Cfare mendojnë meshkujt për tradhtinë, flirtin në punë, femrën që fiton shumë..

Love

βeℓℓe â๓e
Futja në trurin e mashkullit është ëndrra e të gjitha femrave.

Images.jpg

250.000 përgjigje janë dhënë rreth kësaj çështjeje, ndërsa që ne ju sjellim pesë më interesantet
Futja në trurin e mashkullit është ëndrra e të gjitha femrave.
Autorët e librit “WTF are men thinking” christopher Brian dhe Miguel Almaraz pjesërisht ia kanë dalë ta bëjnë një gjë të tillë, kështu që kanë organizuar një hulumtim të madh, në të cilin kishin marrë 250.000 përgjigje rreth qëndrimeve që kanë meshkujt rreth disa çështjeve.

..Për tradhtinë
Në pyetjen se a do ta tradhtonin gruan apo të dashurën nëse do ta dinin se do të mund ta fshihnin, rreth 80% e meshkujve ishin përgjigjur në mënyrë negative. Nëse lidhja është e mirë, nuk kanë nevojë të tradhtojnë, të paktën kështu thonë. Autorët paralajmërojnë se një nga pesë meshkujt e pranojnë se do të tradhtonin nëse do të ishin të sigurt se nuk do të hetoheshin.

..Për romancën në punë
Meshkujt relativisht janë të hapur për flirt në vendin e tyre të punës e nuk e kanë problem nëse është udhëheqësja apo kolegia e tyre. Mirëpo, rreth tri të tretat e meshkujve thonë se nuk do ta fillonin një romancë në vendin e tyre të punës, sepse nuk duan t'ia komplikojnë jetën vetvetes.

..Për të ardhurat e saj
Ideja për meshkujt të cilët nuk pëlqejnë një femër që fiton më shumë se ai tashmë ka dalë nga moda. Për meshkujt kjo më nuk ka rëndësi, prandaj 88% e tyre krejt hapur thonë se janë për një lidhje me një femër që fiton më shumë se ata .

.. Për ledhatimin
Kjo shifër mundet t’ju befasojë: 93% e meshkujve thonë se sa shumë pëlqejnë të ledhatohen .

..Për ish të dashurit
Meshkujt thjesht nuk duan të dëgjojnë për ish-lidhjet e femrës së tij. Rreth 25% e tyre thotë se nuk u interesojnë informata të tilla, sepse kjo është krejt e parëndësishme.
Burimi: telegrafi
 
Titulli: Cfare mendojnë meshkujt për tradhtinë, flirtin në punë, femrën që fiton shum

Love ..ke fillu tju dalesh per krah meshkujve :p lol

edhe une jam dakord ,,agje e re qe nuk e dija me pare :)
 
Pe: Cfare mendojnë meshkujt për tradhtinë, flirtin në punë, femrën që fiton shumë..

Për ledhatimin
Kjo shifër mundet t’ju befasojë: 93% e meshkujve thonë se sa shumë pëlqejnë të ledhatohen .
As e ve ne dyshim,meshkujt si femija LOL
 
Titulli: Cfare mendojnë meshkujt për tradhtinë, flirtin në punë, femrën që fiton shum

Asgje e re ne fakt...jan ca studime qe skan nevoje as per shpenzime :--P Sepse meshkujt nuk jan teper te komplikuar, natyra e tyre zbulohet shume shpejt. Femra arrin ta njoh tipin e mashkullit te saj shum shpejt...Mashkulli mund te fsheh shume gjera, por asnjehere natyren e tij,karakterin dhe tipin e tij. ncncnc ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top