij i thuhet mjeshter i futbollit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top